{"id":7200,"date":"2014-12-21T20:30:26","date_gmt":"2014-12-21T19:30:26","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7200"},"modified":"2014-12-20T19:03:43","modified_gmt":"2014-12-20T18:03:43","slug":"ola-harizaj-bej-kompromis-vetem-per-vajzen-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/ola-harizaj-bej-kompromis-vetem-per-vajzen-time\/","title":{"rendered":"Ola Harizaj: B\u00ebj kompromis vet\u00ebm p\u00ebr vajz\u00ebn time!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Perl\u00eb e zez\u00eb. K\u00ebshtu m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur Ola Harizaj n\u00eb shfaqjen teatrale \u201cLiri n\u00eb Bremen\u201d. Nj\u00eb rol mjaft i v\u00ebshtir\u00eb dhe mjaft i arrir\u00eb ai i protagonistes, Geshe, i interpretuar nga Ola, nj\u00eb fem\u00ebr e cila p\u00ebr lirin\u00eb e saj nuk b\u00ebn kompromis dhe shkon deri atje sa helmon t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb tentojn\u00eb ta pengojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e lir\u00eb\u2026 E kemi njohur s\u00eb pari Ol\u00ebn me rolet e saj n\u00eb sezonet e para t\u00eb \u201cPortokalli\u201d, atje ku u dashurua edhe me Ervinin (Bejleri), i cili aktualisht \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i saj&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enkeleda Kurcani: &#8211; Ola, je protagoniste n\u00eb shfaqjen m\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar, &#8220;Liri n\u00eb Bremen&#8221;. Si u p\u00ebrzgjodhe ti?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ola Harizaj:<\/strong> &#8211; Jam v\u00ebrtet e lumtur q\u00eb u p\u00ebrzgjodha p\u00ebr rolin e protagonistes. P\u00ebrzgjedhja e aktores kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb u realizua n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb re dhe t\u00eb paprovuar m\u00eb par\u00eb nga Teatri Komb\u00ebtar. Dua t\u00eb theksoj q\u00eb ky lloj audicioni kishte ve\u00e7antin\u00eb dhe emocionin e vet, duke qen\u00eb se ishte i hapur jo vet\u00ebm p\u00ebr ne aktoret q\u00eb merrnim pjes\u00eb, por dhe p\u00ebr \u201cpublikun\u201d artistik. M\u00eb sakt\u00eb, ishim 25 vajza t\u00eb mosh\u00ebs 25-35 vje\u00e7e q\u00eb mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb audicion dhe duke qen\u00eb i hapur, pat\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shikonim nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Sesilia e vuri gishtin tek un\u00eb!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mund t\u00eb na e prezantosh Geshen?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E lindur dhe e rritur n\u00eb nj\u00eb familje disfunksionale, Geshe sjell nga shekulli i saj arom\u00ebn e shtypjes, abuzimit e revolt\u00ebs, t\u00eb mbrujtura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte me nj\u00eb m\u00ebri vrastare\u2026 Ajo vret p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga shtyp\u00ebsi. &#8220;Liri n\u00eb Bremen&#8221; \u00ebsht\u00eb ngjarja intriguese, e cila sjell n\u00eb v\u00ebmendjen e shikuesit nj\u00eb plag\u00eb t\u00eb prekshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb: Dhuna n\u00eb familje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Geshe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb nuk b\u00ebn kompromise p\u00ebr lirin\u00eb e saj. Po ti, \u00e7\u2019b\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb t\u00ebnde?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Edhe un\u00eb nuk jam natyr\u00eb q\u00eb b\u00ebj kompromise p\u00ebr lirin\u00eb time, as at\u00eb private e as at\u00eb artistike, njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb njohin e din\u00eb mir\u00eb. Gjithmon\u00eb kam zgjedhur t`i b\u00ebj gj\u00ebrat sipas arsyes dhe zemr\u00ebs sime. Ndoshta edhe kam gabuar me raste, por kan\u00eb qen\u00eb gabimet e mia, as t\u00eb detyruara nga t\u00eb tjer\u00eb dhe as nga halli. Por&#8230; vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rast, Zoti mos m\u00eb v\u00ebnt\u00eb n\u00eb prov\u00eb, do b\u00ebja kompromis: P\u00ebr vajz\u00ebn time, p\u00ebr mir\u00ebqenien e saj, p\u00ebr t\u00eb dhe familjen time. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, kurr\u00eb!<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb Bremen nuk kishte liri n\u00eb vitin 1871. Po n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb vitin 2014, a ka liri femra?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk mendoj se ka dhe un\u00eb jam nj\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebset e fushat\u00ebs q\u00eb po zhvillohet k\u00ebt\u00eb muaj p\u00ebr dhun\u00ebn ndaj gruas. M\u00eb dhemb v\u00ebrtet, sepse un\u00eb jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje ku edhe pse ndoshta ndonj\u00ebher\u00eb nuk pranohej me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb &#8220;liria ime&#8221; si fem\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e mendoja apo b\u00ebja jet\u00ebn time, prind\u00ebrit e mi m\u00eb kan\u00eb adhuruar dhe ndenjur pran\u00eb n\u00eb \u00e7do moment, pavar\u00ebsisht zgjedhjeve dhe zgjidhjeve t\u00eb mia. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e rrall\u00eb te familjet shqiptare. Dhuna e femr\u00ebs fillon n\u00eb familje e m\u00eb pas pasqyrohet dhe n\u00eb shoq\u00ebri. Mendoj se femrat e lira n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb pakta. Them \u201ct\u00eb pakta\u201d sepse k\u00ebtu ngat\u00ebrrohen paksa gj\u00ebrat; ato q\u00eb mund t\u00eb na duken shum\u00eb t\u00eb &#8220;emancipuara&#8221; dhe &#8220;shum\u00eb t\u00eb lira&#8221;, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk jan\u00eb. Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb thelb\u00ebsore: Liria q\u00ebndron te shpirti, jo tek ajo q\u00eb ti shfaq n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs. Sigurisht, \u00e7\u2019do mbjell\u00ebsh do korr\u00ebsh, thot\u00eb populli yn\u00eb dhe si rezultat, un\u00eb edhe njeriun q\u00eb zgjodha, e kam dashurin\u00eb dhe shokun tim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Pra, q\u00eb t`i bie pak m\u00eb shkurt, sepse po fillova me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb nuk besoj se mbaroj deri nes\u00ebr\u2026 Prind\u00ebr (k\u00ebtu b\u00ebj pjes\u00eb edhe un\u00eb) jeni zanafilla e nj\u00eb qenieje njer\u00ebzore, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebrthama e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb sh\u00ebndetshme. Respektojeni dhe duajeni nj\u00ebri-tjetrin. P\u00ebrve\u00e7 dashuris\u00eb, d\u00ebgjojini f\u00ebmij\u00ebt tuaj, kuptojini dhe pranojini ata q\u00eb jo domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me ju. \u00c7do njeri ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb ndryshe dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb jet\u00eb si ju apo edhe m\u00eb i bukur se ju. Mos i dhunoni qoft\u00eb fizikisht, qoft\u00eb emocionalisht, sepse vazhdimi do jet\u00eb po i nj\u00ebjt\u00eb. Dhuna pjell dhun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rol mjaft i v\u00ebshtir\u00eb dhe mjaft i r\u00ebnd\u00eb psikologjik. Si i p\u00ebrballon provat dhe shfaqjet gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ka qen\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb e lodhshme, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kam pasur dhe kam kaluar v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb cilat do t`i kisha edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira po t\u00eb mos kisha pasur pran\u00eb regjisoren Sesilia Plasari, nj\u00eb regjisore me nj\u00eb nerv pune gati-gati t\u00eb friksh\u00ebm e t\u00eb pabesuesh\u00ebm. \u201cSi mundet, thosha, q\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb punoj\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb, ndoshta vet\u00ebm me 3-4 or\u00eb gjum\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb nga ora 9 e m\u00ebngjesit deri n\u00eb 11 t\u00eb nat\u00ebs t\u00eb mos thot\u00eb nj\u00ebher\u00eb \u201cu lodha\u201d, me nj\u00eb p\u00ebrkushtim dhe vet\u00ebmohim infektues?!