{"id":7493,"date":"2015-01-23T13:00:44","date_gmt":"2015-01-23T12:00:44","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7493"},"modified":"2015-01-23T12:15:12","modified_gmt":"2015-01-23T11:15:12","slug":"kristina-marku-suksesi-im-ekuilibri-mes-familjes-dhe-muzikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/kristina-marku-suksesi-im-ekuilibri-mes-familjes-dhe-muzikes\/","title":{"rendered":"Kristina Marku: Suksesi im? Ekuilibri mes familjes dhe muzik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Buz\u00ebqeshja, thjesht\u00ebsia dhe pa dyshim, \u00e7ilt\u00ebrsia e k\u00ebng\u00ebtares Kristina Marku t\u00eb krijon hap\u00ebsir\u00eb komunikimi. Ndryshe nga skena, n\u00eb bised\u00eb, z\u00ebri i saj \u00ebsht\u00eb i but\u00eb, i qet\u00eb dhe fjal\u00ebt, t\u00eb zgjedhura. N\u00eb sken\u00eb potente, me z\u00eb q\u00eb njihet sapo nis t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bilbilat e muzik\u00ebs shqiptare dhe m\u00eb konkretisht, t\u00eb trevave e Veriut. Besnike e k\u00ebng\u00ebs s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb popullore shqiptare dhe nj\u00eb artiste e kompletuar, ajo t\u00eb b\u00ebn ta d\u00ebgjosh me v\u00ebmendje n\u00eb sken\u00eb dhe natyrsh\u00ebm, n\u00eb bised\u00ebn q\u00eb realizuam me t\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn ton\u00eb!<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; Kristina, jemi n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2015&#8230; Si erdhi ky vit i ri p\u00ebr ty?<br \/>\nKristina Marku: &#8211; Si fillim, dua t\u00eb uroj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt: G\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, pa\u00e7in nj\u00eb vit t\u00eb lumtur dhe plot sh\u00ebndet e harmoni! Ky vit m\u00eb gjeti t\u00eb angazhuar, t\u00eb lodhur, por edhe shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur profesionalisht e shpirt\u00ebrisht.<br \/>\n &#8211; Ti konsiderohesh nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb muzik\u00ebs popullore shqiptare. Si i hyri Kristina bot\u00ebs s\u00eb muzik\u00ebs, kush e mb\u00ebshteti dhe si arriti deri k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb?<br \/>\n&#8211; Faleminderit p\u00ebr vler\u00ebsimin. Rrug\u00ebtimin tim drejt muzik\u00ebs e kam nisur q\u00eb n\u00eb bangat shkollore ku rash\u00eb n\u00eb sy t\u00eb m\u00ebsuesve p\u00ebr talentin q\u00eb kisha. Familja ka qen\u00eb penges\u00eb dhe shtys\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sepse vet\u00eb mentaliteti i asaj kohe, i mbyste prirjet e artit.<br \/>\n&#8211; M\u00eb pas, si vazhdoi rrjedha e rrug\u00ebs t\u00ebnde si k\u00ebng\u00ebtare?<br \/>\n&#8211; M\u00eb pas u aktivizova dhe n\u00eb Ansamblin e Puk\u00ebs dhe mora \u00e7mimin e par\u00eb q\u00eb n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e par\u00eb n\u00eb festival, me k\u00ebng\u00ebn \u201cHidhe vallen Puka jon\u00eb\u201d. Udh\u00ebtova n\u00eb Gjermani me Ansamblin \u201cJehona e Puk\u00ebs\u201d dhe u shk\u00ebputa nga muzika sepse iu p\u00ebrkushtova familjes dhe pun\u00ebs si m\u00ebsuese. M\u00eb pas, koleg\u00eb dhe t\u00eb af\u00ebrm m\u00eb shtyn\u00eb t\u2019i rikthehesha \u00ebndrr\u00ebs, muzik\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 an\u00ebs ekonomike, ishte dhe ajo shpirt\u00ebrorja q\u00eb m\u00eb shtyu m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb kthehesha. Q\u00eb at\u00ebhere e deri m\u00eb sot, un\u00eb k\u00ebndoj pa pushim.<br \/>\n&#8211; Ke shum\u00eb k\u00ebng\u00eb dhe klipe, por un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb ndaleshim pak te klipi i fundit, \u201cShtat\u00eb bajrak\u00eb s\u2019bashku p\u00ebrjet\u00eb\u201d. Si erdhi ky klip, kush e realizoi k\u00ebng\u00ebn, cila ishte rruga q\u00eb p\u00ebrshkoi ky klip derisa u lan\u00e7ua p\u00ebr publikun?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb jo konstante, por me hap\u00ebsira, me pengesa, me m\u00ebdyshje, por edhe me shum\u00eb dashuri&#8230; Kam punuar rreth nj\u00eb vit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb. I gjith\u00eb problemi ishte t\u00eb realizoja nj\u00eb tekst q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte 7 bajrak\u00ebt e Puk\u00ebs. Un\u00eb jam vet\u00eb nga 7 bajrak\u00ebt e Puk\u00ebs, nga bajraku i Kabashit dhe u k\u00ebndova k\u00ebtyre 7 bajrak\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt Puka identifikohej dikur.