{"id":6996,"date":"2014-12-11T23:04:37","date_gmt":"2014-12-11T22:04:37","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6996"},"modified":"2014-12-11T23:04:37","modified_gmt":"2014-12-11T22:04:37","slug":"vellai-me-beri-prostitute","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/vellai-me-beri-prostitute\/","title":{"rendered":"V\u00ebllai m\u00eb b\u00ebri prostitut\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! S\u00eb pari, dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb na jepni t\u00eb shkruajm\u00eb historit\u00eb tona edhe neve q\u00eb jetojm\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sado q\u00eb shumica jan\u00eb t\u00eb shkruara me dhimbje e probleme. Por, kjo \u00ebsht\u00eb jeta e p\u00ebrditshme, jo vet\u00ebm e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb vjetrit thon\u00eb nj\u00eb shprehje popullore: \u201cKodr\u00ebs n\u00eb krye kurr\u00eb mos i dalsh. Se ku do shkosh pastaj? Do biesh pingul n\u00eb fund\u201d. Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk arrita t\u2019i dal kodr\u00ebs n\u00eb krye, por nuk arrita as ta filloja sadopak ngjitjen. Jeta ime filloi shum\u00eb e trisht\u00eb. Kam lindur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb thell\u00eb n\u00eb Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb. Prind\u00ebrit e mi, megjith\u00ebse kan\u00eb punuar shum\u00eb, s\u00ebrish mbet\u00ebn t\u00eb varf\u00ebr sepse rrogat n\u00eb ferma ishin p\u00ebr t\u2019u tallur. Por nuk mjaftoi vet\u00ebm kjo. Prind\u00ebrit e mi, p\u00ebr aq koh\u00eb sa kan\u00eb jetuar bashk\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, e mbaj mend t\u00eb ken\u00eb patur marr\u00ebdh\u00ebnien normale t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti. Megjith\u00ebse kemi patur probleme ekonomike si gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr e bashk\u00ebfshatar\u00ebve tan\u00eb, ata e kan\u00eb dashur nj\u00ebri-tjetrin. Ata jan\u00eb martuar me mbles\u00ebri dhe asnj\u00ebri nuk kishin shkoll\u00eb. Edhe ne dy f\u00ebmij\u00ebt, kemi qen\u00eb t\u00eb urt\u00eb, por as nuk pat\u00ebm ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shkoll\u00eb dhe as ndonj\u00eb shtytje apo stimulim nga prind\u00ebrit. Por nuk u v\u00eb faj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb maksimumin p\u00ebr ne, me aq sa kan\u00eb ditur. Kur motra ime ishte 5 vje\u00e7e dhe un\u00eb 3 vje\u00e7e, babai u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb. Vuajti shum\u00eb spitaleve, lart e posht\u00eb, po nuk gjeti derman. Vdiq kur un\u00eb isha pes\u00eb vje\u00e7e dhe motra ime, shtat\u00eb. Por, si\u00e7 e ka zakoni yn\u00eb, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt kujdesen prind\u00ebrit e mamas\u00eb dhe ne t\u00eb dyja vajzat, m\u00eb shum\u00eb na kan\u00eb mbajtur gjysh\u00ebrit. Mamaja ime, pas tre vitesh zie p\u00ebr vdekjen e babait, u martua me nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb kishte patur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fatkeq\u00ebsi si mamaja ime; i kishte vdekur e shoqja dhe i kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb djal\u00eb e nj\u00eb vajz\u00eb. T\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebt e burrit t\u00eb mamas\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj se ne. Gjyshja k\u00ebmb\u00ebnguli akoma m\u00eb shum\u00eb q\u00eb un\u00eb e motra t\u00eb rrinim te dajat sepse djali i burrit t\u00eb mamas\u00eb ishte 15 vje\u00e7. Mamaja jon\u00eb u kujdes shum\u00eb p\u00ebr ata f\u00ebmij\u00eb dhe n\u00eb fakt, edhe ata e respektuan. Ndoshta ishte edhe nevoja q\u00eb ata t\u00eb kishin dik\u00eb q\u00eb t\u2019u gatuante, t\u2019i lante e t\u2019i pastronte. Pas tre vitesh q\u00eb mamaja ime jetonte me burrin e saj t\u00eb dyt\u00eb dhe me f\u00ebmij\u00ebt e saj, ajo mendoi se i njohu dhe k\u00ebmb\u00ebnguli te gjysh\u00ebrit q\u00eb t\u00eb na merrte me vete.