{"id":7090,"date":"2014-12-16T18:00:46","date_gmt":"2014-12-16T17:00:46","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7090"},"modified":"2014-12-16T11:10:47","modified_gmt":"2014-12-16T10:10:47","slug":"nuk-bera-dot-seks-me-femren-qe-e-deshiroja-aq-shume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/nuk-bera-dot-seks-me-femren-qe-e-deshiroja-aq-shume\/","title":{"rendered":"Nuk b\u00ebra dot seks me femr\u00ebn q\u00eb e d\u00ebshiroja aq shum\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar doktor Demiri, e kisha \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb ta rregulloja nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb fiksim dhe nuk u besoja syve kur shkova me t\u00eb n\u00eb krevat. Teksa ajo po zhvishej, u mahnita shum\u00eb me hiret e saj, por lumturia ime zgjati vet\u00ebm pak \u00e7aste pasi ejakulova shum\u00eb shpejt, pa kryer marr\u00ebdh\u00ebnie. Nuk e desha veten! Vajza iku duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se ishte b\u00ebr\u00eb von\u00eb dhe un\u00eb ngela shum\u00eb keq vet\u00ebm. Prisja q\u00eb ajo t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrs\u00ebri, por m\u00eb kot. Ju lutem, ma shpjegoni se pse ndodhi kjo, kur un\u00eb e d\u00ebshiroja aq shum\u00eb?<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; Tani q\u00eb fillova t\u00eb shkruaj k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigjen t\u00ebnde, m\u00eb erdhi p\u00ebr t\u00eb qeshur, i dashur let\u00ebrshkrues. Jo se un\u00eb po qesh me hallin t\u00ebnd sepse n\u00eb fakt e njoh e ndjej keqardhje, por m\u2019u kujtua nj\u00eb th\u00ebnie q\u00eb e kam d\u00ebgjuar nga nj\u00eb miku im shkodran se: \u201cmeraku i madh, turp\u00ebron edhe zanat\u00e7iun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d. Pse, pak raste kemi par\u00eb kur n\u00eb futboll nj\u00eb sulmues krejt i vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb port\u00ebs, e gjuan jasht\u00eb e pastaj e z\u00eb kok\u00ebn me duar? Kjo gj\u00eb u ndodh shum\u00eb personave her\u00ebt e para, ndaj duhet ta provoni p\u00ebrs\u00ebri. A nuk thot\u00eb edhe populli se \u201cpetullat e para nuk dalin gj\u00eb\u201d? Pse? Sepse aty ka edhe munges\u00eb durimi, edhe mosnjohje t\u00eb atij lloj brumi, edhe munges\u00eb p\u00ebrvoje. Akoma pra nuk \u00ebsht\u00eb \u201cshtruar\u201d puna, nuk jan\u00eb krijuar ende reflekset dhe nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebrie seksuale q\u00eb e k\u00ebrkon marr\u00ebdh\u00ebnia. Me pak fjal\u00eb, ende nuk ia di e nuk t\u2019i di \u201chuqet\u201d! Secili p\u00ebrpiqet ta prezantoj\u00eb veten sa m\u00eb mir\u00eb, pra, meraku \u00ebsht\u00eb i madh, por veprojn\u00eb edhe turpi e, pse jo, edhe uria&#8230; Ndaj ne psikolog\u00ebt themi se kurr\u00eb i uritur, mos shko p\u00ebr t\u00eb psonisur, sepse p\u00ebr shum\u00eb arsye, nj\u00eb mashkull mund t\u00eb dal\u00eb \u201chuq\u201d nj\u00eb her\u00eb, por mund t\u00eb jet\u00eb \u201cspektakolare\u201d hera e dyt\u00eb, her\u00ebt e tjera. Vet\u00ebm se duhet durim nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, sidomos nga partnerja. Ndaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb her\u00ebt e para t\u00eb jemi n\u00eb kushte sa m\u00eb t\u00eb mira qet\u00ebsie e fsheht\u00ebsie dhe ta kemi nat\u00ebn p\u00ebrpara, jo si n\u00eb rastin tuaj, kur vajza iku se iu b\u00eb von\u00eb ose se e k\u00ebrkoi mamaja. Po t\u00eb ishe duke fjetur me at\u00eb vajz\u00eb, me siguri aty nga mesnata, kur t\u00eb ishit n\u00eb gjum\u00eb e kur truri (ky \u201ckomandant\u201d i trembur) t\u00eb ishte duke dremitur, n\u00ebn but\u00ebsin\u00eb e ngroht\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit, do t\u00eb zgjoheshin ndjenjat dhe gj\u00ebrat do t\u00eb kishin shkuar shum\u00eb m\u00eb ndryshe.