\u201d. Por, pavar\u00ebsisht lodhjes sime (se humba, t\u00eb dal prap\u00eb te pyetja (Buz\u00ebqesh)) vet\u00eb profesioni q\u00eb un\u00eb kam \u00ebsht\u00eb\u00a0magjik, sepse lodhja me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb shkojn\u00eb paralelisht. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur ti e finalizon pun\u00ebn me nj\u00eb sukses q\u00eb e sheh t\u00eb reflektuar edhe te publiku q\u00eb t\u00eb ka ndjekur. Ai sukses e superon lodhjen. Ashtu si\u00e7 ngarkohem emocionalisht me rolin q\u00eb kam, po aq edhe \u00e7lodhem.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ndihesh kur sapo ke zbritur nga skena dhe \u00ebsht\u00eb ulur sipari?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E ke fjal\u00ebn, e lodhur? Aspak, jam e lumtur shum\u00eb, koha m\u00eb ik\u00ebn dhe nuk e ndjej, m\u00eb duket sikur e gjitha kalon si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr&#8230; por nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb e bukur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb b\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas shfaqjes?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Takohemi me miqt\u00eb tan\u00eb, konsumojm\u00eb di\u00e7ka me ata. Pastaj, menj\u00ebher\u00eb, largohem n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk jam e dh\u00ebn\u00eb pas jet\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs, ndoshta edhe sepse nuk konsumoj\u00a0alkool.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa koh\u00eb kishte kaluar pa u ngjitur n\u00eb sken\u00ebn e teatrit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb ka kaluar, gati 2 vjet, q\u00eb nga shfaqja e fundit n\u00eb Teatrin e Metropolit, me shfaqjen &#8220;Konkursi&#8221;, me regji t\u00eb Kushtrim Bekteshit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa t\u00eb ka ndihmuar regjisorja Sesilia Plasari p\u00ebr rolin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ashtu si\u00e7 edhe e p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr,\u00a0Sesilia si regjisore, ka nj\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb saj\u00ebn: Pika e saj m\u00eb e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb puna me aktorin. P\u00ebr mua, ka qen\u00eb nj\u00eb ndihmes\u00eb shum\u00eb e madhe. N\u00eb asnj\u00eb moment nuk jam ndjer\u00eb e anashkaluar apo jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb saj. Pik\u00ebrisht ky p\u00ebrkushtim i saj m\u00eb ngarkonte me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sesa vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsia e t\u00eb pasurit nj\u00eb rol kryesor.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke interpretuar krah nj\u00eb kasti aktoresh maft me fam\u00eb, nd\u00ebr ta edhe aktori i madh Ndri\u00e7im Xhepa. Si u ndjeve mes atyre emrave t\u00eb njohur?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb punoja me nj\u00eb staf aktor\u00ebsh t\u00eb m\u00ebdhenj dhe t\u00eb njohur ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb e bukur. T\u00eb kisha fatin t\u00eb luaja me Ndri\u00e7im Xhep\u00ebn me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb s`e kisha menduar ndonj\u00ebher\u00eb. Thjesht\u00ebsia dhe serioziteti i k\u00ebtij njeriu m\u00eb ka magjepsur, por\u00a0dashuri dhe p\u00ebrkrahje t\u00eb madhe kam pasur nga i t\u00ebr\u00eb kasti. I fal\u00ebnderoj me zem\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ndri\u00e7im Xhep\u00ebn, Bujar Asqeriun, Anastas Kristoforin, Sokol Angjelin, Aneta Malaj, ish-profesorin tim Naun Shundi, Vasjan Lame, Pjerin Vlashi, Anila Bisha, Indrit \u00c7obani, Anil Frash\u00ebri; ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb privilegj, k\u00ebnaq\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe t\u00eb punoja me ju. Megjith\u00ebse