<br \/>\n&#8211; Kjo k\u00ebng\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00eb historike. Ti u k\u00ebndon 7 bajrak\u00ebve t\u00eb Puk\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njihen edhe 5 bajrak\u00ebt e Mirdit\u00ebs&#8230; Un\u00eb kam d\u00ebgjuar q\u00eb bajraku i Malzive, nuk shtrihet n\u00eb rrethin e Puk\u00ebs, por n\u00eb at\u00eb t\u00eb Kuk\u00ebsit. Si q\u00ebndron kjo pun\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe un\u00eb mendova q\u00eb t\u2019u k\u00ebndoja bajrak\u00ebve t\u00eb dikursh\u00ebm t\u00eb Puk\u00ebs, pa marr\u00eb parasysh ndryshimet territoriale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sa u p\u00ebrket 5 bajrak\u00ebve t\u00eb Mirdit\u00ebs; nj\u00eb pjes\u00eb e tyre shtrihet n\u00eb territorin pukjan dhe un\u00eb me dashuri u kam kushtuar strof\u00ebn e fundit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebnge, ku n\u00eb sofr\u00ebn pukjane jan\u00eb miq e dashamir\u00eb nga Mirdita. Nga ana kompozicionale, teksti dhe muzika jan\u00eb realizuar nga un\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr strof\u00ebn e fundit m\u00eb ka ndihmuar nj\u00eb miku im pukjan, Lek\u00eb Nika, t\u00eb cilin gjej rastin ta fal\u00ebnderoj. Nuk mund t\u00eb l\u00eb pa p\u00ebrmendur orkestruesit Behar Neli dhe Vani Rushiti. T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb arrit\u00ebm t\u00eb realizojm\u00eb di\u00e7ka t\u00eb bukur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb kam k\u00ebnduar ndonj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e tjera dhe bashk\u00ebpunimet e tua t\u00eb shumta, \u00e7\u2019mund t\u00eb na thuash? Me cil\u00ebn mendon se ke goditur n\u00eb shenj\u00eb te publiku?<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga q\u00eb ka goditur n\u00eb shenj\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb sapo kam publikuar. K\u00ebt\u00eb e v\u00eb re nga shikueshm\u00ebria n\u00eb youtube q\u00eb ka arritur n\u00eb 70 mij\u00eb klikime t\u00eb pastra, p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb. Nd\u00ebrsa k\u00ebnga me t\u00eb cil\u00ebn publiku m\u00eb ka mir\u00ebprit \u00ebsht\u00eb klipi im i par\u00eb \u201cNuse me fat\u201d, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb dasme shum\u00eb e bukur. Gjithashtu, dua t\u00eb ve\u00e7oj bashk\u00ebpunimet me Lek\u00eb Pecnikaj dhe Edmond Nikoll\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Je e pranishme vet\u00ebm n\u00eb dasmat e Veriut apo edhe n\u00eb treva t\u00eb tjera?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam vet\u00eb nga Veriu dhe ajo q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj m\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj k\u00ebng\u00ebt e Veriut, por jo vet\u00ebm. Jam e pranishme edhe n\u00eb dasmat e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe kudo ku shkoj, m\u00eb presin mir\u00eb, ndihem si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj i madh p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dasmat e Veriut?<br \/>\n&#8211; Ah, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, shum\u00eb t\u00eb bukura, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb Jugut jan\u00eb m\u00eb pak. Un\u00eb dua q\u00eb kur k\u00ebndoj n\u00eb nj\u00eb das\u00ebm, t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqen, pavar\u00ebsisht n\u00ebse jan\u00eb nga Veriu apo nga Jugu.<br \/>\n&#8211; Kjo tregon q\u00eb ti je njeri altruist dhe ke bot\u00eb artisteje&#8230;<br \/>\n&#8211; Faleminderit, p\u00ebrpiqem ta dua k\u00ebng\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb dhuron n\u00eb shpirt e jo p\u00ebr t\u00eb diferencuar nj\u00ebr\u00ebzit. T\u00eb gjith\u00eb jemi qenie njer\u00ebzore dhe p\u00eblqimet jan\u00eb individuale.<br \/>\n&#8211; Sa t\u00eb lodh muzika live?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e lodhshme, por edhe lodhja shp\u00ebrblehet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, teston edhe veten dhe kupton q\u00eb jo \u00e7dokush mund t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb pa pushuar p\u00ebr 4 or\u00eb rresht.