{"id":7202,"date":"2014-12-20T22:30:37","date_gmt":"2014-12-20T21:30:37","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7202"},"modified":"2014-12-20T22:43:19","modified_gmt":"2014-12-20T21:43:19","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave\/","title":{"rendered":"CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/p>\n<p>EDI RAMA<br \/>\nP\u00ebrs\u00ebri nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeministrin ton\u00eb, Edi Ram\u00ebn. Desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb ndodhur k\u00ebto dit\u00eb, p\u00ebr fjal\u00ebn e tij t\u00eb mbajtur n\u00eb Parlament, por edhe p\u00ebr shkarkimin e z\u00ebvend\u00ebsministres s\u00eb Mjedisit, Diana Bejko, q\u00eb, si\u00e7 u tha nga shtypi, u b\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e tij direkte. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ajo u hoq nga detyra vet\u00ebm p\u00ebr 12 mij\u00eb lek t\u00eb vjetra?! E kuptojm\u00eb se shkarkimi i saj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike, p\u00ebr t\u00eb treguar se, kur nuk kursen qeverin\u00eb, asnj\u00eb nuk do t\u00eb kursehet p\u00ebr mospagimin e energjis\u00eb, por gjithsesi, nuk rrim\u00eb dot pa e pyetur zotin Rama: A mos \u00ebsht\u00eb nxituar pak me k\u00ebt\u00eb shkarkim, pa e takuar e pa folur me t\u00eb? Mos e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb mbi thathetheme, pa verifikuar asnj\u00eb fakt e asnj\u00eb shif\u00ebr? (Vet\u00eb ajo deklaroi t\u00eb enjten se nuk i ka asnj\u00eb borxh ish-CEZ-it). Dhe m\u00eb tej: Mos \u00ebsht\u00eb e gjtha kjo, p\u00ebrs\u00ebri thjesht nj\u00eb shou? Mos po merret m\u00eb shum\u00eb me shou, me shfaqje, sesa po rregullon pun\u00ebt, kryeministri yn\u00eb?!<br \/>\nNa shtyu ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje fakti q\u00eb 600 vet\u00eb, pa m\u00ebdyshjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, u ngrit\u00ebn e morr\u00ebn tragetet vet\u00ebm pas nj\u00eb thashethemi se Gjermania jep azil politik p\u00ebr shqiptar\u00ebt. E pra, zoti Rama, k\u00ebta 600 vet\u00eb q\u00eb po ikin, jan\u00eb 600 \u201cspektator\u00eb\u201d q\u00eb nuk u p\u00eblqen \u201cshou\u201d juaj, jan\u00eb 600 \u201cshuplaka\u201d, q\u00eb ju japin ata pas muajve t\u00eb qeverisjes suaj. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shohin n\u00eb TV (n\u00ebse kan\u00eb) se si pritet korrenti, shemben nd\u00ebrtesat pa leje, se si zbatohen rregullat e qarkullimit, apo se si zbukurohen me drita rrug\u00ebt e Kryeministria, por m\u00eb shum\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb han\u00eb e t\u00eb punojn\u00eb\u2026 Nuk po d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhet asgj\u00eb p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit, zoti Kryeminist\u00ebr. E pra, ata 600 q\u00eb ikin, ishin nga fshatrat, ishin fukarenj, ashtu si edhe mbi 600 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb presin\u2026<\/p>\n<p>LULZIM BASHA<br \/>\nKryetarin e PD-s\u00eb, Lulzim Basha, desh\u00ebm ta intervistonim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb status q\u00eb kishte botuar n\u00eb Facebook. Ai shkruante se \u201cRruga e Arbrit ka nisur prej vitesh, por nj\u00ebsoj si bulevardi dhe lumi i Tiran\u00ebs, nj\u00ebsoj si autostrada Elbasan\u2013Tiran\u00eb dhe si dhjet\u00ebra vepra t\u00eb tjera publike, \u00ebsht\u00eb bllokuar, vonuar dhe zvarritur nga njeriu q\u00eb nuk i duron dot veprat e m\u00ebdha\u201d\u2026 Kuptohet q\u00eb e ka fjal\u00ebn p\u00ebr Edi Ram\u00ebn&#8230;<br \/>\nNe nuk desh\u00ebm ta pyesim zotin Basha se si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb bllokohet lumi, apo se pse PD-ja nuk e ka mbaruar rrug\u00ebn e Arbrit q\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar, si\u00e7 ka premtuar. Desh\u00ebm ta pyesnim vet\u00ebm n\u00eb lidhje me fotografit\u00eb q\u00eb ka vendosur p\u00ebr t\u00eb ilustruar at\u00eb status dhe q\u00eb po jua tregojm\u00eb edhe juve, t\u00eb dashur lexues. Shikoni me kujdes rrug\u00ebn e p\u00ebrfunduar dhe t\u00eb vij\u00ebzuar. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm me nj\u00eb korsi vajtje-ardhje. Ky \u00ebsht\u00eb standardi me t\u00eb cilin PD-ja donte t\u00eb b\u00ebnte Rrug\u00ebn e Arbrit? Me k\u00ebto rrug\u00eb do t\u00eb shkonim n\u00eb Europ\u00eb dhe ia kishim kaluar edhe Norvegjis\u00eb? N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, m\u00eb mir\u00eb at\u00ebhere q\u00eb nuk e pati mbaruar dhe q\u00eb Rama e ka bllokuar\u2026.