<br \/>\n&#8211; Jam mama e m\u00eb djeg xhani p\u00ebr vajzat e mia. Pak i ka l\u00ebn\u00eb fati pa baba, po t\u00eb rriten edhe pa mama?! &#8211; i thoshte gjyshes sa her\u00eb q\u00eb vinte t\u00eb na takonte.<br \/>\nEdhe burri i mamas\u00eb ishte dakord q\u00eb ne t\u00eb jetonim me ta. Me sa duket, mamaja i qahej vazhdimisht se e merrte malli p\u00ebr ne. Pastaj, ai, duke qen\u00eb prind vet\u00eb, e pranoi q\u00eb edhe ne t\u00eb shkonim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Mua dhe motr\u00ebs filloi t\u00eb na buz\u00ebqeshte fytyra sepse mund t\u2019i rrinim mamas\u00eb af\u00ebr, mund t\u00eb ndjenim p\u00ebrk\u00ebdheljet e saj \u00e7do mbr\u00ebmje, mund t\u00eb d\u00ebgjonim z\u00ebrin e saj n\u00eb m\u00ebngjes kur t\u00eb zgjoheshim. Kuptohet, si \u00e7do f\u00ebmij\u00eb q\u00eb g\u00ebzon p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tij, edhe ne, jo vet\u00ebm u g\u00ebzuam, por u b\u00ebm\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb urta nga \u00e7\u2019ishim, meqen\u00ebse gjyshja na kish porositur q\u00eb ne nuk ishim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\nJeta jon\u00eb rrodhi e qet\u00eb, mbaruam shkoll\u00ebn e mesme motra e para dhe un\u00eb mbrapa, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb djali i burrit t\u00eb mamas\u00eb vazhdoi shkoll\u00ebn e lart\u00eb, nd\u00ebrsa vajza e tij, u martua. N\u00eb sht\u00ebpi mbet\u00ebm motra dhe un\u00eb. Edhe motra ime u njoh n\u00eb shkoll\u00eb me nj\u00eb djal\u00eb nga fshati af\u00ebr dhe u martua. Pas jetes\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi me burrin e mamas\u00eb e me f\u00ebmij\u00ebt e tij dhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sinqert\u00eb, me nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie krejt normale, megjith\u00ebse ne ishim krejt t\u00eb huaja aty, filloi t\u00eb na dukej ai si babai q\u00eb na mungonte e djali e vajza e tij, sikur t\u2019i kishim v\u00eblla e mot\u00ebr.<br \/>\nMezi e prisja stin\u00ebn e ver\u00ebs jo se do t\u00eb shkoja n\u00eb plazh sepse ne nuk kishim mund\u00ebsi ekonomike, por se n\u00eb sht\u00ebpi vinte v\u00ebllai dhe ai ishte natyr\u00eb shum\u00eb e k\u00ebndshme. Luanim si t\u00eb ishim f\u00ebmij\u00eb. I sh\u00ebrbeja pa p\u00ebrtes\u00eb, gatuaja ato pak gj\u00ebra q\u00eb kishim dhe i ndaja gjithmon\u00eb racionin m\u00eb t\u00eb madh. Ishim t\u00eb lumtur. Nj\u00eb dit\u00eb, ai tha se do t\u00eb shkonte n\u00eb qytet t\u00eb takonte nj\u00eb shok dhe do t\u00eb vonohej.<br \/>\n&#8211; Hani drek\u00eb ju, mos m\u00eb prisni mua, &#8211; na tha mua e mamas\u00eb. Puthi maman\u00eb n\u00eb ball\u00eb, u p\u00ebrsh\u00ebndet me t\u00eb atin dhe iku.<br \/>\nSyt\u00eb e t\u00eb atit shndrit\u00ebn nga sjellja e t\u00eb birit. Sigurisht, edhe mamaja ime ishte e lumtur q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e burrit nuk e shihnin si njerk\u00eb. Kur v\u00ebllai u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, ishte von\u00eb dhe ai erdhi me nj\u00eb shok.