{"id":7132,"date":"2014-12-18T21:00:43","date_gmt":"2014-12-18T20:00:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7132"},"modified":"2014-12-18T21:00:43","modified_gmt":"2014-12-18T20:00:43","slug":"jam-italian-por-zgjodha-shqiperine-prej-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/jam-italian-por-zgjodha-shqiperine-prej-saj\/","title":{"rendered":"Jam italian, por zgjodha Shqip\u00ebrin\u00eb prej saj!"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, un\u00eb q\u00eb po shkruaj k\u00ebt\u00eb histori, jam nj\u00eb italian. Meqen\u00ebse nuk di ta shkruaj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, e shkrova n\u00eb italisht dhe i lutem redaksis\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrkthej\u00eb p\u00ebr ta botuar n\u00eb gazet\u00eb sepse e di q\u00eb kjo gazet\u00eb lexohet nga shum\u00eb njer\u00ebz dhe kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb historia ime t\u00eb m\u00ebsohej nga t\u00eb gjith\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Si\u00e7 ju thash\u00eb, un\u00eb jam italian dhe kam tre vjet q\u00eb jetoj n\u00eb Shqip\u00ebri. Jam 60 vje\u00e7 dhe mbahem mir\u00eb, saq\u00eb sa her\u00eb ua them njer\u00ebzve mosh\u00ebn time, ata nuk m\u00eb besojn\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja e ardhjes sime n\u00eb Shqip\u00ebri, ashtu si\u00e7 mund ta merrni edhe ju me mend, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua. Un\u00eb jam martuar i ri n\u00eb Itali dhe nuk b\u00ebra f\u00ebmij\u00eb me gruan e par\u00eb. Ajo ishte nj\u00eb grua shum\u00eb e mir\u00eb, por nuk b\u00ebnte dot f\u00ebmij\u00eb, megjithat\u00eb, un\u00eb e mbajta dhe, derisa vdiq, ne jetuam bashk\u00eb. Ajo ishte shum\u00eb e bukur dhe kujdesej shum\u00eb p\u00ebr mua, mir\u00ebpo s\u00ebmundja e shekullit, kanceri, nuk e la t\u00eb kishte jet\u00ebgjat\u00ebsi. Kur ajo vdiq para pes\u00eb vjet\u00ebsh, t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb thonin t\u00eb martohesha, por mua m\u00eb dukej sikur do t\u00eb b\u00ebja ndonj\u00eb m\u00ebkat e do ta tradhtoja gruan, edhe pse ajo nuk jetonte m\u00eb.<\/p>\n<p>Kaloi viti i par\u00eb dhe un\u00eb njoha nj\u00eb grua italiane, t\u00eb ndar\u00eb, e cila kishte nj\u00eb vajz\u00eb, por jetonte vet\u00ebm sepse vajza ishte n\u00eb mosh\u00eb madhore dhe jetonte n\u00eb Rom\u00eb. Edhe pse e njoha e vendos\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebjetonim, nuk ndihesha i plot\u00ebsuar, k\u00ebshtu q\u00eb gjeta m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u ndar\u00eb prej saj. Pastaj, si me magji, n\u00eb qytez\u00ebn ton\u00eb erdhi nj\u00eb vajz\u00eb nga Shqip\u00ebria q\u00eb punonte te nj\u00eb plak\u00eb. E mbante dhe kujdesej p\u00ebr t\u00eb. Megjith\u00ebse ishte rreth t\u00eb 35-tave dhe un\u00eb at\u00ebhere isha gati 56 vje\u00e7, u dashurova me t\u00eb. E dija se ishte nj\u00eb diferenc\u00eb e madhe moshe, por isha fiksuar pas saj dhe nuk mund t\u00eb rrija pa gjetur m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb t\u2019i bija n\u00eb sy e t\u00eb krijoja nj\u00eb moment kur t\u00eb bisedonim. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, m\u00eb ndihmoi fqinji im, i cili m\u00eb krijoi nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb njihesha me t\u00eb.<\/p>\n<p>E takova dhe e v\u00ebrtetova menj\u00ebher\u00eb se ajo ishte femra e duhur p\u00ebr mua. N\u00eb fakt, gjat\u00eb bised\u00ebs, vura re se edhe ajo u ndje mir\u00eb. Ky ishte nj\u00eb plus p\u00ebr mua. E takova p\u00ebrs\u00ebri e p\u00ebrs\u00ebri derisa nj\u00eb her\u00eb, nuk durova e i thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; E di se mund t\u00eb t\u00eb duket budallall\u00ebk, por un\u00eb jam i dashuruar me ty. M\u00eb fal, se u gabova&#8230; Jam tmerr\u00ebsisht i dashuruar me ty!