{"id":7438,"date":"2015-01-17T19:24:24","date_gmt":"2015-01-17T18:24:24","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7438"},"modified":"2015-01-17T19:24:24","modified_gmt":"2015-01-17T18:24:24","slug":"donald-lu-do-te-plotesoj-pengjet-e-zotit-arvizu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/donald-lu-do-te-plotesoj-pengjet-e-zotit-arvizu\/","title":{"rendered":"Donald Lu: \u201cDo t\u00eb plot\u00ebsoj pengjet e zotit Arvizu\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Mos e merrni seriozisht, ju lutemi!<\/p>\n<p>Donald Lu: \u201cDo t\u00eb plot\u00ebsoj pengjet e zotit Arvizu\u201d<br \/>\nZotin Donald Lu, ambasadorin e ri t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, e takuam kur sapo ishte kthyer nga nj\u00eb takim me zotin Lulzim Basha&#8230;<\/p>\n<p>Kaso Kosa: &#8211; Zoti ambasador, d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb intervist\u00ebn e par\u00eb me t\u00eb huajt p\u00ebr vitin 2015, ta nisim me ju, sepse sapo keni shkelur n\u00eb tok\u00ebn ton\u00eb dhe shpresojm\u00eb t\u00eb jeni k\u00ebmb\u00ebmbar\u00eb.<br \/>\nDonald Lu: &#8211; Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb q\u00eb ende pa mbushur nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb vendin tuaj t\u00eb skiponjave, t\u00eb m\u00eb merrni intervist\u00eb. Por tani po e kuptoj at\u00eb q\u00eb m\u00eb than\u00eb zoti Uidhers dhe zoti Arvizu, se ju jeni v\u00ebrtet aq shum\u00eb mikprit\u00ebs, sa ende pa hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn time, m\u00eb keni ftuar e respektuar, sa jam tep\u00ebr i lumtur q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej k\u00ebtu.<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ju keni patur shum\u00eb takime dhe dukeni i lodhur&#8230;<br \/>\n&#8211; Kisha problem t\u00eb madh Kaso: K\u00eb duhej t\u00eb takoja t\u00eb parin? Kisha ftesa shum\u00eb. E di, ende pa u nisur nga SHBA, kryetari i opozit\u00ebs suaj zoti Lu Li, m\u00eb njoftoi se donte ta takoja t\u00eb parin. Kur isha ende n\u00eb fluturim e sip\u00ebr, m\u00eb erdhi mesazhi i Presidentit tuaj t\u00eb nderuar q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb m\u00eb takonte ai i pari. N\u00eb aeroportin tuaj, kur m\u00eb priti trupa e ambasad\u00ebs, nj\u00ebra nga punonj\u00ebset m\u00eb futi nj\u00eb let\u00ebr n\u00ebn dor\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e hapa dhe e lexova vet\u00ebm gjat\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte zoti Berisha q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte ta takoja me \u00e7do kusht q\u00eb t\u00eb sfidonte kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb&#8230; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, u vura n\u00eb siklet se k\u00eb duhej t\u00eb takoja t\u00eb parin, se politikan\u00ebt tuaj donin t\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb par\u00ebt&#8230;<br \/>\n&#8211; Ju besojm\u00eb&#8230; Po si e zgjidh\u00ebt?<br \/>\n&#8211; Miku im Aleksandri, m\u00eb k\u00ebshilloi q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoja gjuh\u00ebn e bukur skipe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb futem m\u00eb mir\u00eb n\u00eb psikologjin\u00eb e politikan\u00ebve tuaj, sepse k\u00ebtu, politikan\u00ebt skip\u00ebtar\u00eb, kan\u00eb tjet\u00ebr psikologji n\u00eb krahasim me populin, m\u00eb tha. Ndaj un\u00eb i thash\u00eb vetes: Do veproj ngadal\u00eb e ngadal\u00eb q\u00eb heli t\u00eb piqet e mishi t\u00eb mos digjet&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb tamam k\u00ebshtu, po s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi. Cilat ishin impresionet e para nga takimi me politikan\u00ebt tan\u00eb, zoti ambasador?