{"id":7353,"date":"2015-01-09T15:30:56","date_gmt":"2015-01-09T14:30:56","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7353"},"modified":"2015-01-09T14:44:17","modified_gmt":"2015-01-09T13:44:17","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-26","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-26\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrrave tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebviz me v\u00ebshtir\u00ebsi<br \/>\n&#8211; Isha n\u00eb sht\u00ebpi dhe motra e vog\u00ebl m\u00eb tha: \u201cMa sill filan gj\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebn nuk e mbaj mend fare \u00e7far\u00eb ishte, por di q\u00eb l\u00ebvizja n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi si e hutuar dhe nuk e gjeja at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte motra. M\u00eb dilnin pengesa, mezi ecja, rr\u00ebzohesha dhe sikur zvarritesha. Shoh shpesh \u00ebndrra t\u00eb tilla, sikur mezi l\u00ebviz. \u00c7far\u00eb kuptimi kan\u00eb, ju lutem?<br \/>\n&#8211; \u00cbndrra tregon nj\u00eb lloj dob\u00ebsie; ndiheni shum\u00eb i\/e r\u00ebn\u00eb moralisht dhe psikologjikisht k\u00ebto koh\u00eb. Meqen\u00ebse shikoni shpesh \u00ebndrra t\u00eb tilla, do t\u00eb thot\u00eb se kjo lloj gjendjeje ju kap shpesh. Jeni person shum\u00eb i ndjesh\u00ebm dhe i brisht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Sa g\u00ebzoheni, sa hidh\u00ebroheni, sa jeni shum\u00eb entuziast, sa ju bie entuziazmi. Shpesh ndiheni pa shpres\u00eb dhe kapeni ndonj\u00ebher\u00eb pas gj\u00ebrave q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb kaluar. Mos vall\u00eb ndiheni i lodhur nga gjith\u00e7ka q\u00eb ju rrethon? Kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb ju fton t\u00eb ndryshoni m\u00ebnyr\u00ebn tuaj t\u00eb t\u00eb jetuarit. Duhet t\u00eb dilni nga kjo gjendje, qoft\u00eb edhe duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e njer\u00ebzve tuaj m\u00eb t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>Isha n\u00eb varreza<br \/>\n&#8211; Mbr\u00ebm\u00eb kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur isha me shoqen time duke ecur mes varrezave dhe duke qeshur. P\u00ebr momentin, m\u2019u kujtua q\u00eb nuk e dija ku ishte varri i gjyshit dhe gjyshes sime. U fut\u00ebm n\u00ebp\u00ebr vijat e varreve duke lexuar e k\u00ebrkuar p\u00ebr varrin e gjyshit. Shoqja ime e dinte se ku ishte varri i gjyshit t\u00eb saj dhe ata u ndal\u00ebn tek ai varr, por nga e qeshura jon\u00eb, na u shfaq nj\u00eb plak, q\u00eb her\u00eb m\u00eb dukej plak dhe her\u00eb, nj\u00eb djal\u00eb i ri. Na u afrua shpejt. M\u00eb dukej sikur ai plak me at\u00eb kapele t\u00eb bardh\u00eb si n\u00eb koh\u00ebt e vjetra, donte t\u00eb na kapte dhe iu ktheva: \u201cXhaxhi, nuk e kemi me ty q\u00eb po qeshim\u201d, por ai gjithnj\u00eb afrohej dhe kishte nj\u00eb v\u00ebshtrim shum\u00eb rr\u00ebnqeth\u00ebs, me disa sy t\u00eb bukur, sa dukej si djal\u00eb i ri. Kjo shoqja ime nuk m\u00eb l\u00ebshonte krahun, se un\u00eb doja t\u00eb ikja me vrap. Aty, m\u00eb doli gjumi. Ju lutem, m\u00eb thoni, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr? Ju faleminderit.