<br \/>\n&#8211; Kam sjell\u00eb nj\u00eb shok, megjith\u00ebse nuk t\u00eb kam lajm\u00ebruar q\u00eb t\u00eb na gatuash ndonj\u00eb gj\u00eb, &#8211; i tha ai mamas\u00eb sime.<br \/>\n&#8211; Mir\u00eb se t\u00eb vini more bir, pa p\u00ebr mikun, e zonja e sht\u00ebpis\u00eb gjen gjithmon\u00eb di\u00e7ka.<br \/>\nMeqen\u00ebse ishte ver\u00eb, arrit\u00ebm t\u00eb sajonim di\u00e7ka t\u00eb k\u00ebndshme p\u00ebr dark\u00eb. Ata u k\u00ebnaq\u00ebn me muhabet. Edhe burri i mamas\u00eb dukej sikur po p\u00ebrshtatej me muhabetet e t\u00eb rinjve. Un\u00eb dhe mamaja, m\u00eb shum\u00eb ndenj\u00ebm n\u00eb kuzhin\u00eb. Pas darke, edhe ne u bashkuam me ta e bisedat rrodh\u00ebn m\u00eb se normalisht.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, v\u00ebllai e p\u00ebrcolli shokun deri n\u00eb dalje t\u00eb fshatit dhe u kthye n\u00eb sht\u00ebpi. Ishte krejt i qet\u00eb dhe filloi loj\u00ebrat, si gjithmon\u00eb. P\u00ebr disa dit\u00eb rresht, shkoi pothuajse \u00e7do dit\u00eb n\u00eb qytet. Thoshte se takonte shok\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Nj\u00eb nat\u00eb, n\u00eb dark\u00eb, nd\u00ebrsa hanim buk\u00eb, na tha se kishte di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb.<br \/>\n&#8211; Pa t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb&#8230; ti duhet t\u00eb flas\u00ebsh edhe bukur se je me shkoll\u00eb. &#8211; i tha i ati me t\u00eb qeshur.<br \/>\n&#8211; Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se dua t\u00eb filloj pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb tani se e shikoj se ne jemi ngusht\u00eb dhe ju mezi e p\u00ebrballoni shkoll\u00ebn time. E di q\u00eb mbeteni vet\u00ebm pastaj, po un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019ju ndihmoj.<br \/>\n&#8211; Po k\u00ebt\u00eb duhet ta kishe b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb more bir, &#8211; i tha i ati. \u2013 Un\u00eb mendova se \u00e7\u2019do na thuash.<br \/>\n&#8211; Kisha frik\u00eb se nuk do pranoje q\u00eb t\u00eb largohesha edhe n\u00eb ver\u00eb, &#8211; tha ai dhe uli kok\u00ebn.<br \/>\nMe kaq u mbyll biseda e tij e r\u00ebnd\u00ebsishme, por kjo \u201cdi\u00e7kaja e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d q\u00eb tha n\u00eb dark\u00eb, ishte mbyllur vet\u00ebm p\u00ebr maman\u00eb e p\u00ebr babain tim. P\u00ebr mua do t\u00eb fillonte t\u00eb nes\u00ebrmen jo vet\u00ebm biseda e r\u00ebnd\u00ebsishme, por edhe tmerri i jet\u00ebs sime. Pasi mamaja ime doli p\u00ebr n\u00eb ara, un\u00eb mbarova pun\u00ebt e m\u00ebngj\u00ebsit e nd\u00ebrkoh\u00eb, u zgjua edhe v\u00ebllai, ose m\u00eb sakt\u00eb, personi q\u00eb e kisha dashur e trajtuar si v\u00eblla.<br \/>\n&#8211; Dua t\u00eb t\u00eb them di\u00e7ka, por s\u2019di se si&#8230; &#8211; m\u00eb tha. \u2013 N\u00eb fakt, desha ta thosha mbr\u00ebm\u00eb kur nisa t\u00eb flisja me baban\u00eb e maman\u00eb, por m\u00eb erdhi turp dhe mendova ta bisedoj nj\u00eb her\u00eb me ty.<br \/>\n&#8211; Uau pa h\u00eb more djal\u00eb, \u00e7\u2019ke katranosur? &#8211; i thash\u00eb duke menduar se donte t\u00eb m\u00eb thoshte se e kishte z\u00ebn\u00eb marazi me ndonj\u00eb shoqe. N\u00eb asnj\u00eb moment, nuk e kisha \u00e7uar mendjen te vetja.<br \/>\n&#8211; Shoku im, q\u00eb ishte para ca dit\u00ebsh, t\u00eb ka p\u00eblqyer shum\u00eb ty, motra ime e vog\u00ebl, &#8211; tha, &#8211; po un\u00eb s\u2019u them dot babait e mamas\u00eb. Do m\u00eb thon\u00eb \u201cti e solle p\u00ebr shok apo p\u00ebr miq\u00ebsi?