<br \/>\n\u2013 T\u00eb mrekulueshme! Takimi i par\u00eb ishte me Presidentin tuaj q\u00eb m\u00eb impresionoi me paraqitjen e tij. E kisha par\u00eb n\u00eb foto dhe video me mustaqe dhe isha dashuruar pas mustaqeve t\u00eb tij p\u00ebr faktin e thjeshte se un\u00eb, meq\u00eb jam me origjin\u00eb kineze, nuk i kam mustaqet as t\u00eb dendura, as t\u00eb zeza, as t\u00eb bukura si ato t\u00eb zotit Nishani. Kur u ndesha ball\u00eb p\u00ebrball\u00eb me t\u00eb, u hutova, por ai me nj\u00eb mpreht\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, e kapi situat\u00ebn dhe m\u2019u prezantua me nj\u00eb humor t\u00eb natyrsh\u00ebm: \u201cJo vet\u00ebm mustaqet jan\u00eb shenj\u00eb burr\u00ebrie, ndaj i hoqa, q\u00eb t\u2019u tregoj shqiptar\u00ebve se burr\u00ebria ime q\u00ebndron n\u00eb fjal\u00ebn dhe veprat e mia e jo te mustaqet e mia\u201d.<br \/>\n&#8211; Jam i sigurt\u00eb q\u00eb biseda ka qen\u00eb e bukur, sepse Zoti Nishani \u00ebsht\u00eb krenaria jon\u00eb si inteligjenc\u00eb, si oratori, si kryetar shteti&#8230;<br \/>\n&#8211; Ishte nj\u00eb bised\u00eb e shkurt\u00ebr dhe e qart\u00eb. Ai, pasi m\u00eb uroi p\u00ebr detyr\u00ebn, m\u2019u ankua p\u00ebr kryeministrin Rama: \u201c\u00cbsht\u00eb treguar i padrejt\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb mori n\u00eb marshimin e paqes n\u00eb Paris bashk\u00eb m\u00eb baba Mondin, me pretekstin se nuk mund t\u00eb ecja me hap rreshtor e do turp\u00ebroja Shqip\u00ebrin\u00eb. M\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb dhe k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb heq\u00eb para se t\u00eb p\u00ebrmbush mandatin, ndaj t\u00eb lutem, thuaja dy fjal\u00eb p\u00ebr mua se ju amerikan\u00ebve ai ju d\u00ebgjon shum\u00eb!\u201d, m\u00eb tha me lot n\u00eb sy. I premtova se do flas me zotin Rama.<br \/>\n&#8211; Tani, sa po ktheheshit nga takimi me zotin Basha. Si kaloi takimi i par\u00eb?<br \/>\n&#8211; I mrekuluesh\u00ebm. N\u00eb filim, nga emri Lu Li, e mendova se ishte i nj\u00eb gjaku me mua, por kur ma sqaruan se Lu Li ishte shkurtim i emrit t\u00eb tij shum\u00eb t\u00eb bukur Lul\u00ebsime, u k\u00ebnaqa shum\u00eb se m\u2019u duk shum\u00eb em\u00ebr poetik. Edhe nga pamja, i til\u00eb m\u2019u duk kryetari juaj i opozit\u00ebs, luluzonte i t\u00ebri, qeshte si dit\u00eb pranvere.<br \/>\n&#8211; Zoti ambasador, doja t\u00eb dija edhe p\u00ebr objektivat tuaja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit q\u00eb sapo hyri&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb do vijoj n\u00eb rrug\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrpara meje, por do kem parasysh edhe k\u00ebshillat e zotit Arvizu, i cili q\u00ebndroi n\u00eb vendin e skiponjave m\u00eb gjat\u00eb se cilido tjet\u00ebr. Dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, k\u00ebshillat dhe p\u00ebrvoja e tij ishin t\u00eb mrekulushme. Ve\u00e7 q\u00eb kishte edhe nja dy-tre pengje nga jeta q\u00eb kaloi mes jush, mikpritsave skiptar\u00eb.<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb na tregoni ndonj\u00eb nga k\u00ebto pengje t\u00eb tij?