{"id":7497,"date":"2015-01-23T15:00:39","date_gmt":"2015-01-23T14:00:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7497"},"modified":"2015-01-23T12:25:21","modified_gmt":"2015-01-23T11:25:21","slug":"aragona-band-nuk-jemi-aventurier","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/aragona-band-nuk-jemi-aventurier\/","title":{"rendered":"Aragona Band: Nuk jemi aventurier&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ata quhen Aragona Band, si vendi, muzik\u00ebn e t\u00eb cilit performonin n\u00eb fillimet e tyre. Pas suksesit q\u00eb pat\u00ebn me k\u00ebng\u00ebn \u201cTep\u00ebr jemi dasht\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Rozana Radin, ata vijn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb tekst t\u00eb saj, n\u00eb klipin \u201cLinda\u201d. Kush \u00ebsht\u00eb Linda dhe pse i kan\u00eb kushtuar k\u00ebng\u00ebn, djemt\u00eb kosovar\u00eb e tregojn\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb b\u00ebm\u00eb vet\u00ebm tre dit\u00eb pas daljes s\u00eb \u201cLind\u00ebs\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Aragona Band! Pas suksesit me Rozan\u00ebn, erdh\u00ebt p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb k\u00ebng\u00eb me tekst t\u00eb saj\u2026<br \/>\nAragona Band: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Po, sapo kemi publikuar klipin me titull \u201cLinda\u201d me tekst t\u00eb Rozan\u00ebs, q\u00eb t\u00eb themi t\u00eb drejt\u00ebn, e ka qar\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst.<br \/>\n&#8211; Pse quheni  pik\u00ebrisht Aragona Band?<br \/>\n&#8211; Ka mbetur si em\u00ebr i rast\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb. Origjina e emrit \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb krahin\u00eb e Spanj\u00ebs. Ne n\u00eb fillim kemi performuar muzik\u00eb latine, ndaj na u duk interesante t\u2019i v\u00ebm\u00eb emrin Aragona, sipas vendit ku luhet ajo muzik\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb kujtoni nga dalja e par\u00eb n\u00eb sken\u00eb? E gjet\u00ebt menj\u00ebher\u00eb mb\u00ebshtetjen e publikut?<br \/>\n&#8211; Fillimet jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, zakonisht, jo vet\u00ebm p\u00ebr muzik\u00eb e sken\u00eb, mir\u00ebpo ne kemi pasur fatin q\u00eb, q\u00eb n\u00eb fillimet e performimeve live e pastaj edhe m\u00eb k\u00ebng\u00ebt tona, t\u00eb p\u00eblqehemi dhe t\u00eb mir\u00ebpritemi n\u00eb sken\u00eb, gj\u00eb q\u00eb na e ka leht\u00ebsuar pun\u00ebn dhe na ka dh\u00ebn\u00eb motiv t\u00eb vazhdojm\u00eb me projekte t\u00eb reja.<br \/>\n&#8211; A ju ka ndodhur t\u2019ju krahasojn\u00eb me grupe t\u00eb tjera?<br \/>\n&#8211; Nuk dim\u00eb t\u00eb ket\u00eb ndodhur, por edhe n\u00ebse, nuk besoj se \u00ebsht\u00eb krahasim i bazuar sepse ne kemi nj\u00eb stil deri diku unik.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb Linda dhe pse \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsisshme sa t\u2019i kushtoni nj\u00eb k\u00ebng\u00eb?<br \/>\n&#8211; R\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Lind\u00ebs e di Rozana, si tekstshkruese, ne nuk kemi pasur dor\u00eb n\u00eb tekst! (Buz\u00ebqesh) K\u00ebnga \u201cLinda\u201d \u00ebsht\u00eb punuar nga vet\u00eb grupi, pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e ka b\u00ebr\u00eb kitaristi i grupit, Urimi, nd\u00ebrsa klipi \u00ebsht\u00eb realizuar nga produksioni i njohur \u201cASHA\u201d.<br \/>\n&#8211; Ju vet\u00eb, jeni ndjer\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb tradhtuar?<br \/>\n&#8211; Si grup, nuk na kujtohet ndonj\u00eb tradhti e madhe&#8230;<br \/>\n&#8211; A ka qen\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr grupin tuaj viti 2014?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb! Kemi dh\u00ebn\u00eb koncerte t\u00eb shumta, si n\u00eb lokalet e nat\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb g\u00ebzime t\u00eb ndryshme familjare dhe organizime t\u00eb tjera. Jemi munduar t\u2019u p\u00ebrkushtohemi edhe krijimeve t\u00eb reja dhe pas k\u00ebng\u00ebs \u201cLinda\u201d do t\u00eb ket\u00eb projekte t\u00eb reja shum\u00eb t\u00eb bukura.<br \/>\n&#8211; Realisht, cila \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7anta e grupit tuaj?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7 krijimeve, \u00ebsht\u00eb edhe performimi live. K\u00ebng\u00ebt tona i b\u00ebjm\u00eb si dhurat\u00eb p\u00ebr publikun q\u00eb vjen e na ndjek dhe na mb\u00ebshtet live gjith\u00eb koh\u00ebn.<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga \u201cVajza anonime\u201d \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ju njohu me publikun, apo jo?