<br \/>\n&#8211; Nuk duhet t\u00eb shqet\u00ebsoheni sepse e keni par\u00eb veten n\u00eb varreza. Kan\u00eb shum\u00eb kuptime \u00ebndrrat me varreza, por n\u00eb rastin tuaj konkret, \u00ebndrra tregon fundin e nj\u00eb t\u00eb shkuare dhe nj\u00eb rilindje t\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore, pse jo, edhe me gj\u00ebra t\u00eb reja n\u00eb jet\u00eb. Do t\u00eb \u00e7liroheni nga e kaluara dhe do t\u00eb hidhni syt\u00eb nga e ardhmja. K\u00ebt\u00eb e tregon fakti q\u00eb keni par\u00eb nj\u00eb xhaxhi, q\u00eb m\u00eb pas ju \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si djal\u00eb i ri. Pra, \u00ebndrra tregon fundin e zakoneve t\u00eb vjetra dhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar t\u00eb ardhmen me t\u00eb mirat e saj. Gjith\u00eb t\u00eb mirat! <\/p>\n<p>&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<\/p>\n<p>Bizhuteri<br \/>\n&#8211; Un\u00eb do t\u2019ju lutesha t\u00eb m\u00eb shpjegonit nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr: Shtypa nj\u00eb nga butonat e celularit dhe e gjith\u00eb aparatura e brendshme u zhduk. Kutia brenda u mbush me bizhuteri, var\u00ebse, unaza, v\u00ebth\u00eb e byzylyk\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb florinjt\u00eb, por edhe t\u00eb tjera. Nj\u00ebr\u00ebn nga ata e mora dhe e mbajta n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb, duke e shikuar. Respekte, nga Tr\u00ebndafili.<br \/>\n&#8211; I nderuar Tr\u00ebndafil, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb e bukur, aq edhe ka pak mister brenda saj dhe ju duhet t\u00eb b\u00ebni kujdes. Mjafton nj\u00eb l\u00ebvizje e juaja, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7far\u00ebdo, veprim, fjal\u00eb, gjest etj. q\u00eb do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb merrni shum\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime dhe t\u00eb ndiheni i adhuruar. Ama, kini kujdes sepse asgj\u00eb e tepruar nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb. Sado fjal\u00eb t\u00eb bukura apo premtime t\u00eb d\u00ebgjoni koh\u00ebt e fundit, mos u besoni totalisht. G\u00ebzojuni atyre q\u00eb keni, apo \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb ju afrohet, por jo duke u verbuar totalisht. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pozitive, por gjithsesi, n\u00ebse q\u00ebndroni me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, do t\u00eb ishte akoma m\u00eb mir\u00eb dhe rezultatet jan\u00eb m\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebse. Shtypja e butonit tregon se ju do t\u00eb b\u00ebni l\u00ebvizjen q\u00eb ju thash\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb jet\u00ebn personale, kudo. Edhe bizhuterit\u00eb, tregojn\u00eb vler\u00ebsimet, q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjeste, materiale apo edhe n\u00eb premtime, n\u00eb jet\u00ebn private apo sociale. <\/p>\n<p>Vet\u00ebm udh\u00ebtoj<br \/>\n&#8211; Shoh shpesh veten n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po udh\u00ebtoj. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, i harroj si i kam par\u00eb \u00ebndrrat, vet\u00ebm di q\u00eb jam n\u00eb udh\u00ebtim gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. A ka ndonj\u00eb kuptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb? Pres p\u00ebrgjigjen tuaj. Faleminderit.<br \/>\n&#8211; Duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb faktin q\u00eb mund t\u00eb jeni adhurues\/e t\u00eb udh\u00ebtimeve, udh\u00ebtimi n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr paraqet rrug\u00ebn tuaj drejt q\u00ebllimeve n\u00eb jet\u00eb. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashkudh\u00ebtar i juaji n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. N\u00ebse n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e shikoni veten q\u00eb e p\u00ebrfundoni me sukses udh\u00ebtimin tuaj dhe arrini n\u00eb destinacionin q\u00eb d\u00ebshironit, kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb arrini sukses n\u00eb q\u00ebllimet tuaja. N\u00ebse udh\u00ebtoni me nj\u00eb person t\u00eb zemr\u00ebs, kjo p\u00ebrfaq\u00ebson ndjenjat tuaja, m\u00ebnyr\u00ebn se si ka ecur marr\u00ebdh\u00ebnia juaj, m\u00ebnyra se si ndjeheni me t\u00eb. Pra, gjith\u00e7ka varet nga \u00ebndrra q\u00eb shikoni. <\/p>\n<p>Djali q\u00eb p\u00eblqej<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. Diku m\u00eb afrohej, diku p\u00ebrpiqej t\u00eb m\u00eb ngacmonte, m\u00eb vinte nga pas, m\u00eb largohej p\u00ebrs\u00ebri, zhdukej dhe shfaqej, por me fytyr\u00eb tjet\u00ebr. Pra, her\u00eb e kam shum\u00eb af\u00ebr, her\u00eb m\u00eb zhduket ose sillet indiferent me mua. A ka ndonj\u00eb kuptim kjo \u00ebnd\u00ebrr?