{"id":7501,"date":"2015-01-23T16:38:32","date_gmt":"2015-01-23T15:38:32","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7501"},"modified":"2015-01-23T16:38:32","modified_gmt":"2015-01-23T15:38:32","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-31","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-31\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrrave tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Det<br \/>\n&#8211; Shpesh shoh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr detin, sikur \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr dhe un\u00eb lahem n\u00eb t\u00eb. Her\u00ebn e fundit isha n\u00eb breg t\u00eb detit dhe shihja dallg\u00ebt. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb?<br \/>\n&#8211; Deti ka shum\u00eb kuptime. Nga ana psikologjike, tregon mendimet tuaja, karakterin, situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheni dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si po e p\u00ebrjetoni at\u00eb. N\u00eb rastin tuaj, meqen\u00ebse e keni par\u00eb detin t\u00eb past\u00ebr, \u00ebndrra tregon se gjith\u00e7ka e keni n\u00ebn kontroll. \u00c7do gj\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb dhe kjo do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndiheni mir\u00eb shpirt\u00ebrisht e psikologjikisht. Vazhdoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Djem<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po rrija n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs me shoqen time. Aty erdhi A., nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen dhe B., djali q\u00eb i p\u00eblqen shoqes time. Un\u00eb t\u00ebrhoqa B.-n\u00eb, e shtyva drejt shoqes sime e ai ra sip\u00ebr saj. Shoqja ime m\u00eb shtyu sip\u00ebr A.-s\u00eb, por un\u00eb vet\u00ebm iu afrova, s\u2019e preka. \u00c7far\u00eb kuptimi ka \u00ebndrra?<br \/>\n&#8211; E nderuar vajz\u00eb, \u00ebndrra nuk ka ndonj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ajo tregon d\u00ebshirat tuaja p\u00ebr t\u2019u lidhur me k\u00ebta djem dhe faktin q\u00eb nuk keni shum\u00eb guxim. Ju mendoni shpesh p\u00ebr djalin q\u00eb keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, por keni frik\u00eb t\u00eb nisni nj\u00eb lidhje me t\u00eb. Ju uroj fat!<\/p>\n<p>Funeral<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur isha n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb funerali dhe po ruaja arkivolin e mamas\u00eb time (mamaja m\u00eb ka vdekur v\u00ebrtet). Kishte shum\u00eb njer\u00ebz, por un\u00eb isha shum\u00eb e shqet\u00ebsuar q\u00eb nuk po merrja dot pjes\u00eb n\u00eb ceremoni. Nj\u00eb person m\u00eb pengonte dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb shikoja fytyr\u00ebn dhe fizikun e mamas\u00eb time. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr? Arieta<br \/>\n&#8211; E dashur Arieta, ngush\u00ebllimet e mia p\u00ebr maman\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb keni mall p\u00ebr maman\u00eb, \u00ebndrra juaj tregon edhe frik\u00ebn q\u00eb keni se mos ju braktisin t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit tuaj m\u00eb t\u00eb dashur. Koh\u00ebt e fundit, jeni shum\u00eb e brisht\u00eb dhe ndiheni paksa e vetmuar. Ju duket sikur ju kan\u00eb braktisur t\u00eb gjith\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pjes\u00eb e imagjinat\u00ebs tuaj, pasi ju nuk ndiheni mir\u00eb psikologjikisht. \u00cbndrra ju d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb: Mos rrini e m\u00ebnjanuar, bashkojuni shumic\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu familjen, shoq\u00ebrin\u00eb etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb b\u00ebheni m\u00eb e fort\u00eb dhe do t\u00eb ndiheni m\u00eb pak e vetmuar. <\/p>\n<p>Rroba<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb sikur motra po m\u00eb jepte shum\u00eb rroba p\u00ebr t\u2019i provuar. Vishesha e zhvishesha dhe s\u2019e kuptoja \u00e7far\u00eb po k\u00ebrkoja. B\u00ebja vet\u00ebm ato q\u00eb m\u00eb thonin. \u00c7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr? Elona<br \/>\n&#8211; E nderuar Elona, z\u00ebri juaj i brendsh\u00ebm po ju sugjeron t\u00eb mbroheni nga naiviteti q\u00eb shpeshher\u00eb ju shpie n\u00eb grack\u00eb. Ju u besoni m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet njer\u00ebzve q\u00eb ju rrethojn\u00eb. K\u00ebtu nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr motr\u00ebn tuaj, por p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb rrethit tuaj familjar. <\/p>\n<p>Forc\u00eb e panjohur<br \/>\n&#8211; Para disa net\u00ebsh kam par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb t\u00eb frikshme, sikur nj\u00eb forc\u00eb e panjohur dhe e padukshme m\u00eb kapi nga mbrapa shpatullave dhe m\u00eb ngrinte lart, deri af\u00ebr