{"id":7358,"date":"2015-01-09T19:00:00","date_gmt":"2015-01-09T18:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7358"},"modified":"2015-01-09T14:58:47","modified_gmt":"2015-01-09T13:58:47","slug":"fantazite-erotike-femerore-pare-me-syrin-e-burrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/fantazite-erotike-femerore-pare-me-syrin-e-burrave\/","title":{"rendered":"Fantazit\u00eb erotike fem\u00ebrore&#8230; par\u00eb me syrin e burrave!"},"content":{"rendered":"<p>Jav\u00ebn e kaluar ju treguam p\u00ebr 10 fantazit\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura erotike fem\u00ebrore. Nganj\u00ebher\u00eb, k\u00ebto fantazi jan\u00eb t\u00eb realizueshme, nganj\u00ebher\u00eb jo, por ka raste q\u00eb pendohesh pse i b\u00ebn realitet&#8230; Burrat, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb fantazit\u00eb e grave, ama ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb realizueshme, jo ato q\u00eb nuk p\u00ebrfshijn\u00eb fare burrin, apo q\u00eb e p\u00ebrfshijn\u00eb s\u00eb bashku me zjarrfik\u00ebsin (m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte me nj\u00eb grua tjet\u00ebr, p\u00ebr ta). Vet\u00ebm se, gjat\u00eb rrug\u00ebs mund t\u00eb dalin probleme t\u00eb vogla, t\u00eb paparashikueshme, q\u00eb t\u00eb heqin gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn. Megjithat\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk mund ta riprovosh, me ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb vog\u00ebl&#8230;<\/p>\n<p>1. N\u00eb nj\u00eb plazh t\u00eb shkret\u00eb<br \/>\nFantazia: Ja, nj\u00eb fantazi q\u00eb do ta quajm\u00eb \u201cfantazia Ursula Andres\/Xhejms Bond kund\u00ebr Dr No\u00bb. Dashuri n\u00eb plazh; sa gj\u00eb romantike! L\u00ebkundja e val\u00ebve, dielli q\u00eb per\u00ebndon duke p\u00ebrqafuar qiellin, nd\u00ebrsa d\u00ebshira b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me trupat tan\u00eb t\u00eb nxir\u00eb. Seksi, me shijen e krip\u00ebs n\u00eb buz\u00eb dhe r\u00ebr\u00ebn e ngjitur pas kurrizit.<br \/>\nRealiteti: Kjo r\u00ebr\u00eb e ngjitur pas&#8230; po v\u00ebrtet, shum\u00eb r\u00ebr\u00eb ka&#8230; dhe nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjitur vet\u00ebm pas parapanicave&#8230; Ju e dini, organi seksual mashkullor duhet trajtuar me kujdes dhe jo t\u00eb f\u00ebrkohet me let\u00ebr zmerile num\u00ebr 12, sepse kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Rezultati i ekuacionit \u00abr\u00ebr\u00eb+f\u00ebrkim\u00bb \u00ebsht\u00eb shpesh \u00abdhimbje e madhe\u00bb, bashkangjitur me \u00abmunges\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh seksuale p\u00ebr dy jav\u00eb\u00bb. Me nj\u00eb fjal\u00eb, plani nuk \u00ebsht\u00eb edhe kaq i mir\u00eb. Kujdes, sa m\u00eb e holl\u00eb t\u00eb jet\u00eb r\u00ebra, aq m\u00eb i madh rreziku, sepse \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta gjetur, pra, p\u00ebr ta pastruar. Sigurisht, plazhi me guri\u00e7ka duhet evituar n\u00ebse do t\u2019i kesh gjith\u00eb kockat n\u00eb rregull. Mbetet problemi i izolimit t\u00eb k\u00ebtij plazhi t\u00eb famsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, por n\u00eb dit\u00ebt tona, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjesh nj\u00eb plazh t\u00eb shkret\u00eb. Edhe n\u00eb nj\u00eb ishull t\u00eb humbur t\u00eb Paq\u00ebsorit do t\u00eb shoh\u00ebsh t\u00eb zbarkojn\u00eb nj\u00eb grup nudist\u00ebsh gjerman\u00eb, ose nj\u00eb ekip xhirimi t\u00eb Koh-Lant\u00ebs (realitet shou, ku pjes\u00ebmarr\u00ebsit jetojn\u00eb n\u00eb kushte ekstreme). \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim m\u00eb vete, civilizimi!<\/p>\n<p>2. N\u00eb ashensor<br \/>\nFantazia: Ajo ndjehet kaq mir\u00eb n\u00eb ashensor, sa t\u00eb b\u00ebni dashuri aty, \u00ebsht\u00eb fantazia e saj, t\u00eb cil\u00ebn do ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb jet\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje, kur t\u00eb ktheheni t\u00eb dy nga nj\u00eb fest\u00eb. Portat e ashensorit mbyllen dhe pak pasi keni kaluar gjysm\u00ebn e rrug\u00ebs, ajo shtyp butonin \u00abstop\u00bb.