{"id":7042,"date":"2014-12-14T21:02:13","date_gmt":"2014-12-14T20:02:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7042"},"modified":"2014-12-14T21:02:13","modified_gmt":"2014-12-14T20:02:13","slug":"a-tia-marr-hakun-babait","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/a-tia-marr-hakun-babait\/","title":{"rendered":"A t\u2019ia marr hakun babait?"},"content":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb sot kam mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr juriste, por kam nj\u00eb dilem\u00eb t\u00eb madhe brenda vetes. Sot po i drejtohem k\u00ebsaj gazete sepse dua mendimin tuaj t\u00eb argumentuar me detaje se si mund t\u00eb veproj me k\u00ebt\u00eb problem dhe hall q\u00eb m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb mbi kok\u00eb. Para disa vitesh kisha nj\u00eb familje shum\u00eb t\u00eb lumtur, madje me plot goj\u00ebn mund t\u2019ju them se ishim familja m\u00eb e lumtur dhe m\u00eb e g\u00ebzuar n\u00eb bot\u00eb. Prind\u00ebrit e mi nuk i kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb t\u00eb ziheshin apo t\u00eb debatonin, ata ishin njer\u00ebz q\u00eb nuk i b\u00ebnin keq askujt, vet\u00ebm mir\u00ebsi transmetonin kudo ku shkelnin. T\u00eb dy ishin arsimtar\u00eb dhe mua ma kishin ngulitur n\u00eb mendje se shkolla \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb njeri. Babai im d\u00ebshironte q\u00eb un\u00eb t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn p\u00ebr Mjek\u00ebsi dhe l\u00ebnda e Biologjis\u00eb ishte primare p\u00ebr mua. Mund t\u00eb them me plot goj\u00ebn se isha e para e shkoll\u00ebs me m\u00ebsime dhe doja t\u2019ua plot\u00ebsoja k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi. Pa u zgjatur shum\u00eb n\u00eb t\u00eb tilla detaje, po filloj t\u2019ju tregoj at\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi dhe q\u00eb m\u00eb ndryshoi jet\u00ebn.<br \/>\nPeriudha kur m\u00eb ndodhi tragjedia e madhe n\u00eb familje ishte viti 2000. Ishte pik\u00ebrisht vera e k\u00ebtij viti, kur nj\u00eb t\u00eb diel\u00eb, babi, mami, v\u00ebllai i vog\u00ebl dhe un\u00eb ishim duke u kthyer p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi, pasi kishim qen\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb te njer\u00ebzit tan\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment, d\u00ebgjuam krisma arm\u00ebsh dhe babi na shtyu t\u00eb uleshim p\u00ebrdhe, por at\u00eb e kapi plumbi n\u00eb kraharor. Mbaj mend q\u00eb ai ra n\u00eb duart e mamit dhe vet\u00ebm kaq d\u00ebgjova t\u2019i thoshte: \u201cAmanet f\u00ebmij\u00ebt!\u201d. Nuk di ta p\u00ebrshkruaj at\u00eb moment, kur mbi kokat tona erdh\u00ebn dhe na mbuluan shum\u00eb njer\u00ebz. Un\u00eb dhe v\u00ebllai i vog\u00ebl filluam t\u00eb qanim, n\u00ebna k\u00ebrkonte ndihm\u00eb q\u00eb t\u00eb vinte ambulanca, por ishte shum\u00eb von\u00eb, ai vdiq n\u00eb duart e mamit ton\u00eb, duke na patur ne, f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb goj\u00eb. Edhe pse isha vet\u00ebm 10 vje\u00e7e, kuptova se aty p\u00ebrfundoi jeta ime, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, mendoja se aty edhe filloi nj\u00eb jet\u00eb e re p\u00ebr mua, nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb nuk do ta g\u00ebzoja si gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, por do jetoja vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim: \u201cHakmarrjen ndaj personit q\u00eb vrau tim at\u00eb\u201d. At\u00eb dit\u00eb n\u00eb at\u00eb qytet vdiq\u00ebn dy persona dhe personi q\u00eb ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr p\u00ebr t\u2019u q\u00eblluar nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte fare me familjen ton\u00eb; ai ishte nj\u00eb njeri q\u00eb ishte marr\u00eb me trafikim t\u00eb femrave dhe ishte pik\u00ebrisht babai i nj\u00eb vajze q\u00eb mori hak kund\u00ebr tij, nd\u00ebrsa baban\u00eb tim e zuri plumbi q\u00eb ishte drejtuar kundrejt atij personi.