{"id":7322,"date":"2015-01-07T17:00:54","date_gmt":"2015-01-07T16:00:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7322"},"modified":"2015-01-07T13:00:11","modified_gmt":"2015-01-07T12:00:11","slug":"10-simptomat-e-anemise-mos-i-nenvlereso","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/01\/10-simptomat-e-anemise-mos-i-nenvlereso\/","title":{"rendered":"10 simptomat e anemis\u00eb&#8230; Mos i n\u00ebnvler\u00ebso!"},"content":{"rendered":"<p>Vuan nga anemia? Simptomat e k\u00ebtij problemi q\u00eb haset shpesh mund t\u00eb ndryshojn\u00eb sipas shkaqeve dhe gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb secilit prej nesh, por disa sinjale paralajm\u00ebruese jan\u00eb t\u00eb dukshme dhe njohja e tyre b\u00ebn t\u00eb mundur t\u00eb nd\u00ebrhyhet sa m\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin. Sipas ekspert\u00ebve, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i kushtoni kujdes munges\u00ebs s\u00eb hekurit, acidit folik dhe vitamin\u00ebs B12. Ja, disa simptoma t\u00eb anemis\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u2019i n\u00ebnvler\u00ebsoni&#8230;<\/p>\n<p>1. Ndjesi lodhjeje<br \/>\nNdjesia e lodhjes, humbja e papritur dhe e pamotivuar e energjive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga simptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb anemis\u00eb. Disa persona mund t\u00eb ken\u00eb edhe p\u00ebrgjumje, megjith\u00ebse flen\u00eb aq or\u00eb sa duhet. Kjo simptom\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb tjera t\u00eb anemis\u00eb. N\u00ebse keni dyshime, m\u00eb mir\u00eb konsultohuni me mjekun.<br \/>\n2. Takikardi<br \/>\nNj\u00eb simptom\u00eb tjet\u00ebr e anemis\u00eb, q\u00eb konsiderohet si e shpesht\u00eb, \u00ebsht\u00eb takikardia, sidomos gjat\u00eb shtimit t\u00eb ritmit t\u00eb zemr\u00ebs kur b\u00ebn nj\u00eb ushtrim fizik. N\u00eb disa situata, p\u00ebr shembull, pas nj\u00eb vrapi t\u00eb gjat\u00eb, ky fenomen mund t\u00eb jet\u00eb normal, por n\u00ebse rrahjet e zemr\u00ebs shtohen edhe pas nj\u00eb sforcimi minimal, k\u00ebshillohet t\u00eb shkoni te nj\u00eb doktor.<br \/>\n3. Djegie t\u00eb gjuh\u00ebs<br \/>\nNd\u00ebr simptomat e anemis\u00eb, e shkaktuar nga mungesa e hekurit, gjejm\u00eb edhe djegiet e gjuh\u00ebs, t\u00eb shkaktuara nga myku q\u00eb vesh at\u00eb. Mund t\u00eb paraqitet nj\u00eb enjtje e gjuh\u00ebs, q\u00eb merr emrin glosit. Mos harroni, pra, t\u00eb verifikoni gjendjen e gjuh\u00ebs suaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e sh\u00ebndetit.<br \/>\n4. Thonj dhe flok\u00eb t\u00eb brisht\u00eb<br \/>\nMungesa e hekurit mund t\u00eb sjell\u00eb brisht\u00ebsin\u00eb e thonjve dhe flok\u00ebve. B\u00ebni sidomos kujdes n\u00ebse thonjt\u00eb dhe flok\u00ebt k\u00ebputen leht\u00ebsisht. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ushqimit tuaj mund t\u2019i mungoj\u00eb hekuri, ose organizmi juaj e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta thith\u00eb at\u00eb. P\u00ebrsa u p\u00ebrket thonjve, anemia nga mungesa e hekurit mund t\u00eb shkaktoj\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet kilonikia, ku forma e thonjve \u00ebsht\u00eb e shesht\u00eb, bile edhe e lug\u00ebt.