<br \/>\n&#8211; Truri \u00ebsht\u00eb si \u201ckomandant\u201d i trupit dhe t\u00eb gjitha organet e gjendrrat me t\u00eb cilat funksionon trupi jan\u00eb si \u201cushtar\u00ebt\u201d e tij. Ky komandant i alarmuar, n\u00eb k\u00ebto raste, e grumbullon gjakun p\u00ebr vete dhe nuk ia \u00e7on organit tuaj e at\u00ebhere, si do t\u00eb mundet ky \u201cushtari\u201d i mjer\u00eb, me gavet\u00ebn \u201cbosh\u201d t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpara? Ka nga ata meshkuj t\u00eb cil\u00ebt q\u00eb para her\u00eb s\u00eb par\u00eb me nj\u00eb fem\u00ebr na takojn\u00eb ne psikolog\u00ebt, q\u00eb u japim atyre porosi me vler\u00eb dhe kur e shohim se jan\u00eb t\u00eb mbindjesh\u00ebm apo t\u00eb pap\u00ebrmbajtur, u japim edhe ndonj\u00eb ila\u00e7 100 % bimor i cili \u00ebsht\u00eb edhe si antiankth e antistres. Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme vet\u00ebm p\u00ebr her\u00ebt e para, pasi si\u00e7 thot\u00eb populli, fillimi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysma e pun\u00ebs, pasi p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb fitohet edhe leht\u00ebsimi i duhur dhe partner\u00ebt nuk futen n\u00eb rreth vicioz kur frika, turpi e ankthi \u00e7rregullojn\u00eb potenc\u00ebn dhe \u00e7rregullimet e potenc\u00ebs, shtojn\u00eb turpin, ankthin, depresionin, pasigurin\u00eb etj. Ky fenomen deri diku duhet t\u00eb quhet normal nga partner\u00ebt dhe femrat t\u00eb mos ua b\u00ebjn\u00eb fiksim meshkujve duke i p\u00ebrqeshur apo ironizuar k\u00ebt\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb momentit, qoft\u00eb edhe pamund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj here. Humori me k\u00ebto fenomene do t\u00eb p\u00ebrjetohej shum\u00eb keq nga mashkulli, si humori i zi, aq sa ka ndodhur q\u00eb mashkulli t\u00eb jet\u00eb fyer keq n\u00eb egon e tij dhe edhe ta ket\u00eb keqtrajtuar femr\u00ebn fizikisht ose psikologjikisht, duke e shar\u00eb, ose \u201cfaj\u00ebsuar\u201d at\u00eb sikur nuk e t\u00ebrhoqi.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto raste, mashkulli, me qet\u00ebsi e vet\u00ebp\u00ebrmbajtje mund t\u2019i thoshte femr\u00ebs se ajo \u00ebsht\u00eb e shk\u00eblqyer, por ai sot \u00ebsht\u00eb i lodhur ose i s\u00ebmur\u00eb, ashtu si\u00e7 mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me supergatim, por dikush nuk ha dot, pasi nuk e ka stomakun mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebto raste, ka edhe nga ato femra q\u00eb e kan\u00eb quajtur mashkullin homo, ose nga ana tjet\u00ebr, meshkuj, q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim, pa t\u00eb drejt\u00eb, heteroseksualitetin e tyre.<br \/>\nMos u \u00e7udit, o djal\u00eb, nga t\u00eb gjitha k\u00ebto sepse nuk je as i pari dhe as i fundit q\u00eb ka nj\u00eb problem t\u00eb till\u00eb. Thjesht duaje trupin t\u00ebnd dhe her\u00eb tjet\u00ebr, ji m\u00eb i qet\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb femre, pasi nj\u00eb d\u00ebshtim, nuk v\u00eb n\u00eb dyshim seksualitetin t\u00ebnd.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar doktor Demiri, e kisha \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb ta rregulloja nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb m\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb fiksim dhe nuk u besoja syve kur shkova me t\u00eb n\u00eb krevat. Teksa ajo po zhvishej, u mahnita shum\u00eb me hiret e saj, por lumturia ime zgjati vet\u00ebm pak \u00e7aste pasi ejakulova shum\u00eb shpejt, pa kryer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[905],"class_list":["post-7090","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","tag-seks"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7090"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7090\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}