{"id":7369,"date":"2015-01-10T19:50:05","date_gmt":"2015-01-10T18:50:05","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7369"},"modified":"2015-01-10T19:49:59","modified_gmt":"2015-01-10T18:49:59","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-4","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-4\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? Nga Artan KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0E lexuat gazet\u00ebn Intervista k\u00ebte jav\u00eb? Kishte shum\u00eb intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shum\u00eb personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>BUJAR NISHANI<\/strong><\/p>\n<p>Intervist\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit desh\u00ebm t\u2019ia b\u00ebnim Presidentit ton\u00eb, zotit Bujar Nishani, por nuk mund\u00ebm. Ai, as nuk na ftoi n\u00eb pritjen e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt e as nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb p\u00ebr intervist\u00eb. Arsyen e di ai\u2026 Ndofta nuk i p\u00eblqejm\u00eb ne, ndofta nuk i kan\u00eb p\u00eblqyer pyetjet tona. N\u00eb fakt, ne mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e para, sepse pyetjet q\u00eb desh\u00ebm t\u2019i b\u00ebnim atij k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, ishin shum\u00eb interesante: Desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr mustaqet. Jo se p\u00ebrse i hoqi dhe kush e shtyu p\u00ebr t\u2019i hequr? Desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr: Si e shpjegon ai faktin q\u00eb, ndryshe nga \u00e7\u2018ndodh me president\u00ebt anemban\u00eb globit, q\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit flitet e diskutohet p\u00ebr urimin tradicional q\u00eb mbajn\u00eb ata n\u00eb TV, p\u00ebr idet\u00eb q\u00eb ata hedhin, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vitit q\u00eb hyn etj. etj., sivjet, p\u00ebr fjalimin e k\u00ebtij tonit, nuk u fol asnj\u00eb fjal\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb fol\u00ebn e shkruan p\u00ebr mustaqet e Presidentit e asnj\u00eb p\u00ebr be, nuk foli p\u00ebr urimin e tij. Si e komenton zoti President k\u00ebt\u00eb? E kan\u00eb fajin gazetar\u00ebt q\u00eb merren me mustaqet, apo ai nuk tha ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb?! Mendojm\u00eb se ka qen\u00eb kjo e dyta, sepse vjet, n\u00ebse e mbani mend, t\u00eb gjith\u00eb u mor\u00ebn me fjalimin e Presidentit. Apo ndodhi k\u00ebshtu sepse ai na kujtoi ato kartolinat e vjetra me vargjet: Fryu era q\u00eb p\u00ebrjashta, tundi perdet e m\u00ebndafshta&#8230;\u201d? Ja, p\u00ebr k\u00ebto desh\u00ebm ta pyesnim Presidentin ton\u00eb t\u00eb nderuar&#8230;<\/p>\n<p><strong>SAIMIR TAHIRI<\/strong><br \/>\nNuk mund\u00ebm t\u00eb takonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb as Ministrin e Brendsh\u00ebm, Saimir Tahiri. Ai, k\u00ebto dit\u00eb, doli n\u00eb konferenc\u00eb shtypi dhe, duke folur p\u00ebr arritjet e policis\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me mburrje deklaroi se ishin mbledhur 47,1 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb zjarri dhe 76 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb fishek\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e Berish\u00ebs. Po k\u00ebshtu, tha ai, numri i vrasjeve \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb mas\u00ebn 10.4%. Gjithashtu, ka pasur, sipas tij, m\u00eb pak krime kund\u00ebr pron\u00ebs, m\u00eb pak vjedhje me arm\u00eb e 37 vdekje m\u00eb pak n\u00eb aksidentet rrugore. Jemi dakord me gjith\u00eb shifrat e dh\u00ebna nga ministri, por shifrat, edhe pse duken si kok\u00ebforta e q\u00eb nuk han\u00eb diskutim, nuk jan\u00eb gjithnj\u00eb t\u00eb tilla. Ja, p\u00ebr shembull, pse nuk tha ministri se sa aksidente jan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, krahasuar me vitin e kaluar, por p\u00ebrmendi vet\u00ebm numrin e t\u00eb vdekurve? Po t\u00eb plagosurit, po d\u00ebmtimet, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb, apo m\u00eb pak se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb?! Nejse, nuk \u00ebsht\u00eb kjo ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn desh\u00ebm ta pyesnim ministrin. Nj\u00eb shif\u00ebr tjet\u00ebr na b\u00ebri p\u00ebrshtypje: Ajo e telefonatave n\u00eb numrin 129, n\u00eb numrin e policis\u00eb. Ministri tha se gjat\u00eb vitit 2014 jan\u00eb regjistruar rreth 192 088 thirrje nga publiku, apo 19% m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Dhe k\u00ebt\u00eb ai e tha si gj\u00eb pozitive, duke u justifikuar me besimin n\u00eb rritje t\u00eb qytetar\u00ebve tek uniformat blu. N\u00eb fakt, mendojm\u00eb se kjo tregon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, zoti minist\u00ebr, tregon se sa t\u00eb rrezikuar