{"id":7206,"date":"2014-12-20T21:30:17","date_gmt":"2014-12-20T20:30:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7206"},"modified":"2014-12-20T20:04:08","modified_gmt":"2014-12-20T19:04:08","slug":"pse-me-tradhtoi-pas-shume-vitesh-martese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/pse-me-tradhtoi-pas-shume-vitesh-martese\/","title":{"rendered":"Pse m\u00eb tradhtoi pas shum\u00eb vitesh martes\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nuk ma merrte mendja kurr\u00eb se mund t\u00eb m\u00eb ndodhte edhe mua ajo q\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb kaluar p\u00ebrpara meje, por p\u00ebrjetimi i tradhtis\u00eb qenka shum\u00eb i tmerrsh\u00ebm, sidomos kur je n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb moshe. Gjithmon\u00eb kisha menduar se n\u00eb mosh\u00ebn ton\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia bazohej te respekti dhe ndjenja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ndaj familjes me shum\u00eb sesa te t\u00ebrheqja fizike apo seksuale. Sigurisht q\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie duhet t\u00eb ruaj\u00eb doz\u00ebn e vet t\u00eb dashuris\u00eb, por me kalimin e viteve, gj\u00ebrat ndryshojn\u00eb dhe t\u00eb duket e pakonceptueshme q\u00eb mund t\u00eb biesh viktim\u00eb e tradhtis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Un\u00eb jam 45 vje\u00e7e. Kam nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb studion jasht\u00eb prej 3 vjet\u00ebsh. Jam njohur dhe jam martuar me tim shoq me dashuri. Ai ka qen\u00eb nj\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb, edhe pse m\u00eb e dh\u00ebn\u00eb pas familjes kam qen\u00eb gjithmon\u00eb un\u00eb. Pasi kemi kaluar thuajse 30 vjet bashk\u00eb, marr vesh se ky njeri q\u00eb e kam vler\u00ebsuar gjithmon\u00eb, m\u00eb tradhton p\u00ebrpara syve t\u00eb mi. Papritur m\u00eb ka kapur nj\u00eb urrejtje aq e madhe p\u00ebr t\u00eb, sa nuk arrij ta besoj se mund ta kem dashur. Ne kemi dy sht\u00ebpi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat, nj\u00ebr\u00ebn prej t\u00eb cilave e kemi l\u00ebn\u00eb me qira prej 5 vjet\u00ebsh. Atje jetojn\u00eb dy vajza q\u00eb sapo kan\u00eb mbaruar sshkoll\u00ebn e lart\u00eb, kan\u00eb gjetur pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebtu. Duke qen\u00eb se ato prej shum\u00eb vitesh q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, kemi krijuar nj\u00eb lloj konfidence. Ne i kemi ndihmuar sa her\u00eb kan\u00eb pasur nevoj\u00eb (p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb vogla, b\u00ebhet fjal\u00eb). I kam trajtuar si t\u00eb ishin f\u00ebmij\u00ebt e mi, sepse kam vet\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm disa vjet m\u00eb i vog\u00ebl se ato, por ja q\u00eb qenkam gabuar n\u00eb gjykimin tim. Nuk ka shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb nj\u00ebra nga k\u00ebto vajzat m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb pinim nj\u00eb kafe af\u00ebr pun\u00ebs time. Mendova se mund t\u00eb kishte ndonj\u00eb hall dhe se kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, megjith\u00ebse m\u2019u duk e \u00e7uditshme q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mos e pinim kafen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, si\u00e7 b\u00ebnim zakonisht. Nuk e vrava shum\u00eb mendjen dhe dola ta takoja. Ajo dukej se kishte qar\u00eb. Fillova ta merrja me t\u00eb mira, q\u00eb ta qet\u00ebsoja, duke i th\u00ebn\u00eb se nuk ka gj\u00eb q\u00eb nuk kalohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Sa budallaqe m\u2019u duk vetja m\u00eb pas, kur kujtova k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb i kisha th\u00ebn\u00eb!<br \/>\nU ul\u00ebm dhe ajo po hezitonte q\u00eb t\u00eb fliste. M\u00eb tha se i vinte shum\u00eb turp p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur dhe q\u00eb do t\u00eb m\u00eb tregonte. Fillimisht m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb falur dhe u justifikua p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka kishte b\u00ebr\u00eb. Deri k\u00ebtu nuk kisha marr\u00eb vesh asgj\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, por mendja m\u00eb shkoi se do t\u00eb kishte ndodhur ndonj\u00eb gj\u00eb nga sht\u00ebpia, ndoshta kishin prishur ndonj\u00eb mobilje apo ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr dhe m\u00eb dukej shum\u00eb absurde q\u00eb ajo qante kaq shum\u00eb. I thash\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shqet\u00ebsohej se nuk kishte gj\u00eb t\u00eb pandreqshme, por kurr\u00eb, p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast, nuk m\u00eb shkoi mendja tek ajo q\u00eb do t\u00eb m\u00eb tregonte. Ajo filloi t\u00eb fliste m\u00eb shkoqur, me z\u00ebrin q\u00eb i dridhej dhe lot\u00ebt q\u00eb i rridhnin pa pushim. M\u00eb tha se kishte nj\u00eb lidhje me burrin tim. N\u00eb at\u00eb moment shtanga, nuk u besoja vesh\u00ebve p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka d\u00ebgjova dhe nuk arrija dot as t\u00eb flisja. Ata kishin m\u00eb shum\u00eb se dy vjet q\u00eb ishin lidhur bashk\u00eb. Im shoq, p\u00ebr nga mosha, mund t\u00eb ishte babai i saj, por kjo nuk e kishte penguar vajz\u00ebn (nuk dua t\u2019i v\u00eb epitete n\u00eb gazet\u00eb, edhe pse i meriton), as fakti q\u00eb ishte i martuar dhe ajo q\u00eb m\u00eb njihte shum\u00eb mir\u00eb, nuk e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb hezitonte para se t\u00eb vepronte. Nuk kishte menduar as p\u00ebr faktin se k\u00ebshtu po shkat\u00ebrronte nj\u00eb familje. Sipas saj, njeriu nuk mund ta komandonte dot zemr\u00ebn dhe dashuria nuk njihte mosh\u00eb. K\u00ebshtu e justifikonte ajo lidhjen me burrin tim. Pasi tha gjith\u00eb k\u00ebto, m\u00eb doli nga shpirti nj\u00eb pyetje ku doja t\u00eb gjeja shp\u00ebtim: \u201cPo b\u00ebn shaka, apo jo?