<br \/>\nRealiteti: Partneri, duke nxituar t\u00eb hap\u00eb zinxhirin e pantallonave (koha \u00ebsht\u00eb e num\u00ebruar), shpreson q\u00eb ndonj\u00eb fqinji, t\u00eb mos i ket\u00eb lindur d\u00ebshira t\u00eb sh\u00ebtis\u00eb bulldogun e tij n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs. N\u00eb ethe, ai mundohet gjithashtu t\u00eb largoj\u00eb nga vetja mendimet klaustrofobike q\u00eb e pushtojn\u00eb&#8230; V\u00ebllimi i pakt\u00eb i ajrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuti metalike&#8230; Nxehja e mjedisit q\u00eb fillon t\u00eb shfaqet. \u00abUh, b\u00ebn vap\u00eb, apo jo? Nuk e ke t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh frym\u00eb?\u00bb, pyet ai duke i rrjedhur djersa mbi fytyr\u00eb&#8230; \u00abJo, jo, un\u00eb e kam mendjen te kjo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb\u00bb, e qet\u00ebson m\u00eb pas veten. Papritur, ai ngrin: \u00abPo sikur t\u00eb mos niset prap\u00eb ashensori, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb?\u00bb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, ajo gati sheh lot n\u00eb syt\u00eb e partnerit t\u00eb frik\u00ebsuar, q\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb: T\u00eb ngrej\u00eb shpejt pantallonat dhe t\u00eb hap\u00eb me forc\u00eb dyert q\u00eb e ndajn\u00eb nga oksigjeni i tij&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb avion<br \/>\nFantazia: Fantazia e saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrij\u00eb qiellin e shtat\u00eb n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi prej 10 mij\u00eb metrash mbi tok\u00eb. Ka dy m\u00ebnyra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb njoh\u00ebsh Supermenin, ose t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb udh\u00ebtim me avion. Koncepti, mjaft eksitues, zgjon te mashkulli Maverikun (Tom Kruz n\u00eb filmin \u00abTop Gun\u00bb) q\u00eb fle tek ai. Mbeten vet\u00ebm disa detaje praktike: Ku t\u00eb b\u00ebsh dashuri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mbushur plot me pasagjer\u00eb dhe stjuardesa (apo imagjinon sikur je n\u00eb nj\u00eb xhet privat)? P\u00ebrgjigjen e dini: N\u00eb tualet, sigurisht.<br \/>\nRealiteti: Nj\u00eb problem tjet\u00ebr; ju nuk jeni milingona q\u00eb t\u00eb b\u00ebni seks n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb kaq t\u00eb ngusht\u00eb&#8230; Hajde se mund t\u2019ju nx\u00ebr\u00eb t\u00eb dyve, por l\u00ebvizjet tuaja nuk i \u00abnx\u00eb\u00bb. Pa llogaritur k\u00ebtu q\u00eb tualetet, edhe kur jan\u00eb n\u00eb biznes klas, nuk jan\u00eb nj\u00eb vend i shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u2019u eksituar. T\u00eb v\u00ebsh t\u00eb pasmet n\u00eb nj\u00eb VVC ku sapo ka shkuar ai plaku q\u00eb vajti para jush, kjo nuk t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehesh i\/e eksituar. Pa folur k\u00ebtu p\u00ebr er\u00ebn&#8230; Megjithat\u00eb, n\u00ebse jeni pak akrobat dhe arrini t\u00eb harroni drit\u00ebn si e ajo e supermarketit, njollat n\u00eb pasqyr\u00eb, dorez\u00ebn e der\u00ebs q\u00eb ju futet n\u00eb t\u00eb pasme dhe trokitjet e personelit t\u00eb avionit, q\u00eb i njohin k\u00ebto situata, p\u00ebrfitoni sa t\u00eb mundeni&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fush\u00eb<br \/>\nFantazia: Ah, fushat me grur\u00eb, l\u00ebndinat, kullotat, aq t\u00eb bukura dhe mikprit\u00ebse kur kalon pran\u00eb tyre me shpejt\u00ebsi, n\u00eb autostrad\u00eb&#8230; Fantazia e disa grave nga qyteti \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dashuri pik\u00ebrisht aty, nj\u00eb lloj rikthimi af\u00ebr tok\u00ebs, nj\u00eb forcim lidhjesh me natyr\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet ekstaz\u00ebs seksuale, ku edhe humusi i tok\u00ebs mban er\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Me flegrat e zgjeruara dhe me shqisat gati, pjesa kafsh\u00ebrore e burrit p\u00ebrgjigjet \u00abk\u00ebtu\u00bb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb apel.