<br \/>\n&#8211; Ti vet\u00eb, ndihesh e shp\u00ebrblyer?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb po. Kur njer\u00ebzit t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jesh pjes\u00eb e g\u00ebzimeve t\u00eb tyre familjare, t\u00eb duartrokasin, vijn\u00eb t\u00eb t\u00eb urojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb nder dhe privilegj shum\u00eb i madh.<br \/>\n&#8211; Cilat kan\u00eb qen\u00eb vendet ku ke qen\u00eb e ftuar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar, qoft\u00eb n\u00eb koncerte, qoft\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje dhe g\u00ebzime familjare?<br \/>\n&#8211; Kudo kam qen\u00eb, n\u00eb Zvic\u00ebr, Austri, Gjermani dhe s\u00eb fundmi, pres t\u00eb shkoj edhe n\u00eb Amerik\u00eb, por p\u00ebr arsye burokratike, po m\u00eb vonon viza. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Si q\u00ebndron raporti midis pun\u00ebs, vler\u00ebsimit moral dhe atij monetar t\u00eb nj\u00eb k\u00ebnge q\u00eb ti realizon dhe m\u00eb pas, e k\u00ebndon p\u00ebr publikun?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mendoj se t\u00eb investosh p\u00ebr veten \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja primare n\u00eb karrier\u00eb, por zgjedhjet q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb n\u00eb produktin muzikor q\u00eb nxjerrim n\u00eb treg, duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb kujdesshme, pasi ato e tregojn\u00eb rezultatin final.<br \/>\n&#8211; Sa r\u00ebnd\u00ebsi ka pasuria p\u00ebr nj\u00eb artist?<br \/>\n&#8211; Artist\u00ebt jan\u00eb personat m\u00eb t\u00eb pasur nga aspekti shpirt\u00ebror pasi shprehin nj\u00eb an\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb ajsbergut q\u00eb jo \u00e7dokush mund ta shpreh\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin financiar, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kjo \u00e7\u00ebshtje l\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, pasi n\u00eb koh\u00ebt e sotme jan\u00eb lan\u00e7uar shum\u00eb pseudoartist\u00eb, q\u00eb nuk kan\u00eb pik\u00ebn e lidhjes me artin.<br \/>\n&#8211; Sipas teje, cili \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtari apo k\u00ebng\u00ebtarja m\u00eb e mir\u00eb shqiptare?<br \/>\n&#8211; Shqip\u00ebria ka shum\u00eb artist\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb muzik\u00eb t\u00eb adhurueshme. Nuk po p\u00ebrmend emra, pasi nuk do t\u00eb doja t\u00eb shkaktoja kurrsesi asnj\u00eb hat\u00ebrmbetje.<br \/>\n&#8211; Sa vler\u00ebsohet arti n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen shum\u00eb keq, por duhet ta them q\u00eb artist\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri nuk vler\u00ebsohen aq sa duhet. Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata edhe mundohen t\u00eb shfaqin talentin dhe, pse jo, t\u00eb vler\u00ebsohen, jasht\u00eb trojeve shqiptare.<br \/>\n&#8211; Si e p\u00ebrshkruan veten ti, n\u00eb tregun muzikor shqiptar?<br \/>\n&#8211; Jam vetvetja, thjesht vetvetja, kjo kam dashur t\u00eb jem dhe kjo jam.<br \/>\n&#8211; U beson m\u00eb shum\u00eb profesionist\u00ebve p\u00ebr klipet apo m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb ide t\u00eb tuat?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht, u besoj profesionist\u00ebve, por edhe idet\u00eb e mia nuk mungojn\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Beson se ka miq\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrteta?<br \/>\n&#8211; Dua shum\u00eb t\u00eb besoj te miq\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb, por k\u00ebshtu si kan\u00eb ardhur koh\u00ebt, mund t\u00eb them se shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e bazuar vet\u00ebm tek interesi. Gjithsesi, ajo pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb kam zgjedhur un\u00eb, jam e lumtur q\u00eb ekziston.<br \/>\n&#8211; Thuhet se njeriu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebng\u00ebs&#8230; Si \u00ebsht\u00eb e mundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb?<br \/>\n&#8211; Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, ti shpreh at\u00eb q\u00eb ndjen ose at\u00eb q\u00eb shikon te t\u00eb tjer\u00ebt dhe e pasqyron n\u00eb vargje e melodi.<br \/>\n&#8211; Realisht, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb lumtur?