{"id":7283,"date":"2014-12-28T15:30:32","date_gmt":"2014-12-28T14:30:32","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7283"},"modified":"2014-12-28T13:50:08","modified_gmt":"2014-12-28T12:50:08","slug":"merita-merja-parukierja-e-vitit-keshillon-cfare-ju-duhet-dhe-cfare-nuk-ju-duhet-per-festa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/merita-merja-parukierja-e-vitit-keshillon-cfare-ju-duhet-dhe-cfare-nuk-ju-duhet-per-festa\/","title":{"rendered":"Merita Merja, parukierja e vitit, k\u00ebshillon: \u00c7far\u00eb ju duhet dhe \u00e7far\u00eb nuk ju duhet p\u00ebr festa?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Ajo \u00ebsht\u00eb e k\u00ebndshme, e bukur, e dashur, por edhe nj\u00eb fem\u00ebr e fort\u00eb, me guxim t\u00eb madh dhe e vendosur p\u00ebr t\u00eb arritur synimet e saj. E kemi pasur n\u00eb faqet e gazet\u00ebs son\u00eb her\u00eb pas here, sepse ajo \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e para n\u00eb risi, e para n\u00eb realizime fantastike. Merita, apo parukierja dhe estetistja m\u00eb trendi e vitit, vjen n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb plot me k\u00ebshilla p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju. Si prag festash, ajo na k\u00ebshillon grimin, flok\u00ebt, ngjyrat dhe stilimin q\u00eb duhet p\u00ebrdorur n\u00eb festa t\u00eb tilla t\u00eb ve\u00e7anta si nata e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve. K\u00ebto dhe t\u00eb tjera, do t\u2019i lexoni n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb Merita dha p\u00ebr gazet\u00ebn ton\u00eb\u2026 Lexim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Merita, p\u00ebrsh\u00ebndetje! Ja, ku ritakuam&#8230; Si t\u00eb kan\u00eb gjetur festat?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>P\u00ebrsh\u00ebndetje! K\u00ebto festa m\u00eb kan\u00eb gjetur m\u00eb profesioniste se kurr\u00eb, m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe sa m\u00eb pran\u00eb klient\u00ebve t\u00eb mi Si\u00e7 e dini, un\u00eb kam dhjet\u00eb vjet q\u00eb merrem me artin e parukeris\u00eb dhe t\u00eb estetik\u00ebs. M\u00eb p\u00eblqen e bukura, e k\u00ebndshmja, eksplorimet n\u00eb parukeri dhe jam gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb res\u00eb..<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kemi gjetur njeriun e duhur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshillat e duhura n\u00eb numrin e fundit t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb gazet\u00ebn ton\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse m\u00eb keni zgjedhur, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb puna ime ka folur vet\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb intervistohem nga gazeta juaj dhe shpresoj t\u00eb jap k\u00ebshillat e duhura p\u00ebr lexuesit tuaj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si parukierja dhe estetisja m\u00eb e dashur dhe m\u00eb trendi e vitit 2014, ke qen\u00eb e pranishme n\u00eb shum\u00eb evente bukurie. \u00c7far\u00eb t\u00eb ka mbetur n\u00eb mendje nga k\u00ebto takime<\/strong>?<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit p\u00ebr vler\u00ebsimin&#8230; T\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ndihem shum\u00eb e privilegjuar nga vler\u00ebsimi i mediave t\u00eb ndryshme. \u00c7do emision apo \u00e7do intervist\u00eb ka pasur t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn e saj. Un\u00eb jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur nga bashk\u00ebpunimi dhe uroj q\u00eb edhe p\u00ebr 2015 t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebshtu, pse jo, edhe m\u00eb mir\u00eb!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti ke realizuar edhe nj\u00eb set me foto me fustane nus\u00ebrie ku kan\u00eb pozuar modele me em\u00ebr&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Fustanet e nus\u00ebris\u00eb jan\u00eb koleksioni i ri i vitit 2015. Vajzat kan\u00eb veshur fustane t\u00eb cilat nuk i gjen askund tjet\u00ebr sepse i kam p\u00ebrzgjedhur me kujdes dhe q\u00eb t\u00eb jen\u00eb unike. Jan\u00eb t\u00eb praruara dhe t\u00eb gjith\u00eb aksesor\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrshtatur me fustanet dhe vellot. Do t\u2019u sugjeroja t\u00eb gjitha vajzave q\u00eb kan\u00eb vendosur dat\u00ebn e tyre t\u00eb marteses; n\u00ebse duan q\u00eb dita e tyre t\u00eb jet\u00eb e paharrueshme, fustanet e mrekullueshme t\u00eb koleksionit t\u00eb ri dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, mund t\u2019i gjejn\u00eb vet\u00ebm k\u00ebtu. K\u00ebtu kan\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb kompletuar; fustan, make-up dhe stilim, t\u00eb gjitha nga dora ime.