\u201d.<br \/>\nMa konfirmoi prap\u00eb se ajo q\u00eb po thoshte ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Sikur fillova ta mblidhja veten dhe e pyeta pse kishte ardhur t\u00eb m\u00eb tregonte. Sipas saj, burri im donte t\u00eb ndahej prej meje, por nuk kishte guxim t\u00eb ma thoshte. Meq\u00eb vajza ishte m\u00eb e guximshme, e kishte marr\u00eb ajo p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb mision. M\u00eb tha se im shoq donte t\u00eb niste nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re me t\u00eb dhe un\u00eb nuk duhej ta pengoja. Ishte e pabesueshme se \u00e7far\u00eb guximi kishte ajo vajz\u00eb! I thash\u00eb se im shoq ishte i lir\u00eb t\u2019i merte vendimet p\u00ebr veten. I thash\u00eb se do t\u00eb flisja me bashk\u00ebshortin dhe se kur t\u2019i v\u00ebrtetoja fjal\u00ebt e saj, do t\u00eb isha un\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb ndahesha prej tij, sepse nuk mund t\u00eb jetoja me nj\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb kishte tradhtuar kaq paturpesisht, madje edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time.<br \/>\nKur shkova n\u00eb sht\u00ebpi, e pyeta menj\u00ebher\u00eb tim shoq p\u00ebr ato q\u00eb m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb vajza. Ai i mohoi t\u00eb gjitha dhe tha se ajo po i sajonte, po se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje ajo duhej t\u00eb shpikte gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, ai nuk e kishte iden\u00eb. Sigurisht q\u00eb i nxora nga sht\u00ebpia qiraxhiet, sepse nuk kishte m\u00eb kuptim t\u00eb rrinin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time pas gjith\u00eb asaj q\u00eb m\u00eb kishte ndodhur. Filluan debatet me burrin, q\u00eb nuk pranonte asnj\u00eb fjal\u00eb nga ato q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb vajza. Nuk e di pse i besoja vajz\u00ebs, edhe pse e urreja me shpirt. P\u00ebrgjigjet e burrit nuk ma mbushnin mendjen. I tregova shoqes sime t\u00eb ngusht\u00eb se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur dhe ajo m\u00eb tha se nuk kishte dashur t\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsonte, por edhe asaj i kishin th\u00ebn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb i kishin par\u00eb. Aty m\u2019u mbush mendja, por n\u00eb mesin ton\u00eb ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Djali ishte larg dhe nuk doja ta shqet\u00ebsoja. Nga ana tjet\u00ebr, nuk mund t\u00eb mos ia thosha se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur sepse do ta merrte vesh nj\u00eb dit\u00eb. B\u00ebra k\u00ebrkes\u00ebn e divorcit edhe pse ne vazhdonim t\u00eb rrinim n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi. I k\u00ebrkova djalit t\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpi, por pa ia treguar arsyen. Ai e gjeti mund\u00ebsin\u00eb dhe erdhi. Kur i thash\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb pozicioni isha, m\u00eb tha se do t\u00eb m\u00eb mb\u00ebshteste n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj vendimi q\u00eb un\u00eb do t\u00eb merrja, edhe pse nuk i p\u00eblqente q\u00eb prind\u00ebrit e tij po divorcoheshin. Tani jam duke ndjekur procedurat e divorcit. Kjo e papritur m\u00eb ndryshoi jet\u00ebn dhe m\u00eb b\u00ebri t\u00eb p\u00ebrjetoja gj\u00ebra q\u00eb nuk e kisha imagjinuar ndonj\u00ebher\u00eb se mund t\u00eb m\u00eb ndodhnin. Nuk e di pse vendosa ta b\u00ebj publike k\u00ebt\u00eb histori, por dhimbja m\u00eb leht\u00ebsohet disi kur e ndaj me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, qofshin ata edhe t\u00eb panjohur. Faleminderit q\u00eb e lexuat historin\u00eb time dhe uroj q\u00eb kurr\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrjetoni histori t\u00eb tilla n\u00eb jet\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ma merrte mendja kurr\u00eb se mund t\u00eb m\u00eb ndodhte edhe mua ajo q\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb kaluar p\u00ebrpara meje, por p\u00ebrjetimi i tradhtis\u00eb qenka shum\u00eb i tmerrsh\u00ebm, sidomos kur je n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb moshe. Gjithmon\u00eb kisha menduar se n\u00eb mosh\u00ebn ton\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia bazohej te respekti dhe ndjenja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ndaj familjes me shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-7206","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7206"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7206\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}