<br \/>\n&#8211; Lumturia p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb t\u00eb shoh familjen time plot harmoni dhe sh\u00ebndet. Pas k\u00ebsaj, edhe momenti kur k\u00ebndoj. Kur k\u00ebndoj dhe kur jam me familjen, jam lumturia vet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Si e shikon jet\u00ebn Kristina?<br \/>\n&#8211; Me muzik\u00ebn n\u00eb shpirt, jeta p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb plot ngjyra!<br \/>\n&#8211; A ka di\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mungon?<br \/>\n&#8211; M\u00eb mungon shum\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar m\u00eb shum\u00eb pran\u00eb familjes dhe t\u00eb dashurve t\u00eb mi.<br \/>\n&#8211; A mund t\u00eb marrin t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt t\u00eb nj\u00ebjtin vler\u00ebsim?<br \/>\n&#8211; Faktikisht, peshorja nuk \u00ebsht\u00eb e ekuilibruar; kjo \u00ebsht\u00eb relative.<br \/>\n&#8211; E gjen veten t\u00ebr\u00ebsisht te muzika?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam mbaruar studimet p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe kam punuar n\u00eb arsim p\u00ebr vite me rradh\u00eb. Edhe arsimin e dua shum\u00eb, por muzik\u00ebn e kam t\u00eb lindur. Kam shpirtin te muzika!<br \/>\n&#8211; Do t\u2019i riktheheshe m\u00ebsimdh\u00ebnies?<br \/>\n&#8211; Ndoshta&#8230; Kurr\u00eb mos thuaj kurr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Shoh q\u00eb i kushton r\u00ebnd\u00ebsi kurimit t\u00eb imazhit&#8230; E b\u00ebn vet\u00eb apo ia l\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve?<br \/>\n&#8211; Nuk jam shum\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, por Zoti m\u00eb ka mbajt me hat\u00ebr. (Buz\u00ebqesh) Kurohem vet\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por edhe t\u00eb tjer\u00ebve ua l\u00eb n\u00eb dor\u00eb sepse nuk \u00ebsht\u00eb keq t\u00eb kujdesen estetistet p\u00ebr ty. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Realisht, sa t\u00eb ndihmon pamja e jashtme n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Faktikisht, muzika \u00ebsht\u00eb arti i s\u00eb bukur\u00ebs, por un\u00eb vazhdoj t\u00eb jem e mendimit: Sa m\u00eb thjesht, aq m\u00eb bukur.<br \/>\n&#8211; A je e fiksuar pas linjave, si shum\u00eb k\u00ebng\u00ebtare t\u00eb tjera?<br \/>\n &#8211; Normale q\u00eb tregohem e kujdesshme sepse skena k\u00ebrkon t\u00eb bukur\u00ebn dhe duhet t\u2019i japim t\u00eb bukur\u00ebn. Adhuroj ecjen n\u00eb natyr\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb p\u00eblqen dhe \u00e7far\u00eb nuk p\u00eblqen te vetja?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb k\u00ebrkoj idealen n\u00eb gjith\u00e7ka, edhe pse e di q\u00eb nuk ekziston. K\u00ebt\u00eb e shikoj si nj\u00eb defekt, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste, m\u00eb ka kushtuar shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Planet p\u00ebr t\u00eb ardhmen&#8230;<br \/>\n&#8211; Do jem gjithnj\u00eb pran\u00eb publikut dhe do t\u00eb mundohem t\u00eb jap maksimumin tim. Uroj t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb g\u00ebzime n\u00eb jet\u00eb dhe juve, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr ngroht\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb dhuruat n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb dhe q\u00eb m\u00eb b\u00ebt\u00eb t\u00eb flas me \u00e7ilt\u00ebrsi, gj\u00eb q\u00eb kam v\u00ebn\u00eb re se mungon n\u00eb shum\u00eb media.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Buz\u00ebqeshja, thjesht\u00ebsia dhe pa dyshim, \u00e7ilt\u00ebrsia e k\u00ebng\u00ebtares Kristina Marku t\u00eb krijon hap\u00ebsir\u00eb komunikimi. Ndryshe nga skena, n\u00eb bised\u00eb, z\u00ebri i saj \u00ebsht\u00eb i but\u00eb, i qet\u00eb dhe fjal\u00ebt, t\u00eb zgjedhura. N\u00eb sken\u00eb potente, me z\u00eb q\u00eb njihet sapo nis t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bilbilat e muzik\u00ebs shqiptare dhe m\u00eb konkretisht, t\u00eb trevave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-7493","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7493"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7493\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}