{"id":7070,"date":"2014-12-15T22:12:14","date_gmt":"2014-12-15T21:12:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7070"},"modified":"2014-12-15T22:30:55","modified_gmt":"2014-12-15T21:30:55","slug":"rrefimi-i-piktores-qe-nuk-flet-e-nuk-degjon-dua-te-jem-njesoj-si-ju","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/rrefimi-i-piktores-qe-nuk-flet-e-nuk-degjon-dua-te-jem-njesoj-si-ju\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i piktores q\u00eb nuk flet e nuk d\u00ebgjon"},"content":{"rendered":"<p>Dua t&#8217;ju tregoj per mbesen time, Lidia Capa, vajza q\u00eb nuk flet e nuk d\u00ebgjon, por qe ka hapur ekspozite me piktura ne mes te Tiranes, te Muzeu Historik, me tem\u00eb &#8220;Heshtja q\u00eb flet&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Kjo vajz\u00eb vjen nga nj\u00eb familje e thjesht\u00eb dibrane, me prind\u00ebr shembullor\u00eb e shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, q\u00eb si motiv kan\u00eb vet\u00ebm pun\u00ebn e k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb i kan\u00eb kultivuar edhe Lidias. Talentin e piktur\u00ebs ajo e ka trash\u00ebguar nga i ati, Trifoni, i cili ka t\u00eb nj\u00ebjtin fat, pra, edhe ai nuk flet e nuk d\u00ebgjon&#8230; Edhe dy xhajat e saj kan\u00eb k\u00ebt\u00eb talent, bile nj\u00ebri prej tyre ka mbaruar Liceun Artistik e sot, krahas pun\u00ebs, merret edhe me piktur\u00eb n\u00eb Itali. Lidia ka lindur me piktur\u00ebn, por neve na u desh ta zbulonim k\u00ebt\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ajo ishte n\u00eb klas\u00eb t\u00eb shtat\u00eb. Jemi kujdesur shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb dhe un\u00eb, jam p\u00ebrpjekur ta marr me vete n\u00eb kurse trajnimi e duke e angazhuar me aktivitete shoq\u00ebrore q\u00eb ajo t\u00eb ishte e zonja p\u00ebr t\u00eb ardhmen. P\u00ebrpiqesha t\u00eb gjeja prirjet e vajz\u00ebs, q\u00eb ajo t\u00eb ishte mir\u00eb me veten e me at\u00eb q\u00eb do zgjidhte n\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e jo e privuar nga rrethanat e fatit. Fillimisht, e \u00e7ova n\u00eb nj\u00eb kurs rrobaqep\u00ebsie me stilisten e talentuar Mirela Nur\u00e7e. Teksa Mirela shpjegonte, vajza rrinte ulur n\u00eb qoshe e, me intuit\u00ebn e saj, ndiqte vet\u00ebm me sy se si skiconte Mirela nj\u00eb m\u00ebng\u00eb xhakete. Asnj\u00ebra nga vajzat q\u00eb ishin n\u00eb kurs nuk e kapi shpjegimin e vet\u00ebm, nd\u00ebrsa Lidia kishte skicuar at\u00eb q\u00eb ajo shpjegonte. E befasuar, Mirela i puthi duart, duke e inkurajuar. Kam qar\u00eb me lot nga g\u00ebzimi. Shikoja q\u00eb edhe ajo vet\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrpjekje n\u00eb maksimum p\u00ebr t\u2019i kuptuar gj\u00ebrat, d\u00ebshira e saj ishte e madhe dhe un\u00eb p\u00ebrpiqesha ta ndihmoja, por m\u00eb tep\u00ebr s\u2019b\u00ebja dot sepse rrobaqep\u00ebsia kishte prerje matematikore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, e pash\u00eb se duhet ta nd\u00ebrprisnim k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje&#8230;<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me shi, f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb zhurm\u00eb e rr\u00ebmuj\u00eb, i mblodha n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb e i stimulova q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb loj\u00eb si n\u00eb shkoll\u00eb; kush do t\u00eb b\u00ebnte vizatimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do t\u2019i vinim not\u00ebn dhjet\u00eb e do t\u2019i blinim nj\u00eb