solet\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. I shikoja mobiljet dhe sendet e sht\u00ebpis\u00eb nga lart. Isha tmerr\u00ebsisht e frik\u00ebsuar dhe po m\u00eb rrotullohej sht\u00ebpia, por nuk b\u00ebrtisja dot. N\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e shoh nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb till\u00eb. Do t\u2019jua dija shum\u00eb p\u00ebr nder po t\u00eb m\u00eb tregonit kuptimin e saj. Fiori<br \/>\n&#8211; E dashur Fiori, e kuptoj frik\u00ebn tuaj. Shpesh, personazhe t\u00eb tilla, si\u00e7 jan\u00eb kafsh\u00ebt, forcat e panjohura e fantazmat, jan\u00eb pjes\u00eb e karakterit ton\u00eb, q\u00eb nuk i njohim ose nuk i pranojm\u00eb dhe shfaqen pastaj n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. \u00cbndrra tregon q\u00eb ju jeni shum\u00eb e ashp\u00ebr me veten, n\u00eb lidhje me seksualitetin tuaj. Keni frik\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet dhe thellimi i problemeve n\u00eb nj\u00eb lidhje. Di\u00e7ka nuk shkon mir\u00eb me karakterin tuaj ose nuk ndiheni shum\u00eb rehat me personin q\u00eb keni n\u00eb krah. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, duhet t\u00eb gjeni patjet\u00ebr nj\u00eb zgjidhje dhe, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nevoja, t\u2019i jepni fund lidhjes tuaj. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>Kruajt\u00ebse dh\u00ebmb\u00ebsh<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po haja kruajt\u00ebse dh\u00ebmb\u00ebsh. Gjat\u00eb \u00ebndrr\u00ebs, ndjeja edhe dhimbje fizike. U zgjova nga gjumi i djersitur. \u00c7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr? Nadi<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb: Koh\u00ebt e fundit ju po b\u00ebni di\u00e7ka q\u00eb as juve vet\u00eb nuk po ju p\u00eblqen. Z\u00ebri juaj i brendsh\u00ebm po ju paralajm\u00ebron t\u00eb reshtni s\u00eb b\u00ebri gj\u00ebra q\u00eb ju b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndiheni keq. Mos shkoni kundra rrym\u00ebs! N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, d\u00ebgjoni nevojat tuaja e pastaj vihuni n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>Puthje in\u00e7estare<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen pak zor ta them, por kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur takova kush\u00ebririn tim me t\u00eb cilin shkoj shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb realitet. Ai m\u00eb provokonte, m\u00eb p\u00ebrqafonte dhe m\u00eb puthte me pasion, sikur t\u00eb ishte i dashuri im. U zgjova nga gjumi shum\u00eb e tronditur. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb?<br \/>\n&#8211; Duke qen\u00eb se \u00ebndrra juaj lidhet kaq shum\u00eb me pasionin, ajo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh dhe parashikon nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb periudh\u00eb paksa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ju. Ju, koh\u00ebt e fundit, po b\u00ebni disa gj\u00ebra kundra d\u00ebshir\u00ebs tuaj. D\u00ebshironi t\u00eb b\u00ebni di\u00e7ka tjet\u00ebr dhe nuk arrini ta realizoni. Di\u00e7ka ju pengon t\u00eb p\u00ebrjetoni at\u00eb pasion q\u00eb ju b\u00ebn t\u00eb lumtur. Duke qen\u00eb se ky veprim duket i ndaluar, ai ju shfaqet n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr si puthje pasionante me kush\u00ebririn. Uroj t\u2019i jepni fund sa m\u00eb shpejt k\u00ebsaj periudhe dhe t\u00eb realizoni at\u00eb q\u00eb d\u00ebshironi. <\/p>\n<p>Martes\u00eb<br \/>\n&#8211; Jam Ina. Shoh shum\u00eb shpesh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr martesa. \u00c7far\u00eb kuptimi ka kjo ceremoni, e par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr?<br \/>\n&#8211; Varet se si e shikon \u00ebndrr\u00ebn dhe \u00e7far\u00eb gjendjeje shpirt\u00ebrore ke p\u00ebrjetuar n\u00eb t\u00eb. N\u00ebse keni qen\u00eb e lumtur, \u00ebndrra tregon se do t\u00eb jeni e aft\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoni nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb lumtur. N\u00ebse e shikoni veten t\u00eb trishtuar, do t\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb ndiheni e dob\u00ebt para problemeve q\u00eb do t\u2019ju dalin. N\u00eb lidhje me parashikimin n\u00eb kompleks, \u00ebndrra tregon q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb reja e ndryshime q\u00eb do t\u2019ju b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndiheni e sigurt\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00ebse e shikoni veten sikur jeni e ftuar n\u00eb nj\u00eb das\u00ebm, do t\u00eb merrni pjes\u00eb n\u00eb raste t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb do t\u2019ju japin shanse pozitive. Pak a shum\u00eb, k\u00ebt\u00eb kuptim ka martesa. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>R\u00ebnie<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po bija n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe. Nuk e ndjeja as q\u00eb po bija n\u00eb tok\u00eb, por edhe nuk isha i plagosur. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr? Astriti<br \/>\n&#8211; I nderuar Astrit, \u00ebndrra q\u00eb keni par\u00eb, n\u00eb rastin tuaj, tregon q\u00eb jeni i shqet\u00ebsuar p\u00ebr di\u00e7ka dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i kujdessh\u00ebm. Pra, \u00ebndrra n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast po ju ndihmon duke ju k\u00ebshilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e saj. Jini i kujdessh\u00ebm n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>Fluturim<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po fluturoja dhe po e shijoja m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb fluturim. Isha shum\u00eb e k\u00ebnaqur, por edhe pak e habitur se si fluturoja. Jam kurioze t\u00eb di kuptimin e k\u00ebsaj \u00ebndrre&#8230;<br \/>\n&#8211; Fluturimi ka shum\u00eb kuptime, por n\u00eb rastin tuaj, tregon q\u00eb koh\u00ebt e fundit ju ka lindur nj\u00eb ndjenj\u00eb e re dhe po e shijoni n\u00eb maksimum at\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebndrra do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ndiheni e k\u00ebnaqur me veten dhe superior ndaj t\u00eb tjer\u00ebve. <\/p>\n<p>Ndjekje<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje astrologe. Mbr\u00ebm\u00eb pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur dikush po m\u00eb ndiqte dhe un\u00eb e ndjeja q\u00eb isha n\u00eb rrezik. Nga frika, u zgjova nga gjumi. Ju lutem, m\u00eb thoni \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb se jam v\u00ebrtet e shqet\u00ebsuar. Eri.<br \/>\n&#8211; E dashur Eri, \u00ebndrra juaj tregon q\u00eb dikush po ju k\u00ebrc\u00ebnon ose frik\u00ebson. Gjithsesi, nuk keni pse t\u00eb shqet\u00ebsoheni. Edhe pse ndiheni e k\u00ebrc\u00ebnuar, askush nuk do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb t\u00eb keqe. Thjesht, largojeni frik\u00ebn nga vetja, q\u00eb t\u00eb mos ia pasqyroni atij q\u00eb ju frik\u00ebson kaq shum\u00eb, pasi do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb ngulmues. N\u00ebse tregoheni e fort\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tij, do t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga ju.<\/p>\n<p>P\u00ebrqafim<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb n\u00ebse sheh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb thot\u00eb se ju p\u00eblqen dikush dhe ndjeni se mund t\u00eb keni besim tek ai apo ajo. <\/p>\n<p>D\u00ebshtim<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pash\u00eb sikur kisha nj\u00eb projekt n\u00eb dor\u00eb dhe nuk po arrija ta realizoja me sukses. Po p\u00ebrpiqesha aq shum\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri e shikoja q\u00eb nuk po m\u00eb ecte. \u00c7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr? Alda<br \/>\n&#8211; E nderuar Alda, \u00ebndrra juaj do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ndiheni e pasigurt\u00eb rreth di\u00e7kaje dhe jeni e shqet\u00ebsuar se mos nuk do t\u00eb keni sukses n\u00eb nj\u00eb projekt. Ruani qet\u00ebsin\u00eb dhe merreni \u00e7do gj\u00eb shtruar, duke menduar pozitivisht. K\u00ebshtu, gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb vendin e vet. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>Fitore<br \/>\n&#8211; Jam Deni. Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur isha n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb shkolle dhe e fitova un\u00eb medaljen e art\u00eb. M\u00eb doli gjumi nga g\u00ebzimi. \u00c7far\u00eb parashikon kjo \u00ebnd\u00ebrr?<br \/>\n&#8211; I nderuar Deni, \u00ebndrra juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e bukur dhe do t\u00eb thot\u00eb se jeni i k\u00ebnaqur me di\u00e7ka q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb. Kjo q\u00eb keni arritur do t\u00eb jap\u00eb rezultatet e saj pozitive edhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Det &#8211; Shpesh shoh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr detin, sikur \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr dhe un\u00eb lahem n\u00eb t\u00eb. Her\u00ebn e fundit isha n\u00eb breg t\u00eb detit dhe shihja dallg\u00ebt. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb? &#8211; Deti ka shum\u00eb kuptime. Nga ana psikologjike, tregon mendimet tuaja, karakterin, situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheni dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si po e p\u00ebrjetoni [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-7501","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7501\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}