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kurset e parukeris\u00eb dhe t\u00eb estetik\u00ebs, vazhdojn\u00eb, apo jo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Po, nga data 5 janar, fillon sezoni i par\u00eb i kurseve t\u00eb estetik\u00ebs dhe t\u00eb parukeris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb regjistrimet kan\u00eb filluar dhe kushdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb artin e bukuris\u00eb, mund t\u00eb vij\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb aplikimin e duhur. Garantohet m\u00ebsimdh\u00ebnie e kompletuar dhe praktika, pa diskutim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A vazhdon t\u00eb frekuentohet nga personazhe publike salloni yt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Tani, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb! Ata kan\u00eb gjetur rehatin\u00eb, t\u00eb bukur\u00ebn, kan\u00eb gjetur at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebtu tek un\u00eb. Tashm\u00eb, jemi b\u00ebr\u00eb mikesha shum\u00eb t\u00eb mira me bukuroshe t\u00eb tilla si: Arta Bajrami, Enxhi Kamenica, Anjeza Branka, Poni, Elisabeta Marku, Maja, Sofia e \u201cZon\u00eb e lir\u00eb\u201d dhe shum\u00eb modele t\u00eb afirmuara.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kam par\u00eb q\u00eb n\u00eb sallonin t\u00ebnd vazhdon tendenca e g\u00ebrshetave, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ver\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, vajzat kan\u00eb gjetur rehatin\u00eb e k\u00ebrkuar me g\u00ebrshetat dhe, edhe pse vera ka mbaruar, ato vazhdojn\u00eb t\u2019i preferojn\u00eb sepse jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme, t\u00eb lehta, estetike dhe shum\u00eb praktike.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Meq\u00eb jemi n\u00eb prag festash, si fillim, a mund t\u00eb na thuash se cili \u00ebsht\u00eb grimi i duhur p\u00ebr festa?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ka nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri grimesh dhe secila prej nesh duhet t\u00eb zgjedh\u00eb at\u00eb q\u00eb i p\u00ebrshtaret.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si p\u00ebr shembull?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb b\u00ebhet grim nudo ose i theksuar nga ngjyrat, ngjyra metalixato ose pastel, me shk\u00eblqim ose jo, mund t\u00eb zgjidhen qerpik\u00ebt falso ose jo, varet sipas preferencave.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb trend p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fundvit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb koleksionet e reja t\u00eb festave gjejm\u00eb shum\u00eb produkte p\u00ebr t\u00eb realizuar grimin me ngjyra neutro dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr hijet e syve. K\u00ebto jan\u00eb pikat e referimit p\u00ebr t\u00eb kuptuar se cil\u00ebt jan\u00eb make- up-et m\u00eb trendi p\u00ebr festa.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb sfumosh tonalitete t\u00eb ndryshme t\u00eb boj\u00ebkafes\u00eb, t\u00eb realizosh nj\u00eb grim bronz apo t\u00eb art\u00eb, jan\u00eb pika t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb luk t\u00eb bukur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb rregulli baz\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndiqet p\u00ebr nj\u00eb grim t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; I \u00e7elur gjat\u00eb dit\u00ebs dhe i err\u00ebt p\u00ebr n\u00eb mbr\u00ebmje. Kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha nuancat q\u00eb zgjedhim t\u00eb p\u00ebrdorim. Dashamir\u00ebset e hijeve t\u00eb syve mund t\u00eb zbaviten duke krijuar n\u00eb t\u00eb gjitha variantet, jo vet\u00ebm ngjyr\u00ebn e zez\u00eb. Zakonisht, p\u00ebr festa, p\u00ebrdoret ngjyra vjollc\u00eb, blu dhe jeshile, por edhe ngjyrat metalixato dhe t\u00eb shk\u00eblqyeshme, si edhe sfumaturat e arta dhe t\u00eb argjendta.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po n\u00eb rast se buz\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ngjyrosura?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E kuqja, si\u00e7 e dini, \u00ebsht\u00eb ngjyra e festave. Zgjidheni ne variantin klasik ose pak t\u00eb err\u00ebt dhe preferojeni n\u00eb versionin mat, n\u00eb t\u00eb cilin mund t\u00eb p\u00ebrdorni edhe vet\u00ebm nj\u00eb laps. Me buz\u00eb t\u00eb theksuara, ju duhet nj\u00eb grim m\u00eb pak impenjativ.