{"id":6974,"date":"2014-12-10T13:00:04","date_gmt":"2014-12-10T12:00:04","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6974"},"modified":"2014-12-10T12:00:38","modified_gmt":"2014-12-10T11:00:38","slug":"jam-denuar-per-trafik-droge-dhe-gruaja-kerkon-divorcin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/jam-denuar-per-trafik-droge-dhe-gruaja-kerkon-divorcin\/","title":{"rendered":"Jam d\u00ebnuar p\u00ebr trafik droge dhe gruaja k\u00ebrkon divorcin"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Jam nj\u00eb 35 vje\u00e7ar, i martuar, me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 5 vje\u00e7, i d\u00ebnuar nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs dhe Gjykata e Apelit Durr\u00ebs me 7 vjet heqje lirie p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge. Pa u futur n\u00eb burg kam qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike, jam me shum\u00eb prona t\u00eb paluajtshme, si: sht\u00ebpi, dyqane dhe makina. Sapo u futa n\u00eb burg, gruaja filloj t\u00eb mos kujdesej p\u00ebr pronat q\u00eb kishim l\u00ebn\u00eb me qira, nuk kujdesej m\u00eb p\u00ebr mua n\u00eb burg, vinte me rrall\u00eb n\u00eb takime etj. Ka nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb m\u00eb ka ardhur nj\u00eb let\u00ebr nga gjykata, ku un\u00eb jam i paditur nga gruaja ime p\u00ebr t\u00eb zgjidhur martes\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb pjes\u00ebtuar pasurin\u00eb. Nuk e kuptoj arsyen se pse ajo k\u00ebrkon t\u00eb ndahet nga un\u00eb, pasi ia kam plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet. M\u00eb habit se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye ajo k\u00ebrkon t\u00eb pjes\u00ebtoj\u00eb pasurin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pasurin\u00eb un\u00eb e kam vendosur vet\u00eb, kam punuar vet\u00ebm un\u00eb n\u00eb familje dhe ajo ka ndenjur n\u00eb sht\u00ebpi. Pyetjet q\u00eb kam jan\u00eb: Si procedohet p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs? A ka t\u00eb drejt\u00eb gruaja t\u00eb m\u00eb hedh\u00eb n\u00eb gjyq? \u00c7\u2019mund t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb mos u divorcuar me gruan dhe a ma merr ajo pron\u00ebn?<br \/>\nAv. Drn. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: info@durajla\u00eb. com, cel. 0692737706 &#038; ++35544532512: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje i nderuar zot\u00ebri! Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb q\u00eb kontaktuat me rubrik\u00ebn \u201cJu pyesni, avokati p\u00ebrgjigjet\u201d! S\u00eb pari, m\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb ju jeni drejt rrug\u00ebs s\u00eb divorcit me bashk\u00ebshorten tuaj. Nuk duhet t\u00eb m\u00ebrziteni dhe t\u00eb shqet\u00ebsoheni p\u00ebr padin\u00eb q\u00eb ju ka ardhur nga gjykata, pasi gjykata, p\u00ebrpara se t\u00eb zgjidh\u00eb martes\u00ebn, k\u00ebrkon seanc\u00ebn e pajtimit ku i pyet edhe nj\u00ebher\u00eb pal\u00ebt p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs. Dispozitat e Kodit t\u00eb Familjes parashikojn\u00eb se: Me martes\u00eb burri dhe gruaja p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta dhe marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat detyrime. Nga martesa lind detyrimi reciprok p\u00ebr besnik\u00ebri, p\u00ebr ndihm\u00eb morale dhe materiale, p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb interes t\u00eb familjes dhe t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs. Secili nga bashk\u00ebshort\u00ebt mund t\u00eb kryej\u00eb vet\u00eb, pa p\u00eblqimin e bashk\u00ebshortit tjet\u00ebr, veprimet juridike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbajtjen e familjes ose me edukimin e f\u00ebmij\u00ebve. P\u00ebr detyrimet e marra p\u00ebrsip\u00ebr nga nj\u00ebri bashk\u00ebshort, detyrohet solidarisht edhe bashk\u00ebshorti tjet\u00ebr. P\u00ebrgjegj\u00ebsia solidare nuk ka vend p\u00ebr shpenzimet haptazi t\u00eb tep\u00ebrta, duke pasur parasysh m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs n\u00eb familje, dobishm\u00ebrin\u00eb e veprimit t\u00eb kryer, si dhe mir\u00ebbesimin ose keqbesimin e personave t\u00eb tret\u00eb kontraktues. Sipas ligjit, ka disa raste t\u00eb zgjidhjes s\u00eb martes\u00ebs, por ne po ju paraqesim nj\u00ebrin, q\u00eb i p\u00ebrket pak a shum\u00eb rastit tuaj:<br \/>\nZgjidhja e martes\u00ebs me k\u00ebrkes\u00ebn e nj\u00ebrit bashk\u00ebshort: a. Secili nga bashk\u00ebshort\u00ebt mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs kur, p\u00ebr shkak t\u00eb grindjeve t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb keqtrajtimeve, fyerjeve t\u00eb r\u00ebnda, shkeljes s\u00eb besnik\u00ebris\u00eb bashk\u00ebshortore, s\u00ebmundjes mendore t\u00eb pash\u00ebrueshme, d\u00ebnimit penal t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit ose p\u00ebr \u00e7do shkak tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb detyrimeve q\u00eb rrjedhin nga martesa, jetesa e p\u00ebrbashk\u00ebt b\u00ebhet e pamundur dhe martesa ka humbur q\u00ebllimin e saj p\u00ebr bashk\u00ebshortin padit\u00ebs ose p\u00ebr t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebt. b. Gjykata vendos p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb, n\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs, vet\u00ebm kur kjo k\u00ebrkohet prej nj\u00ebrit ose t\u00eb dy