{"id":7492,"date":"2015-01-23T12:09:48","date_gmt":"2015-01-23T11:09:48","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7492"},"modified":"2015-01-23T12:09:48","modified_gmt":"2015-01-23T11:09:48","slug":"djali-qe-ia-kushtoi-jeten-nenes-se-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/djali-qe-ia-kushtoi-jeten-nenes-se-tij\/","title":{"rendered":"Djali q\u00eb ia kushtoi jet\u00ebn n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues! N\u00ebse ju kujtohem, kam shkruar shum\u00eb histori t\u00eb pacient\u00ebve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb terapi fizike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klinik\u00eb me mua. Kam ca koh\u00eb pa shkruar, pasi edhe nga ana shpirt\u00ebrore nuk kam qen\u00eb mir\u00eb, por sot kam vendosur t\u2019ju tregoj\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb bukur dhe t\u00eb trishtueshme, por t\u00eb mbushur me nj\u00eb dashuri pa kushte. Deri kur takova n\u00eb klinik\u00eb djalin e ri me n\u00ebn\u00ebn e tij, nuk e kisha menduar se mund t\u00eb ekzistonte nj\u00eb djal\u00eb i ri n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb t\u2019i p\u00ebrkushtohej ashtu n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. N\u00ebna e tij ishte paralizuar kur ai ishte 17 vje\u00e7 dhe tani ai ishte 25 vje\u00e7. Gruaja, pra, n\u00ebna e tij, ishte 45 vje\u00e7e, kishte 8 vjet e paralizuar dhe shenjat e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb saj ishin shum\u00eb t\u00eb vogla. Ajo kishte provuar gjith\u00e7ka. Ishte operuar dy her\u00eb jasht\u00eb vendit e kishte b\u00ebr\u00eb fizioterapi n\u00eb shum\u00eb klinika, por si duket, shpresat nuk i ishin zhdukur, meqen\u00ebse vazhdonte ende t\u00eb vinte p\u00ebr fizioterapi.<br \/>\nDjaloshi, q\u00eb quhej Armir, e shoq\u00ebronte n\u00eb klinik\u00eb rregullisht. Sapo i vinte rradha n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, ai shkonte e pyeste doktorin n\u00ebse ishte e nevojshme t\u00eb rrinte brenda me n\u00ebn\u00ebn apo jo. N\u00ebse doktori i thoshte se i duhej ndihma e tij, ai menj\u00ebher\u00eb merrte n\u00ebn\u00ebn me karroc\u00eb dhe futej bashk\u00eb me t\u00eb. N\u00ebse doktori i thoshte se nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e tij, ai ulej, nxirrte nga \u00e7anta nj\u00eb bllok e shkruante pa v\u00ebn\u00eb re se kush ishte af\u00ebr tij, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte muhabet. Ishte nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb interesant. Veprimet e tij m\u00eb b\u00ebn\u00eb shum\u00eb kurioze. Nj\u00eb dit\u00eb i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; Djalosh, a mund t\u00eb m\u00eb zbrisni deri posht\u00eb pasi t\u00eb dal\u00eb mamaja juaj, sepse akoma nuk ka ardhur ime mot\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Posi! &#8211; u tregua i gatsh\u00ebm menj\u00ebher\u00eb djaloshi.<br \/>\n&#8211; Faleminderit! Jeni me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb i sjellsh\u00ebm&#8230;<br \/>\n&#8211; S\u2019\u00ebsht\u00eb asgj\u00eb, zonj\u00eb!<br \/>\nKaq tha ai dhe uli kok\u00ebn, duke vijuar t\u00eb shkruante. Ishte nj\u00eb djal\u00eb p\u00ebr t\u2019u admiruar. N\u00eb fakt, m\u00eb dukej tamam si djali im. Edhe pse nuk ishte me mua q\u00eb t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte, djali im e ndjente shum\u00eb paraliz\u00ebn time. Ai ishte larg n\u00eb Skoci, por sikur t\u00eb ishte k\u00ebtu, me siguri, do t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte kudo.