{"id":6984,"date":"2014-12-11T11:00:22","date_gmt":"2014-12-11T10:00:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6984"},"modified":"2014-12-10T18:50:30","modified_gmt":"2014-12-10T17:50:30","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-21","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-21\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrrave tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Unaz\u00eb argjendi me diamant\u00eb<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb sikur kisha nj\u00eb unaz\u00eb argjendi, me nj\u00eb diamant t\u00eb bardh\u00eb sip\u00ebr e plot diamant\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl jeshil\u00eb anash. Diamanti i bardh\u00eb ishte pak pis, por un\u00eb kisha nj\u00eb pajisje p\u00ebr pastrimin e tij dhe, kur e pastrova, diamanti filloi t\u00eb shk\u00eblqente shum\u00eb. M\u00eb duket se e g\u00ebrvishta pak diamantin teksa po e pastroja, por nuk jam shum\u00eb e sigurt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. A mund t\u00eb ma shpjegoni pak k\u00ebt\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ju lutem? Faleminderit.<br \/>\n&#8211; Unaza ka shum\u00eb kuptime dhe shpjegohet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb \u00ebndrr\u00ebs. N\u00eb rastin tuaj, nuk na thonit n\u00ebse ishte unaz\u00eb fejese apo thjesht, nj\u00eb unaz\u00eb normale. Gjithsesi, ajo tregon angazhimin tuaj p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, ose forcimin e asaj q\u00eb keni. Po k\u00ebshtu, tregon q\u00eb jeni shum\u00eb besnik dhe ndjeni p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb merrni p\u00ebrsip\u00ebr. Gur\u00ebt q\u00eb keni par\u00eb, ju ftojn\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb keni kujdes nga \u00e7far\u00eb shk\u00eblqen para jush, sepse edhe bora \u00ebsht\u00eb e bardh\u00eb, por t\u00eb djeg nga ftoht\u00ebsia. Pra, kini kujdes! P\u00ebrgjith\u00ebsisht, \u00ebndrra juaj \u00ebsht\u00eb pozitive, sepse gur\u00ebt me ngjyr\u00eb jeshile tregojn\u00eb q\u00eb ju keni karakter romantik, paq\u00ebsor dhe do t\u00eb rrethoheni nga njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Me v\u00ebllain<br \/>\n&#8211; Jam nj\u00eb vajz\u00eb 17 vje\u00e7e. Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur isha pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb time dhe aty u shfaq v\u00ebllai im q\u00eb jeton jasht\u00eb. Duke ndenjur aty, bashk\u00eb me v\u00ebllain, pash\u00eb disa qen q\u00eb rrinin t\u00eb qet\u00eb. Pastaj, un\u00eb fillova t\u00eb qaja shum\u00eb. M\u00eb thoni, ju lutem, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo \u00ebnd\u00ebrr?<br \/>\n&#8211; E nderuar vajz\u00eb! Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon karakterin tuaj t\u00eb brisht\u00eb. Ju keni n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre instiktet q\u00eb karakterizojn\u00eb qenin. Pra, jeni besnike dhe keni nj\u00eb intuit\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb njohur dhe parandjer\u00eb gj\u00ebra. N\u00ebse jeni n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb, s\u00eb shpejti do t\u00eb ngush\u00eblloheni, sepse e qara n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tregon ngush\u00ebllim dhe dit\u00eb t\u00eb qeta p\u00ebr ju. Edhe p\u00ebr v\u00ebllain ndjeni mall; \u00ebndrra e tregon nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebrmbytje, uj\u00eb i turbullt<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Un\u00eb ndodhem n\u00eb Greqi prej ca koh\u00ebsh dhe mbr\u00ebm\u00eb pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur shkova n\u00eb Shqip\u00ebri dhe takova njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb. Dola jasht\u00eb duke par\u00eb makin\u00ebn time q\u00eb e kisha l\u00ebn\u00eb t\u00eb parkuar sepse e kam patur me difekt dhe pash\u00eb q\u00eb i mungonin disa pjes\u00eb, kurse disa t\u00eb tjera i kishin vjedhur. I