<br \/>\nRealiteti: Problemi \u00ebsht\u00eb se natyra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb-shum\u00eb e pranishme&#8230; n\u00eb t\u00eb gjitha format e saj. Kemi k\u00ebtu nj\u00eb rresht t\u00eb gjat\u00eb insektesh thith\u00ebse dhe shpuese q\u00eb sulmojn\u00eb \u00e7do cop\u00ebz t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs suaj lakuriqe, folen\u00eb e milingonave mbi t\u00eb cil\u00ebn keni v\u00ebn\u00eb gabimisht kok\u00ebn, gjethet e hithr\u00ebs q\u00eb ju prekin pjes\u00ebt intime, etj. Edhe ai guri me maj\u00eb n\u00eb kurrizin tuaj, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e natyr\u00ebs. Edhe kak\u00ebrdhit\u00eb e deleve q\u00eb nuk i kishit par\u00eb deri tani, jan\u00eb natyr\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, pyet veten n\u00ebse natyra \u00ebsht\u00eb dakord q\u00eb ju t\u00eb b\u00ebni gili-vili n\u00eb gjirin e saj. Stop, mjaft i b\u00ebt\u00eb pyetje vetes, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb \u00abjo\u00bb. Jo m\u00eb kot, q\u00ebkur kuptoi k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, qenia njer\u00ebzore shpiku sht\u00ebpit\u00eb me kate, dyshekun me susta dhe dritaret q\u00eb mbyllen.<\/p>\n<p>N\u00eb det<br \/>\nFantazia: Asaj i p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebj\u00eb dashuri n\u00eb det. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, partneri l\u00eb shezlongun dhe me vrap shkon drejt ujit, kap\u00ebrcen me nj\u00eb frym\u00eb peshqir\u00ebt e fqinj\u00ebve dhe zhytet si nj\u00eb lund\u00ebr deti. Gjat\u00eb vrapit, ai duket si David Haselhof n\u00eb serin\u00eb \u00abBayvvatch\u00bb. Kur ajo i afrohet atij n\u00eb uj\u00eb, fillon nj\u00eb k\u00ebrcim dyshe ujor i papar\u00eb&#8230;<br \/>\nRealiteti: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ruash ekuilibrin, sepse t\u00eb dy t\u00eb dashuruarit kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr t\u2019u mbajtur dhe jan\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e val\u00ebve, t\u00eb cilat i shtyjn\u00eb drejt shk\u00ebmbinjve, pik\u00ebrisht aty ku ndodhet nj\u00eb koloni iriq\u00ebsh deti, ose nj\u00eb tapet algash, ku dy protagonist\u00ebt tan\u00eb duhet t\u00eb zhysin k\u00ebmb\u00ebt me bezdi. Sigurisht, nuk harrojm\u00eb q\u00eb deti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjedis armiq\u00ebsor, plot me rreziqe. Nuk po flas p\u00ebr zhyt\u00ebsit me maska dhe tuba uji q\u00eb b\u00ebjn\u00eb rrath\u00eb rrotull jush, por p\u00ebr faktin q\u00eb ju nuk dini t\u00eb merrni frym\u00eb n\u00ebn uj\u00eb&#8230; dhe, kur nuk prek fundin me k\u00ebmb\u00eb, zhytesh! Ja edhe roja e plazhit q\u00eb vjen me vrap drejt jush! <\/p>\n<p>N\u00eb kabin\u00ebn e teleferikut<br \/>\nFantazia: Ah, ajri i past\u00ebr i malit! \u00cbsht\u00eb i freks\u00ebt, t\u00eb jep fuqi dhe ndonj\u00eb grua mendon se \u00ebsht\u00eb edhe eksitues. Ajo \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb b\u00ebj\u00eb seks n\u00eb nj\u00eb kuti t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb varur n\u00eb qiell, duke v\u00ebshtruar majat e maleve me bor\u00eb. Partneri, sapo e d\u00ebgjon k\u00ebt\u00eb fantazi, me buz\u00ebqeshjen trimoshe dhe me veshjen e skive, e siguron se ajo mund t\u00eb mb\u00ebshtetet tek ai.