<\/p>\n<p>Ajo qeshi me t\u00eb madhe dhe m\u00eb pas shtoi: &#8211; E kush nuk e di k\u00ebt\u00eb? T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb kuptuar&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Nuk dua t\u2019ia di kush e ka e ka kuptuar e kush jo. P\u00ebr mua, r\u00ebnd\u00ebsi ka ta kuptosh ti!<\/p>\n<p>Ajo nuk foli menj\u00ebher\u00eb, por pas k\u00ebsaj heshtjeje q\u00eb mendova se do t\u00eb sillte nj\u00eb mohim, m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Edhe un\u00eb ndjej di\u00e7ka p\u00ebr ty, se po t\u00eb ishte ndryshe, nuk do t\u00eb dilja n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto takime, por&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Por? \u00c7far\u00eb? Jam m\u00eb i madh se ti e mendon se nuk do t\u00eb funksionoj\u00eb mes nesh?<\/p>\n<p>&#8211; Jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! P\u00ebr mua, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi mosha. Ti je nj\u00eb njeri i mir\u00eb dhe shum\u00eb i dashur, por un\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kam n\u00ebn\u00ebn e nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj k\u00ebtu p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Prandaj, nuk dua t\u00eb lidhem me ask\u00ebnd.<\/p>\n<p>&#8211; Ti ndjen p\u00ebr mua? M\u00eb thuaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn!<\/p>\n<p>&#8211; Po, ndjej.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb doja t\u00eb dija dhe kjo p\u00ebrgjigje e saj m\u00eb b\u00ebri t\u00eb besoja se edhe p\u00ebr fatkeq\u00eb si puna ime, do t\u00eb kishte nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse ti martohesh me mua, at\u00ebhere mund ta marrim edhe maman\u00eb k\u00ebtu e t\u00eb rrim\u00eb bashk\u00eb!<\/p>\n<p>Ajo ra dakord dhe \u00e7do gj\u00eb shkoi ashtu si\u00e7 duhej. U martuam dhe ajo erdhi t\u00eb banonte te sht\u00ebpia ime, mir\u00ebpo shkonte edhe te plaka q\u00eb ndihmonte, sepse ajo ishte miq\u00ebsuar shum\u00eb me t\u00eb e nuk donte t\u2019i sh\u00ebrbente njeri tjet\u00ebr. Un\u00eb po mundohesha t\u00eb b\u00ebja \u00e7do gj\u00eb gati q\u00eb t\u00eb merrja dhe t\u00eb \u00ebm\u00ebn n\u00eb Itali e pastaj t\u00eb jetonim t\u00eb qet\u00eb. Jo se nuk ishim t\u00eb qet\u00eb, por ajo e kishte gjithmon\u00eb mendjen tek e \u00ebma e cila nuk ishte shum\u00eb e moshur, por e merrte malli p\u00ebr t\u00eb. Burokracirat e shumta b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb vonoheshin letrat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, kur isha n\u00eb pun\u00eb, m\u00eb ra telefoni e ishte gruaja. Shok\u00ebt m\u00eb tall\u00ebn:<\/p>\n<p>&#8211; Eh, gruaja e re t\u00eb do n\u00eb sht\u00ebpi gjith\u00eb dit\u00ebn!<\/p>\n<p>&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb ai lloj gruaje! Mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb problem besoj, se ajo ndryshon nga grat\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>&#8211; Ngaq\u00eb \u00ebsht\u00eb e re \u00eb?! &#8211; vazhduan t\u00eb talleshin ata.<\/p>\n<p>Mua aq m\u00eb b\u00ebnte tani, se ndjehesha shum\u00eb i lumtur dhe nuk m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje asgj\u00eb. E mora n\u00eb telefon dhe nga ana tjet\u00ebr e telefonit, d\u00ebgjova t\u00eb qarat e saj.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7\u2019ke zem\u00ebr? \u00c7far\u00eb ka ndodhur? A je mir\u00eb?<\/p>\n<p>Ajo nuk arrinte t\u00eb fliste.<\/p>\n<p>&#8211; Mami&#8230; mami&#8230; &#8211; po mundohej t\u00eb m\u00eb thoshte di\u00e7ka.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb i ka ndodhur?