{"id":7094,"date":"2014-12-16T23:03:55","date_gmt":"2014-12-16T22:03:55","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7094"},"modified":"2014-12-16T23:03:55","modified_gmt":"2014-12-16T22:03:55","slug":"jam-perbindeshi-qe-vrau-femijen-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/jam-perbindeshi-qe-vrau-femijen-e-tij\/","title":{"rendered":"Jam p\u00ebrbind\u00ebshi q\u00eb vrau f\u00ebmij\u00ebn e tij!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Kur e mendon, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme sa e paparashikueshme \u00ebsht\u00eb jeta, si na p\u00ebrball me sfida t\u00eb ndryshme dhe na tjet\u00ebrson! Un\u00eb vet\u00eb kam patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb varf\u00ebr dhe jo t\u00eb g\u00ebzuar. Babai nuk punonte, pinte dhe sa her\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpi, zihej me maman\u00eb. K\u00ebshtu, gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs jetoja me frik\u00eb sepse sapo t\u00eb kthehej ai n\u00eb sht\u00ebpi, do t\u00eb fillonte t\u00eb ushtronte dhun\u00eb si mbi mamin, ashtu edhe mbi mua. Nj\u00ebher\u00eb e mora guximin dhe i fola ashp\u00ebr p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebnte sepse ndihesha keq ngaq\u00eb isha djali i sht\u00ebpis\u00eb, por e pagova shum\u00eb shtrenjt\u00eb sepse t\u00eb gjith\u00eb inatin e shfryu tek un\u00eb duke m\u00eb q\u00eblluar. \u201cUn\u00eb t\u00eb kam b\u00ebr\u00eb kok\u00ebn dhe ti k\u00ebrkon t\u00eb m\u00eb kthesh dor\u00ebn? K\u00ebt\u00eb nuk ke p\u00ebr ta arritur kurr\u00eb, sa t\u00eb jem un\u00eb gjall\u00eb\u201d, m\u00eb tha dhe m\u00eb rrahu aq keq sa vet\u00ebm pas dy dit\u00ebsh e mora veten. Isha krejt\u00ebsisht i pafuqish\u00ebm p\u00ebr ta p\u00ebrballuar i vet\u00ebm at\u00eb situat\u00eb. Shpeshher\u00eb i kam uruar edhe vdekjen tim eti. M\u00eb vinte m\u00eb shum\u00eb keq p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn kur e shihja se n\u00eb \u00e7\u2019gjendje e kishte katandisur! Jemi p\u00ebrpjekur disa her\u00eb t\u00eb arrratiseshim nga ai dhe shkonim te tezja, por na gjente p\u00ebrs\u00ebri dhe at\u00ebhere ishte m\u00eb keq. Armiku i tij dhe i yni bashk\u00eb ishte pija; ai pinte shum\u00eb. Pik\u00ebrisht nga kjo i erdhi edhe fundi.<\/p>\n<p>Edhe pse p\u00ebr shkak t\u00eb tij kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb ferri, p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb erdhi shum\u00eb keq kur vdiq, por ato q\u00eb nuk i prisja, ishin lot\u00ebt e mamit. Nuk do ta merrja kurr\u00eb me mend q\u00eb mamit do t\u2019i vinte kaq keq p\u00ebr t\u00eb, pas gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave dhe torturave t\u00eb tij, edhe pse n\u00eb fund t\u00eb fundit ishte bashk\u00ebshorti me t\u00eb cilin kishte kaluar vite t\u00eb jet\u00ebs. Por, dhimbja p\u00ebr ikjen e tij m\u00eb kaloi m\u00eb shpejt nga \u00e7\u2019e mendoja, ndoshta ngaq\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb tij isha kthyer n\u00eb nj\u00eb person shum\u00eb t\u00eb pandjesh\u00ebm, shum\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. Tani jetoja vet\u00ebm me mamin dhe, edhe pse tani b\u00ebnim nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb, shpeshher\u00eb na dukej sikur na p\u00ebrndiqte hija e tij. Kjo ndodhte ngaq\u00eb kishim jetuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00ebn dhun\u00ebn e tij t\u00eb vazhdueshme. Nj\u00eb dit\u00eb e pyeta mamin n\u00ebse e kishte dashur ndonj\u00ebher\u00eb