<\/p>\n<p>SAIMIR TAHIRI<br \/>\n\u201cShqip\u00ebria &#8211; vendi m\u00eb i rreziksh\u00ebm n\u00eb Balkan p\u00ebr t\u00eb jetuar\u201d, shpalli k\u00ebt\u00eb jav\u00eb Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Shkak kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte numri i vrasjeve t\u00eb ndodhura: Plot 159 n\u00eb vit, nga 14 q\u00eb e kishte Sllovenia dhe 37, Maqedonia (n\u00eb Serbi, kishte m\u00eb pak). Edhe pse k\u00ebto shifra i takojn\u00eb vitit 2012, jemi t\u00eb sigurt\u00eb se 2014-a nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, sipas shtypit, pati 7 vrasje\u2026 \u00c7far\u00eb mendon Ministri yn\u00eb i Brendsh\u00ebm, zoti Tahiri, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? \u00c7far\u00eb po b\u00ebn policia p\u00ebr t\u00eb ulur numrin e vrasjeve? Ose, n\u00eb rast se po punon, pse ka vrasje p\u00ebrdit\u00eb? \u00c7far\u00eb po b\u00ebn p\u00ebr mbledhjen e arm\u00ebve q\u00eb po marrin p\u00ebrdit\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish? \u00c7far\u00eb po b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb arrestuar personat n\u00eb k\u00ebrkim, q\u00eb po shtohen dita-dit\u00ebs? Apo me k\u00ebto gj\u00ebra do t\u00eb merret m\u00eb von\u00eb, kur t\u00eb mbaroj\u00eb aksioni i energjis\u00eb elektrike dhe ai i ujit? Deri at\u00ebher\u00eb, Zoti na ruajt!<\/p>\n<p>SALI BERISHA<br \/>\nA e pat\u00eb \u201cRD\u201d-n\u00eb e dit\u00ebs s\u00eb premte, t\u00eb dashur lexues, at\u00eb q\u00eb kishte shkruar me g\u00ebrma t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb faqen e par\u00eb \u201cVendi n\u00eb prag revolucioni\u201d?! A nuk ju duk se at\u00eb titull dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, udh\u00ebzimet p\u00ebr titujt e faqes s\u00eb par\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb zoti Berisha? T\u00eb krijohej kjo bindje jo vet\u00ebm nga fjalori i p\u00ebrdorur aty, i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb viteve \u201990, kur shumica e gazetar\u00ebve t\u00eb \u201cRD\u201d-s\u00eb nuk kishin lindur, ose ishin ende f\u00ebmij\u00eb, por sidomos po t\u00eb lexoje statusin e tij n\u00eb Facebook, pas ndalimit t\u00eb 600 udh\u00ebtar\u00ebve n\u00eb portin e Vlor\u00ebs. Ai theksonte aty se Rama, me burgun, hekurat, shkat\u00ebrrimin, rrafshimin, rilindi eksodet si n\u00eb korrikun e 90-s dhe b\u00ebnte thirrje p\u00ebr rr\u00ebzimin e tij. A e di zoti Berisha dhe koleg\u00ebt tan\u00eb t\u00eb \u201cRD\u201d-s\u00eb se fjala \u201crevolucion\u201d i takon fjalorit t\u00eb komunizmit?! A e din\u00eb ata se n\u00eb demokraci nuk ka m\u00eb revolucione, por rrotacion pushteti, apo ardhje n\u00eb pushtet me vota dhe zgjedhje t\u00eb lira?! A e din\u00eb ata se revolucioni ose p\u00ebrmbysja me dhun\u00eb e pushtetit \u00ebsht\u00eb krim q\u00eb d\u00ebnohet deri n\u00eb 25 vjet burg?!<\/p>\n<p>BLEND FEVZIU<br \/>\nIden\u00eb e k\u00ebsaj interviste me Blendi Fevziun e mor\u00ebm nga nj\u00eb status n\u00eb Facebook t\u00eb kolegut ton\u00eb, Ylli Dylgjeri. Na u duk v\u00ebrtet interesante ta pyesnim Blendi Fevziun p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: Pse, kur do t\u00eb nxjerr\u00eb fakte e t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb di\u00e7ka nga aktiviteti i organizatave ballisto- zogiste etj., etj., Blendi rr\u00ebmon dhe gjen kush ka mbetur gjall\u00eb nga burgjet, p\u00ebr t\u00eb treguar e kompletuar historin\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrme, nuk vepron k\u00ebshtu? Pse, p\u00ebr shembull, n\u00eb \u201cOpinionin\u201d e k\u00ebsaj jave, p\u00ebr t\u00eb treguar historin\u00eb e Dhjetorit \u201890, Fevziu nuk ftoi aktor\u00ebt e pushtetsh\u00ebm t\u00eb asaj kohe q\u00eb jan\u00eb ende gjall\u00eb? Fjala vjen, pse nuk ftoi Lisen Bashkurtin, Sk\u00ebnder Gjinushin apo Xhelil Gjonin? Apo ka frik\u00eb se ata mund t\u00eb thon\u00eb ca t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb s&#8217;jan\u00eb th\u00ebn\u00eb deri m\u00eb sot?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; EDI RAMA P\u00ebrs\u00ebri nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeministrin ton\u00eb, Edi Ram\u00ebn. Desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb ndodhur k\u00ebto dit\u00eb, p\u00ebr fjal\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[542,109,317,413],"class_list":["post-7202","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-artan-kristo","tag-edi-rama","tag-lulzim-basha","tag-sali-berisha"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7202\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}