<br \/>\nSapo gruaja doli, ai e \u00e7oi n\u00ebn\u00ebn e tij tek ashensori dhe erdhi t\u00eb m\u00eb ndihmonte mua. Me mua, fizioterapia po funksiononte, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kisha shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, por kisha ende frik\u00eb t\u00eb ecja vet\u00ebm me paterica. Kur arrit\u00ebm tek ashensori, ai m\u00eb prezantoi me n\u00ebn\u00ebn e tij. Ende nuk ma kishte m\u00ebsuar emrin, por ai, si djal\u00eb xhentil q\u00eb ishte, dinte si t\u00eb vepronte.<br \/>\n&#8211; Mami, ja, po t\u00eb njoh me nj\u00eb shoqe t\u00eb re. Quhet&#8230; &#8211; dhe v\u00ebshtroi nga un\u00eb. Un\u00eb n\u00eb fakt nuk u p\u00ebrgjigja p\u00ebr momentin sepse hutohesha nga veprimet e tij q\u00eb m\u00eb kujtonin fiks djalin tim, p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb kishte marr\u00eb malli shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mir\u00ebdita, zonj\u00eb, jam Mimoza! G\u00ebzohem q\u00eb ju njoh&#8230;<br \/>\n&#8211; Edhe un\u00eb&#8230; Un\u00eb quhem Edlira.<br \/>\n&#8211; G\u00ebzohem! Iu luta djalit tuaj t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte deri posht\u00eb (ky ishte nj\u00eb pretekst kur doja t\u00eb njihesha me pacient\u00ebt e historit\u00eb e tyre), sepse akoma nuk ka ardhur motra t\u00eb m\u00eb marr\u00eb.<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb mir\u00eb b\u00ebt\u00eb. Mos e ki problem fare. Sa her\u00eb t\u00eb duash&#8230; djali im \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar tashm\u00eb.<br \/>\nZbrit\u00ebm posht\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb m\u00eb ftuan ata p\u00ebr kafe. Djali k\u00ebrkoi leje t\u00eb largohej sepse do t\u00eb takonte nj\u00eb shok dhe nd\u00ebrkoh\u00eb, ne do t\u00eb rrinim s\u00eb bashku e t\u00eb flisnim. Ishim njohur n\u00eb ashensor, k\u00ebshtu q\u00eb nuk na mbetej ve\u00e7se t\u00eb flisnim p\u00ebr jet\u00ebt tona, sidomos ne q\u00eb na lidhnin shum\u00eb gj\u00ebra. Ajo ishte paralizuar sepse kishte kaluar nj\u00eb traum\u00eb t\u00eb thell\u00eb pas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqit. I shoqi i saj kishte vdekur kur punonte n\u00eb Greqi. Ajo po b\u00ebhej gati t\u00eb shkonte t\u00eb jetonte me t\u00eb n\u00eb Greqi, sepse kishin shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb nuk shiheshin. Kjo, p\u00ebr shkak t\u00eb vizave, q\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishin liberalizuar ende. I shoqi punonte murator dhe i kishte rr\u00ebshqitur k\u00ebmba e kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Ajo tregonte e qante sikur t\u2019i kishte ndodhur tani e jo para gati dhjet\u00eb vjet\u00ebsh. M\u00eb pas ajo kishte kaluar n\u00eb depresion p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, depresion q\u00eb e kishte paralizuar gradualisht. Ajo kishte shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mira, madje mund ta cil\u00ebsoje si nj\u00eb grua t\u00eb fort\u00eb, por fatkeq\u00ebsia e saj ishte q\u00eb nuk arrinte t\u00eb mundte hidh\u00ebrimin p\u00ebr vdekjen e t\u00eb shoqit. M\u00eb tregoi pastaj p\u00ebr djalin e saj t\u00eb vet\u00ebm. Ajo fliste p\u00ebr t\u00eb me admirim, por edhe me dhimbje, sepse hidh\u00ebrohej tek shihte djalin e saj t\u00eb vet\u00ebm, t\u00eb lidhur pas saj.<br \/>\n&#8211; Ai ishte 17 vje\u00e7, kur un\u00eb u paralizova. Ishte n\u00eb gjimnaz. Nuk m\u00ebsonte edhe aq mir\u00eb, por duke ndenjur me mua, filloi t\u00eb lexonte e t\u00eb arrinte rezultate t\u00eb mira n\u00eb m\u00ebsime. U mbyll me mua e harroi gj\u00ebrat e bukura t\u00eb rinis\u00eb. Tezja ime, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua e mbajtur edhe tani e jo m\u00eb at\u00ebhere, u tregua e gatshme t\u00eb vinte e t\u00eb jetonte me ne, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesej p\u00ebr mua, por djali nuk pranoi. \u201cKjo pjes\u00eb m\u00eb takon mua e askujt tjet\u00ebr\u201d, thoshte. K\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb s\u00ebmbojn\u00eb ende n\u00eb zem\u00ebr. M\u00eb ka ndjekur hap pas hapi. E mira e k\u00ebsaj pune ka qen\u00eb se iu fut m\u00ebsimeve e mbaroi Juridikun.