babin. Kjo pyetje m\u00eb kishte munduar shum\u00eb q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb e pash\u00eb me lot n\u00eb sy. Ajo, pasi u mendua gjat\u00eb, e fiksuar n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb k\u00ebnd t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, m\u00eb tha: \u201cDashuria dhe keqardhja jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ndjeja p\u00ebr babin t\u00ebnd\u201d. E vura re q\u00eb u b\u00eb keq sepse me siguri po i kujtohej koha q\u00eb nuk donte ta kujtonte kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj dhe nd\u00ebrrova menj\u00ebher\u00eb bised\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb babain.<br \/>\nVazhdova t\u00eb jetoja vet\u00ebm me mamin, por erdhi dita q\u00eb krijova familjen time. Ishte mami ajo q\u00eb u b\u00eb shkak q\u00eb un\u00eb t\u00eb njihesha me Gent\u00ebn e m\u00eb pas t\u00eb fejohesha e martohesha me t\u00eb. Edhe pse ishte femra e par\u00eb p\u00ebr mua, nuk kisha ndonj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ndoshta edhe kjo m\u00eb ndodhte ngaq\u00eb isha b\u00ebr\u00eb njeri pa ndjenja, nuk doja njeri p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebn\u00ebs sime sepse me t\u00eb kisha p\u00ebrjetuar gjith\u00e7ka. Vet\u00ebm ne t\u00eb dy ishim d\u00ebshmitar\u00eb se \u00e7far\u00eb na kishte ndodhur n\u00eb jet\u00eb dhe vet\u00ebm ne t\u00eb dy i dinim vuajtjet tona, prandaj nuk mund t\u00eb doja njeri tjet\u00ebr, edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, k\u00ebto ishin dashuri krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme.<br \/>\nU martova me Gent\u00ebn dhe tani q\u00eb jetonin m\u00eb shum\u00eb persona n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb dukej sikur po jetoja nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr. Nuk kaloi shum\u00eb koh\u00eb dhe Genta m\u00eb tha q\u00eb ishte shtatz\u00ebn\u00eb. Ky ishte v\u00ebrtet nj\u00eb lajm shum\u00eb i bukur sepse ma ndryshoi komplet jet\u00ebn. Do b\u00ebhesha baba! Por kjo lumturi nuk m\u00eb zgjati shum\u00eb sepse m\u00eb von\u00eb m\u00eb tha se testi i shtatzanis\u00eb e kishte treguar gabim. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ndoqa rrug\u00ebn e babait tim. Nuk e di \u00e7far\u00eb ndodhi me mua q\u00eb pak nga pak u b\u00ebra i varur nga alkooli. Jeta q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb m\u00eb kishte shkat\u00ebrruar krejt\u00ebsisht si njeri dhe ngush\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb e gjeja te pija.<br \/>\n\u201cBir, t\u00eb lutem, mos m\u00eb zhg\u00ebnje! Ti je personi i vet\u00ebm q\u00eb kam n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Mos ndiq shembullin e babait t\u00ebnd. B\u00ebhu njeri i mir\u00eb sepse shum\u00eb shpejt do krijosh edhe familjen t\u00ebnde\u201d, m\u00eb thoshte ime m\u00eb me lot n\u00eb sy. Vet\u00ebm fjal\u00ebt e saj ma vrisnin shpirtin, por p\u00ebrs\u00ebri nuk merrja vesh. Vuajtjet p\u00ebr mamin dukej sikur p\u00ebrfunduan me vdekjen e babit, por nis\u00ebn s\u00ebrish me mua. Isha b\u00ebr\u00eb delja e zez\u00eb n\u00eb familje, nuk duroja ask\u00ebnd dhe nuk m\u00eb duronte askush. T\u00eb gjitha nervat q\u00eb kisha fillova t\u2019i shfryja edhe un\u00eb tek ime shoqe. \u201c\u00c7far\u00eb b\u00ebn? Je \u00e7mendur?