dhurat\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb u angazhuan e n\u00eb fund erdhi radha e Lidias; ajo kishte skicuar nga kapaku i nj\u00eb reviste di\u00e7ka. Kur e pam\u00eb flet\u00ebn e saj, u befasuam! Ishte identike me faqen e revist\u00ebs, me ndryshimin e vet\u00ebm se kjo e fundit ishte me ngjyra, kurse ajo q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb Lidia, ishte bardh\u00eb e zi. Nj\u00eb ndjesi nga brenda m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb b\u00ebrtisja me z\u00eb nga g\u00ebzimi! E mora flet\u00ebn, e sh\u00ebtita n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes e n\u00eb fund, vendosa q\u00eb Lidia t\u00eb vazhdonte me piktur\u00ebn. Menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkuam nj\u00eb pedagog p\u00ebr nj\u00eb kurs paraprak. K\u00ebshtu, Lidia shkoi te profesor Ermir Grezda, i cili u tregua i gatsh\u00ebm ta ndihmonte. Duke e par\u00eb me syrin e tij si artist, ai vendosi q\u00eb ajo t\u00eb konkuronte si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vazhduar shkoll\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ku kishte prirje.<br \/>\nErdhi edhe dita e konkurimit dhe ne vendos\u00ebm t\u00eb takonim drejtorin, zotin Bujar Agalliu, p\u00ebr t\u2019i sqaruar rrethanat e vajz\u00ebs dhe p\u00ebr ta pyetur n\u00ebse kishte ndonj\u00eb kriter p\u00ebr k\u00ebta persona. Ai tha se kriteri i vet\u00ebm, si p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, ishte konkurimi. K\u00ebshtu, Lidia u fut n\u00eb konkurs dhe u gjend para juris\u00eb, e cila e pyeste, por ajo nuk d\u00ebgjonte e nuk fliste dot me ta&#8230; Lidia m\u00eb ka treguar:<br \/>\n\u201cNj\u00eb mendje m\u00eb thoshte ta lija k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e t\u00eb ikja, se e shihja t\u00eb pamundur t\u00eb vazhdoja&#8230; Si do t\u00eb b\u00ebja? Askush nuk komunikonte me mua! Por, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb isha me k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb, m\u00eb dha forc\u00eb e kurajo nj\u00eb person q\u00eb kaloi te t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit. Ai ndaloi tek un\u00eb dhe, duke m\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn n\u00eb sup, m\u00eb tha: \u201cJe okej!\u201d. Ajo dor\u00eb n\u00eb sup e ajo buz\u00ebqeshje m\u00eb shoq\u00ebroi edhe m\u00eb von\u00eb, derisa mbarova provimin&#8230; Doli q\u00eb kisha fituar e k\u00ebshtu filluan peripecit\u00eb e tjera; regjistrimi, marr\u00ebdh\u00ebnia me shok\u00ebt e klas\u00ebs q\u00eb d\u00ebgjonin e flisnin, kurse un\u00eb isha vet\u00ebm, por fal\u00eb Zotit kam patur fat q\u00eb t\u00eb kem shok\u00eb e miq t\u00eb mir\u00eb, si shoqja ime e ngusht\u00eb Ori Ivo, Anisa Ada e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Shkolla vazhdoi me shum\u00eb sakrifica&#8230; Di\u00e7ka m\u00eb shpjegonin shoqet e di\u00e7ka pedagog\u00ebt se un\u00eb s\u2019pata asnj\u00ebher\u00eb interpret\u00eb. N\u00eb vitin e dyt\u00eb t\u00eb Liceut, n\u00eb vitin 2006, nj\u00eb m\u00ebsuesja ime m\u00eb tha t\u00eb d\u00ebrgoja nj\u00eb piktur\u00eb p\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb, me fondacionin e zonj\u00ebs Liri Berisha. As q\u00eb e mendoja se do t\u00eb fitoja, po erdhi lajmi q\u00eb piktura ime kishte fituar n\u00eb 52 shtete! U habita e u g\u00ebzova pa mas\u00eb&#8230; Pas fitores iu d\u00ebrgua nj\u00eb fal\u00ebnderim shkoll\u00ebs q\u00eb m\u00eb kishte m\u00ebsuar mua. Aty, m\u00eb vler\u00ebsuan e m\u00eb