{"id":7235,"date":"2014-12-22T17:00:49","date_gmt":"2014-12-22T16:00:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7235"},"modified":"2014-12-22T11:21:02","modified_gmt":"2014-12-22T10:21:02","slug":"dhemballa-ma-shkaktoi-tiroiden","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/dhemballa-ma-shkaktoi-tiroiden\/","title":{"rendered":"Dh\u00ebmballa ma shkaktoi tiroiden?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor Dashamiri! Jam nj\u00eb person q\u00eb jetoj n\u00eb Kanada. Prej gati nj\u00eb muaji kam shqet\u00ebsime q\u00eb mendoj se m\u00eb vijn\u00eb nga gjendrra tiroide. Kam b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb eko t\u00eb tiroides, ku rezultoi nj\u00eb zmadhim i vog\u00ebl i lobeve. Her\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkruan se kam noduj. Para nj\u00eb muaji, pata infeksion t\u00eb nj\u00eb dh\u00ebmballe t\u00eb poshtme, m\u00eb pas nj\u00eb inflamacion n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb mjekr\u00ebs, ku dalloja dy si rruaza t\u00eb cilat m\u00eb shkaktonin dhimbje. M\u00eb pas, kisha m\u00eb tep\u00ebr dhimbje dhe shkova te doktori, i cili m\u00eb dha antibiotik\u00eb Amoksicilin\u00eb p\u00ebr 10 dit\u00eb 1000 gr. Rezultati ishte pozitiv se u b\u00ebra mir\u00eb, por u shtuan probleme t\u00eb tilla si pagjum\u00ebsia, rritje e rrahjeve t\u00eb zemr\u00ebs (normale un\u00eb i kam patur 65-70, por ato shkonin deri n\u00eb 95, p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra). Dua t\u00eb pyes: Inflamacioni i tiroides mund t\u00eb jet\u00eb pasoj\u00eb e infeksionit t\u00eb dh\u00ebmball\u00ebs apo di\u00e7kaje tjet\u00ebr dhe a mund t\u00eb vazhdoj edhe nj\u00eb kur\u00eb antibiotiku? Ju shkrova k\u00ebtu, sepse doktor\u00ebt nuk japin nj\u00eb mendim p\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00ebn, por gj\u00ebra t\u00eb shk\u00ebputura. Kur e pyes q\u00eb kam rritje t\u00eb rrahjeve t\u00eb zemr\u00ebs, p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb \u201cnuk e di, duhet t\u00eb shkosh te specialisti&#8230;\u201d. Pra, \u00ebsht\u00eb pak e komplikuar puna&#8230; Un\u00eb kam shkuar te kat\u00ebr doktor\u00eb dhe pa ndonj\u00eb rezultat gjer tani.<br \/>\nDr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: &#8211; Q\u00eb n\u00eb fillim dua t\u2019ju sqaroj q\u00eb s\u00ebmundjet e tiroides jan\u00eb t\u00eb shumta. Diagnoza e tyre, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, k\u00ebrkon pak koh\u00eb dhe disa ekzaminime bazike. Me sa kuptoj nga materiali i d\u00ebrguar, ju keni kryer vet\u00ebm ekografit\u00eb e tiroides e cila ka rezultuar vet\u00ebm pak e zmadhuar dhe besoj se \u00ebsht\u00eb ekografia e par\u00eb. Kjo vjen p\u00ebr disa arsye, por m\u00eb s\u00eb shumti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me defi\u00e7itin e jodit q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e n\u00eb vazhdim. Duke gjykuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin plan profesional, ka edhe disa s\u00ebmundje t\u00eb tjera q\u00eb e sjellin k\u00ebt\u00eb problem, por nuk po zgjatem m\u00eb tej n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajtes\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. E mira do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb kryeni edhe disa analiza hormonale t\u00eb tiroides. Konkretisht, si fillim, b\u00ebhet TSH (Thyroid Stimulating Hormone). N\u00eb rastet kur analiza e m\u00ebsip\u00ebrme del jo normale, sipas protokolleve diagnostike amerikane dhe bot\u00ebrore, mund t\u00eb thellohemi m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb gjetur realisht shkakun q\u00eb mund ta ket\u00eb shkaktuar shqet\u00ebsimin tuaj.