\u201d, m\u00eb thoshte ajo me lot n\u00eb sy. Mua m\u00eb nxihej \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrreth dhe llogjika ime nuk punonte n\u00eb ato momente, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb edhe pija b\u00ebnte t\u00eb vet\u00ebn. Fillova t\u00eb ushtroja dhun\u00eb mbi time shoqe dhe ime m\u00eb e vuri re k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Ajo filloi t\u00eb m\u00eb b\u00ebrtiste dhe t\u00eb m\u00eb mbante me aq sa kishte fuqi.<br \/>\n\u201cMos u kthe m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi. Nuk je m\u00eb djali im!\u201d, m\u00eb tha.<br \/>\n\u201cDo q\u00eb t\u00eb mos vij m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi? Nuk do vij\u201d, i thash\u00eb dhe p\u00ebrplasa der\u00ebn pasi dola.<br \/>\nDhe v\u00ebrtet nuk u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi. Doja t\u00eb shikoja edhe n\u00ebse v\u00ebrtet ato nuk donin t\u00eb m\u00eb shihnin me sy, n\u00ebse kisha mbetur i vet\u00ebm! \u00c7do dit\u00eb prisja nj\u00eb telefonat\u00eb nga ato t\u00eb dyja, por m\u00eb kot. E kaloja dit\u00ebn rrug\u00ebve, isha kthyer n\u00eb nj\u00eb njeri p\u00ebr t\u00eb cilin duhej t\u00eb t\u00eb vinte keq. Merrja para borxh p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, si dhe p\u00ebr alkool. Dit\u00ebt kalonin dhe borxhet q\u00eb merrja, rriteshin. Un\u00eb nuk kisha q\u00eb t\u2019ua ktheja, ndaj edhe ata m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonin, por un\u00eb u thoja se do t\u2019ua ktheja parat\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur, sa p\u00ebr t\u00eb ikur prej tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ua ktheja p\u00ebr dit\u00eb e jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Fillova t\u00eb jetoja i fshehur prej tyre dhe n\u00eb sht\u00ebpi nuk doja t\u00eb kthehesha sepse as aty nuk m\u00eb donte njeri. Pasi e pash\u00eb q\u00eb ashtu nuk shtyhej, duke jetuar fshehurazi, fillova t\u00eb k\u00ebrkoja nj\u00eb pun\u00eb. Por, n\u00eb at\u00eb gjendje q\u00eb isha un\u00eb, askush nuk m\u00eb pun\u00ebsonte, prandaj kisha mbetur pa rrug\u00ebdalje. Kishte momente q\u00eb mendoja t\u00eb vrisja edhe veten, por nuk e di \u00e7far\u00eb m\u00eb ndalonte ta b\u00ebja. \u201cPse duhet t\u00eb vuaj k\u00ebshtu? Pse duhet t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb jet\u00eb?\u201d, pyesja Zotin me kok\u00ebn lart dhe lot\u00ebt q\u00eb m\u00eb rridhnin n\u00eb sy. Isha nj\u00eb njeri i pandreqsh\u00ebm sepse edhe vet\u00eb e kuptoja q\u00eb nuk isha i mir\u00eb, por nuk ndryshoja dot. Zoti k\u00ebt\u00eb jet\u00eb kishte p\u00ebrcaktuar p\u00ebr mua dhe un\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsohesha me t\u00eb. M\u00eb kishte marr\u00eb shum\u00eb malli p\u00ebr time m\u00eb dhe bashk\u00ebshorten sepse ishin t\u00eb vetmit persona q\u00eb m\u00eb kishin mbetur, por edhe ato i largova me arroganc\u00ebn time.<br \/>\nNj\u00eb nat\u00eb, teksa isha shtrir\u00eb p\u00ebr t\u00eb fjetur diku n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb, pes\u00eb persona erdh\u00ebn dhe m\u00eb rrah\u00ebn keq fare. Mbaj mend vet\u00ebm q\u00eb m\u00eb q\u00eblluan aq fort sa m\u00eb lan\u00eb pa ndjenja n\u00eb tok\u00eb. Personat q\u00eb m\u00eb rrah\u00ebn ishin ata t\u00eb cil\u00ebve u kisha para borxh dhe nuk ua kisha dh\u00ebn\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen, kur u zgjova, e pash\u00eb veten t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb krevatin e nj\u00eb spitali. Kisha shum\u00eb dhimbje, por i harrova menj\u00ebher\u00eb sapo pash\u00eb af\u00ebr meje maman\u00eb me time shoqe. M\u00eb shk\u00eblqyen syt\u00eb dhe m\u2019u duk sikur isha n\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.