dhan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi tjet\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pedagog\u00ebt, duke m\u00eb m\u00ebsuar&#8230; At\u00eb dit\u00eb u shtrua nj\u00eb koktejl n\u00eb ambientet e shkoll\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb event erdhi personalisht zonja Liri Berisha. Ishte nj\u00eb g\u00ebzim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shkoll\u00ebn e n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr mua dhe fjal\u00ebt e saj m\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar edhe n\u00eb vitet e m\u00ebpasme. Nj\u00eb mir\u00ebnjohje e ve\u00e7ant\u00eb shkon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grua, me dor\u00ebn e kujdesin e s\u00eb cil\u00ebs u ndjeva e sigurt\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Zonja Liri Berisha e cila erdhi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u00e7mimin q\u00eb kisha fituar, m\u00eb premtoi q\u00eb ajo vet\u00eb do kujdesej q\u00eb un\u00eb t\u00eb vazhdoja edhe Akademin\u00eb. Edhe n\u00eb Akademi m\u00eb shoq\u00ebruan shok\u00ebt e Liceut e, p\u00ebr tet\u00eb vjet, ata m\u00ebsuan edhe gjuh\u00ebn e shenjave. Kam patur v\u00ebshtir\u00ebsi edhe me disa pedagog\u00eb, por p\u00ebr mua, kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb makth i v\u00ebrtet\u00eb or\u00ebt e provimeve. Ka patur raste q\u00eb edhe nuk m\u00eb kuptonin, ose v\u00ebshtir\u00ebsi me oraret e vendet e takimeve. Pastaj dol\u00ebn telefonat e m\u2019u leht\u00ebsuan disa gj\u00ebra&#8230; N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb Personave me Aft\u00ebsi t\u00eb Kufizuara e ngre z\u00ebrin q\u00eb kjo kategori t\u00eb vler\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb \u00e7do fush\u00eb, t\u00eb ken\u00eb interpret\u00eb n\u00eb shkollat q\u00eb ndjekin e t\u2019u jepet mund\u00ebsia t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb mes t\u00eb barabart\u00ebve dhe t\u00eb pun\u00ebsohen&#8230; Un\u00eb mbarova shkoll\u00ebn dhe dua t\u00eb filloj pun\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbarova e sakrifikova deri tani&#8230;\u201d<br \/>\nLidia jon\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb aktivitete t\u00eb tjera, n\u00eb ekspozita, n\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb n\u00eb Itali, Estoni e k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar m\u00eb \u00e7mime. Studentja e Akademis\u00eb s\u00eb Arteve q\u00eb mbaroi sivjet Masterin, vajza e talentuar e me shpirt artistik, vajza q\u00eb vjen nga shkolla e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb nuk d\u00ebgjojn\u00eb, arriti t\u00eb hap\u00eb ekspozit\u00ebn e saj personale dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim i madh p\u00ebr ne&#8230; Suksese, mbesa ime e mir\u00eb!<\/p>\n<p>Venka Capa<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dua t&#8217;ju tregoj per mbesen time, Lidia Capa, vajza q\u00eb nuk flet e nuk d\u00ebgjon, por qe ka hapur ekspozite me piktura ne mes te Tiranes, te Muzeu Historik, me tem\u00eb &#8220;Heshtja q\u00eb flet&#8221;&#8230; Kjo vajz\u00eb vjen nga nj\u00eb familje e thjesht\u00eb dibrane, me prind\u00ebr shembullor\u00eb e shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, q\u00eb si motiv kan\u00eb vet\u00ebm pun\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-7070","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7070"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7070\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}