<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb n\u00eb spital! &#8211; tha m\u00eb n\u00eb fund ajo.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb lash\u00eb pun\u00ebn dhe shkova n\u00eb sht\u00ebpi. Ajo ishte shum\u00eb e m\u00ebrzitur. U mundova ta qet\u00ebsoja, por ishte e kot\u00eb. Kishte koh\u00eb q\u00eb nuk e kishte par\u00eb maman\u00eb dhe tani mori vesh se ajo ishte e s\u00ebmur\u00eb. Preva menj\u00ebh\u00ebr\u00eb biletat dhe u nis\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebri. Erdh\u00ebm me avion q\u00eb t\u00eb mos vonoheshim. Mamaja e saj kishte kaluar nj\u00eb paraliz\u00eb. Ajo tani nuk mund t\u00eb kryente as nevojat personale vet\u00eb. I pyeta doktor\u00ebt n\u00ebse mund t\u00eb b\u00ebja gj\u00eb e ta d\u00ebrgoja n\u00eb Itali, por ata m\u00eb k\u00ebshilluan t\u00eb mos e b\u00ebja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, sepse do t\u00eb kishte pasoja fatale.<\/p>\n<p>Isha p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryqi. E mor\u00ebm dhe e nxor\u00ebm nga spitali. Ajo kishte nj\u00eb sht\u00ebpi shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e plot lag\u00ebshtir\u00eb. Ndoshta ky ishte edhe shkaku q\u00eb kishte p\u00ebrfunduar ashtu. Pasi kishin kaluar tre dit\u00eb, m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb telefon e m\u00eb than\u00eb se duhet t\u00eb paraqitesha patjet\u00ebr n\u00eb pun\u00eb. Nuk dija si t\u00eb veproja.<\/p>\n<p>&#8211; Shko! &#8211; m\u00eb tha gruaja. &#8211; Puna \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Nuk mund t\u00eb rrish m\u00eb gjat\u00eb. Ajo nuk do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, k\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb rrish m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Po ti? &#8211; e pyeta, edhe pse e dija p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje. &#8211; Si do t\u2019ia dal\u00ebsh e vetme, pa mua?<\/p>\n<p>&#8211; Ja, ashtu, si t\u00eb mundem. Po ti, mos u shqet\u00ebso. \u00c7do gj\u00eb do t\u00eb rregullohet&#8230; &#8211; kjo ishte e ve\u00e7anta e asaj gruaje q\u00eb t\u00eb jepte zem\u00ebr, edhe kur \u00e7do gj\u00eb dukej e zez\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb gjesh nj\u00eb grua q\u00eb t\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb. Mos u merakos p\u00ebr pages\u00ebn, se do ta paguaj un\u00eb. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebj p\u00ebr ty, por edhe p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde.<\/p>\n<p>&#8211; Dakord! &#8211; m\u00eb tha &#8211; Je njeriu m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb kam njohur!<\/p>\n<p>U nisa p\u00ebr n\u00eb Itali, por mendja m\u00eb rrinte te gruaja. Kishim pak q\u00eb ishim martuar dhe duhet t\u00eb rrinim t\u00eb ndar\u00eb. Nuk mund t\u00eb rrija pa t\u00eb asnj\u00eb minut\u00eb dhe tani q\u00eb e dija se ajo ishte n\u00eb nj\u00eb hall kaq t\u00eb madh, shqet\u00ebsimi im ishte i dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>U paraqita n\u00eb pun\u00eb, por edhe shok\u00ebt e kuptonin se nuk isha ai q\u00eb kisha qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Sht\u00ebpia m\u00eb dukej bosh dhe nuk m\u00eb b\u00ebhej t\u00eb rrija n\u00eb t\u00eb. Edhe pse flisja n\u00eb telefon \u00e7do dit\u00eb me time shoqe, e ndjeja aq shum\u00eb munges\u00ebn e saj. Ajo mundohej t\u00eb mos qante kur fliste me mua, por e ndjeja nga toni i z\u00ebrit t\u00eb saj se ishte shum\u00eb keq dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e ngroht\u00ebsin\u00eb time. Dilja darkave n\u00eb lokale dhe harrohesha duke pir\u00eb, mir\u00ebpo kjo po b\u00ebhej e zakonshme. Po mundohesha t\u00eb harroja gjith\u00e7ka me pijen. Po a ishte kjo, rruga e duhur? E ndjeja se po shkat\u00ebrrohesha e kjo do t\u00eb zgjaste shum\u00eb, sepse ajo nuk mund ta linte t\u00eb \u00ebm\u00ebn vet\u00ebm e t\u00eb vinte tek un\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb, kur po flisja n\u00eb telefon, ajo m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Jam shtatz\u00ebn\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk e besoja se po e d\u00ebgjoja k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb. Nuk e kisha menduar se do t\u00eb b\u00ebhesha ndonj\u00ebher\u00eb baba.