<br \/>\n\u201cNuk e prisja t\u2019ju gjeja k\u00ebtu\u201d, u thash\u00eb me gjys\u00ebm z\u00ebri sepse mezi flisja.<br \/>\n\u201cMos fol se nuk ke fuqi\u201d, m\u00eb tha mamaja s\u00eb cil\u00ebs i dallova lot\u00ebt n\u00eb sy dhe mallin q\u00eb po m\u00eb shikonte pas kaq koh\u00ebsh. Genta u afrua dhe m\u00eb puthi dor\u00ebn. U preka shum\u00eb nga ai moment sepse ajo m\u00eb dashuronte dhe m\u00eb puthi edhe pas gjith\u00eb atyre t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb i kisha b\u00ebr\u00eb! Fal\u00ebnderova Zotin q\u00eb m\u2019i solli p\u00ebrs\u00ebri pran\u00eb ato t\u00eb dyja. Mendova se jeta ime u rregullua, por ajo shprehja: \u201cUjku qimen e nd\u00ebrron, por zakonin s\u2019e harron\u201d, m\u00eb shkonte m\u00eb s\u00eb shumti. Pasi dola nga spitali dhe shkova n\u00eb sht\u00ebpi, mamaja dhe Genta kujdeseshin p\u00ebr mua sikur t\u00eb isha f\u00ebmij\u00eb. Fal\u00eb tyre e mora veten dhe u b\u00ebra si\u00e7 kisha qen\u00eb.<br \/>\n\u201cPo m\u00eb llastoni k\u00ebshtu. Un\u00eb nuk e meritoj kujdesin tuaj\u201d, u thosha. Ndihesha shum\u00eb keq p\u00ebr ato q\u00eb u kisha b\u00ebr\u00eb, por ato, me sa duket, e kishin hedhur pas krah\u00ebve gjith\u00e7ka dhe m\u00eb kishin falur.<br \/>\nPasi u sh\u00ebrova, nisa p\u00ebrs\u00ebri me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sjellje! Fillova t\u00eb pija p\u00ebrs\u00ebri, t\u00eb sillesha p\u00ebrs\u00ebri keq me Gent\u00ebn dhe maman\u00eb.<br \/>\n\u201cMendova se kishe ndryshuar, mendova se u b\u00ebr\u00eb njeri, por me sa po kuptoj, ti kurr\u00eb nuk do t\u00eb ndryshosh. Kjo ma cop\u00ebton zemr\u00ebn sepse je f\u00ebmija im i vet\u00ebm, gjith\u00e7ka kam\u201d, m\u00eb tha mamaja teksa lot\u00ebt i rridhnin mbi faqe. V\u00ebrtet isha i pandreqsh\u00ebm. Kisha nj\u00eb sjellje t\u00eb paq\u00ebndrueshme, her\u00eb sillesha mir\u00eb, her\u00eb shum\u00eb keq. Asnj\u00ebher\u00eb nj\u00ebsoj!<br \/>\n\u201cUn\u00eb nuk di si t\u00eb sillem me ty, nuk di \u00e7far\u00eb t\u00eb t\u00eb them dhe \u00e7far\u00eb jo sepse nuk e di si do t\u00eb reagosh\u201d, tha Genta.<br \/>\n\u201cPo kaloj nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe duhet t\u00eb m\u00eb kuptosh\u201d, i thash\u00eb. At\u00eb nat\u00eb ia kaluam bukur, pas nj\u00eb kohe kaq t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb nuk ndiheshim ashtu. P\u00ebrfunduam duke b\u00ebr\u00eb dashuri edhe pas asaj nate\u2026 Genta ngeli shtatz\u00ebn\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim, m\u00eb tha se priste nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Kjo gj\u00eb m\u00eb g\u00ebzoi shum\u00eb si mua, ashtu dhe maman\u00eb, e cila e mori vesh p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb me mua. Kishte edhe momente t\u00eb bukura n\u00eb familje, por un\u00eb isha arsyeja q\u00eb k\u00ebto momente ishin shum\u00eb t\u00eb shkurtra. Si\u00e7 edhe e thash\u00eb m\u00eb lart, fillova t\u00eb pija p\u00ebrs\u00ebri dhe, ashtu si\u00e7 isha, i dehur, kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi dhe rrihja Gent\u00ebn. Harroja q\u00eb ajo ishte shtatz\u00ebn\u00eb. Mamaja mundohej t\u00eb m\u00eb mbante me sa kishte mund\u00ebsi, por ishte e kot\u00eb. N\u00eb gjendjen q\u00eb isha, kthehesha n\u00eb nj\u00eb bish\u00eb q\u00eb nuk kishte njeri ta mbante.