<br \/>\n&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. \u201cVajza Anonime\u201d ishte projekti yn\u00eb i par\u00eb. M\u00eb pas k\u00ebnga me Rozana Radin \u201cTep\u00ebr jemi dasht\u00eb\u201d q\u00eb d\u00ebgjohet ende sot e k\u00ebshtu me radh\u00eb!<br \/>\n&#8211; Deri tani, a keni ndonj\u00eb peng n\u00eb karrier\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk kemi ndonj\u00eb peng. E gjith\u00eb karriera ka shkuar hap pas hapi, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kemi l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr ndonj\u00eb peng t\u00eb madh!<br \/>\n&#8211; Si ndiheni pas \u00e7do vler\u00ebsimi q\u00eb merrni n\u00eb koncerte apo festivale t\u00eb ndryshme?<br \/>\n&#8211; Normal q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjenj\u00eb e mir\u00eb, vler\u00ebsimi p\u00ebr pun\u00ebn ton\u00eb. Ndjenj\u00eb e ve\u00e7ante \u00ebsht\u00eb kur k\u00ebrkohet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten dhe performohen k\u00ebng\u00ebt tona.<br \/>\n&#8211; Mua m\u00eb duket shum\u00eb e lodhshme t\u00eb  k\u00ebndosh live n\u00eb lokalet e nat\u00ebs. A ia vlen gjith\u00eb kjo lodhje?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb performohet live sepse duhet t\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebsh t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn energji pozitive, t\u00eb p\u00ebrshtatesh n\u00eb baz\u00eb t\u00eb situat\u00ebs dhe vendit ku performon, mir\u00ebpo ne jemi m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb lloj jete sepse po b\u00ebhen 8 vite q\u00eb performojm\u00eb live. N\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri, publiku \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm dhe p\u00ebr ne, kjo mjafton, p\u00ebrve\u00e7 an\u00ebs financiare, sepse q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e grupit, jetojm\u00eb vet\u00ebm nga muzika.<br \/>\n&#8211; A b\u00ebhesh i pasur duke k\u00ebnduar dhe punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb?<br \/>\n&#8211; I pasur, ndoshta jo, por shpresojm\u00eb q\u00eb vler\u00ebsimi p\u00ebr muzik\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e sidomos p\u00ebr at\u00eb live, t\u00eb rritet e at\u00ebhere t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb pasur, si\u00e7 ndodh n\u00eb bot\u00ebn e civilizuar, ku vler\u00ebsohen si duhet artist\u00ebt e sidomos, perfomimet live.<br \/>\n&#8211; A ndiheni mir\u00eb me stilin tuaj dhe a keni menduar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb ndryshoni rrym\u00eb?<br \/>\n&#8211; Me kalimin e viteve, ne e kemi krijuar stilin ton\u00eb, q\u00eb ka disa rryma brenda, si latin, pop, dance dhe nuk mendojm\u00eb p\u00ebr ndryshim sepse e kemi gjetur veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb stil.<br \/>\n&#8211; Ju p\u00eblqejn\u00eb lidhjet konstante apo aventurat?<br \/>\n&#8211; Jemi pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb n\u00eb grup, k\u00ebshtu q\u00eb nuk mund t\u00eb japim p\u00ebrgjigje korrekte, gjithsesi jemi djem t\u00eb mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nuk jemi aq aventurier\u00eb sa mund t\u00eb dukemi. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; N\u00eb lokalet ku ju k\u00ebndoni, ka shum\u00eb femra. \u00cbsht\u00eb muzika q\u00eb i t\u00ebrheq apo jeni ju bukurosha?<br \/>\n&#8211; Ne kemi pasur fatin q\u00eb n\u00eb grup t\u00eb jemi 5 djem t\u00eb pash\u00ebm. (Buz\u00ebqesh) Mendojm\u00eb q\u00eb s\u00eb pari i t\u00ebrheq muzika dhe ritmi i perfomancave tona e pastaj pamja dhe paraqitja, s\u00eb cil\u00ebs ne i kushtojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\n&#8211; Keni b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb m\u00eb pas ka rezultuar e gabuar?<br \/>\n&#8211; \u00c7do profesion ka l\u00ebvizje t\u00eb gabuara, por r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb ne jemi munduar gjith\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ato gabime t\u00eb mos i p\u00ebrs\u00ebrisim, por t\u00eb na sh\u00ebrbejn\u00eb si m\u00ebsim p\u00ebr l\u00ebvizjet e ardhshme!<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb grup si ju, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb bilance apo \u00ebsht\u00eb ende her\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Jemi ende t\u00eb rinj e karrier\u00ebn e kemi p\u00ebrpara. Jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb pun\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet dhe vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb q\u00eb na karakterizon.<br \/>\n&#8211; Sa ndikon n\u00eb jet\u00ebn tuaj fakti q\u00eb jeni personazh publik?