<br \/>\nV\u00ebllan\u00eb e kisha vet\u00ebm kat\u00ebr vje\u00e7 dhe mbaj mend q\u00eb neve na \u00e7uan n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e gjyshes, ku un\u00eb vet\u00ebm qaja pa pushim pasi doja ta shikoja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit tim at\u00eb. Dit\u00ebn tjet\u00ebr m\u00eb mori daja dhe shkuam t\u00eb blinim nj\u00eb tuf\u00eb t\u00eb madhe me lule q\u00eb i vura mbi trupin e tim eti t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb arkivolin q\u00eb rrethohej prej shum\u00eb njer\u00ebzve. N\u00eb momentn kur e pash\u00eb tim at\u00eb ashtu, i b\u00ebra nj\u00eb betim duke m\u00ebrm\u00ebritur n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb \u201ct\u00eb betohem p\u00ebr shpirtin t\u00ebnd q\u00eb do t\u00eb ta marr hakun!\u201d.<br \/>\nQ\u00eb prej asaj dite, n\u00eb familjen ton\u00eb nuk pati m\u00eb g\u00ebzim, por vet\u00ebm trishtim. \u00c7do gj\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi na kujtonte duart e babit, q\u00eb kishte punuar aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb na rregulluar jet\u00ebn. N\u00ebna, edhe pse nuk e jepte veten n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb, qante n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb dit\u00ebs kur ishte vet\u00ebm. Sa m\u00eb shum\u00eb e shikoja at\u00eb n\u00eb at\u00eb gjendje t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, aq m\u00eb shum\u00eb m\u00eb shtohej urrejtja p\u00ebr njeriun q\u00eb vrau tim at\u00eb. N\u00ebna, p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk na e ushqente ndjenj\u00ebn e hakmarrjes, ajo gjithmon\u00eb na edukonte edhe mua, edhe v\u00ebllan\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shkat\u00ebrronim jet\u00ebt tona, pasi vrasja e babait ton\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pa dashje edhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, k\u00ebshtu ishte, personi q\u00eb e vrau baban\u00eb tim kishte marr\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr tjet\u00ebr njeri, po me sa duket, fati e shkroi q\u00eb im at\u00eb t\u00eb flijohej n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb. N\u00ebna na thonte gjithmon\u00eb se vras\u00ebsi i babait ton\u00eb po e paguante d\u00ebnimin e tij n\u00eb burg n\u00eb Greqi, por k\u00ebt\u00eb, un\u00eb, edhe e besoja, edhe jo, sepse n\u00ebna p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk ishte e qet\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb e d\u00ebgjova teksa i thoshte tezes sime se ai person ishte arratisur jasht\u00eb vendit dhe shteti shqiptar nuk kishte b\u00ebr\u00eb ende asgj\u00eb. Mbas atij momenti, vendosa t\u00eb mos e vazhdoja shkoll\u00ebn p\u00ebr doktoresh\u00eb, por p\u00ebr juriste. Edhe pse d\u00ebshira e babait ishte q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha mjeke, me shum\u00eb keqardhje hoqa dor\u00eb p\u00ebr at\u00eb profesion me d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosja drejt\u00ebsi dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, t\u00eb merrja hak p\u00ebr vrasjen e tim eti. Isha vet\u00ebm 15 vje\u00e7e kur mendoja t\u00eb tilla gj\u00ebra, por nuk flisja me n\u00ebn\u00ebn pasi ajo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike nuk do ta pranonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Vitet kalonin shum\u00eb shpejt, vdekja e tim eti kishte l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb shpirtin tim, nuk isha si shoqet e mia q\u00eb e shijonin jet\u00ebn deri n\u00eb detaj, me \u00e7do lloj m\u00ebnyre, duke shkuar n\u00ebp\u00ebr pabe, disko, n\u00eb piknik, kafeneve, nd\u00ebrsa un\u00eb isha