\u201d, apo ku e di un\u00eb si do ta presin ata. Po sikur t\u00eb takohesh vet\u00eb nj\u00ebher\u00eb me t\u00eb dhe u tregojm\u00eb pastaj? &#8211; tha.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fliste, e ndjeja q\u00eb nuk m\u00eb shikonte, se l\u00ebvizte dor\u00ebn mbi tavolin\u00eb. Un\u00eb po e d\u00ebgjoja me zem\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb, e turp\u00ebruar sepse, helbete, vajz\u00eb fshati, e parrahur me jet\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Po \u00e7\u2019t\u00eb keqe ka t\u2019u thuash? Mamaja ime s\u2019do mendoj\u00eb keq p\u00ebr ty. Ajo do thot\u00eb q\u00eb \u201cja, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb do mua dhe dy vajzat e mia\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; Jo, m\u00eb mir\u00eb jo, takoje vet\u00eb nj\u00ebher\u00eb. Ndoshta s\u2019t\u00eb p\u00eblqen ty. Pse t\u2019i l\u00ebm\u00eb edhe ata n\u00eb ankth se si do t\u00eb shkoj\u00eb muhabeti? Ne shkojm\u00eb nj\u00eb dit\u00eb bashk\u00eb n\u00eb qytet me sebepin q\u00eb dua t\u00eb t\u00eb blej un\u00eb ndonj\u00eb rrob\u00eb dhurat\u00eb dhe, duke par\u00eb e duke b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nNuk m\u00eb shkoi mendja n\u00eb asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe. Ne kishim vite q\u00eb jetonim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sht\u00ebpi dhe nuk ishim ngacmuar as si\u00e7 zihen f\u00ebmij\u00ebt duke luajtur.<br \/>\n&#8211; Dakord, &#8211; i thash\u00eb dhe ai t\u00eb nes\u00ebrmen tha n\u00eb dark\u00eb q\u00eb donte t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb dhurat\u00eb mua para se t\u00eb ikte p\u00ebr Tiran\u00eb e do t\u00eb dilnim n\u00eb tregun e qytetit. Babai i tij dhe mamaja ime, ashtu si un\u00eb, nuk dyshuan n\u00eb asgj\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb vinte m\u00eb pas.<br \/>\nT\u00eb nes\u00ebrmen, n\u00eb qytet, takuam shokun q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. V\u00ebllai im na la ne t\u00eb dyve n\u00eb nj\u00eb kafe n\u00eb cep t\u00eb qytetit dhe na tha q\u00eb do t\u00eb vinte pas dy or\u00ebsh.<br \/>\n&#8211; K\u00ebshtu, do keni koh\u00eb ta njihni sadopak nj\u00ebri-tjetrin&#8230; &#8211; tha dhe iku.<br \/>\nShoku (kandidati p\u00ebr burr\u00eb) na ishte i muhabetit, foli ai shumic\u00ebn e koh\u00ebs. B\u00ebnte edhe humor, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb \u00e7tensionuar. N\u00eb fund, m\u00eb tha se e kuptonte q\u00eb ndihesha n\u00eb siklet, por do ta kalonim. M\u00eb tha q\u00eb, sa p\u00ebr fillim, mund t\u2019i caktoja un\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet v\u00ebllait se kur mund t\u00eb vinte ai af\u00ebr fshatit e t\u00eb dilja ta takoja.<br \/>\n&#8211; Ne duhet t\u00eb flasim gjat\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, shpresoj t\u00eb vendosim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dy ne e t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb lumtur&#8230; &#8211; m\u00eb tha.<br \/>\nM\u00eb gufoi zemra nga k\u00ebto fjal\u00eb, e mora p\u00ebrgjigjen e tij dometh\u00ebn\u00eb, q\u00eb vazhdoja t\u2019i p\u00eblqeja e duhet t\u00eb vendosja un\u00eb n\u00ebse do t\u00eb dilja ta takoja s\u00ebrish apo jo. V\u00ebllai ershi pas dy or\u00ebsh e gjysm\u00eb dhe ne u ndam\u00eb. Me v\u00ebllain, blem\u00eb nj\u00eb bluz\u00eb p\u00ebr mua, sa p\u00ebr t\u00eb justifikuar rrug\u00ebn.