<br \/>\n&#8211; Duke plot\u00ebsuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pyetjes suaj, ju sqaroj se takidardia (ritmi m\u00eb i madh se 80) \u00ebsht\u00eb elementi kryesor klinik i hipertireoz\u00ebs. Gjithsesi, kjo ndodh n\u00eb terren t\u00eb infeksionit. Edhe n\u00eb rastet kur tiroidja s\u2019ka problem, mjafton nj\u00eb vat\u00ebr infektive kudo n\u00eb organiz\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb takikardi. Un\u00eb nuk jam shum\u00eb i qart\u00eb me interpretimin e ekografis\u00eb q\u00eb m\u00eb keni d\u00ebrguar, se m\u2019u duk si di\u00e7ka infektive nga nj\u00ebra an\u00eb, si tiroidit bakterial, por duke qen\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje tep\u00ebr e rrall\u00eb, mbetet t\u2019i trajtojm\u00eb si noduj ose pseudonoduj (kokrra ose lythe t\u00eb tiroides). N\u00eb imazhet ekografike q\u00eb m\u00eb keni d\u00ebrguar, ka edhe nj\u00eb moment kontradikte mes dy raporteve t\u00eb ekografis\u00eb, ku nj\u00ebri interpretohet se ka noduj tiroidja e tjetri jo. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, mbetet q\u00eb diagnoza juaj t\u00eb jet\u00eb tiroiditi akut bakterial. Kjo s\u00ebmundje ka lidhje me gjendrrat limfatike dhe infeksionin tjet\u00ebr q\u00eb kishit; edhe nj\u00eb pjes\u00eb e imazheve shkojn\u00eb si t\u00eb till\u00eb, pra, p\u00ebr variantin e s\u00ebmundjes infektive t\u00eb tiroides. Supozojm\u00eb se ata jan\u00eb noduj, pra, lytha. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me strum\u00ebn multinodulare me funksion t\u00eb ruajtur eutiroidien. N\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb ky variant (un\u00eb do t\u2019i kem m\u00eb t\u00eb qarta kur t\u2019i shoh ekzaminimet fizikisht) do t\u00eb isha i mendimit ta operonit tiroiden tuaj sepse edhe koleg\u00ebt atje ju kan\u00eb p\u00ebrshkruar kufij jo shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb diferencuar t\u00eb nodujve, pra, jo t\u00eb rregullt, me shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se t\u00eb gjer\u00eb, kalcifikimet etj. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna ne i konsiderojm\u00eb si premisa jo pozitive te k\u00ebta pacient\u00eb. Asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar, vet\u00ebm se duhet t\u00eb merrni zgjidhjen e duhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Duke p\u00ebrfunduar me k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb virtuale t\u00eb fakteve, shpresoj t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb te mosdiferencimi i p\u00ebrshkrimit n\u00eb eko, ku element\u00eb inflamator\u00eb, pas infeksionit, t\u00eb jen\u00eb konsideruar si noduj. Ju uroj \u00e7do t\u00eb mir\u00eb dhe mos hezitoni t\u00eb m\u00eb shkruani s\u00ebrish p\u00ebr \u00e7do nevoj\u00eb q\u00eb mund t\u2019ju paraqitet n\u00eb vazhdim\u00ebsi. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor Dashamiri! Jam nj\u00eb person q\u00eb jetoj n\u00eb Kanada. Prej gati nj\u00eb muaji kam shqet\u00ebsime q\u00eb mendoj se m\u00eb vijn\u00eb nga gjendrra tiroide. Kam b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb eko t\u00eb tiroides, ku rezultoi nj\u00eb zmadhim i vog\u00ebl i lobeve. Her\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkruan se kam noduj. Para nj\u00eb muaji, pata infeksion t\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[713],"class_list":["post-7235","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","tag-noduj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7235"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7235\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}