{"id":6989,"date":"2014-12-11T16:00:23","date_gmt":"2014-12-11T15:00:23","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6989"},"modified":"2014-12-10T18:59:40","modified_gmt":"2014-12-10T17:59:40","slug":"shpjegim-i-endrrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/shpjegim-i-endrrave\/","title":{"rendered":"Shpjegim i endrrave&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Shita bizhuterit\u00eb<br \/>\n&#8211; Motra m\u00eb ka par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur i shita t\u00eb gjitha bizhuterit\u00eb e mia q\u00eb jan\u00eb floriri. A ka ndonj\u00eb kuptim, kjo?<br \/>\n&#8211; Shpjegimi i nj\u00eb \u00ebndrre t\u00eb till\u00eb i p\u00ebrket motr\u00ebs suaj, por edhe juve. Mund t\u00eb diskutoni p\u00ebr nj\u00eb projekt s\u00eb bashku me motr\u00ebn dhe do t\u2019ju duhet t\u00eb investoni. Si fillim, do t\u2019ju kushtoj\u00eb shum\u00eb ky projekt; do t\u2019ju duhet t\u00eb shisni apo t\u00eb jepni shum\u00eb para, ama bizhuterit\u00eb e florinjta q\u00eb keni par\u00eb, tregojn\u00eb q\u00eb do t\u00eb keni fitim dhe gjendja juaj financiare do t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. <\/p>\n<p>Pengesa p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur do t\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00eb dhe u vonova shum\u00eb. Kisha v\u00ebn\u00eb zilen dhe nuk e d\u00ebgjova. M\u00eb pas, u zgjova, mora rrobat n\u00ebp\u00ebr duar, vrapova tek autobusi dhe pash\u00eb q\u00eb kishte shum\u00eb trafik. Zbrita nga autobusi duke u z\u00ebn\u00eb me shoferin dhe i thash\u00eb: \u201cShpejt, ma hap rrug\u00ebn se jam von\u00eb me orarin e pun\u00ebs!\u201d. Mora nj\u00eb makin\u00eb (s\u2019e di e kujt ishte) dhe hipa, por ajo nuk mori rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, por drejtim t\u00eb kund\u00ebrt. Nga sikleti, u zgjova nga gjumi. \u00c7far\u00eb kuptimi ka, ju lutem?<br \/>\n&#8211; Shfaqja e problemeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb gj\u00eb e k\u00ebndshme, sepse k\u00ebshtu, truri nuk \u00e7lodhet gjat\u00eb gjumit. Megjithat\u00eb, t\u00eb dalim tek \u00ebndrra juaj. Si fillim, vonesa q\u00eb keni par\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e zakonshme dhe tregon n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre pasigurin\u00eb q\u00eb keni ju n\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb pun\u00eb. Po k\u00ebshtu, \u00ebndrra tregon q\u00eb keni n\u00eb plan disa projekte, por keni frik\u00eb t\u2019i \u00e7oni gjer n\u00eb fund, sepse shikoni gjithnj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebrpara jush. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, sikur ia ndillni vetes pengesat. K\u00ebt\u00eb e tregon edhe trafiku q\u00eb keni hasur n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr; do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb keni v\u00ebrtet v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb udh\u00ebtimin tuaj, por n\u00ebse ju jeni t\u00eb vendosur t\u00eb arrini destinacionin apo q\u00ebllimin q\u00eb d\u00ebshironi, mund t\u00eb arrini nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb suksesit q\u00eb keni koh\u00eb q\u00eb po e k\u00ebrkoni.<\/p>\n<p>U hodha nga lart\u00ebsia me ish-t\u00eb dashurin<br \/>\n&#8211; Shoh shpesh ish-t\u00eb dashurin n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe kjo gj\u00eb m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me fiksime. Nj\u00eb her\u00eb e shoh veten n\u00eb mal me t\u00eb dhe hidhem prej lart\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha. Ai tregohet shum\u00eb i dashur dhe  kujdeset p\u00ebr mua. M\u00eb pas e kam par\u00eb veten n\u00eb aeroport me t\u00eb, sikur m\u00eb premtonte dashuri t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe m\u00eb thoshte: \u201cUn\u00eb nuk jam ndar\u00eb kurr\u00eb nga ti, kam qen\u00eb dhe jam me ty\u201d. M\u00eb pas, para meje kisha shum\u00eb rrug\u00eb dhe shikoja her\u00eb nga i dashuri, her\u00eb nga rrug\u00ebt q\u00eb kisha p\u00ebrpara dhe nuk dija \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebja. Ai m\u00eb kishte kapur duart dhe m\u00eb shikonte me shum\u00eb \u00ebmb\u00eblsi. \u00c7far\u00eb kuptimi ka, ju lutem? E shoh shum\u00eb shpesh ish-t\u00eb dashurin n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Faleminderit. Eliza.