{"id":7419,"date":"2015-01-15T15:00:37","date_gmt":"2015-01-15T14:00:37","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7419"},"modified":"2015-01-15T12:16:31","modified_gmt":"2015-01-15T11:16:31","slug":"kam-probleme-me-ankthin-e-friken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/kam-probleme-me-ankthin-e-friken\/","title":{"rendered":"Kam probleme me ankthin e frik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Dr. Jashari dhe faleminderit q\u00eb na ndihmoni me p\u00ebrgjigjet tuaja. Un\u00eb kam nj\u00eb problem q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ankthin, frik\u00ebn dhe mendimet e mia t\u00eb shumta, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb err\u00ebta. Jam konsultuar me nj\u00eb psikiat\u00ebr dhe kam pir\u00eb gjasht\u00eb muaj ila\u00e7e. Tani ndihem po nj\u00ebsoj. Ju lutem, m\u00eb ndihmoni ose m\u00eb b\u00ebni t\u00eb mundur t\u2019ju kontaktoj. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim i madh p\u00ebr jet\u00ebn time. Faleminderit.<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; E nderuara let\u00ebrshkruese, dy gj\u00ebra m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer te letra jote, e para se ti e ke kuptuar drejt edhe vet\u00eb se ankthi e frika t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mendimeve, si\u00e7 i quan ti, t\u00eb shumta dhe t\u00eb err\u00ebta, si edhe konstatimi yt se ke pir\u00eb p\u00ebr 6 muaj ila\u00e7et e psikiatrit dhe ndihesh po nj\u00ebsoj. K\u00ebtu edhe do t\u00eb ndalemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje. N\u00eb pun\u00ebn time prej m\u00eb tep\u00ebr se tre dekadash me klient\u00ebt, kam konstatuar se mendimet obsesive (q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten) t\u00eb cilat jan\u00eb jo vet\u00ebm negative, por edhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, i shkaktojn\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve jo vet\u00ebm ankth e frik\u00eb, por edhe pagjum\u00ebsi, dhimbje trupore, r\u00ebnie oreksi, ulje t\u00eb d\u00ebshirave seksuale etj. K\u00ebto mendime mund t\u00eb ken\u00eb lidhje me t\u00eb kaluar\u00ebn, ndaj edhe gjat\u00eb psikoterapis\u00eb ne p\u00ebrpiqemi t\u2019i m\u00ebsojm\u00eb k\u00ebta klient\u00eb q\u00eb, si t\u00eb thuash, t\u00eb jetojn\u00eb \u201cpa memorie\u201d, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fort e leht\u00eb, por q\u00eb duhet! Por edhe mendimet p\u00ebr t\u00eb ardhmen, shpeshher\u00eb, kur jan\u00eb negative e katastrofizuese, shkaktojn\u00eb ndjenja ankthi e frike ndoshta edhe p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk kan\u00eb ndodhur apo mund t\u00eb mos ndodhin kurr\u00eb. T\u00eb gjitha pyetjet q\u00eb ju fillojn\u00eb me fjal\u00ebt \u201cPo sikur?\u201d e \u201cPse?\u201d pa fund, aty t\u00eb \u00e7ojn\u00eb, ndaj q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, un\u00eb u jap detyr\u00eb klient\u00ebve q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb 50 fjali q\u00eb fillojn\u00eb me fjal\u00ebt \u201cSa mir\u00eb q\u00eb&#8230;\u201d. Klient\u00eb t\u00eb shumt\u00eb m\u00eb thon\u00eb mua q\u00eb nuk do t\u00eb mund ta gjejn\u00eb dot as 10 fjali t\u00eb tilla, por kur ata e fillojn\u00eb, ka ndodhur q\u00eb, me ndihm\u00ebn time, apo t\u00eb ngacmuar nga pyetjet e mia, kan\u00eb gjetur jo 50 t\u00eb tilla, por 100, 150, 250&#8230; e m\u00eb shum\u00eb. K\u00ebtu nuk e kemi fjal\u00ebn q\u00eb ne t\u00eb g\u00ebnjejm\u00eb veten apo t\u00eb fshehim kok\u00ebn si struci, p\u00ebr t\u00eb mos par\u00eb rreziqet reale, pasi frik\u00ebrat reale jan\u00eb shenja t\u00eb dobishme p\u00ebr t\u00eb par\u00eb e shmangur rreziqet, por e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat populli thot\u00eb: \u201cTrimi