{"id":7018,"date":"2014-12-13T16:52:28","date_gmt":"2014-12-13T15:52:28","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=7018"},"modified":"2014-12-13T16:52:28","modified_gmt":"2014-12-13T15:52:28","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-2\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt nuk intervistuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb? Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p><strong>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>EDI RAMA<\/strong><br \/>\nNuk e takuam dot as k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeministrin ton\u00eb, Edi Rama. Desh\u00ebm t\u00eb na sqaronte pak k\u00ebt\u00eb problemin e pun\u00ebsimit sepse nga fjala e tij 21 minut\u00ebshe n\u00eb Parlament t\u00eb enjten, nuk mor\u00ebm vesh pothuajse asgj\u00eb. Dha shum\u00eb shifra, q\u00eb, sipas tij, tregonin hapjen e fronteve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, por p\u00ebr \u00e7udin\u00eb ton\u00eb, t\u00eb gjitha ato ishin shifra relative, n\u00eb p\u00ebrqindje, q\u00eb tregonin rritjen n\u00eb krahasim me tremujorin e tret\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Pse nuk dha asnj\u00eb shif\u00ebr t\u00eb sakt\u00eb kryeministri se sa vende pune ishin hapur dhe n\u00eb \u00e7\u2018sektor\u00eb ishin hapur ato?! Pse nuk p\u00ebrmendi ndonj\u00eb investim q\u00eb kishte pun\u00ebsuar, t\u00eb z\u00ebm\u00eb 500, 1000 a 2000 pun\u00ebtor\u00eb?! E vetmja shif\u00ebr absolute, pa p\u00ebrqindje, q\u00eb artikuloi zoti Rama gjat\u00eb fjalimit, ishte ajo e t\u00eb papun\u00ebve t\u00eb mosh\u00ebs 15 -64 vje\u00e7, q\u00eb ishte gjithsej 219528 persona. T\u00eb gjitha shifrat e tjera ishin p\u00ebrqindje. Pse vall\u00eb? Mos vall\u00eb jan\u00eb \u201cp\u00ebrzier\u201d pak shifrat? Mos vall\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb pun\u00ebsuarit, jan\u00eb edhe ata q\u00eb m\u00eb par\u00eb punonin n\u00eb \u201ct\u00eb zez\u00eb\u201d e tani, pas k\u00ebrc\u00ebnimit s\u00eb kryeministrit se do burgoseshin t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pun\u00ebsonin t\u00eb pasiguruar, punojn\u00eb normalisht?! Mos vall\u00eb te shifra e t\u00eb pun\u00ebsuarve q\u00eb fshihet pas p\u00ebrqindjeve jan\u00eb shtuar edhe punonj\u00ebsit e fshatit q\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk futeshin n\u00eb skemat e sigurimeve shoq\u00ebrore, si dhe t\u00eb siguruarit vullnetar\u00eb n\u00eb emigracion? Po t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebhere t\u00eb pun\u00ebsuarit dalin pak, shum\u00eb pak. Dhe k\u00ebshtu duhet t\u00eb jet\u00eb, se ende nuk po d\u00ebgjojm\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb investim t\u00eb kompanive t\u00eb m\u00ebdha e serioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr asnj\u00eb fabrik\u00eb apo kantier t\u00eb madh t\u00eb hapur. Me kat\u00ebr call center e 2 kapanone fasoni nuk shtohet pun\u00ebsimi&#8230; Apo jo, zoti kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p><strong>ATIFETE JAHJAGA<\/strong><br \/>\nPresidentja kosovare, Atifete Jahjaga, t\u00eb enjten ka anulluar vizit\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila ishte parashikuar t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb 18 dhjetor. Pse ndodhi k\u00ebshtu vall\u00eb? Kishte lidhje ky anullim me vendimin e PD-s\u00eb q\u00eb, n\u00ebn k\u00ebt\u00eb pretekst, t\u00eb hynte n\u00eb Parlament vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebtonte \u201cdjegien\u201d e mandateve?! Mos e ka ndjer\u00eb vet\u00ebn \u201ct\u00eb p\u00ebrdorur\u201d nga politika shqiptare zonja Jahjaga, prandaj vendosi ta shtyj\u00eb vizit\u00ebn? Ja, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb desh\u00ebm ta pyesnim presidenten kosovare&#8230;.<\/p>\n<p><strong>ERION VELIAJ<\/strong><br \/>\nMinistrin e Rinis\u00eb dhe t\u00eb P\u00ebrkrahjes Sociale, Erion Veliaj, nuk mund\u00ebm ta takonim dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Zotin Erion desh\u00ebm ta pyesnim n\u00ebse ajo q\u00eb tha n\u00eb takimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb rinjve k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ishte nj\u00eb \u201clapsus\u201d, e kishte me gjith\u00eb mend apo g\u00ebnjeu p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qejfin Ram\u00ebs q\u00eb po e d\u00ebgjonte? Ai, hapur, para qindra t\u00eb rinjve, deklaroi se \u201cun\u00eb e kam njohur Edi Ram\u00ebn, jo si kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, por si nj\u00eb artist, si nj\u00eb profesor q\u00eb organizoi 8 dhjetorin dhe q\u00eb kishte vizionin p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ai organizim mund ta transformonte Shqip\u00ebrin\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa politikan\u00ebt e asaj kohe\u201d. E shtrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje sepse, e para, n\u00eb dhjetor t\u00eb \u201990-s Erioni