<br \/>\nRealiteti: Mir\u00eb, po duhet vepruar shpejt, sepse udh\u00ebtimi nuk zgjat dy or\u00eb dhe nj\u00eb fantazi e d\u00ebshtuar, \u00ebsht\u00eb edhe e sh\u00ebmtuar. Problemi \u00ebsht\u00eb se q\u00eb t\u00eb dy keni veshur kombinezonet e trasha t\u00eb skive, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u hequr, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu k\u00ebpuc\u00ebt e skive, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ec\u00ebsh si Robokopi. Gjithashtu, mund t\u00eb hash ndonj\u00eb goditje fatkeqe me k\u00ebmb\u00eb dhe sigurisht, t\u2019ju bien objektet, si skit\u00eb dhe shkopinjt\u00eb e tyre. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, b\u00ebn shum\u00eb froht\u00eb dhe pastaj, m\u00eb duket mua, apo l\u00ebviz ca si shum\u00eb kabina? Mbase do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb rrinim t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb mos l\u00ebviznim shum\u00eb. Sinqerisht, n\u00ebse ti ke shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb, e provojm\u00eb, po a ia vlen t\u2019i kthejm\u00eb pushimet n\u00eb nj\u00eb kronik\u00eb t\u00eb zez\u00eb? <\/p>\n<p>N\u00eb kinema<br \/>\nFantazia: Nj\u00eb sall\u00eb e err\u00ebt, nj\u00eb atmosfer\u00eb e ngroht\u00eb dhe e rehatshme, njer\u00ebz q\u00eb nuk dyshojn\u00eb fare se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni ju pas kurrizit t\u00eb tyre. Skenari \u00ebsht\u00eb ky: Gruaja ka d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebni dashuri aty dhe mashkulli i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb dakord&#8230;<br \/>\nRealiteti: Sigurisht, duhet t\u00eb jeni vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebn e fundit dhe t\u00eb shpresoni se nuk ka ndonj\u00eb nga ata q\u00eb vijn\u00eb me vones\u00eb dhe q\u00eb, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb vend ku t\u00eb ulen, t\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb trupat tuaja me celular. Edhe zgjedhja e filmit ka r\u00ebnd\u00ebsi; \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebsh dashuri para nj\u00eb komedie, sepse e qeshura e madhe \u00ebsht\u00eb joproduktive p\u00ebr arritjen e orgazm\u00ebs. Po k\u00ebshtu, edhe disa filma ku personazhet \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra para dritares, t\u00eb cilat nuk mbulojn\u00eb me z\u00ebrin e tyre r\u00ebnkimet tuaja n\u00eb fund, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb spektator\u00ebt fillojn\u00eb t\u00eb m\u00ebrziten. Zgjidhni filma lufte plot me shp\u00ebrthime, apo filma horror, ku njer\u00ebzit b\u00ebrtasin, me kusht q\u00eb t\u00eb mos tundoheni p\u00ebr t\u2019i par\u00eb pse b\u00ebrtasin. Jo p\u00ebr gj\u00eb, po t\u00eb shoh\u00ebsh nj\u00eb lum\u00eb gjaku q\u00eb del nga goja e nj\u00eb viktime t\u00eb gjor\u00eb nuk t\u00eb ndihmon, besom\u00ebni. Pastaj, si t\u00eb veprosh, \u00e7far\u00eb pozicioni t\u00eb marr\u00ebsh? Duhet t\u00eb shtrihesh p\u00ebrtok\u00eb, aty ku \u00ebsht\u00eb mbushur me kokoshka, apo t\u00eb b\u00ebsh si akrobat me kolltuk\u00ebt me jast\u00ebk\u00eb shum\u00eb t\u00eb but\u00eb dhe me mb\u00ebshtetese duarsh shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Jo shum\u00eb e leht\u00eb gjith\u00eb kjo&#8230; Prit, nj\u00eb ide, po sikur t\u00eb shihnim filmin m\u00eb mir\u00eb?   <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jav\u00ebn e kaluar ju treguam p\u00ebr 10 fantazit\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura erotike fem\u00ebrore. Nganj\u00ebher\u00eb, k\u00ebto fantazi jan\u00eb t\u00eb realizueshme, nganj\u00ebher\u00eb jo, por ka raste q\u00eb pendohesh pse i b\u00ebn realitet&#8230; Burrat, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb fantazit\u00eb e grave, ama ato q\u00eb jan\u00eb t\u00eb realizueshme, jo ato q\u00eb nuk p\u00ebrfshijn\u00eb fare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[],"class_list":["post-7358","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intimitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7358"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7358\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}