<br \/>\n&#8211; Nuk ka ndonj\u00eb ndikim t\u00eb madh sepse ne jemi vend i vog\u00ebl, por na p\u00eblqen kur ka njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb njohin kudo q\u00eb shkon.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb sakrifice do t\u00eb ishit t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnit p\u00ebr dashurin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Dashuria \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb. Pa dashuri, nuk ka jet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb kujtimi q\u00eb ruani m\u00eb me fanatiz\u00ebm nga f\u00ebmij\u00ebria juaj?<br \/>\n&#8211; Kemi shum\u00eb kujtime t\u00eb bukura, pasi kemi filluar t\u00eb performojm\u00eb q\u00eb shum\u00eb t\u00eb rinj. Shpesh i rikujtojm\u00eb me nostalgji t\u00eb gjitha ato kujtime, shumica e t\u00eb cilave ishin t\u00eb bukura.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb shembulli keni vendosur t\u2019u jepni fansave, duke qen\u00eb se si personazhe publik\u00eb,  shum\u00eb njer\u00ebz ju marrin si model?<br \/>\n &#8211; Mundohemi t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn q\u00eb t\u00eb sillemi korrekt\u00ebsisht me fansat, t\u00eb jemi sa m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, sa m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me t\u00eb gjith\u00eb, pa p\u00ebrjashtim. Besoj se edhe k\u00ebng\u00ebt dhe klipet i kemi korrekte n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\n&#8211; M\u00eb that\u00eb q\u00eb keni pasur dhe keni shum\u00eb koncerte. Si mendoni, cila \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne koncertet live i kemi pasur t\u00eb shumta, edhe para publikimit t\u00eb k\u00ebng\u00ebve dhe ai trend vazhdon ende, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebng\u00ebt i shikojm\u00eb vet\u00ebm si dhurat\u00eb ndaj publikut ton\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Sa shpenzohet dhe sa fitohet nga nj\u00eb k\u00ebng\u00eb?<br \/>\n&#8211; Shpenzimet p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebng\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por si\u00e7 e ceka m\u00eb par\u00eb, ia vlen kur e sheh p\u00ebrkrahjen, ndjekjen dhe k\u00ebrkesat e publikut p\u00ebr k\u00ebng\u00eb dhe projekte t\u00eb reja.<br \/>\n&#8211; Ndjeni konkurrenc\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk shohim si rival\u00eb apo konkurrent\u00eb asnj\u00eb nga koleg\u00ebt tan\u00eb, p\u00ebrkundrazi, kemi raporte shum\u00eb t\u00eb mira me t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt. Nuk kemi pse t\u00eb krijojm\u00eb rivalitet, p\u00ebrve\u00e7 shtytjes dhe inspirimit p\u00ebr t\u00eb ecur para.<br \/>\n&#8211; Jeni tifoz futbolli? P\u00ebr k\u00eb b\u00ebni tifo?<br \/>\n&#8211; Shpendi \u2013 Juventus, Drini \u2013 Inter, Urimi \u2013 Juventus, Zgjimi \u2013 Barcelona, Gramozi \u2013 Arsenal. Shum\u00ebllojshm\u00ebri ekipesh dhe preferencash, ama r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jemi tifoz\u00eb t\u00eb flakt\u00eb t\u00eb futbollit.<br \/>\n&#8211; Na tregoni ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk e keni treguar deri tani?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fund, vet\u00ebm dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj juve si gazet\u00eb p\u00ebr intervist\u00ebn e bukur, nuk na lat\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb harruar di\u00e7ka. (Buz\u00ebqesh) Fal\u00ebnderojm\u00eb publikun q\u00eb na ka mb\u00ebshtetur prej fillimit, faleminderit mediave p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e vazhdueshme, faleminderit q\u00eb ekzistoni. Ju duam shum\u00eb, Aragona Band. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ata quhen Aragona Band, si vendi, muzik\u00ebn e t\u00eb cilit performonin n\u00eb fillimet e tyre. Pas suksesit q\u00eb pat\u00ebn me k\u00ebng\u00ebn \u201cTep\u00ebr jemi dasht\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Rozana Radin, ata vijn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb tekst t\u00eb saj, n\u00eb klipin \u201cLinda\u201d. Kush \u00ebsht\u00eb Linda dhe pse i kan\u00eb kushtuar k\u00ebng\u00ebn, djemt\u00eb kosovar\u00eb e tregojn\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-7497","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7497","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7497"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7497\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7497"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7497"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7497"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}