thash\u00eb babait t\u00eb shikonte se \u00e7far\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb dhe ai m\u00eb tha: \u201cK\u00ebshtu e ke pas l\u00ebn\u00eb\u201d. M\u00eb pas u futa brenda dhe po binte shi pa pushim. Dola n\u00eb dritare, pastaj p\u00ebrs\u00ebri jasht\u00eb dhe pash\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha fushat ishin t\u00eb mbushura me uj\u00eb t\u00eb turbullt dhe balt\u00eb t\u00eb zez\u00eb. Ishin prishur shum\u00eb sht\u00ebpi sepse i kishte marr\u00eb uji p\u00ebrpara. Uji dilte me presion si shat\u00ebrvan i zi. U futa brenda dhe u thash\u00eb: \u201cShikoni \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet, po p\u00ebrmbytet bota\u201d. Babi m\u00eb tha: \u201cH\u00eb, se pushon\u201d. I thash\u00eb: \u201cPo pulat ku jan\u00eb?\u201d. Ai vrapoi jasht\u00eb dhe ra n\u00eb nj\u00eb vrim\u00eb t\u00eb zez\u00eb me uj\u00eb. U mundova ta nxirrja, por nuk munda dhe po shikoja n\u00ebse ia dilte dot vet\u00eb, por nuk ia doli dot. Ngela aty pa l\u00ebvizur. M\u00eb thoni, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb, se jam i shqet\u00ebsuar.<br \/>\n&#8211; I nderuar lexues, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e till\u00eb tregon q\u00eb ju keni r\u00ebn\u00eb n\u00eb mendime dhe ato, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, jan\u00eb negative; keni frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, keni frik\u00eb p\u00ebr veten tuaj, p\u00ebr familjen e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr. Uji i turbullt \u00ebsht\u00eb simbol i t\u00eb pand\u00ebrgjegjshmes, i mendimeve t\u00eb turbullta dhe me tendenc\u00eb jo pozitive. Para se t\u00eb merrni nj\u00eb vendim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ju keni nevoj\u00eb t\u00eb qart\u00ebsoni mendimet tuaja sepse shpesh, ngjarjet jo t\u00eb mira n\u00eb jet\u00ebn reale, jan\u00eb fryt i mendimeve tona negative. Duke menduar vet\u00ebm v\u00ebshtir\u00ebsi e frik\u00eb, k\u00ebto b\u00ebhen reale n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ndoshta \u00ebndrra ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe me frik\u00ebn tuaj p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb doni t\u00eb b\u00ebni, p\u00ebr faktin se ndiheni si n\u00eb udh\u00ebkryq, sepse nga ana tjet\u00ebr, mendoni edhe familjen tuaj, pasi jan\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ju. R\u00ebnia e babait tuaj, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e keqe, tregon p\u00ebrs\u00ebri mendimet q\u00eb keni ju se si do t\u2019i pres\u00eb babai juaj vendimet q\u00eb keni marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. \u00cbndrra, gjithashtu, ju k\u00ebshillon t\u00eb mendoheni mir\u00eb dhe t\u00eb qet\u00ebsoheni me veten tuaj para se t\u00eb nisni projektet q\u00eb keni. Gjithsesi, mundohuni t\u00eb mendoni pozitivisht dhe t\u2019i hidhni gradualisht hapat q\u00eb keni nd\u00ebrmend, pa u stresuar. Ju uroj fat! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Unaz\u00eb argjendi me diamant\u00eb &#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb sikur kisha nj\u00eb unaz\u00eb argjendi, me nj\u00eb diamant t\u00eb bardh\u00eb sip\u00ebr e plot diamant\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl jeshil\u00eb anash. Diamanti i bardh\u00eb ishte pak pis, por un\u00eb kisha nj\u00eb pajisje p\u00ebr pastrimin e tij dhe, kur e pastrova, diamanti filloi t\u00eb shk\u00eblqente shum\u00eb. M\u00eb duket se e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-6984","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6984","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6984"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6984\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6984"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6984"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6984"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}