vdes nj\u00eb her\u00eb, kurse frikacaku, 1000 her\u00eb\u201d. Fjalit\u00eb q\u00eb fillojn\u00eb me \u201csa mir\u00eb q\u00eb&#8230;\u201d, jan\u00eb jo vet\u00ebm nj\u00eb inventar shum\u00eb i dobish\u00ebm dhe i g\u00ebzuar, por ato do t\u00eb na b\u00ebhen edhe si afirmacione pozitive \u201cautomatike\u201d t\u00eb cilat do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb m\u00ebnyrat e gabuara t\u00eb t\u00eb menduarit, kur dihet se disa njer\u00ebzve, kudo e p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si zakon i keq q\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u2019u g\u00ebzuar, k\u00ebrkojn\u00eb e (sipas th\u00ebnies \u201ckush k\u00ebrkon gjen\u201d), gjejn\u00eb vet\u00ebm gj\u00ebra p\u00ebr t\u2019u m\u00ebrzitur. Edhe kur pun\u00ebt u shkojn\u00eb mbar\u00eb, disa ndjehen t\u00eb shqet\u00ebsuar apo t\u00eb trembur p\u00ebr shqet\u00ebsimet e s\u00eb nes\u00ebrmes, t\u00eb ndikuar edhe nga ngjarjet e k\u00ebqija, \u201cbombardimet\u201d me lajme negative n\u00eb media, apo telenovela, me \u201cshto uj\u00eb e shto miell\u201d, q\u00eb disa i shohin si t\u00eb mb\u00ebrthyer pas ekranit.<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjitha k\u00ebto, shto k\u00ebtu edhe ngarkesat apo v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs, shkaktojn\u00eb te njer\u00ebzit ankth e frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe k\u00ebtu q\u00ebndron edhe paradoksi: N\u00eb vend q\u00eb ata t\u00eb merren me t\u00eb tashmen e t\u00eb zgjidhin problemet, pasi si\u00e7 themi ne psikolog\u00ebt, e tashmja nuk na fut kurr\u00eb n\u00eb stres, pasi jemi duke vepruar, ata merren ose me t\u00eb kaluar\u00ebn, ose me t\u00eb ardhmen, me dy \u201chajdut\u00ebt\u201d m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb koh\u00ebs. Dhe, si rezultat, pas mendimeve vijn\u00eb edhe ndjesit\u00eb m\u00eb t\u00eb zakonshme fizike, si l\u00ebvizje ekuilibrash, skuqje apo zverdhje, dridhje, t\u00eb p\u00ebrziera, dhimbje koke, pagjum\u00ebsi, djegie apo si \u201cflutura\u201d n\u00eb stomak, r\u00ebnie t\u00eb fuqive, mosmbushje me frym\u00eb, shtim t\u00eb rrahjeve t\u00eb zemr\u00ebs, dhimbje gjymtyr\u00ebsh apo t\u00eb qaf\u00ebs, shpesh edhe t\u00eb shtyll\u00ebs kurrizore, ndjesi rreziku si t\u00eb vdekjes, t\u00eb \u00e7mendjes, r\u00ebnies t\u00eb fik\u00ebt e t\u00eb tjera, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm alarmojn\u00eb e s\u2019t\u00eb l\u00ebn\u00eb rehat, por t\u00eb duket sikur problemi s\u2019do t\u00eb ket\u00eb zgjidhje dhe k\u00ebsisoj, futesh n\u00eb rreth vicioz. Ka edhe raste kur nga k\u00ebto gjendje, njer\u00ebzit p\u00ebrfundojn\u00eb kot s\u00eb koti n\u00eb urgjenc\u00eb dhe atje, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u b\u00ebjn\u00eb atyre psikoterapi e t\u2019i qet\u00ebsojn\u00eb se s\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ndonj\u00eb rrezik apo s\u00ebmundje, u b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb serum me lorazepam apo glukoz\u00eb dhe l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se rreziku kaloi sepse ata erdh\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e duhur n\u00eb urgjenc\u00eb. Klient\u00eb t\u00eb till\u00eb, me psikoterapi dhe kura 100 % bimore un\u00eb i kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos u bjer\u00eb m\u00eb n\u00eb mendje urgjenca, kur atje ishin b\u00ebr\u00eb ata si \u201ct\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\u201d. P\u00ebr k\u00ebto, do t\u00eb doja t\u2019i drejtohesha mikut tim, zotit Ilir Beqja q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb q\u00eb tek urgjencat t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb psikolog klinicist e t\u00eb mos harxhohen gjilp\u00ebra, ila\u00e7e apo koh\u00eb me ata q\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim i bindin t\u00eb ikin sepse s\u2019kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr urgjenc\u00eb dhe se kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e ndonj\u00eb tjetri q\u00eb i duhet ky sh\u00ebrbim patjet\u00ebr, deri p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar atij jet\u00ebn.