{"id":7175,"date":"2014-12-20T17:19:37","date_gmt":"2014-12-20T16:19:37","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7175"},"modified":"2014-12-20T17:22:41","modified_gmt":"2014-12-20T16:22:41","slug":"aleksander-arvizu-me-mbeti-peng-qe-nuk-takova-dhe-kallashin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/aleksander-arvizu-me-mbeti-peng-qe-nuk-takova-dhe-kallashin\/","title":{"rendered":"Aleksand\u00ebr Arvizu: Me mbeti peng qe nuk takova dhe Kallashin&#8230;!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ambasadorin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, zotin Aleksand\u00ebr Arvizu, e takuam n\u00eb mjediset e ambasad\u00ebs duke p\u00ebrgatitur bagazhet p\u00ebr largimin nga vendi yn\u00eb, n\u00eb mbarim t\u00eb misionit t\u00eb tij diplomatik&#8230;<\/strong><br \/>\n<strong>Kaso Kosa: &#8211; Zoti ambasador, dukeni paksa i trishtuar q\u00eb ju p\u00ebrfundoi mandati dhe ju duhet t\u00eb largoheni nga vendi yn\u00eb&#8230;<\/strong><br \/>\n<strong>Aleksand\u00ebr Arvizu:<\/strong> &#8211; Si t\u00eb mos jem i trishtuar, dear Kaso? Vendi juaj \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm dhe mbi t\u00eb gjitha, ka njer\u00ebz shum\u00eb bujar\u00eb. Nuk mund t\u00eb harroj mikpritjen e skraparlinjve q\u00eb m\u00eb deh\u00ebn me raki rrushi nj\u00ebzet grad\u00ebshe dhe me mish qengji t\u00eb shkuar n\u00eb hell. Nuk mund t\u00eb harroj mjaltin me arra q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb kur vajta dhe vizitova ish-burgun e Spa\u00e7it. S\u2019mund t\u2019i harroj k\u00ebrnackat kor\u00e7are dhe birr\u00ebn e zez\u00eb q\u00eb t\u00eb kthente euforin\u00eb rinore! Lere pastaj peshkun koran t\u00eb Pogradecit dhe glikot\u00eb e P\u00ebrmetit. Po iki, po jam i trishtuar se do t\u00eb d\u00ebshiroja t\u00eb rrija edhe dhjet\u00eb vjet t\u00eb tjera e t\u00eb vizitoja t\u00eb gjitha vendet interesante q\u00eb ka atdheu juaj.<br \/>\n&#8211; Para disa dit\u00ebsh mor\u00ebt pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrurimin q\u00eb iu b\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, pas restaurimit. \u00c7\u2019gj\u00eb ju la m\u00eb shum\u00eb mbresa?<br \/>\n&#8211; Gjith\u00e7ka ishte e mrekullueshme, por mbi t\u00eb gjitha m\u00eb la pa mend tualeti i zyr\u00ebs s\u00eb ministres Mimi Kodheli. Kishe qejf t\u00eb rrije gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb at\u00eb tualet t\u00eb mrekulluesh\u00ebm! N\u00eb fillim u futa p\u00ebr nevoja personale, po do ti q\u00eb nuk m\u00eb ikej m\u00eb?! Ngela duke e soditur, aq sa shoq\u00ebruesit e mi u shqet\u00ebsuan duke menduar se mos m\u00eb kishte ndodhur gj\u00eb dhe u detyruan t\u00eb trokisnin n\u00eb der\u00eb. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb u kujtova se ku isha. Hallall milionat e hedhura p\u00ebr mobilimin e saj! Jam i sigurt\u00eb se as Obama nuk ka t\u00eb till\u00eb tualet modern dhe n\u00ebse i ndodh t\u00eb vizitoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u2019i rekomandoja t\u00eb vinte nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer nevojat personale n\u00eb at\u00eb tualet. Do relaksohej shum\u00eb. N\u00ebse edhe ministrat e tjer\u00eb i kan\u00eb tualetet kaq moderne, at\u00ebhere me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ekonomia shqiptare, n\u00ebn drejtimin e Rilindjes, paska b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrpara.<br \/>\n&#8211; Para disa dit\u00ebsh, ju vizituat edhe bunkerin e famsh\u00ebm, ose \u201cBunkart\u201d-in, si\u00e7 e quajt\u00ebn inauguruesit&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, un\u00eb nuk kisha qejf t\u00eb futesha n\u00eb at\u00eb far\u00eb llagami t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm sepse kam fobi nga vendet e err\u00ebta, por m\u00eb detyroi Edi Rama, t\u00eb cilin e kishte z\u00ebn\u00eb tmerri nga mitingu q\u00eb po organizonte Lulzim Basha p\u00ebrpara kryeministris\u00eb. Dyshonte se mos ndodhte ndonj\u00eb sulm i mundsh\u00ebm nga demonstruesit e revoltuar dhe mendoi t\u00eb siguronte kok\u00ebn e tij, por si\u00e7 m\u00eb tha, kishte menduar edhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shp\u00ebtuar mua. N\u00eb fillim ngurrova, por si e mendova holl\u00eb-holl\u00eb at\u00eb pun\u00ebn e popullit n\u00eb revoltuar, t\u00eb shpallur fuqish\u00ebm nga Basha, e mblodha mendjen dhe jo vet\u00ebm q\u00eb vajta n\u00eb bunker, por mora masat q\u00eb n\u00eb \u00e7do rast, ambasada t\u00eb evakuhohej po qe se demonstruesit do t\u00eb niseshin drejt Rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit.<br \/>\n\u2013 \u00c7far\u00eb ju b\u00ebri p\u00ebrshtypje nga ai bunker?<br \/>\n\u2013 Pati disa momente interesante. S\u00eb pari, na b\u00ebri p\u00ebr t\u00eb qeshur kryeministri, sepse kur u fut\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e mbledhjeve, Ram\u00ebn nuk e nxinte dera as si gjat\u00ebsi, por edhe si trash\u00ebsi dhe iu desh t\u00eb kthehej brinjazi q\u00eb t\u00eb futej. M\u2019u kujtua spitali i Lezh\u00ebs, ku Rama desh p\u00ebrplasi kok\u00ebn n\u00eb korniz\u00ebn e der\u00ebs. M\u00eb la mbresa edhe fjalimi i tij kon\u00e7iz q\u00eb zgjati vetem dy or\u00eb, n\u00eb at\u00eb sall\u00eb ku t\u00eb merrej fryma. Gj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb ishte edhe tualeti i dhom\u00ebs s\u00eb caktuar p\u00ebr Komandantin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb nuk mund t\u00eb dallohej nga tualetet e lokaleve t\u00eb periferis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Sikur t\u00eb ngrihej nga varri Enveri dhe t\u00eb vizitonte Ministrin\u00eb e Mbrojtjes e tualetin e Ministres, me siguri do k\u00ebrkonte t\u00eb flinte atje.<br \/>\n\u2013 Tani q\u00eb po mbyllni misionin e po largoheni, ju ka ngelur ndonj\u00eb peng?<br \/>\n&#8211; M\u00eb ka ngelur peng q\u00eb Lulzim Basha nuk b\u00ebri ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb as si kryetar bashkie e as si kryetar partie, q\u00eb t\u00eb kisha patur mund\u00ebsin\u00eb ta quaja edhe at\u00eb, si\u00e7 quajta Berish\u00ebn, \u201cburr\u00eb shteti\u201d. Nuk dyshoj se ai do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7udira, por mua nuk do t\u00eb m\u00eb jepet mund\u00ebsia t\u00eb lumturohem me aft\u00ebsit\u00eb dhe b\u00ebmat e tij n\u00eb politik\u00ebn shqiptare&#8230;<br \/>\n&#8211; Pse, ju e vler\u00ebsoni shum\u00eb zotin Basha?