e kisha pak t\u00eb sikletshme n\u00eb fillim, atmosfera q\u00eb krijoi Sesilia q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb provave, deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit, ishte jasht\u00ebzakonisht e bukur dhe \u00e7liruese. Megjith\u00ebse nj\u00eb tragjedi e fort\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb provave u krijuan situata komike mes nesh. Pa dyshim, do mbetet eksperienca m\u00eb e bukur deri tani. Falemnderit Sesilia Plasarit q\u00eb besoi tek un\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb moment nuk m\u00eb b\u00ebri t\u00eb dyshoja se un\u00eb nuk do kisha &#8220;takat&#8221;\u00a0p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb rol. Fal\u00eb saj un\u00eb do t\u00eb vazhdoj \u00ebnd\u00ebrrimin dhe rrug\u00ebtimin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion. Fal\u00ebnderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kam edhe p\u00ebr Teatrin Komb\u00ebtar, m\u00eb sakt\u00eb, p\u00ebr drejtorin Hervin \u00c7uli, i cili m\u00eb hapi dyert pa e diskutuar dhe pa e paragjykuar zgjedhjen e emrit tim nga ana regjisores Sesilia Plasari. N\u00ebse deri dje ishte \u00e7udi t\u00eb ishe pjes\u00eb e Teatrit Komb\u00ebtar, tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb. Faleminderit Berina Kokona, skenografes dhe kostumografes, e cila b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb brenda dy or\u00eb shfaqjeje pa dal\u00eb nga skena, Geshe t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb 7 kostume, pra, un\u00eb t\u00eb kem t\u00eb gjith\u00eb qet\u00ebsin\u00eb si aktore dhe t\u00eb mos ndjej siklet, edhe pse nd\u00ebrrohem n\u00eb sy t\u00eb spektator\u00ebve. O Zot, dua t`i fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb! Ka rrezik t\u00eb duket si rubrik\u00eb fal\u00ebnderimesh, po mua nuk m\u00eb b\u00ebhet von\u00eb. (M\u00eb fal sa t\u00eb b\u00ebrtas pak) Yeahhhh 2014 \u00ebsht\u00eb viti im! K\u00ebshtu e ndjej&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb moment mjaft emocionues n\u00eb nat\u00ebn e premier\u00ebs ishte ai kur vajza,<\/strong> <strong>Coco, erdhi dhe t\u00eb dhuroi lulet n\u00eb fund t\u00eb shfaqjes. Do jet\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb Coco n\u00eb vendin t\u00ebnd?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Coco-ja, ashtu si mami dhe babi i vet, do jet\u00eb e lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb \u00e7`t\u00eb doj\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Mund t\u00eb jet\u00eb aktore ose piktore, inxhiniere apo ekonomiste, ose regjisore apo si t\u00eb doj\u00eb ajo. P\u00ebr mua, sido q\u00eb t`i marr\u00eb lulet, r\u00ebnd\u00ebsi ka t`i marr\u00eb si fem\u00ebr nj\u00ebher\u00eb e pastaj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb. V\u00ebrtet ishte shum\u00eb emocionuese, sepse gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs m\u00eb thoshte se nuk mund t\u00eb vinte t\u00eb m\u00eb shihte dhe un\u00eb nuk e kuptoja se pse ajo insistonte duke ma th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb her\u00eb pas here, edhe pse un\u00eb s`e pyesja. Donte t\u00eb ma b\u00ebnte surpriz\u00eb dhe ja, arriti e vogla ime sepse n\u00eb momentin e fundit t\u00eb shfaqjes, Coco nuk m\u00eb erdhi nga publiku p\u00ebrball\u00eb, por nga cepi i sken\u00ebs. Ishte nj\u00eb nga surprizat m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, sigurisht, p\u00ebrve\u00e7 dit\u00ebs kur lindi dhe e pash\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb. Sa p\u00ebr faktin se ajo nj\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb gjendet apo jo n\u00eb vendin tim, nuk e besoj nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb natyr\u00eb q\u00eb i p\u00eblqen t\u00eb ngjitet n\u00eb sken\u00eb, duket sikur e ka bezdi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb,\u00a0t\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb sot.