<br \/>\n&#8211; M\u00eb duket se na keni shkruar edhe her\u00eb t\u00eb tjera, sepse m\u00eb ngjan me \u00ebndrrat e nj\u00eb vajze q\u00eb \u00ebnd\u00ebrron gjithmon\u00eb djalin q\u00eb dashuron. Gjithsesi, \u00ebndrra juaj tregon ndjenjat q\u00eb ushqeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb djal\u00eb. Ju e konsideroni shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe po vuani p\u00ebr t\u00eb. Zhdukja, afrimi i tij, ndryshimi i fytyre etj. tregojn\u00eb mungesat tuaja n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ju keni nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ndaj edhe ia ndjeni shum\u00eb munges\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn reale dhe ai ju shfaqet edhe n\u00eb \u00ebndrra. Si\u00e7 e shikoni, \u00ebndrra shpreh d\u00ebshirat tuaja, por jo se do t\u00eb ndodh\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb mes jush. T\u00eb pakt\u00ebn, gjer k\u00ebtu tregon \u00ebndrra. Ju urojm\u00eb fat!<\/p>\n<p>Shkela lulet<br \/>\n&#8211; Para dy net\u00ebsh pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po shkoja te dajat e mi. Shkova atje dhe vendi ishte i mbushur me lule. Un\u00eb nuk doja t\u2019i shkelja, por ishte e pamundur, ndaj shkelja mbi to, por \u00e7udit\u00ebrisht nuk prisheshin, merrnin s\u00ebrish form\u00ebn q\u00eb kishin m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb z\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cDuhet t\u00eb rrini me to, ju u p\u00ebrkisni atyre\u201d. M\u00eb zuri frika nga kjo \u00ebnd\u00ebrr. Mos vall\u00eb do vdes?<br \/>\n&#8211; Mos kini frik\u00eb, nuk do t\u00eb vdisni, kjo \u00ebnd\u00ebrr s\u2019ka lidhje fare me vdekjen. Lulet simbolizojn\u00eb dhembshurin\u00eb, ndjeshm\u00ebrin\u00eb, but\u00ebsin\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, bukurin\u00eb, pra, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb \u00ebndrr\u00ebs, ka nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb n\u00eb \u00ebndrrat me lule. Fakti q\u00eb keni shkelur lulet, tregon q\u00eb shpeshher\u00eb, ju i ndrydhni ndjenjat tuaja sepse keni frik\u00eb t\u00eb shfaqeni si\u00e7 jeni. Megjith\u00ebse mendoni se nuk po e l\u00ebndoni veten, ju p\u00ebrs\u00ebri ndiheni e shtypur n\u00eb shpirt. L\u00ebreni veten t\u00eb lir\u00eb, shprehni \u00e7far\u00eb ndjeni dhe jeta juaj do t\u00eb marr\u00eb kthes\u00eb m\u00eb aktive dhe m\u00eb t\u00eb bukur, ashtu si vet\u00eb lulet. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebviz me v\u00ebshtir\u00ebsi &#8211; Isha n\u00eb sht\u00ebpi dhe motra e vog\u00ebl m\u00eb tha: \u201cMa sill filan gj\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebn nuk e mbaj mend fare \u00e7far\u00eb ishte, por di q\u00eb l\u00ebvizja n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi si e hutuar dhe nuk e gjeja at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte motra. M\u00eb dilnin pengesa, mezi ecja, rr\u00ebzohesha dhe sikur zvarritesha. Shoh shpesh \u00ebndrra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-7353","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7353","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7353"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7353\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}