ka qen\u00eb vet\u00ebm 11 vje\u00e7 dhe Edi Ram\u00ebn jemi t\u00eb sigurt\u00eb se nuk e ka njohur, as personalisht e as nga mediat, sepse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb or\u00ebt q\u00eb i mbeteshin pas m\u00ebsimeve i harxhonte duke luajtur me top ose me cingla (k\u00ebt\u00eb loj\u00eb duhet ta dij\u00eb, meq\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb i koh\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr). Arsyeja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se, t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb faktin se m\u00eb 8 dhjetor 2000, Edi Rama nuk ishte n\u00eb Tiran\u00eb, por jasht\u00eb Shqip\u00ebrie dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me organizimin e demonstratave t\u00eb student\u00ebve, edhe pse ka qen\u00eb shum\u00eb i njohur p\u00ebr disidenc\u00ebn e tij, n\u00eb Institutin e Lart\u00eb t\u00eb Arteve, si\u00e7 quhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. (Madje, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb t\u00eb rinj tiranas n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e d\u00ebshironin dhe e mendonin Edi Ram\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjeve)&#8230; E, pra, n\u00ebse ka qen\u00eb nj\u00eb \u201clapsus\u201d, mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ta p\u00ebrg\u00ebnjeshtroj\u00eb e ia falim, por n\u00ebse e ka patur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb, at\u00ebhere nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa i th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shpejt p\u00ebr t\u00eb imituar Pilo Peristerin q\u00eb i vishte Enver Hoxh\u00ebs t\u00eb gjitha meritat q\u00eb mundte&#8230; (N\u00ebse nuk e di kush \u00ebsht\u00eb Pilo Peristeri, le t\u00eb pyes\u00eb pleqt\u00eb q\u00eb takon n\u00ebp\u00ebr azile se nga stafi i tij i ministris\u00eb q\u00eb e ka mbushur plot me rini, nuk besoj ta njoh\u00eb njeri)&#8230;<\/p>\n<p><strong>RAMIZ ALIA<\/strong><br \/>\nSikur t\u00eb na jepej mund\u00ebsia, Ramiz Alia do t\u00eb ishte personi q\u00eb do t\u2019i vinte pik\u00ebn mbi \u201ci\u201d shum\u00eb thashethemeve, dyshimeve e m\u00ebdyshjeve t\u00eb k\u00ebsaj jave teksa u p\u00ebrkujtua l\u00ebvizja studentore e 8 dhjetorit q\u00eb solli pluralizmin politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Shum\u00eb shkruan e than\u00eb se Berish\u00ebn e \u00e7oi t\u00eb student\u00ebt Ramiz Alia, t\u00eb tjer\u00eb than\u00eb se gjith\u00e7ka e kishte organizuar Sigurimi bashk\u00eb me Ramizin etj. Por, \u00e7\u2018do t\u00eb thoshte vall\u00eb vet\u00eb ish-udh\u00ebheq\u00ebsi komunist po t\u00eb ishte gjall\u00eb? Na ndihmuan p\u00ebr t\u00eb imagjinuar p\u00ebrgjigjen e tij, kujtimet e nj\u00ebrit prej bashk\u00ebkoh\u00ebsve e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, Muharrem Xhaf\u00ebs, q\u00eb, kur e kishte pyetur disa muaj para ikjes nga kjo jet\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cUdh\u00ebheq\u00ebsit, disa sekrete, i marrin me vete&#8230;\u201d<\/p>\n<p><strong>LINDITA NIKOLLA<\/strong><br \/>\nAs Ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, nuk e takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Me zonj\u00ebn Nikolla desh\u00ebm t\u00eb zhvillonim nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb lidhje me pesh\u00ebngrit\u00ebsit tan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt na dol\u00ebn q\u00eb t\u00eb tre me doping. Zonj\u00ebn ministre desh\u00ebm ta pyesnim n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebrpara aktiviteteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si kampionati evropian, apo bot\u00ebror, agjencia e dopingut n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb kryej\u00eb analiza me nism\u00ebn e saj, por kjo gj\u00eb nuk ka ndodhur p\u00ebr shkak mosmarr\u00ebveshjesh dhe munges\u00eb fondesh, duke qen\u00eb se nj\u00eb analiz\u00eb kushton rreth 500 euro? Kaq keq qenka ministria p\u00ebr 1500 apo 2000 euro?! Vet\u00ebm \u00e7anta, ose m\u00eb sakt\u00eb, nj\u00eb nga \u00e7antat q\u00eb ministrja mban n\u00eb dor\u00eb, kushton sa dyfishi i k\u00ebsaj shume&#8230; Apo p\u00ebr sportin e p\u00ebr sportist\u00ebt qeveritar\u00ebt tan\u00eb kujtohen vet\u00ebm kur ata marrin medalje e u japin shkas p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb krah tyre n\u00ebp\u00ebr skena, aeroporte e televizione?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; EDI RAMA Nuk e takuam dot as k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeministrin ton\u00eb, Edi Rama. Desh\u00ebm t\u00eb na sqaronte pak k\u00ebt\u00eb problemin e pun\u00ebsimit sepse nga fjala e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542,109],"class_list":["post-7018","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo","tag-edi-rama"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7018\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}