<br \/>\n\u201cZhduku dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb mos u kthe m\u00eb! P\u00ebr mua, je i vdekur! Ti nuk je njeri, je kafsh\u00eb\u201d, m\u00eb tha mamaja. Gent\u00ebn e kisha rrahur shum\u00eb keq dhe t\u00eb nes\u00ebrmen mora vesh q\u00eb kishte abortuar p\u00ebr fajin tim.<br \/>\n\u201cK\u00ebt\u00eb nuk do t\u00eb ta fal kurr\u00eb\u201d, m\u00eb tha edhe Genta dhe p\u00ebrs\u00ebri mbeta i vet\u00ebm.<br \/>\nPo aq sa i dhimbte asaj humbja e f\u00ebmij\u00ebs, m\u00eb dhimbte edhe mua, pavar\u00ebsisht se n\u00eb momentin q\u00eb e b\u00ebra, kisha qen\u00eb i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Vrava f\u00ebmij\u00ebn tim, ndaj e meritoja t\u00eb m\u00eb th\u00ebrrisnin p\u00ebrbind\u00ebsh. M\u2019u duk sikur jeta ime mori fund, e humbi \u00e7do kuptim. Zoti m\u00eb dha disa her\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb kisha nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb qet\u00eb, por ja q\u00eb un\u00eb nuk e vler\u00ebsova, p\u00ebrkundrazi\u2026 Ku do t\u00eb shkoja tani? Humba time m\u00eb, humba bashk\u00ebshorten, humba edhe f\u00ebmij\u00ebn\u2026. Zoti m\u00eb d\u00ebnoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr gabimet e mia dhe, sado q\u00eb t\u00eb dua apo t\u00eb mundohem t\u2019i rikthej gj\u00ebrat si\u00e7 ishin, nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, ishte p\u00ebrfundimtare. Nuk \u00ebsht\u00eb se nuk u p\u00ebrpoqa\u2026 Provova me shpres\u00ebn se mami dhe Genta do t\u00eb m\u00eb falnin, iu luta, iu p\u00ebrgj\u00ebrova, u k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb ndihmonin t\u00eb b\u00ebhesha p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb njeri i mir\u00eb, si\u00e7 kisha qen\u00eb, por jo\u2026 Ato m\u00eb p\u00ebrzun\u00eb m\u00eb keq se t\u00eb isha nj\u00eb qen. M\u00eb braktis\u00ebn, m\u00eb lan\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kat\u00ebr rrug\u00ebve\u2026 \u201cE meriton k\u00ebt\u00eb sjellje\u201d, i thoja vetes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zemr\u00ebn e kisha t\u00eb plasur. Ndoshta Genta edhe do ta besonte kur i thash\u00eb se do t\u00eb kishim f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por ajo q\u00eb nuk besonte m\u00eb ishte se un\u00eb mund t\u00eb ndryshoja. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit ishte e bindur; do t\u00eb vazhdoja t\u00eb isha i nj\u00ebjti. Jeta e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb kalova m\u00eb ktheu n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb keq i cili tani akoma endet n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb \u201cm\u00eb fal\u201d. Shpresoj q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb mamaja dhe Genta t\u00eb m\u00eb falin v\u00ebrtet dhe nuk do t\u00eb heq dor\u00eb kurr\u00eb derisa ato ta b\u00ebjn\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje, lexues t\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Kur e mendon, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme sa e paparashikueshme \u00ebsht\u00eb jeta, si na p\u00ebrball me sfida t\u00eb ndryshme dhe na tjet\u00ebrson! Un\u00eb vet\u00eb kam patur nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb varf\u00ebr dhe jo t\u00eb g\u00ebzuar. Babai nuk punonte, pinte dhe sa her\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpi, zihej me maman\u00eb. K\u00ebshtu, gjat\u00eb gjith\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-7094","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7094\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}