jan\u00eb njer\u00ebzit, tregon se me sa shum\u00eb\u00a0krime e rreziqe p\u00ebrballen ata. Jan\u00eb rreth 22 telefonata n\u00eb or\u00eb t\u00eb b\u00ebra n\u00eb numrin e policis\u00eb mesatarisht gjat\u00eb vitit, zoti minist\u00ebr? E dini ju, zoti minist\u00ebr, se pas \u00e7do telefonate \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb dridhet, nj\u00eb njeri i k\u00ebrc\u00ebnuar nga nj\u00eb i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, hajdut, apo kriminel? E kuptoni, besoj, zoti minist\u00ebr, se sa t\u00eb qet\u00eb jan\u00eb njerezit n\u00eb Shqip\u00ebri e se si \u00ebsht\u00eb rendi k\u00ebtu?! Nuk pushon zilja e policis\u00eb, zoti minist\u00ebr&#8230;<\/p>\n<p><strong>EDI RAMA<\/strong><br \/>\nAs kryeministrin Edi Rama, nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Desh\u00ebm ta uronim p\u00ebr Vitin e Ri, por edhe ta pyesnim se kur do ta filloj\u00eb protest\u00ebn p\u00ebr rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb. Sepse, e mbani mend, ai ka pas deklaruar n\u00eb Facebook se do t\u00eb protestonte edhe ai n\u00ebse \u00e7mimi i nj\u00eb kilovatore do t\u00eb rritej mbi 22 %. Dhe, \u00e7mimi u rrit, fiks 23.3 p\u00ebr qind (T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shumic\u00ebn e familjeve q\u00eb harxhojn\u00eb m\u00eb pak se 300 kvv)&#8230; Se, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, Rama, si socialist q\u00eb \u00ebsht\u00eb, mendon p\u00ebr m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit, p\u00ebr shtresat n\u00eb nevoj\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u00eb kursenin sa m\u00eb shum\u00eb korent e t\u00eb mos e kalonin kufirin e 300 kvv t\u00eb lir\u00eb, apo jo?<\/p>\n<p><strong>ADRIATIK LLALLA<\/strong><br \/>\nA e di Prokurori yn\u00eb i P\u00ebrgjithsh\u00ebm se prokuroria e Peshkopis\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb? A e di Prokurori yn\u00eb i P\u00ebrgjithsh\u00ebm se ajo makin\u00eb \u00ebsht\u00eb prov\u00eb materiale e nj\u00eb procesi dhe, ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb pa dokumente, nuk mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb jasht\u00eb Peshkopis\u00eb? A e di Prokurori yn\u00eb i P\u00ebrgjithsh\u00ebm se n\u00eb ngjarjet e r\u00ebnda, prokuror\u00ebt duhet t\u00eb shkojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin e krimit dhe, sa her\u00eb u duhet makina, ata p\u00ebrdorin makinat private nd\u00ebrsa, kur nuk kan\u00eb makin\u00eb, e lypin at\u00eb posht\u00eb e lart?! A e di Prokurori yn\u00eb i P\u00ebrgjithsh\u00ebm se p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Burrel, ku prokuroria e Peshkopis\u00eb mban t\u00eb ndaluarit, prokuror\u00ebve u duhet t\u00eb marrin furgonin, ngarkuar me dosjet e hetimit, q\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr sekrete? A e di Prokurori yn\u00eb i P\u00ebrgjithsh\u00ebm se pothuajse e nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendja edhe n\u00eb rrethet e tjera? A mund t\u00eb luftohet krimi k\u00ebshtu, zoti Llalla?!<\/p>\n<p><strong>LULZIM BASHA<\/strong><br \/>\nKur e botoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb faqen e tij t\u00eb Facebookut at\u00eb shprehje, ne menduam se ishte gabim, \u201clapsus\u201d, por, jo, ai e botoi p\u00ebrs\u00ebri&#8230; Ja, \u00e7far\u00eb shkroi zoti Basha k\u00ebt\u00eb jav\u00eb: \u201cKur gishti tregon h\u00ebn\u00ebn, budallai tregon gishtin. P\u00ebrkeq\u00ebsimi ekonomik, papun\u00ebsia, rritja e \u00e7mimeve dhe varf\u00ebria jan\u00eb reale e jo shpikje t\u00eb opozit\u00ebs&#8230; Nuk ia hedh dot Vajmedeti duke e b\u00ebr\u00eb popullin p\u00ebr budalla e duke sulmuar opozit\u00ebn.\u201d. Po i drejtohemi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit: A do t\u00eb na e shpjegoj\u00eb zoti Basha k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e gishtit, h\u00ebn\u00ebs dhe budallait se ne dhe lexuesit, nuk e marrim vesh se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb? Apo atij nuk i kishte dal\u00eb ende pija e Vitit t\u00eb Ri kur po shkruante at\u00eb status?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0E lexuat gazet\u00ebn Intervista k\u00ebte jav\u00eb? Kishte shum\u00eb intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shum\u00eb personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; BUJAR NISHANI Intervist\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit desh\u00ebm t\u2019ia b\u00ebnim Presidentit ton\u00eb, zotit Bujar Nishani, por nuk mund\u00ebm. Ai, as nuk na ftoi n\u00eb pritjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542],"class_list":["post-7369","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7369"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7369\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}