{"id":7278,"date":"2014-12-26T18:00:08","date_gmt":"2014-12-26T17:00:08","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7278"},"modified":"2014-12-26T15:31:56","modified_gmt":"2014-12-26T14:31:56","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-24","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-24\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrrave tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Shoku im<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb sikur isha lidhur me nj\u00eb shokun tim q\u00eb un\u00eb e kam si v\u00eblla dhe e kisha sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb ta prezantoja me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e mi. Nuk mbaj mend m\u00eb asgj\u00eb. \u00c7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr, ju lutem? Faleminderit.<br \/>\n&#8211; Shoku q\u00eb e \u00e7oni n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrfaq\u00ebson disa aspekte tuajat n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb cilat tregojn\u00eb n\u00ebse jeni e gatshme t\u2019i pranoni dhe t\u00eb p\u00ebrfshiheni n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb hapur edhe me njer\u00ebzit q\u00eb ju rrethojn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pozitive, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se: \u00c7far\u00ebdo t\u2019ju sjell\u00eb jeta, tani \u00ebsht\u00eb pozitive dhe ju nuk do t\u00eb keni frik\u00eb apo komplekse ta b\u00ebni t\u00eb ditur edhe n\u00eb familjen tuaj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>Dy meshkuj q\u00eb puthen<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur isha n\u00eb banjo dhe pash\u00eb dy meshkuj q\u00eb putheshin me nj\u00ebri-tjetrin. M\u00eb pas, kur dola, e pash\u00eb veten n\u00eb plazh, me rroba banjoje, e padepiluar me t\u00eb dashurin. Ju lutem, m\u00eb ndihmoni. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon nj\u00eb lloj sikleti q\u00eb nuk e shprehni me t\u00eb dashurin. Dy meshkujt q\u00eb puthen nuk kan\u00eb lidhje me homoseksualitetin, por me sikletin tuaj. Keni nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb brendshme ndaj intimitetit, gj\u00eb q\u00eb nuk e pranoni. Edhe qimet q\u00eb keni par\u00eb, tregojn\u00eb sikletin tuaj. \u00cbndrra ju k\u00ebshillon q\u00eb p\u00ebrpara vetes tuaj t\u00eb mos vini njeri. N\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon apo ju b\u00ebn t\u00eb vuani dhe shkaktar \u00ebsht\u00eb i dashuri, duhet t\u2019ia thoni. Jepini p\u00ebrpar\u00ebsi vetes suaj. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>I dashuri dhe ish-i dashuri<br \/>\n&#8211; Mbr\u00ebm\u00eb pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ish-t\u00eb dashurin tim. E takova n\u00eb nj\u00eb klab dhe b\u00ebra sikur s\u2019e pash\u00eb. Para m\u00eb priste i dashuri. E putha dhe u ktheva t\u00eb merrja \u00e7ant\u00ebn se do iknim. \u00c7anta ishte si n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb ve\u00e7uar ku ne ishim nj\u00eb grup shoq\u00ebror q\u00eb po q\u00ebndronim. E kapa p\u00ebrdore t\u00eb dashurin dhe do iknim, kur pam\u00eb dy miq (nj\u00eb \u00e7ift) t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb dhe u ul\u00ebm edhe ne me ata. Filloi nj\u00eb shfaqje shum\u00eb e bukur me ngjyra dhe un\u00eb po i thoja t\u00eb dashurit tim: \u201cUa, sa e bukur!\u201d, por d\u00ebgjova ish-t\u00eb dashurin tim: \u201cPo, zem\u00ebr, shum\u00eb bukur\u201d. Aty u preva fare dhe nuk guxoja ta ktheja kok\u00ebn pas. Ai tha: \u201cTi s\u2019ke par\u00eb akoma pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur, zemra ime\u201d dhe kapi nga beli vajz\u00ebn q\u00eb ishte n\u00eb tavolin\u00eb me ne. I dashuri im e q\u00eblloi me grusht n\u00eb fytyr\u00eb, por ky kishte dor\u00ebn e vrar\u00eb dhe s\u2019i gjuajti shum\u00eb. Ish-i dashuri im iku, nd\u00ebrsa shoku i t\u00eb dashurit na solli dy shishe alkool. Aty u zgjova. Pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Faleminderit.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb e komplikuar, q\u00eb tregon se edhe jeta juaj realisht \u00ebsht\u00eb pak a shum\u00eb e till\u00eb, ose jeni ju vet\u00eb q\u00eb i ngat\u00ebrroni gj\u00ebrat, duke p\u00ebrzier t\u00eb kaluar\u00ebn me t\u00eb tashmen. Ndoshta mendoni se i keni mbyllur hesapet me t\u00eb kaluaren, por \u00ebndrra tregon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Do t\u00eb ndesheni s\u00ebrish me t\u00eb kaluar\u00ebn, sepse di\u00e7ka ka ngelur pezull. Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, duhet t\u00eb keni kujdes nga i dashuri aktual, sepse \u00ebsht\u00eb tip xheloz, sado q\u00eb nuk e shpreh dhe mund t\u00eb rrezikoni ta humbisni n\u00ebse nuk tregoheni e kujdesshme, ose n\u00ebse e keni akoma mendjen tek e kaluara. Muzika, shfaqja e bukur, tregon melankoli dhe nj\u00eb lloj nostalgjie p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn, ndaj ju themi t\u00eb b\u00ebni kujdes. Duhet ta ndani mendjen me veten tuaj: Ose t\u00eb vazhdoni p\u00ebrpara, ose do t\u00eb ngeleni pas n\u00eb koh\u00eb dhe mund ta komplikoni jet\u00ebn tuaj akoma m\u00eb shum\u00eb. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj. <\/p>\n<p>Miku me t\u00eb cilin nuk flas<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb nj\u00eb mikun tim me t\u00eb cilin kam dy vjet q\u00eb nuk flas. Kur iu afrova, thjesht do ta p\u00ebrsh\u00ebndesja, por ai reagoi menj\u00ebher\u00eb, m\u00eb kapi nga krah\u00ebt dhe m\u00eb puthi n\u00eb faqe. Tregoi shum\u00eb respekt ndaj meje, si m\u00eb p\u00ebrpara, sikur i kishte harruar ato muhabete. U habita nga sjellja e tij. A m\u00eb ndihmoni, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo?<br \/>\n&#8211; \u00cbndrra juaj tregon nj\u00eb brerje nd\u00ebrgjegjeje ndaj mikut tuaj. Ndiheni pak n\u00eb faj p\u00ebr gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur mes jush dhe do t\u00eb donit t\u00eb pajtoheshit. Ajo \u00e7far\u00eb keni par\u00eb tregon edhe se mjafton nj\u00eb sinjal pajtimi nga ana juaj dhe ai do t\u00eb jet\u00eb dakord. Pra, \u00ebndrra juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitive. N\u00ebse ai sillet ftoht\u00eb me ju, thell\u00eb-thell\u00eb ka respekt p\u00ebr ju, ashtu si edhe n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. <\/p>\n<p>Avion<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb ta shikosh veten sikur po shkon diku, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb nuk ia mban mend emrin? Di q\u00eb isha n\u00eb aeroport dhe po shikoja i mahnitur se si fluturonin aeroplan\u00ebt. Hipa n\u00eb avion dhe dikush m\u00eb tha: \u201cSa er\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb mban!\u201d. Un\u00eb qesha i k\u00ebnaqur. \u00c7far\u00eb kuptimi ka, ju lutem, t\u00eb shikosh aeroplan n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr?<br \/>\n&#8211; Aeroplan\u00ebt, n\u00eb shumic\u00ebn e \u00ebndrrave, ose jan\u00eb lajme q\u00eb ju vijn\u00eb, ose mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndryshuar. N\u00eb rastin tuaj, duke qen\u00eb se keni hipur n\u00eb avion, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb ndryshim n\u00eb jet\u00ebn tuaj, do t\u00eb lini mbrapa t\u00eb kaluar\u00ebn dhe do t\u00eb shijoni \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ju jep e ardhmja. Do t\u00eb kap\u00ebrceni gjith\u00eb pengesat q\u00eb keni patur deri m\u00eb sot dhe do t\u00eb shijoni qoft\u00eb edhe gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb vogla. K\u00ebt\u00eb e lidh me arom\u00ebn tuaj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn keni marr\u00eb kompliment. Aroma mund t\u00eb ket\u00eb lidhje edhe me nj\u00eb nostalgji t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por besoj se ka m\u00eb shum\u00eb lidhje me t\u00eb ardhmen tuaj, sepse ju keni hipur n\u00eb avion. Pra, do t\u00eb shijoni k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb q\u00eb do t\u2019ju sjell\u00eb jeta.<\/p>\n<p>Portokalli<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur e lyen sht\u00ebpin\u00eb t\u00eb gjith\u00ebn me ngjyr\u00eb portokalli? M\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb dhe e shijoja m\u00eb shum\u00eb ngjyr\u00ebn q\u00eb kishte dal\u00eb sesa vet\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. Pres nj\u00eb parashikim.<br \/>\n&#8211; Ngjyra portokalli n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb burim t\u00eb lumturis\u00eb s\u00eb brendshme. Tregon natyr\u00ebn tuaj shum\u00eb sociale dhe q\u00eb keni prirje t\u00eb krijoni miq\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrjetshme. Por \u00ebndrra ka edhe shpjegime t\u00eb tjera. Ngjyra portokalli tregon edhe nj\u00eb lloj ambicieje p\u00ebr pushtet dhe p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb person t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb krah, si dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur intimitet me personin e zemr\u00ebs. Pra, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00ebndrra juaj \u00ebsht\u00eb pozitive. Duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb edhe sht\u00ebpia n\u00eb mes, at\u00ebhere ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndiheni sikur ju jan\u00eb realizuar gjith\u00eb \u00ebndrrat k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoku im &#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb sikur isha lidhur me nj\u00eb shokun tim q\u00eb un\u00eb e kam si v\u00eblla dhe e kisha sjell\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb ta prezantoja me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e mi. Nuk mbaj mend m\u00eb asgj\u00eb. \u00c7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr, ju lutem? Faleminderit. &#8211; Shoku q\u00eb e \u00e7oni n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-7278","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7278","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7278"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7278\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7278"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7278"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7278"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}