<br \/>\nK\u00ebshtu, pra, shpesh, padituria p\u00ebr ankthet e frik\u00ebrat apo fobit\u00eb, gjen vend jo vet\u00ebm te njer\u00ebzit, por ndodh edhe te psikiatr\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kur i shohin njer\u00ebzit t\u00eb axhituar e duksh\u00ebm n\u00eb ankth, alarmohen edhe vet\u00eb ose nxitojn\u00eb t\u00eb japin ila\u00e7e p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb trurin n\u00eb gjum\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos mendoj\u00eb, kur po ai tru neve na duhet p\u00ebr t\u00eb menduar, por duke rregulluar m\u00ebnyrat e t\u00eb menduarit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eblloj sikur nj\u00eb xheloz skajor ta dehej me raki derisa t\u00eb harroj\u00eb se \u00ebsht\u00eb i martuar. Jam dakord q\u00eb t\u00eb shihet edhe se mos nd\u00ebrhyjn\u00eb te kjo gjendje p\u00ebr shembull gjendrrat endokrine, infeksionet n\u00eb organet gjenitale etj., por jo t\u2019i p\u00ebrgjumim njer\u00ebzit e t\u2019i trullosim duke kujtuar se i \u201csh\u00ebruam\u201d. Kjo sepse, sapo atyre t\u2019u kaloj\u00eb p\u00ebrgjumja, p\u00ebrs\u00ebri frik\u00ebrat, ankthi, turpi, m\u00ebria, urrejtja, xhelozia etj. do t\u00eb shkaktojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri si m\u00eb par\u00eb sinjale alarmi e shkarkime adrenaline n\u00eb gjak, bashk\u00eb me t\u00eb gjitha reagimet q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten, si edhe me emocionet negative t\u00eb tilla si: Turp, siklet, ndjenja faji ndaj vetes, depresion etj. E gjitha kjo vjen sepse trupi dhe shpirti jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur dhe gjendjet e nd\u00ebrgjegjes son\u00eb, pra, mendimet, b\u00ebjn\u00eb efekt t\u00eb madh mbi t\u00eb gjitha funksionet e organeve tona t\u00eb brendshme. Ja, edhe disa k\u00ebshilla n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjeje: Identifiko mendimet e tua negative dhe mos u tremb nga ai \u201cz\u00ebri\u201d yt i brendsh\u00ebm, qet\u00ebsoje \u201cf\u00ebmij\u00ebn\u201d t\u00ebnd t\u00eb brendsh\u00ebm. Mos bjer n\u00eb \u201ckurthin e mendimeve negative dhe as mos i kund\u00ebrshto ato me forc\u00eb, duroji e l\u00ebri t\u00eb kalojn\u00eb. Fale veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Vrapo tani; fuqia e ndikimit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb momentin e tanish\u00ebm. K\u00ebrko pozitiven, p\u00ebrballu, k\u00ebrko ndihm\u00eb, ndihmo. B\u00ebj pun\u00eb t\u00eb dobishme. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb psikologu, njihi dhe menaxhoji \u201csinjalet\u201d negative q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb ankth e frik\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Dr. Jashari dhe faleminderit q\u00eb na ndihmoni me p\u00ebrgjigjet tuaja. Un\u00eb kam nj\u00eb problem q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ankthin, frik\u00ebn dhe mendimet e mia t\u00eb shumta, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb err\u00ebta. Jam konsultuar me nj\u00eb psikiat\u00ebr dhe kam pir\u00eb gjasht\u00eb muaj ila\u00e7e. Tani ndihem po nj\u00ebsoj. Ju lutem, m\u00eb ndihmoni ose m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-7419","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7419"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7419\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}