<br \/>\nKur arrit\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi, isha sikur isha n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb huaja. Mamaja m\u00eb tha q\u00eb s\u2019po i dukesha mir\u00eb, po i thash\u00eb se e kisha nga lodhja, se nuk isha ulur asnj\u00eb minut\u00eb q\u00eb nga m\u00ebngjesi, kur kisha dal\u00eb nga sht\u00ebpia.<br \/>\nPas dy dit\u00ebsh, v\u00ebllai m\u00eb tha se do t\u00eb dilte n\u00eb qytet dhe m\u00eb pyeti a kisha ndonj\u00eb porosi p\u00ebr shokun e p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Mua m\u00eb duket sikur m\u00eb p\u00eblqen, &#8211; i thash\u00eb, &#8211; po nuk mund t\u00eb dal, pa u treguar k\u00ebtyre n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\n&#8211; Ke koh\u00eb t\u00eb tregosh, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; pse nxitohesh? Pastaj, nuk ke pse t\u00eb thuash as po e as jo menj\u00ebher\u00eb. Ti thuaji q\u00eb dua t\u00eb t\u00eb njoh nj\u00ebher\u00eb, pa t\u00eb vendos. Mos u nxito.<br \/>\nE k\u00ebshtu e lam\u00eb q\u00eb ata t\u00eb dy s\u00eb bashku t\u00eb vendosnin p\u00ebr or\u00ebn dhe vendin se ku do t\u00eb vinte ai e un\u00eb do t\u00eb dilja ta takoja fshehurazi. Un\u00eb dola edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera, e takova dhe ne bisedonim gjer\u00eb e gjat\u00eb. Nuk m\u00eb prekte dhe rrinte shum\u00eb serioz nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fliste e un\u00eb fillova t\u00eb ndihesha disi m\u00eb e qet\u00eb. Her\u00ebn e tret\u00eb, kur erdhi, ishte me makin\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019ke b\u00ebr\u00eb? &#8211; i thash\u00eb &#8211; Me makin\u00eb do t\u00eb dukemi m\u00eb shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Jo, n\u00eb makin\u00eb nuk do t\u00eb t\u00eb shoh\u00eb njeri. Nuk mund t\u00eb rri si mumje para teje, dua t\u00eb t\u00eb kem m\u00eb af\u00ebr, &#8211; m\u00eb tha. \u2013 Pastaj, nj\u00eb xhiro t\u00eb shkurt\u00ebr do b\u00ebjm\u00eb dhe t\u00eb sjell un\u00eb shum\u00eb shpejt.<br \/>\nHipa n\u00eb makin\u00eb duke menduar se v\u00ebllai m\u00eb kishte prezantuar me nj\u00eb njeri e jo me nj\u00eb kriminel, por aty do t\u00eb mbyteshin \u00ebndrrat e mia p\u00ebr gjith\u00e7ka. Pasi hipa n\u00eb makin\u00eb, u larguam nga fshati dhe ai m\u00eb tha se do t\u00eb shkonim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb e kishte af\u00ebr. E kuptova q\u00eb ai donte t\u00eb b\u00ebnte dashuri me mua, por s\u00ebrish kisha besim te v\u00ebllai im.<br \/>\nSht\u00ebpia e \u201cmotr\u00ebs\u201d, nuk ishte larg. Pasi hym\u00eb brenda, b\u00ebm\u00eb dashuri dhe nuk di t\u00eb them n\u00eb e kalova mir\u00eb apo keq, por sapo u \u00e7ua dhe doli gjoja p\u00ebr n\u00eb banj\u00eb, n\u00eb dhom\u00eb hyri nj\u00eb djal\u00eb tjet\u00ebr. U tmerrova, mendova mos ishte burri i motr\u00ebs, por n\u00eb fakt, kisha gabuar n\u00eb gjith\u00e7ka. Ishin nj\u00eb grup shok\u00ebsh q\u00eb pasi m\u00eb dhunuan p\u00ebr tre dit\u00eb, m\u00eb degdis\u00ebn edhe rrug\u00ebve t\u00eb Greqis\u00eb. Atje, pas nj\u00eb dhune t\u00eb tmerrshme dyjavore, p\u00ebrfundova te nj\u00eb klient, si\u00e7 i thoshin ata. Kuptohet, nuk b\u00ebra asgj\u00eb me d\u00ebshir\u00eb dhe klienti u ankua, ndaj ata m\u00eb rrah\u00ebn t\u00eb tre barbarisht. Nj\u00eb jav\u00eb nuk u ngrita nga krevati. Sapo filluan t\u00eb m\u00eb kalonin t\u00eb nxirat, m\u00eb than\u00eb q\u00eb e kisha t\u00eb kot\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtoja, pasi do t\u00eb punoja p\u00ebr ta dhe duhej t\u00eb b\u00ebhesha k&#8230; e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoja evro sa m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebrndryshe do m\u00eb vrisnin.