<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, Edlira, ke qen\u00eb me fat, &#8211; i thash\u00eb. \u2013 Djemt\u00eb e sot\u00ebm nuk duan t\u2019ia din\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, po arsimohen me lek\u00eb e jo m\u00eb t\u00eb rrin\u00eb k\u00ebshtu si djali yt.<br \/>\n&#8211; Po, ashtu \u00ebsht\u00eb &#8211; tha ajo. \u2013 Po, ka vuajtur shum\u00eb me mua. Jam munduar t\u00eb \u00e7ohem n\u00eb k\u00ebmb\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb ket\u00eb barr\u00eb mbi shpin\u00eb, por s\u2019po arrij. Nuk e di se si do t\u2019i vej\u00eb halli k\u00ebsaj pune.<br \/>\n&#8211; Nuk i dihet; \u00e7do njeri e ka fatin e tij.<br \/>\n&#8211; Ashtu shpresoj \u2013 tha ajo, jo e bindur p\u00ebr fatin e saj, q\u00eb deri tani nuk ishte ndonj\u00eb kushedi se \u00e7far\u00eb.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, erdhi djali i saj q\u00eb kishte mbaruar pun\u00eb dhe do ta p\u00ebrcillte t\u00eb \u00ebm\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi. Donte t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebronte edhe mua, por nuk e lash\u00eb sepse nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast do t\u00eb vinte motra t\u00eb m\u00eb merrte. N\u00eb fakt, nuk doja t\u2019i b\u00ebhesha barr\u00eb sepse m\u00eb dhimbsej ai djal\u00eb.<br \/>\nM\u00eb pas, i takoja shpesh dhe vazhdonte t\u00eb m\u00eb habiste durimi dhe k\u00ebmb\u00ebngulja e djaloshit p\u00ebr t\u00eb \u00ebm\u00ebn. Ai e nxiste t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb gjitha ushtrimet sipas rregullit ditor q\u00eb i kishte v\u00ebn\u00eb mjeku. Ishte e pamundur q\u00eb Edlira t\u00eb linte ndonj\u00eb seanc\u00eb apo t\u00eb neglizhonte ndonj\u00eb ila\u00e7, sepse i biri ishte shum\u00eb i rregullt dhe shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u2019ia plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha. Ndoshta besonte se do t\u00eb ndodhte ndonj\u00eb mrekulli p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tij.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb rast, un\u00eb nuk ia kisha treguar burrit tim. Ai, si indiferent q\u00eb \u00ebsht\u00eb, nuk m\u00eb linte shum\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb biseduar me t\u00eb. L\u00ebre q\u00eb kishte koh\u00eb pa dal\u00eb me mua, sepse punonte deri von\u00eb. E kisha provuar edhe para se t\u00eb paralizohesha se ai, kur b\u00ebnte k\u00ebto \u201cmbledhjet e vona\u201d, kishte ndonj\u00eb t\u00eb dashur. Kur isha me k\u00ebmb\u00ebt e mia, kishte q\u00eblluar ta ndiqja nj\u00ebher\u00eb, por dola huq, sepse ai kishte fikur telefonin. M\u00eb tha se \u201ckemi mbledhje\u201d dhe kur e hapi, erdhi p\u00ebr 5 minuta aty ku isha un\u00eb, duke u justifikuar se i kishte r\u00ebn\u00eb bateria. Edhe tani, n\u00eb at\u00eb faz\u00eb ishte. Kur m\u2019i b\u00ebnte k\u00ebto loj\u00ebra kur isha n\u00eb rregull, \u00e7\u2019do t\u00eb prisja tani? Pra, nuk kishte r\u00ebn\u00eb rasti t\u2019i tregoja p\u00ebr Edlir\u00ebn e djalin e saj, kur nj\u00eb dit\u00eb, padashur, d\u00ebgjova bised\u00ebn e tij n\u00eb telefon me nj\u00eb shokun e pun\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Po na duhet nj\u00eb jurist i zoti e mbi t\u00eb gjitha, i ndersh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb mos mbaj\u00eb an\u00ebn e askujt!