ngujuar brenda n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb vetmin q\u00ebllim: T\u00eb m\u00ebsoja dhe ta vazhdoja shkoll\u00ebn n\u00eb deg\u00ebn q\u00eb doja. Hakmarrja ndaj njeriut q\u00eb vrau babin tim ishte primare p\u00ebr mua. N\u00ebse nuk do ta b\u00ebja n\u00ebp\u00ebrmjet drejt\u00ebsis\u00eb, do ta b\u00ebja ashtu si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb u jan\u00eb vrar\u00eb njer\u00ebzit e tyre dhe q\u00eb shteti nuk v\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi. Halli q\u00eb na kishte r\u00ebn\u00eb m\u00eb dukej sikur m\u00eb kishte pjekur para kohe dhe, edhe pse jam nj\u00eb fem\u00ebr shum\u00eb e bukur, edhe pse shum\u00eb djem kan\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb m\u00eb afrohen duke m\u00eb k\u00ebshilluar se hakmarrja nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, un\u00eb prap\u00eb nuk kam hequr dor\u00eb prej saj. Tashm\u00eb jam diplomuar p\u00ebr drejt\u00ebsi, por asnj\u00eb lloj drejt\u00ebsie nuk kam vendosur p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mori jet\u00ebn e tim eti. E vetmja gj\u00eb q\u00eb kam k\u00ebrkuar me shum\u00eb forc\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Interpoli ta kap\u00eb dhe ta kthej\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por deri tani, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb. Gj\u00ebrat p\u00ebr familjen ton\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb kritike pasi edhe v\u00ebllai k\u00ebrkon t\u00eb hakmerret, nd\u00ebrsa n\u00ebna na thot\u00eb se n\u00ebse do ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nuk ka m\u00eb jet\u00eb. Un\u00eb nuk doja q\u00eb im v\u00eblla t\u00eb p\u00ebrzihej n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje. K\u00ebt\u00eb hall q\u00eb na ra neve doja t\u00eb zgjidhja me \u00e7do kusht me t\u00eb mir\u00eb ose me t\u00eb keq po t\u00eb ishte nevoja, por n\u00ebna tashm\u00eb na ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb t\u00eb fort\u00eb, ajo na k\u00ebrc\u00ebnon me jet\u00ebn e saj dhe neve na jan\u00eb lidhur duar.<br \/>\nUn\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb dilem\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, jam midis betimit q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb mbi trupin e tim eti se do t\u2019ia merrja hakun dhe asaj q\u00eb na k\u00ebrkon n\u00ebna. Nuk e di \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb m\u00eb von\u00eb, se si do t\u00eb rrjedhin gj\u00ebrat, po ajo q\u00eb di \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse nuk e arrij q\u00ebllimin tim, gjith\u00eb jet\u00ebn do t\u00eb ndjehem si nj\u00eb njeri i ngurt\u00eb q\u00eb as nuk qesh, as nuk qan. Jeta ime deri k\u00ebtu arriti mbi t\u00eb vetmin synim; \u201currejtjen dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb e vemja gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb \u00e7lironte nga nj\u00eb gjendje kaq e keqe q\u00eb m\u00eb ka kapluar&#8230;<\/p>\n<p>Blerta<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb sot kam mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr juriste, por kam nj\u00eb dilem\u00eb t\u00eb madhe brenda vetes. Sot po i drejtohem k\u00ebsaj gazete sepse dua mendimin tuaj t\u00eb argumentuar me detaje se si mund t\u00eb veproj me k\u00ebt\u00eb problem dhe hall q\u00eb m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb mbi kok\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254,332],"class_list":["post-7042","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale","tag-rrefime-mekataresh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7042","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7042"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7042\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}