<br \/>\n&#8211; Askush nuk e di se me k\u00eb ke ikur moj shushk\u00eb katunare e askush nuk do t\u00eb t\u00eb gjej\u00eb &#8211; m\u00eb tha shoku i v\u00ebllait. \u2013 Prandaj mblidhe mendjen se, p\u00ebrve\u00e7se prostitut\u00eb, nuk do t\u00eb punosh asgj\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb mua m\u00eb duket nj\u00eb shekull, kam vuajtur aq sa nat\u00ebs s\u00eb varrit do t\u2019ia tregoj, por m\u00eb n\u00eb fund, edhe mua m\u00eb erdhi dita. Nj\u00ebrit nga klient\u00ebt q\u00eb m\u00eb sillnin, goxha n\u00eb mosh\u00eb, i kisha p\u00eblqyer. Kisha filluar t\u00eb m\u00ebsoja edhe pak greqisht dhe ai m\u00eb pyeti p\u00ebrse kisha zgjedhur k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ti je goxha vajz\u00eb, pse je k\u00ebtu? &#8211; m\u00eb pyeti.<br \/>\nI tregova q\u00eb nuk isha me d\u00ebshir\u00ebn time, i thash\u00eb se prostitut\u00eb m\u00eb b\u00ebri djali i burrit t\u00eb mamas\u00eb. Pasi i tregova gjith\u00e7ka, sepse po m\u00eb plaste zemra, fillova t\u00eb trembesha m\u00eb shum\u00eb. U kujtova se ai ishte shok i tyre dhe mendova se do m\u00eb vrisnin. N\u00eb fakt, greku m\u00eb tha q\u00eb kishte vendosur t\u00eb martohej me mua, n\u00ebse edhe un\u00eb do t\u00eb isha dakord.<br \/>\n&#8211; Si fillim duhet t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb polici dhe t\u2019i denoncojm\u00eb, m\u00eb pas k\u00ebrkojm\u00eb mbrojtje p\u00ebr ty dhe martohemi bashk\u00eb. Dokumentet i b\u00ebjm\u00eb avash-avash&#8230; &#8211; m\u00eb tha ai.<br \/>\nEdhe im shoq q\u00eb m\u00eb shp\u00ebtoi nga ajo rrug\u00eb, u rrah e u dhunua nga rrjeti i tyre, por gj\u00ebrat e tjera, marr\u00ebdh\u00ebnia me burrin tim e dokumentet, m\u00eb ec\u00ebn mir\u00eb.<br \/>\nSot jetoj n\u00eb Greqi, Zoti m\u00eb dhuroi edhe f\u00ebmij\u00eb dhe jam e lumtur. Jan\u00eb akoma t\u00eb vegj\u00ebl, por m\u00eb japin g\u00ebzim t\u00eb pafund. Me maman\u00eb takohemi k\u00ebtu, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Un\u00eb nuk jam kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri prej 5 vjet\u00ebsh sepse m\u00eb duket sikur t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb q\u00eb un\u00eb kam punuar p\u00ebr nj\u00eb vit prostitut\u00eb dhe do t\u00eb m\u00eb paragjykojn\u00eb.<br \/>\nMamas\u00eb sime i kam treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por vet\u00ebm me q\u00ebllimin q\u00eb ajo t\u00eb ruhej p\u00ebr vete se mos ushtronte dhun\u00eb djali i burrit t\u00eb saj, jo p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb. Ndoshta Zoti do t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb me t\u00eb, do t\u2019ia kthej\u00eb \u201cfatin\u201d tim n\u00eb der\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! S\u00eb pari, dua t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb na jepni t\u00eb shkruajm\u00eb historit\u00eb tona edhe neve q\u00eb jetojm\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sado q\u00eb shumica jan\u00eb t\u00eb shkruara me dhimbje e probleme. Por, kjo \u00ebsht\u00eb jeta e p\u00ebrditshme, jo vet\u00ebm e shqiptar\u00ebve. T\u00eb vjetrit thon\u00eb nj\u00eb shprehje popullore: \u201cKodr\u00ebs n\u00eb krye [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[254],"class_list":["post-6996","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6996\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}