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kalojm\u00eb te flok\u00ebt&#8230; Cilat ngjyra k\u00ebshillohen p\u00ebr festa? Cilat jan\u00eb n\u00eb trend, m\u00eb sakt\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ngjyrat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb buta dhe t\u00eb ngrohta, preferohen fijet e lehta ngjyr\u00eb kafe dhe bjonde e art\u00eb ose e kuq\u00ebrremt\u00eb. Por, nuk duhet ekzagjeruar asnj\u00ebher\u00eb diferenca e toneve. Nuancat mbizot\u00ebruese jan\u00eb platini i p\u00ebrzier me kafe. P\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb guxojn\u00eb, mbeten gjithmon\u00eb aktuale edhe ngjyrat e forta dhe artificiale, si ngjyr\u00eb vjollc\u00eb, roz\u00eb, blu, jeshile, qershi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po p\u00ebrsa i p\u00ebrket gjat\u00ebsis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ato q\u00eb preferojn\u00eb flok\u00ebt e shkurt\u00ebr jan\u00eb konform trendit t\u00eb dimrit dhe duhet t\u2019i mbajn\u00eb ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7rregullt, por asnj\u00ebher\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurtra. Gjat\u00ebsia mesatare duhet mbajtur n\u00eb form\u00eb ondesh dhe t\u00eb ndara n\u00eb an\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb propozuar nga Louis Vuitton. Produktet e stilimit varen nga modeli i flok\u00ebve. N\u00ebse keni flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe duan onde voluminoze, shkuma e flok\u00ebve \u00ebsht\u00eb e duhura. N\u00ebse doni q\u00eb flok\u00ebt e gjata t\u2019i mbani t\u00eb mbledhura prapa, at\u00ebhere nevojitet xheli. Flokun e shkurt\u00ebr dhe t\u00eb \u00e7rregullt ju mund ta stiloni me nj\u00eb krem ose serum fortifikues, p\u00ebr mbrojtje. K\u00ebto produkte do t\u2019ju ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer dhe mbrojtur flok\u00ebt, si edhe p\u00ebr t\u00eb krijuar stilin tuaj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb stil, nj\u00eb ngjyr\u00eb, di\u00e7ka q\u00eb nuk duhet ta shohim absolutisht p\u00ebr k\u00ebto festa?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ne jemi n\u00eb vitin 2014 dhe po hyjm\u00eb n\u00eb 2015-n, stilet jan\u00eb me miliona dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr mua, mund t\u00eb jet\u00eb e gabuar p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Un\u00eb nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor termat \u201ct\u00eb bukura\u201d apo \u201ct\u00eb sh\u00ebmtuara\u201d, por ato \u00e7ka nuk do t\u00eb doja t\u00eb shikoja p\u00ebrreth jan\u00eb flok\u00ebt e d\u00ebmtuar, t\u00eb that\u00eb e t\u00eb mbajtur pa kujdes, si\u00e7 m\u00eb ndodh t\u2019i shoh n\u00eb shum\u00eb raste.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti vet\u00eb, ku dhe me k\u00eb do jesh nat\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve dhe kush do t\u00eb t\u00eb zbukuroj\u00eb p\u00ebr at\u00eb nat\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb zbukurohem gjithmon\u00eb vet\u00eb, p\u00ebr \u00e7do eveniment, p\u00ebr \u00e7do fest\u00eb. Nata e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve do t\u00eb m\u00eb gjej\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb pun\u00eb, sepse misioni im \u00ebsht\u00eb t\u2019i b\u00ebj njer\u00ebzit t\u00eb bukur dhe t\u00eb ndihen sa mir\u00eb mir\u00eb. M\u00eb pas, mbr\u00ebmja do t\u00eb vijoj\u00eb pran\u00eb familjes time, pran\u00eb djalit tim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, Saimirit. Me k\u00ebt\u00eb rast, uroj t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, miq, koleg\u00eb, t\u00eb dashuruar pas artit t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs, G\u00ebzuar Vitin e Ri 2015, ju sjellt\u00eb ato q\u00eb 2014-a jua dha me pakic\u00eb dhe q\u00eb ju i d\u00ebshironi pa fund.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo \u00ebsht\u00eb e k\u00ebndshme, e bukur, e dashur, por edhe nj\u00eb fem\u00ebr e fort\u00eb, me guxim t\u00eb madh dhe e vendosur p\u00ebr t\u00eb arritur synimet e saj. E kemi pasur n\u00eb faqet e gazet\u00ebs son\u00eb her\u00eb pas here, sepse ajo \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e para n\u00eb risi, e para n\u00eb realizime fantastike. Merita, apo parukierja dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":7284,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[528,48],"tags":[662,717],"class_list":["post-7283","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bukuri","category-estetike","tag-merita","tag-parukeri"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7283\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7284"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}