<br \/>\n5. Zverdhje<br \/>\nAnemia dhe mungesa e hekurit mund t\u00eb ken\u00eb n\u00eb simptomat e tyre nj\u00eb zverdhje t\u00eb p\u00ebrhapur t\u00eb fytyr\u00ebs dhe l\u00ebkur\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u2019i kushtoni v\u00ebmendje, si shfaqjes s\u00eb papritur t\u00eb k\u00ebsaj zverdhjeje, ashtu edhe gjendjeve kur ajo zgjat shum\u00eb. N\u00eb disa raste, kjo mund t\u00eb jet\u00eb normale, n\u00eb t\u00eb tjera mund t\u00eb jet\u00eb shenj\u00eb e anemis\u00eb, s\u00ebmundjeve t\u00eb m\u00ebl\u00e7is\u00eb, apo e problemeve t\u00eb qarkullimit t\u00eb gjakut. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbani n\u00ebn kontroll edhe f\u00ebmij\u00ebt.<br \/>\n6. Ng\u00ebr\u00e7e<br \/>\nMos n\u00ebnvler\u00ebsoni edhe shfaqjen e papritur t\u00eb ng\u00ebr\u00e7eve, jo vet\u00ebm gjat\u00eb st\u00ebrvitjes apo ushtrimeve fizike, por edhe gjat\u00eb nat\u00ebs, apo kur zhvilloni aktivitetet normale t\u00eb p\u00ebrditshme. N\u00eb disa raste, kjo mund t\u00eb jet\u00eb shenj\u00eb e anemis\u00eb, ose mund t\u00eb tregoj\u00eb munges\u00ebn e krip\u00ebrave minerale, si natriumi dhe magnezi.<br \/>\n7. Tharje e goj\u00ebs<br \/>\nNd\u00ebr simptomat e anemis\u00eb gjejm\u00eb edhe tharjen e goj\u00ebs, sidomos kur problemi shkaktohet nga mungesa e hekurit. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u2019u kushtoni v\u00ebmendje \u00e7arjeve n\u00eb an\u00ebt e buz\u00ebve. N\u00eb rastin e munges\u00ebs s\u00eb hekurit, mjeku mund t\u00eb modifikoj\u00eb ushqimin tuaj, ose t\u2019ju k\u00ebshilloj\u00eb ta merrni hekurin me tableta nga goja.<br \/>\n8. Probleme n\u00eb gjymtyr\u00eb<br \/>\nN\u00ebse ndjeni miz\u00ebri n\u00eb duar dhe k\u00ebmb\u00eb, humbje t\u00eb ndjesive n\u00eb prekje, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb ecje, apo ngurt\u00ebsi n\u00eb gjymtyr\u00eb, k\u00ebto mund t\u00eb shkaktohen nga anemia q\u00eb vjen si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb vitamin\u00ebs B12. Mjeku mund t\u00eb vendoj\u00eb t\u2019ju jap\u00eb tableta apo injeksione me k\u00ebt\u00eb vitamin\u00eb. Kur trupi t\u00eb ket\u00eb n\u00eb dispozicion sasin\u00eb e duhur t\u00eb vitamin\u00ebs B2, simptomat zhduken mjaft shpejt.<br \/>\n9. Dhimbje barku<br \/>\nAnemia e shkaktuar nga nj\u00eb shkat\u00ebrrim i papritur i rruazave t\u00eb kuqe (hemoliz\u00eb), mund t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebr simptomat e saj edhe dhimbjet e barkut. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, syt\u00eb dhe l\u00ebkura mund t\u00eb marrin nj\u00eb tonalitet t\u00eb verdh\u00eb, urina mund t\u00eb ngjyroset me t\u00eb kuqe apo kafe dhe mund t\u00eb shfaqen probleme n\u00eb veshka dhe konvulsione.<br \/>\n10. V\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb frym\u00ebmarrje<br \/>\nV\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e frym\u00ebmarrjes mund t\u00eb paraqiten si simptom\u00eb e anemis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb hekurit, te f\u00ebmij\u00ebt. Mungesa e hekurit \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe me probleme n\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar dhe n\u00eb sjellje. Anemia te f\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb mos ket\u00eb fare simptoma. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb frym\u00ebmarrje, zverdhja dhe lodhja, duhen konsideruar si sinjale alarmi. Sipas ekspert\u00ebve, 3% e f\u00ebmij\u00ebve n\u00ebn 2 vje\u00e7, vuajn\u00eb nga mungesa e hekurit. <\/p>\n<p>T\u00eb reja<br \/>\nN\u00ebse ndjehesh m\u00eb i ri se \u00e7\u2019je, shton jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka dal\u00eb nga nj\u00eb studim anglez, i publikuar n\u00eb revist\u00ebn JAMA Internal Medicine, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Studiuesit e University College London kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb studim plakjen e afro 6500 personave me mosh\u00eb mesatare 66 vje\u00e7. Ata kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje pjes\u00ebmarr\u00ebsit mbi perceptimin q\u00eb kishin p\u00ebr mosh\u00ebn e tyre dhe kan\u00eb krahasuar p\u00ebrgjigjet e tyre, me t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kishin mbi vdekjen. K\u00ebshtu, tek ata q\u00eb ndjeheshin m\u00eb t\u00eb rinj se mosha e tyre (69,6% q\u00eb mendonin se ishin 3-4 vjet m\u00eb t\u00eb rinj), shkenc\u00ebtar\u00ebt vrojtuan se niveli i vdekshm\u00ebris\u00eb ishte m\u00eb i ul\u00ebt (14,3%), sesa tek ata q\u00eb kishin p\u00ebrshtypjen se kishin mosh\u00ebn e tyre (18,5%), apo ata q\u00eb ndjeheshin m\u00eb pleq (24,6%). Ata q\u00eb ndjeheshin m\u00eb t\u00eb rinj, kishin pak shanse t\u00eb vdisnin gjat\u00eb afro 8 vjet\u00ebve (n\u00eb raport me momentin kur iu b\u00eb pyetja).<br \/>\nSi mund t\u00eb shpjegohen k\u00ebto rezultate?<br \/>\nSipas Isla Rajpon dhe Endrju Stepto, dy autor\u00ebt e studimit, ekziston nj\u00eb lidhje e fuqishme nd\u00ebrmjet m\u00ebnyr\u00ebs si e percepton mosh\u00ebn t\u00ebnde dhe s\u00ebmundjeve kardiovaskulare. Megjithat\u00eb, ata nuk kan\u00eb marr\u00eb parasysh marr\u00ebdh\u00ebnien me vdekshm\u00ebrin\u00eb e shkaktuar nga kanceri. Ata kan\u00eb shpjeguar gjithashtu se ata q\u00eb ndjeheshin m\u00eb t\u00eb rinj, mund t\u00eb ken\u00eb mbase \u201cnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb jetuar, nj\u00eb ndjenj\u00eb se e zot\u00ebronin koh\u00ebn dhe m\u00eb shum\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb\u201d, por ata mendojn\u00eb se studimet duhen \u00e7uar edhe m\u00eb tej, p\u00ebr t\u00eb analizuar m\u00eb thell\u00eb \u201cmekanizmat e k\u00ebtyre lidhjeve\u201d (ata nuk mor\u00ebn parasysh gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore apo zgjedhjet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb jet\u00eb). <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vuan nga anemia? Simptomat e k\u00ebtij problemi q\u00eb haset shpesh mund t\u00eb ndryshojn\u00eb sipas shkaqeve dhe gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb secilit prej nesh, por disa sinjale paralajm\u00ebruese jan\u00eb t\u00eb dukshme dhe njohja e tyre b\u00ebn t\u00eb mundur t\u00eb nd\u00ebrhyhet sa m\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin. Sipas ekspert\u00ebve, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i kushtoni kujdes munges\u00ebs s\u00eb hekurit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-7322","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7322","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7322"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7322\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7322"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7322"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7322"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}