<br \/>\n&#8211; Arvizu m\u00eb dha disa porosi q\u00eb brenda gjasht\u00ebmujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb b\u00ebja t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb takoja q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb mandatit Olta Gixharin, pasi i kishte ngelur peng q\u00eb nuk mundi ta takonte p\u00ebr kat\u00ebr vjet q\u00eb sh\u00ebrbeu k\u00ebtu, sepse edhe ajo ishte e preokupuar, por as ai nuk kishte patur guximin t\u2019ia k\u00ebrkonte takimin. I dhash\u00eb fjal\u00ebn se do b\u00ebj ta pamundur\u00ebn t\u00eb takohem m\u00eb k\u00ebt\u00eb artiste t\u00eb madhe skip\u00ebtare.<br \/>\n&#8211; Mendoj se kjo realizohet leht\u00eb, pasi edhe Olta vet\u00eb ka qen\u00eb e predispozuar t\u00eb takohej me at\u00eb diplomat t\u00eb shquar.<br \/>\n&#8211; Por atij i kishte ngelur peng edhe zogu i Tun\u00ebs dhe ma la amanet q\u00eb ta shikoj at\u00eb zog, p\u00ebr t\u00eb cilin flitet edhe n\u00eb Amerik\u00eb. Edhe mua m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kurioz sepse un\u00eb i dua shum\u00eb zogjt\u00eb, kam qejf t\u2019i shikoj ata. Por un\u00eb kam edhe nj\u00eb merak timin q\u00eb krahas zogut t\u00eb Tun\u00ebs, t\u00eb njoh edhe zogun e nj\u00eb gazetari pa flok\u00eb Vevozo apo Fevozo, m\u00eb duket e quajn\u00eb, q\u00eb paska l\u00ebn\u00eb nam me zogun e tij.<br \/>\n&#8211; Zoti Lu, duket se jeni keqkuptuar&#8230; Nuk jan\u00eb nj\u00ebsoj k\u00ebta dy zogj!<br \/>\n\u2013 Ju lutem, mos m\u00eb fyeni se un\u00eb kam nj\u00eb vit q\u00eb e m\u00ebsoj intensivisht shqipen tuaj t\u00eb bukur dhe fjala zog, n\u00eb gjuh\u00ebn tuaj, quhet nj\u00eb shpend i vog\u00ebl tipik p\u00ebr Ballkanin. Zogu i Tun\u00ebs, mund t\u00eb mos jet\u00eb si zogu i Fevzos, por ama n\u00eb thelb, zogj jan\u00eb t\u00eb dy!&#8230; Gaboj?<br \/>\n&#8211; Gaboni, por nuk keni faj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb fjal\u00ebsh&#8230; q\u00eb nuk ka fare lidhje me shpend\u00ebt&#8230; Fevziu ka shkruar nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr ish-mbretin ton\u00eb Zog dhe shkurt i themi zogu i Fevzos, kurse Tuna&#8230;<br \/>\n&#8211; At\u00ebhere, t\u00eb m\u00eb falin edhe Fevzo, edhe Tuna sepse n\u00eb asnj\u00eb nga t\u00eb dy rastet nuk flitet p\u00ebr shpend\u2026 Ha, ha, ha, ha, ha, e kup\u00ebtova. Ju skip\u00ebtar\u00ebt keni shum\u00eb lojra fjal\u00ebsh t\u00eb bukura dhe un\u00eb nuk jam theluar sa duhet n\u00eb to! Po ju jap fjal\u00ebn se vitin e par\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, krahas pun\u00ebve si ambasador, do t\u2019i futem me themel edhe studimit t\u00eb k\u00ebtyre lloje fjal\u00ebsh q\u00eb t\u00eb mundem t\u00eb b\u00ebj edhe un\u00eb si ju skip\u00ebtar\u00ebt, loj\u00ebra fjal\u00ebsh.<\/p>\n<p>Bisedoi me shaka: Kaso KOSA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mos e merrni seriozisht, ju lutemi! Donald Lu: \u201cDo t\u00eb plot\u00ebsoj pengjet e zotit Arvizu\u201d Zotin Donald Lu, ambasadorin e ri t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, e takuam kur sapo ishte kthyer nga nj\u00eb takim me zotin Lulzim Basha&#8230; Kaso Kosa: &#8211; Zoti ambasador, d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb intervist\u00ebn e par\u00eb me t\u00eb huajt p\u00ebr vitin 2015, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[719,117],"class_list":["post-7438","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-donald-lu","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7438\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}