{"id":7463,"date":"2015-01-20T19:30:47","date_gmt":"2015-01-20T18:30:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7463"},"modified":"2015-01-20T12:43:23","modified_gmt":"2015-01-20T11:43:23","slug":"cfare-eshte-norovirusi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/cfare-eshte-norovirusi\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb norovirusi?"},"content":{"rendered":"<p>Sikur koha e ftoht\u00eb dhe mbr\u00ebmjet e err\u00ebta t\u00eb mos mjaftonin, ja edhe nj\u00eb problem tjet\u00ebr i dimrit: Nj\u00eb virus q\u00eb shkakton t\u00eb vjella&#8230;<\/p>\n<p>Norovirusi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj virusi q\u00eb shkakton gastroenterit dhe t\u00eb vjella, gj\u00eb q\u00eb e shohim gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh koh\u00ebt e fundit. N\u00eb Angli, p\u00ebr shembull, koh\u00ebt e fundit ka pasur 18 epidemi t\u00eb tilla, t\u00eb cilat jan\u00eb trajtuar n\u00ebp\u00ebr spitale. T\u00eb gjitha k\u00ebto raste jan\u00eb shoq\u00ebruar me izolimin e lagjeve ku ka patur t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, n\u00eb form\u00eb karantine, me q\u00ebllim evitimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb k\u00ebtij virusi shum\u00eb ngjit\u00ebs. P\u00ebr norovirusin nuk ka trajtime; shumica e njer\u00ebzve e marrin veten pas nja dy dit\u00ebsh. Megjithat\u00eb, k\u00ebshillohet q\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb dyshojn\u00eb se mund t\u00eb ken\u00eb norovirus t\u00eb mos shkojn\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb spitale, apo tek t\u00eb af\u00ebrmit e moshuar, sepse mund t\u2019ju sjell\u00eb nd\u00ebrlikime t\u00eb tjera. Nj\u00eb ekspert thot\u00eb: \u201cTetori zakonisht sh\u00ebnon fillimin e sezonit t\u00eb norovirusit dhe shtimin e rasteve q\u00eb ndodhin nga ky muaj deri n\u00eb prillin e vitit tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, sezonet e norovirusit nuk i ngjajn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe nuk mund t\u00eb parashikohet sa t\u00eb s\u00ebmur\u00eb do t\u00eb ket\u00eb prej tij. Ajo q\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb do t\u00eb preken prej tij. Ata, kan\u00eb gjasa t\u00eb ndjehen keq p\u00ebr nja dy dit\u00eb dhe m\u00eb pas, t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen\u201d&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb norovirusi?<br \/>\n&#8211; Norovirusi \u00ebsht\u00eb virusi q\u00eb shkakton gastroenteritin. Ai prek njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb gjitha moshave dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ngjit\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb simptomat?<br \/>\n&#8211; Shenjat e para t\u00eb s\u00ebmundjes jan\u00eb nj\u00eb ndjesi e papritur e t\u00eb mosndjerit mir\u00eb, ndjekur nga t\u00eb vjella t\u00eb shumta dhe diarre si uj\u00eb. Simptoma t\u00eb tjera p\u00ebrfshijn\u00eb rritje temperature, dhimbje koke, ng\u00ebr\u00e7e stomaku dhe dhimbje gjymtyr\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; Si ngjitet ai?<br \/>\n&#8211; Ky virus ngjitet shum\u00eb leht\u00eb duke prekur sip\u00ebrfaqet apo objektet e ndotura. N\u00ebse nj\u00eb person q\u00eb ka virusin nuk i lan duart para se t\u00eb kap\u00eb ushqimin, mund t\u2019ua kaloj\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. N\u00eb vendet publike, si: Shkolla, spitale, ambulanca, etj., shp\u00ebrndahet shpejt, serpse virusi mund t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebr disa dit\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb n\u00ebse infektohesh prej tij?<br \/>\n&#8211; Nuk ka nj\u00eb trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr norovirusin, por ju mund t\u00eb b\u00ebni di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar simptomat. Pini sa m\u00eb shum\u00eb uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb hidratuar dhe merrni paracetamol p\u00ebr dhimbjet. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb sht\u00ebpi, sepse virusi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ngjit\u00ebs dhe nuk trajtohet. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ju duhet t\u00eb lani duart shpesh, t\u00eb mos p\u00ebrdorni t\u00eb nj\u00ebjtat peshqir\u00eb me pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes dhe t\u00eb dezinfektoni sip\u00ebrfaqet e objekteve q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb infektuar. Megjithat\u00eb, ju duhet t\u00eb kontaktoni doktorin n\u00ebse simptomat zgjasin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se disa dit\u00eb, apo gjendja juaj r\u00ebndohet.<br \/>\n&#8211; Ekziston mund\u00ebsia e nd\u00ebrlikimeve?<br \/>\n&#8211; Shumica e njer\u00ebzve e marrin veten brenda disa dit\u00ebve. Rreziku kryesor \u00ebsht\u00eb \u00e7hidratimi, prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pini shum\u00eb uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar l\u00ebngjet q\u00eb ka humbur trupi juaj nga t\u00eb vjellat dhe diarreja. M\u00eb t\u00eb rrezikuar jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl dhe pleqt\u00eb. \u00c7hidratimi i madh mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb ulje t\u00eb presionit t\u00eb gjakut e mosfunksionim t\u00eb veshkave dhe, n\u00eb disa raste, mund t\u00eb jet\u00eb fatal. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shkoni te doktori n\u00ebse shihni simptoma t\u00eb tilla si l\u00ebkur\u00eb t\u00eb that\u00eb, me rudha, paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb urinuar, rrahje t\u00eb shpeshta t\u00eb zemr\u00ebs, apo ftohje t\u00eb duarve dhe k\u00ebmb\u00ebve. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sikur koha e ftoht\u00eb dhe mbr\u00ebmjet e err\u00ebta t\u00eb mos mjaftonin, ja edhe nj\u00eb problem tjet\u00ebr i dimrit: Nj\u00eb virus q\u00eb shkakton t\u00eb vjella&#8230; Norovirusi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj virusi q\u00eb shkakton gastroenterit dhe t\u00eb vjella, gj\u00eb q\u00eb e shohim gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh koh\u00ebt e fundit. N\u00eb Angli, p\u00ebr shembull, koh\u00ebt e fundit ka pasur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-7463","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7463"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7463\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}