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Helmi n\u00eb filxhanin e kafes\u00eb ishte edhe refreni i shfaqjes. Sa shpesh ta thon\u00eb batut\u00ebn e kafes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb gjith\u00eb, pas shfaqjes, m\u00eb thon\u00eb: &#8220;Sot e tutje nuk pranojm\u00eb m\u00eb kafe nga ti!&#8221;. Sa mir\u00eb, tani mund t\u00eb ftoj k\u00eb t\u00eb dua dhe kjo m\u00eb heq dhe pjes\u00ebn e qerasjes sepse p\u00ebr kafe nga ana ime, asnj\u00eb nuk pranon. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb tjet\u00ebr ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto koh\u00eb \u00e7ifti simpatik i aktor\u00ebve Ola-Vini?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; U, faleminderit p\u00ebr komplimentin, Kela! Sinqerisht, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb p\u00ebrditshmes son\u00eb, daljes me miq e shok\u00eb kur vajza \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb apo vajtjes n\u00eb kinema dhe n\u00eb teat\u00ebr ndonj\u00eb nat\u00eb, pa munguar k\u00ebtu edhe leximi i librave, nuk kemi gj\u00ebra t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Festat, Krishtlindjet dhe Viti i Ri jan\u00eb n\u00eb prag. Ku do t`ju gjejn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, festat i kemi kaluar\u00a0gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane, mes miqsh dhe familjeve tona reciproke, por n\u00ebse her\u00ebt e tjera i kemi kaluar vet\u00ebm, pa vajz\u00ebn, meq\u00eb n\u00ebse ajo ka qen\u00eb e vog\u00ebl; Coco-ja tani \u00ebsht\u00eb rritur dhe mund ta festojm\u00eb ne t\u00eb tre, si familje, dometh\u00ebn\u00eb, mund ta gdhijm\u00eb! (Qesh) Por, ne fest\u00eb e kemi gjithmon\u00eb; ka pothuajse 15 vjet q\u00eb na ikur qejfi i mezipritjes s\u00eb nat\u00ebs s\u00eb Vitit t\u00eb Ri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po me nj\u00eb v\u00eblla, kur do t\u00eb b\u00ebhet Coco-ja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb Zahara Coco do t\u00eb b\u00ebhet me mot\u00ebr ose v\u00eblla, si t\u00eb jet\u00eb shkruar, por kemi koh\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pas k\u00ebtij roli tragjik, a t\u00eb ka marr\u00eb malli p\u00ebr role komike? Midis nj\u00eb roli komik dhe nj\u00eb tragjiku, cilin zgjedh p\u00ebr t\u00eb interpretuar?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk kam d\u00ebshir\u00eb dhe nuk dua ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb ndarje, sepse un\u00eb kam &#8220;uri&#8221; dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr \u00e7do rol, sigurisht ato q\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb dhe m\u00eb shkojn\u00eb mua, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, komik apo tragjik. Personazhi b\u00ebhet komik p\u00ebr publikun, por ai ka tragjedin\u00eb e vet q\u00eb e b\u00ebn komik te t\u00eb tjer\u00ebt ashtu si\u00e7 edhe me Gesh\u00ebn, edhe pse tragjik si personazh, njer\u00ebzit qeshin. E shihni sa af\u00ebr jan\u00eb t\u00eb dy?! \u00c7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb: Besoji dhe jetoji pa i paragjykuar dhe secili nga k\u00ebta del ashtu si\u00e7 duhet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Perl\u00eb e zez\u00eb. K\u00ebshtu m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur Ola Harizaj n\u00eb shfaqjen teatrale \u201cLiri n\u00eb Bremen\u201d. Nj\u00eb rol mjaft i v\u00ebshtir\u00eb dhe mjaft i arrir\u00eb ai i protagonistes, Geshe, i interpretuar nga Ola, nj\u00eb fem\u00ebr e cila p\u00ebr lirin\u00eb e saj nuk b\u00ebn kompromis dhe shkon deri atje sa helmon t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb tentojn\u00eb ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[415],"tags":[708],"class_list":["post-7200","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-showbiz","tag-ola-harizaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7200"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7200\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}