bashk\u00ebshort\u00ebve. C. P\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar zgjidhjen e martes\u00ebs, paraqitet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit K\u00ebrkes\u00eb Padi me objekt zgjidhje martese. Pas disa dit\u00ebsh, caktohet orari dhe gjyqtari q\u00eb do ta gjykoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen. N\u00eb shqyrtimin e padis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs, gjykata cakton fillimisht nj\u00eb seanc\u00eb pajtimi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb paraqiten personalisht bashk\u00ebshort\u00ebt. Gjyqtari mund t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb ata ve\u00e7mas secilin dhe m\u00eb pas bashk\u00ebrisht, pa pranin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre. Kur arrihet pajtimi, mbahet procesverbal dhe gjykimi pushohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak. N\u00eb rast se n\u00eb seanc\u00ebn e pajtimit nuk paraqitet padit\u00ebsi, ndon\u00ebse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari i vet\u00ebm vendos pushimin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Kur nuk paraqitet i padituri, ndon\u00ebse ka pasur dijeni rregullisht, gjyqtari shtyn seanc\u00ebn e pajtimit, duke i p\u00ebrs\u00ebritur njoftimin t\u00eb paditurit. N\u00ebse edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb i padituri nuk paraqitet pa ndonj\u00eb shkak t\u00eb arsyesh\u00ebm, gjyqtari, pasi d\u00ebgjon padit\u00ebsin dhe krijon bindje se pajtimi i bashk\u00ebshort\u00ebve nuk mund t\u00eb arrihet, cakton seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore, duke urdh\u00ebruar thirrjen e provave t\u00eb nevojshme.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padin\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e martes\u00ebs mund t\u00eb k\u00ebrkohet edhe detyrimi i bashk\u00ebshortit tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet p\u00ebr detyrimin p\u00ebr ushqim, edukimin dhe arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve, shpenzimet p\u00ebr jetes\u00eb t\u00eb bashk\u00ebshortit nevojtar, n\u00eb rastet e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kod, si dhe likuidimin e regjimit pasuror martesor p\u00ebrkat\u00ebs. Gjykata ve\u00e7on likuidimin e regjimit pasuror martesor n\u00eb rast se v\u00ebshtir\u00ebsohet shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes. Gjykata, me k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs s\u00eb interesuar, mund t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr detyrimin p\u00ebr ushqim, edukimin dhe arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mitur, p\u00ebr detyrimin p\u00ebr ushqim t\u00eb bashk\u00ebshortit, kur shihet e arsyeshme, p\u00ebr sigurimin e banimit, si dhe administrimin dhe p\u00ebrdorimin e pasuris\u00eb s\u00eb v\u00ebn\u00eb gjat\u00eb martes\u00ebs, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rasti. Vendimi p\u00ebr marrjen e nj\u00eb mase t\u00eb p\u00ebrkohshme ka fuqi derisa t\u00eb jepet vendimi p\u00ebrfundimtar, por ai mund t\u00eb ndryshohet ose t\u00eb shfuqizohet nga gjykata, kur \u00e7mon se kan\u00eb ndryshuar rrethanat ose kur vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb mbi t\u00eb dh\u00ebna jo t\u00eb sakta. Gjykata mund t\u00eb detyroj\u00eb nj\u00ebrin nga ish-bashk\u00ebshort\u00ebt t\u00eb derdh\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb tjetrit nj\u00eb kontribut t\u00eb destinuar p\u00ebr t\u00eb kompensuar sa t\u00eb jet\u00eb e mundur pabarazin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tjetrit ndarja e pasuris\u00eb n\u00eb zgjidhjen e martes\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 detyrimit p\u00ebr ushqim. Gjykata p\u00ebrcakton n\u00ebse kontributi mund t\u00eb jepet i menj\u00ebhersh\u00ebm ose periodik dhe m\u00ebnyr\u00ebn e pagimit t\u00eb tij.<br \/>\nI nderuar zot\u00ebri, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb arsyetimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm mund t\u2019ju them se: Ju nuk mund ta ndaloni bashk\u00ebshorten p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar zgjidhjen e martes\u00ebs dhe gjykata do ta pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb padin\u00eb lidhur me zgjidhjen e martes\u00ebs. P\u00ebrsa i p\u00ebrket pjes\u00ebtimit t\u00eb pasuris\u00eb, n\u00ebse pasuria juaj \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb pas martes\u00ebs, gruaja p\u00ebrfiton nga pasuria e v\u00ebn\u00eb pas martes\u00ebs. Mund t\u00eb kontaktoni me Studio Ligjore \u201cDuraj\u201d n\u00eb kontaktet e m\u00ebsip\u00ebrme n\u00ebse ju lind nevoja p\u00ebr avokat! <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam nj\u00eb 35 vje\u00e7ar, i martuar, me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 5 vje\u00e7, i d\u00ebnuar nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs dhe Gjykata e Apelit Durr\u00ebs me 7 vjet heqje lirie p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge. Pa u futur n\u00eb burg kam qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike, jam me shum\u00eb prona t\u00eb paluajtshme, si: sht\u00ebpi, dyqane [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87],"tags":[],"class_list":["post-6974","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6974"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6974\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}