<br \/>\n&#8211; E dashur Eliza, shpesh, ish-i dashuri shfaqet n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kur ju e kujtoni at\u00eb aq shpesh gjat\u00eb dit\u00ebs, ose p\u00ebrjetoni situata, apo d\u00ebgjoni nj\u00eb arom\u00eb, nj\u00eb muzik\u00eb q\u00eb jua kujton at\u00eb. Po k\u00ebshtu, shfaqet kur keni pasur nj\u00eb lidhje shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb emocionale me k\u00ebt\u00eb person. \u00cbndrra t\u00eb tilla, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, tregojn\u00eb nostalgji dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar edhe nj\u00eb her\u00eb ato emocione q\u00eb keni p\u00ebrjetuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Kujdesi e dashuria q\u00eb ai tregon p\u00ebr ju n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nevoja p\u00ebr t\u2019u trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe nj\u00ebfar\u00eb ngush\u00ebllimi q\u00eb ia leht\u00ebson dhimbjet \u00ebnd\u00ebrruesit. Lart\u00ebsia q\u00eb keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tregon ambiciet tuaja dhe se jeni nj\u00eb person shum\u00eb i fort\u00eb. Tregon q\u00eb ju keni ambicie n\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, me mendime, po e th\u00ebrrisni ish-t\u00eb dashurin t\u00eb kthehet s\u00ebrish te ju. Kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb kthehet patjet\u00ebr. Lart\u00ebsia shpreh edhe nj\u00eb cil\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb; q\u00eb jeni person me nj\u00eb karakter t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe ndoshta, ish-i dashuri juaj ndihet shum\u00eb inferior karshi jush. Aeroporti po k\u00ebshtu ju k\u00ebshillon q\u00eb ka ardhur koha t\u00eb b\u00ebni paqe me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe ta lini t\u00eb lir\u00eb ish-t\u00eb dashurin dhe veten tuaj. Ju keni shum\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrpara vetes, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sukses, por tani jeni shum\u00eb konfuze. Do t\u2019ju thoja t\u00eb ecnit p\u00ebrpara dhe ta jetoni jet\u00ebn tuaj, pa e kthyer kok\u00ebn pas. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ribashkimi me ish-t\u00eb dashurin, do t\u00eb b\u00ebhet, ama duhet t\u00eb b\u00ebni kujdes q\u00eb t\u00eb mos ushqeni shpresa apo t\u00eb prisni, por thjesht, jetoni dhe shikoni p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Te sht\u00ebpia e gjyshes<br \/>\n&#8211; Ju lutem, ma shpjegoni \u00ebndrr\u00ebn time: Shkova te sht\u00ebpia e gjyshes sime, q\u00eb nuk jeton prej shum\u00eb vitesh (un\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb e lidhur pas saj), me mendjen p\u00ebr t\u00eb jetuar aty. \u00c7far\u00eb kuptimi ka? Mami im \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb merak se mos vdes&#8230;<br \/>\n&#8211; Duhet ta qet\u00ebsoni mamin tuaj sepse \u00ebndrra s\u2019ka fare lidhje me vdekjen. \u00cbndrra juaj tregon q\u00eb ju keni prirjen t\u00eb ktheni kok\u00ebn pas n\u00eb jet\u00eb. Pavar\u00ebsisht se mundoheni t\u00eb shikoni p\u00ebrpara, t\u00eb jeni ambicioze e t\u00eb punoni p\u00ebr t\u00eb ardhmen, ka momente q\u00eb ky entuziaz\u00ebm ju l\u00eb; thjesht ndiheni e lodhur dhe d\u00ebshironi t\u00eb ktheheni pas n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, e cila mund t\u00eb jet\u00eb edhe koha e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb suaj, q\u00eb sigurisht ishte pa problemet dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb tani i hasni shpesh. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, \u00ebndrra juaj tregon q\u00eb keni shum\u00eb mall p\u00ebr gjyshen dhe n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, n\u00eb familjen tuaj e k\u00ebrkoni shum\u00eb figur\u00ebn e saj, mb\u00ebshtetjen dhe dashurin\u00eb q\u00eb ju jepte ajo. Por, n\u00ebse ju nuk e k\u00ebrkoni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, s\u2019ka si ta kuptoj\u00eb familja juaj, se keni nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje dhe dashuri. Ndaj, mos u shqet\u00ebsoni, \u00ebndrra juaj tregon thjesht lodhjen q\u00eb ndjeni p\u00ebr momentin dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb e p\u00ebrk\u00ebdhelur nga njer\u00ebzit q\u00eb ju rrethojn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shita bizhuterit\u00eb &#8211; Motra m\u00eb ka par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur i shita t\u00eb gjitha bizhuterit\u00eb e mia q\u00eb jan\u00eb floriri. A ka ndonj\u00eb kuptim, kjo? &#8211; Shpjegimi i nj\u00eb \u00ebndrre t\u00eb till\u00eb i p\u00ebrket motr\u00ebs suaj, por edhe juve. Mund t\u00eb diskutoni p\u00ebr nj\u00eb projekt s\u00eb bashku me motr\u00ebn dhe do t\u2019ju duhet t\u00eb investoni. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-6989","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6989","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6989"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6989\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}