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb faleminderit, zem\u00ebr! M\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lajm q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb vendos p\u00ebr disa gj\u00ebra&#8230;<\/p>\n<p>Mora leje n\u00eb pun\u00eb dhe u nisa p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb dukej aq e gjat\u00eb rruga q\u00eb ta pushtoja n\u00eb krah\u00ebt e mi. Mallin e madh q\u00eb m\u00eb kishte pushtuar, e ndjeva kur e takova. Ajo qante nga g\u00ebzimi q\u00eb po m\u00eb shihte. Ah, sa m\u00eb mungonte ajo!<\/p>\n<p>&#8211; Sa do t\u00eb rrish? &#8211; m\u00eb pyeti.<\/p>\n<p>&#8211; Aq sa do t\u00eb rrish ti&#8230; &#8211; ia ktheva.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb pa me habi e m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb do t\u00eb rri p\u00ebrgjithmon\u00eb!<\/p>\n<p>&#8211; Edhe un\u00eb! &#8211; i thash\u00eb, duke e par\u00eb drejt n\u00eb sy.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb dua! &#8211; tha ajo. &#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sakrific\u00eb shum\u00eb e madhe!<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, un\u00eb mora vendimin t\u00eb jetoja n\u00eb Shqip\u00ebri. Ishte e pamundur t\u00eb b\u00ebja ndryshe. Nuk e shita sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Itali, sepse ishte nj\u00eb kujtim i prind\u00ebrve t\u00eb mi, por kur erdha n\u00eb Shqip\u00ebri, gjeta menj\u00ebher\u00eb pun\u00eb: Restaurova sht\u00ebpin\u00eb e saj dhe u b\u00ebra gati t\u00eb b\u00ebhesha baba. E dija se do t\u00eb vdisja, po se do t\u00eb arrinte kjo dit\u00eb p\u00ebr mua, nuk e dija. Dhe, ja ku erdhi dita! P\u00ebrgatita \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. U b\u00ebra babai i nj\u00eb vajze t\u00eb bukur e cila po rritet e po zbukurohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jam penduar aspak q\u00eb zgjodha Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, se n\u00eb fund t\u00eb fundit, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi ku jeton. R\u00ebnd\u00ebsi ka t\u00eb jetosh me njeriun q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, un\u00eb q\u00eb po shkruaj k\u00ebt\u00eb histori, jam nj\u00eb italian. Meqen\u00ebse nuk di ta shkruaj n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, e shkrova n\u00eb italisht dhe i lutem redaksis\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrkthej\u00eb p\u00ebr ta botuar n\u00eb gazet\u00eb sepse e di q\u00eb kjo gazet\u00eb lexohet nga shum\u00eb njer\u00ebz dhe kisha d\u00ebshir\u00eb q\u00eb historia ime t\u00eb m\u00ebsohej nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[282,254],"class_list":["post-7132","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-nga-jeta-2","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7132","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7132"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7132\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7132"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7132"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7132"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}