<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb m\u00eb shkoi mendja te djaloshi i Edlir\u00ebs. Sapo ai mbylli telefonin, i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; T\u00eb duhet nj\u00eb jurist? Ta gjej un\u00eb menj\u00ebher\u00eb!<br \/>\n&#8211; E ku do ma gjesh ti? &#8211; m\u00eb pyeti ai me ironi, si gjithmon\u00eb.<br \/>\n&#8211; Njoh nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb shoq\u00ebron n\u00ebn\u00ebn e tij n\u00eb klinik\u00eb. Jam e sigurt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i duhuri.<br \/>\n&#8211; E si je kaq e sigurt\u00eb?<br \/>\n&#8211; Sepse e njoh dhe dal garant un\u00eb p\u00ebr t\u00eb!<br \/>\n&#8211; Edhe k\u00ebshtu si\u00e7 je, nuk t\u00eb rri rehat&#8230; &#8211; tha ai pa pik\u00eb m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua, por k\u00ebto fjal\u00eb nuk m\u00eb b\u00ebnin m\u00eb p\u00ebrshtypje, sepse isha m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb lloj burri q\u00eb kisha. &#8211; Dakord, po e takoj nj\u00ebher\u00eb, por nuk t\u00eb t\u00eb siguroj asgj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb &#8211; u g\u00ebzova shum\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb i telefonova Edlir\u00ebs.<br \/>\n&#8211; T\u00eb kam gjetur nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr djalin, po njoftoje q\u00eb t\u00eb m\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb orar takimi.<br \/>\n&#8211; Faleminderit! Je shum\u00eb e mir\u00eb&#8230;<br \/>\nU takuam t\u00eb kat\u00ebrt dhe burrit tim iu mbush mendja se ishte ai juristi q\u00eb i duhej.<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen ky djal\u00eb, i shkreti q\u00eb duhet ta \u00e7oj\u00eb jet\u00ebn pas asaj sakates, s\u00eb \u00ebm\u00ebs&#8230; &#8211; ofendoi ai pa e patur merak se edhe un\u00eb isha si e \u00ebma. Ndoshta jo n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb si ajo, por ai nuk e kishte problem l\u00ebndimin tim, madje at\u00eb donte t\u00eb arrinte.<br \/>\nDjali filloi pun\u00eb part-time, sepse pun\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e b\u00ebnte n\u00eb sht\u00ebpi. Ai nuk pranoi t\u00eb punonte me orar t\u00eb plot\u00eb, sepse ia kishte p\u00ebrkushtuar jet\u00ebn n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebnte me d\u00ebshir\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e jo se ishte i detyruar.<br \/>\nUn\u00eb takohem ende me Edlir\u00ebn dhe m\u00eb vjen keq q\u00eb ajo nuk ka p\u00ebrmir\u00ebsime. Asaj nuk ia them k\u00ebto gj\u00ebra, por kur flas me doktorin, mundohem t\u2019i them q\u00eb ajo t\u00eb mos mundohet kot. Por mjeku nuk \u00ebsht\u00eb i mendimit me mua. Ai gjithmon\u00eb na e kujton shprehjen se shpresa vdes e fundit. E n\u00eb fakt, \u00e7\u2019do t\u00eb ishim ne pa k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit? Me siguri, nuk do ishim ngritur nga krevati e nuk do t\u00eb provonim as karroc\u00ebn me rrota. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, jeta duhet jetuar e shijuar dhe vler\u00ebzuar sa jemi sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues! N\u00ebse ju kujtohem, kam shkruar shum\u00eb histori t\u00eb pacient\u00ebve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb terapi fizike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn klinik\u00eb me mua. Kam ca koh\u00eb pa shkruar, pasi edhe nga ana shpirt\u00ebrore nuk kam qen\u00eb mir\u00eb, por sot kam vendosur t\u2019ju tregoj\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb bukur dhe t\u00eb trishtueshme, por t\u00eb mbushur me nj\u00eb dashuri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-7492","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7492"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7492\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}