{"id":6944,"date":"2014-12-08T23:00:53","date_gmt":"2014-12-08T22:00:53","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6944"},"modified":"2014-12-08T22:03:39","modified_gmt":"2014-12-08T21:03:39","slug":"e-braktisa-djalin-ne-maternitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/e-braktisa-djalin-ne-maternitet\/","title":{"rendered":"E braktisa djalin n\u00eb maternitet!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb dashur t\u00eb Gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d. Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Eda. Jam nj\u00eb lexuese e rregullt e gazet\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht e rubrik\u00ebs s\u00eb historive personale. Mora edhe un\u00eb guximin q\u00eb t\u2019ju shkruaj dhe t\u00eb ndaj bashk\u00eb me ju historin\u00eb e jet\u00ebs sime, e cila m\u00eb mundon prej vitesh. Historia ime nis n\u00eb mosh\u00ebn 18 vjecare. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb sapo kisha mbaruar gjimnazin dhe u njoha me nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb simpatik. Jam njohur me B-n\u00eb te lagjja e tezes sime, pasi un\u00eb shkoja dhe rrija shpesh te sht\u00ebpia e tezes. Pas disa muajsh lidhjeje, vendosa q\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ta ndaja edhe me tezen; mendova se do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb ta merrte ajo lajmin e para. K\u00ebshtu, kisha edhe nj\u00eb lloj mb\u00ebshtetjeje, sepse ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr shum\u00eb e hapur dhe mendova se do ta priste mir\u00eb lajmin q\u00eb do t\u2019i jepja. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb ndryshe nga mamaja ime ajo, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fem\u00ebr serioze dhe me norma. Nj\u00ebra arsye q\u00eb m\u00eb pengonte t\u2019i tregoja mamas\u00eb sime ishte sepse p\u00ebr t\u00eb, primare ishin studimet q\u00eb un\u00eb duhet t\u00eb vazhdoja dhe m\u00eb pas t\u00eb mendoja p\u00ebr nj\u00eb lidhje serioze, por jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme dhe gjithmon\u00eb ndodhin gj\u00ebra t\u00eb paparashikuara. Nj\u00ebra nga k\u00ebto ishte njohja me B-n\u00eb. I tregova tezes sime dhe ajo m\u00eb mb\u00ebshteti n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me ndjenjat e mia, por problemi q\u00ebndronte se ajo kishte d\u00ebgjuar se B-ja sillej si nj\u00eb djal\u00eb i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. K\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb tezes nuk e mora shum\u00eb parasysh n\u00eb ato momente sepse isha verbuar nga dashuria q\u00eb ndjeja p\u00ebr t\u00eb dhe iu luta tezes t\u00eb m\u00eb ndihmonte q\u00eb t\u2019ia shpjegonim bashk\u00eb mamit, sepse vet\u00ebm, mendoja se do t\u00eb ishte m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Ajo m\u00eb tha se do t\u2019ia shpjegonte nj\u00eb dit\u00eb mamit larg e larg dhe t\u00eb shikonte reagimin e saj, por e dija p\u00ebrgjigjen q\u00eb do m\u00eb jepte tezja\u2026 Mami i kishte th\u00ebn\u00eb shum\u00eb shkurt, pa ditur absolutisht asgj\u00eb: \u201cEda duhet t\u00eb ndjek\u00eb studimet, ajo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb duhet t\u2019i kushtoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje\u201d.<\/p>\n<p>E lash\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe dhe pastaj i thash\u00eb tezes q\u00eb duhet t\u00eb flisnim sa m\u00eb par\u00eb me mamin sepse un\u00eb m\u00ebsova q\u00eb kisha ngelur shtatz\u00ebn\u00eb. Isha n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Nuk dija si t\u00eb veproja dhe kisha shum\u00eb frik\u00eb. Tezja shtangu n\u00eb vend kur e mori lajmin. Vendosa menj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonte edhe mami gjith\u00e7ka. M\u00eb kujtohet ajo dit\u00eb q\u00eb kishte vet\u00ebm ul\u00ebrima t\u00eb tmerrshme n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Mami u b\u00eb shum\u00eb keq, madje akuzonte edhe tezen, s\u00eb cil\u00ebs i thoshte se nuk kishte qen\u00eb e kujdeshme kur un\u00eb shkoja t\u00eb rrija tek ajo dhe q\u00eb un\u00eb p\u00ebrfundova t\u00eb njihja B-n\u00eb. Mami nuk ishte aspak dakord. M\u00eb thonte t\u00eb abortoja sepse e kisha jet\u00ebn p\u00ebrpara dhe se isha treguar nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb till\u00eb dhe q\u00eb isha nxituar. Ndodhesha n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nuk dija si t\u00eb veproja. Mami as q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr ta takonte B-n\u00eb. Vendosa ta mbaja f\u00ebmij\u00ebn, pasi B-ja m\u00eb tha se do jetonim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb vazhdoja edhe fakultetin. Isha edhe shum\u00eb e r\u00ebnduar psikologjikisht sepse se si m\u00eb dukej q\u00eb shkoja n\u00eb fakultet \u00e7do dit\u00eb dhe isha shtatz\u00ebn\u00eb. Kisha gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen e pedagog\u00ebve, por mendoja se si m\u00eb shikonin shok\u00ebt dhe shoqet, por kjo ishte m\u00eb e pakta&#8230;<br \/>\n\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb shprehja q\u00eb, kur jeton me nj\u00eb person, e njeh m\u00eb mir\u00eb at\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi edhe me mua; B-ja po sillej tamam si m\u00eb tha tezja, ishte shum\u00eb i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00e7ka. Nuk dija se si t\u00eb veproja. Ai nuk punonte, rrinte gjith\u00eb dit\u00ebn kot dhe u k\u00ebrkonte para prind\u00ebrve t\u00eb tij, q\u00eb ishin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Nuk po e njihja m\u00eb veten time. Isha b\u00ebr\u00eb pishman q\u00eb kisha vazhduar me B-n\u00eb, por tani ishte von\u00eb.<br \/>\nNga shqet\u00ebsimet e tep\u00ebrta, ndodhi q\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, i cili ishte djal\u00eb, e linda shtatanik. Nuk ndihesha e lumtur q\u00eb kisha sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb djalin dhe nuk e kuptoja \u00e7far\u00eb po m\u00eb ndodhte. Dy dit\u00eb pasi linda, u largova nga spitali duke e l\u00ebn\u00eb djalin atje dhe shkova menj\u00ebher\u00eb te sht\u00ebpia e n\u00ebn\u00ebs sime. Ajo m\u00eb hapi der\u00ebn dhe un\u00eb vet\u00ebm qaja. I tregova se \u00e7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb, por ajo e pa q\u00eb nuk isha n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb dhe nuk m\u00eb foli fare. Pas disa or\u00ebsh d\u00ebgjova nga dhoma ime q\u00eb kishin ardhur prind\u00ebrit e B-s\u00eb bashk\u00eb me djalin tim. Ata k\u00ebrkuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos e shihja fare djalin, sepse do t\u00eb ishin ata q\u00eb do ta rrisnin dhe se, n\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkoja ta merrja, do t\u00eb m\u00eb hidhnin n\u00eb gjyq, pasi nuk isha e aft\u00eb t\u00eb kujdesesha p\u00ebr t\u00eb, duke qen\u00eb se e kisha l\u00ebn\u00eb n\u00eb maternitet. Qoft\u00eb edhe vet\u00ebm ky fakt e b\u00ebnte B.-n\u00eb ta fitonte kujdestarin\u00eb. Nuk kisha z\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtoja asgj\u00eb nga ato q\u00eb thonin prind\u00ebrit e B-s\u00eb dhe tani e them me plot goj\u00ebn se kishin shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Ata u larguan at\u00eb dit\u00eb bashk\u00eb me djalin. Pas disa koh\u00ebsh, m\u00ebsova se ai ishte martuar dhe se do t\u00eb shkonte bashk\u00eb me djalin t\u00eb jetonte n\u00eb Itali. Me jet\u00ebn time nuk e kuptoja se \u00e7far\u00eb po ndodhte. Nj\u00eb dit\u00eb erdhi mami n\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb tha se shoqja e saj do t\u00eb m\u00eb prezantonte nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb shkolluar e djal\u00eb i vet\u00ebm. N\u00eb fillim nuk dija si t\u00eb veproja, por pranova.<br \/>\nE p\u00eblqyem nj\u00ebri-tjetrin dhe tani jemi martuar, kemi nj\u00eb vajz\u00eb e nj\u00eb djal\u00eb. Para pak koh\u00ebsh kam m\u00ebsuar q\u00eb vajz\u00ebn e kam me Sindrom\u00ebn Daun. Mallkoj dita-dit\u00ebs veten time pasi mendoj se Zoti po ma kthen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn monedh\u00eb t\u00eb keqen q\u00eb i b\u00ebra djalit, q\u00eb e lash\u00eb t\u00eb rritej pa maman\u00eb e tij. Jam e bindur se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse po vuaj kaq shum\u00eb tani, sepse e kam vajz\u00ebn dhe nuk jam e aft\u00eb ta ndihmoj p\u00ebr asgj\u00eb. Po vuaj kaq shum\u00eb dhe mendoj se vet\u00ebm kur t\u00eb vdes, do ta paguaj nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb at\u00eb \u00e7ka i b\u00ebra djalit tim&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje lexues t\u00eb dashur t\u00eb Gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d. Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam Eda. Jam nj\u00eb lexuese e rregullt e gazet\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht e rubrik\u00ebs s\u00eb historive personale. Mora edhe un\u00eb guximin q\u00eb t\u2019ju shkruaj dhe t\u00eb ndaj bashk\u00eb me ju historin\u00eb e jet\u00ebs sime, e cila m\u00eb mundon prej vitesh. Historia ime nis n\u00eb mosh\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94,95],"tags":[254],"class_list":["post-6944","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta","category-rrefime-mekatesh","tag-histori-personale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6944","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6944"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6944\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6944"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6944"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6944"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}