<br \/>\n&#8211; Bash\u00ebn e kam zili sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan m\u00eb karakter shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrtetova n\u00eb koh\u00ebn kur u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet bashkiake, kur megjith\u00ebse humbi me dhjet\u00eb vota t\u00eb num\u00ebruara n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjitha mediave dhe komisioner\u00ebve, ai k\u00ebmb\u00ebnguli dhe me ndihm\u00ebn e juristit tuaj t\u00eb shquar Arben Ristani, arriti t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb gjith\u00e7ka dhe t\u00eb fitoi Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs. Edhe kur un\u00eb e thirra dhe i k\u00ebrkova fjal\u00ebn e burrit p\u00ebr demontimin e arm\u00ebve kimike, ai, kur mendoi se me ndihm\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb civile mund t\u00eb p\u00ebrmbyste qeverin\u00eb e dal\u00eb nga votimi i 23 qershorit, jo vet\u00ebm e h\u00ebngri fjal\u00ebn, por burr\u00ebrisht, mohoi edhe takimin me mua! Ky djal\u00eb e ka karrier\u00ebn p\u00ebrpara dhe, n\u00ebse e lejon Berisha, ai do ta \u00e7oj\u00eb shum\u00eb larg PD-n\u00eb.<br \/>\n&#8211; Megjith\u00ebse q\u00ebndruat m\u00eb shum\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebt amerikan\u00eb k\u00ebtu te ne, nuk ju dekoruan asnj\u00ebher\u00eb, madje as tani q\u00eb po largoheni&#8230; Pse k\u00ebshtu?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, zoti Nishani deshi t\u00eb m\u00eb dekoronte, madje m\u00eb mori n\u00eb telefon dhe m\u00eb pyeti se cil\u00ebn nga dekoratat e shumta q\u00eb ai kishte n\u00eb sirtar d\u00ebshiroja t\u00eb m\u00eb akordonte. Un\u00eb i k\u00ebrkova at\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, p\u00ebr t\u2019u krenuar n\u00eb Amerik\u00eb, por ai m\u00eb tha se vet\u00ebm nj\u00eb kishte dhe do t\u2019ia jepnin Isa Boletinit. \u201cJepm\u00eb k\u00eb t\u00eb duash se nuk m\u00ebrzitem\u201d, i thash\u00eb, mir\u00ebpo pa kaluar as tre dit\u00eb, m\u00eb merr n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha se nuk e kishte l\u00ebn\u00eb Berisha t\u00eb m\u00eb jepte as nj\u00eb medalje t\u00eb thjesht\u00eb e jo m\u00eb dekorat\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb k\u00ebrkonte falje. Nuk iu m\u00ebrzita t\u00eb shkretit se nuk kishte faj, p\u00ebrderisa dekorimet nuk vareshin nga ai&#8230;<br \/>\n&#8211; Po ndonje gje tjeter intimew cfare ju ka mbetur peng?<br \/>\n&#8211; Kallashi.<br \/>\n&#8211; Cfare , deshet nje kallashnikov?<br \/>\n-Oh, no, desha te takoja valltaren e famshme kosovare, Kallashi. Ajo ka bottom, bythe, sic i thoni ju ne shqip, shume te bukura, qe mua me pelqejne shume&#8230;.<br \/>\nBisedoi me shaka: KASO KOSA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, zotin Aleksand\u00ebr Arvizu, e takuam n\u00eb mjediset e ambasad\u00ebs duke p\u00ebrgatitur bagazhet p\u00ebr largimin nga vendi yn\u00eb, n\u00eb mbarim t\u00eb misionit t\u00eb tij diplomatik&#8230; Kaso Kosa: &#8211; Zoti ambasador, dukeni paksa i trishtuar q\u00eb ju p\u00ebrfundoi mandati dhe ju duhet t\u00eb largoheni nga vendi yn\u00eb&#8230; Aleksand\u00ebr Arvizu: &#8211; [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[688,117],"class_list":["post-7175","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-arvizu","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7175\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}