{"id":6915,"date":"2014-12-07T22:00:07","date_gmt":"2014-12-07T21:00:07","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6915"},"modified":"2014-12-07T15:22:28","modified_gmt":"2014-12-07T14:22:28","slug":"erion-isai-une-e-besi-24-ore-ne-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/erion-isai-une-e-besi-24-ore-ne-pune\/","title":{"rendered":"Erion Isai: Un\u00eb e Besi, 24 or\u00eb n\u00eb pun\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Rita Rrjolli: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, Erion! Si je? Erion Isai: &#8211; Mir\u00eb, faleminderit. Po l\u00eb p\u00ebr disa momente materialet e pun\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me ju. (Buz\u00ebqesh) &#8211; Sa koh\u00eb ka q\u00eb aktron n\u00eb \u201cPortokalli\u201d? &#8211; Un\u00eb po hyj avash-avash n\u00eb vitin e pest\u00eb, vite t\u00eb cilat, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, nuk po i ndjej fare mbi shpatulla, sepse jan\u00eb v\u00ebrtet pak p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb kaq t\u00eb bukur. &#8211; E kishe aspiruar \u201cPortokallin\u00eb\u201d m\u00eb par\u00eb apo aplikimi ishte rast\u00ebsi? &#8211; Pa dyshim. Kam qen\u00eb dhe jam shum\u00eb i lidhur pas bot\u00ebs t\u00eb televizionit dhe q\u00eb n\u00eb fillim, kam patur t\u00ebrheqje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj Top Channel. Mbaj mend se, t\u00eb nes\u00ebrmen e dit\u00ebs kur ka filluar transmetimin Top Channel, p\u00ebr ta ndjekur, un\u00eb nuk kam shkuar n\u00eb shkoll\u00eb. (Qesh) &#8211; E kujt ishte idea q\u00eb t\u00eb aktroje s\u00eb bashku me Besin? &#8211; Me Besin bashk\u00ebpunimi ka nisur natyrsh\u00ebm, n\u00eb konsulta e sip\u00ebr p\u00ebr pun\u00ebn. Ne do t\u00eb fillonim nj\u00eb sezon t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, duke dal\u00eb n\u00ebn petkun e Porto Channel-it, ku personazhet do t\u00eb nd\u00ebrroheshin totalisht dhe duke biseduar n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb zyr\u00eb, t\u00eb dy bashk\u00eb, krijuam dy profesor\u00ebt. Ky ishte edhe fillimi i bashk\u00ebpunimit ton\u00eb, i cili tashm\u00eb vijon prej tre vjet\u00ebsh. &#8211; Si i keni raportet jasht\u00eb pun\u00ebs? &#8211; Dua ta theksoj q\u00eb Besi \u00ebsht\u00eb miku im m\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb. Un\u00eb nuk mbaj mend q\u00eb ne t\u00eb kemi patur ndonj\u00ebher\u00eb moskuptime e aq m\u00eb pak, probleme profesionale bashk\u00eb. Kuptohemi shum\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Na ec\u00ebn puna vaj, me nj\u00eb fjal\u00eb. Dua t\u00eb theksoj se me Besin, Altinin dhe Ilirjan\u00ebn ne kemi patur edhe nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb bukur si One Man Shovv \u201cTurbo Albania-one Katunar shovv\u201d, i cili erdhi p\u00ebr publikun sezonin e kaluar. Nj\u00eb produksion i v\u00ebshtir\u00eb, por q\u00eb na ka falur vet\u00ebm relaks, pun\u00eb komode dhe mir\u00ebkuptim absolut. Jan\u00eb nga ato projekte t\u00eb rralla ku ti ndjen vet\u00ebm dashurin\u00eb e t\u00eb b\u00ebrit t\u00eb pun\u00ebs. &#8211; Cili nga ju jep me shume ide rreth personazheve? &#8211; T\u00eb dy bashk\u00eb. Komunikimin p\u00ebr pun\u00ebn dhe materialet e kemi 24 or\u00eb; n\u00eb pun\u00eb, me mesazhe, me e-mail, me vvhat\u2019s up. Kur nj\u00ebri ka nj\u00eb ide apo batut\u00eb, menj\u00ebher\u00eb ia \u00e7on tjetrit. &#8211; Ruan shoq\u00ebrin\u00eb edhe jasht\u00eb, me koleg\u00ebt? &#8211; Pa dyshim q\u00eb po, madje p\u00ebrve\u00e7 shoq\u00ebris\u00eb, ne, edhe n\u00eb projekte pune jasht\u00eb \u201cPortokallis\u00eb\u201d ruajm\u00eb bashk\u00ebpunimet me nj\u00ebri-tjetrin. Do p\u00ebrmendja k\u00ebtu bashk\u00ebpunimin m\u00eb t\u00eb fundit me Ledion dhe Marinin me shfaqjen \u201cBorgjezi Fisnik\u201d q\u00eb e soll\u00ebm n\u00eb sken\u00eb bashk\u00eb me trup\u00ebn e Teatrit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs. &#8211; Sa humor ke n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme? &#8211; N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme jam serioz. B\u00ebj humor n\u00eb sken\u00eb, madje p\u00ebrkundrazi, n\u00eb tavolina apo kafe m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb flas vet\u00ebm p\u00ebr tema serioze; teatrin, librat apo tema politike t\u00eb dit\u00ebs. &#8211; Keni shum\u00eb qejf t\u00eb b\u00ebni humor me femrat&#8230; Pse i p\u00ebrqeshni kaq shum\u00eb, xhan\u00ebm? &#8211; Jo, nuk i kemi qejf, por femrat, ashtu si kudo, edhe n\u00eb pun\u00eb, edhe n\u00eb rrug\u00eb, krijojn\u00eb shou, jan\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse, k\u00ebshtu q\u00eb ne do ta shfryt\u00ebzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb tipar, sigurisht, duke e ekzagjeruar. (Buz\u00ebqesh) &#8211; A mendon se femra \u00ebsht\u00eb ende seks i dob\u00ebt? &#8211; Nuk mund ta ndajm\u00eb me thik\u00eb, ama Tirana ka ndryshim radikal nga t\u00eb gjitha qytetet e tjera. Sapo del nga Tirana, ndryshon gjith\u00e7ka, a thua se hyn n\u00eb shtet tjet\u00ebr. N\u00eb kryeqytet, diku m\u00eb shum\u00eb e diku m\u00eb pak, nuk mendoj se femra \u00ebsht\u00eb seks i dob\u00ebt. Sot femra n\u00eb Tiran\u00eb b\u00ebn karrier\u00eb, ka pavar\u00ebsin\u00eb e saj, por n\u00ebse do t\u00eb flasim p\u00ebr provincat, situata pastaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb&#8230; Vijojn\u00eb grat\u00eb sht\u00ebpiake, vijojn\u00eb ndarjet gjinore t\u00eb tipit \u201cburri shtylla e sht\u00ebpis\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb mos folur pastaj p\u00ebr dhun\u00ebn ndaj grave, apo m\u00eb keq akoma, kur vriten nga burrat, q\u00eb \u00ebsht\u00eb totalisht e papranueshme. E them pa dorashka q\u00eb kjo, n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs, na tregon n\u00eb kufijt\u00eb kafsh\u00ebror\u00eb, si mesjetar\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb pagdhendur. Do t\u00eb uroja q\u00eb shembulli i Tiran\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira, por le ta nisim k\u00ebshtu. Pastaj, kemi numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb ministreve femra q\u00eb kemi patur ndonj\u00ebher\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb uroj t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb k\u00ebmb\u00eb e mbar\u00eb. &#8211; Disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, na tregoje p\u00ebr t\u00eb fejuar\u00ebn t\u00ebnde&#8230; &#8211; Tashm\u00eb, jam i martuar. (Buz\u00ebqesh) Ajo \u00ebsht\u00eb personi i zemr\u00ebs sime dhe \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb do t\u00eb them p\u00ebr t\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e ndikuar nga zemra, por mund t\u00eb them q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira dhe mb\u00ebshtetje e madhe p\u00ebr mua. Edhe ajo \u00ebsht\u00eb artiste e, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, kemi nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb madh. &#8211; Si e quan ti at\u00eb me p\u00ebrk\u00ebdheli? &#8211; Un\u00eb at\u00eb dhe ajo mua, e p\u00ebrk\u00ebdhelim nj\u00ebri-tjetrin me \u201cpupi\u201d&#8230; &#8211; Cila \u00ebsht\u00eb hera e fundit q\u00eb i ke th\u00ebn\u00eb \u201ct\u00eb dua\u201d? &#8211; Ia them shpesh. Jam njeri q\u00eb nuk e rezervoj dashurin\u00eb; e shfaq at\u00eb. &#8211; Shum\u00eb duan nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb bukur e m\u00eb pak t\u00eb zgjuar&#8230; &#8211; M\u00eb thoni nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb e zgjuar dhe juve nuk ju \u00ebsht\u00eb dukur e bukur?! Besoj se u p\u00ebrgjigja, apo jo? (Buz\u00ebqesh) &#8211; N\u00eb familjen t\u00ebnde, je i vetmi artist? &#8211; Bashk\u00ebshortja ime \u00ebsht\u00eb artiste, n\u00eb vitin e fundit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Arteve p\u00ebr Regjisur\u00eb. Gjithashtu, v\u00ebllai im \u00ebsht\u00eb muzikant, baterist dhe performon me bendin e Aurela Ga\u00e7es. Im v\u00eblla \u00ebsht\u00eb edhe shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua. &#8211; Cilin profesion tjet\u00ebr do ta b\u00ebje me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb? &#8211; Politik\u00ebn e kam me pasion dhe, n\u00eb qoft\u00eb se nuk do t\u00eb isha artist, do t\u2019i hyja politik\u00ebs. Por, gjithmon\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb isha artist! &#8211; Cil\u00ebs forc\u00eb politike do t\u2019i bashkoheshe? &#8211; N\u00eb bindje politike jam i majt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrkisja k\u00ebsaj force politike. &#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebje ndryshe p\u00ebr shqiptar\u00ebt? &#8211; Do t\u00eb punoja p\u00ebr t\u00eb ndryshuar mentalitetin e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit dhe politik\u00ebb\u00ebrjes. N\u00eb themel t\u00eb mentalitetit ne kemi vet\u00ebm kompromisin me idealin dhe k\u00ebrkojm\u00eb pa fund format e t\u00ebrthorta t\u00eb arritjes s\u00eb gj\u00ebrave dhe jo at\u00eb t\u00eb merit\u00eb-preferenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mirat materiale dhe profesionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, do t\u00eb punoja shum\u00eb. E kemi n\u00eb themel t\u00eb mentalitetit ne: Shteti p\u00ebrpiqet t\u2019ua hedh\u00eb qytetar\u00ebve. Qytetar\u00ebt mundohen t\u2019ia hedhin shtetit. Po nuk nd\u00ebrroi kjo, nuk do t\u00eb ket\u00eb as transformim t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>&#8211; Erion, si i ke marr\u00ebdh\u00ebniet me&#8230; &#8230;udh\u00ebtimet? &#8211; M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs, fatkeq\u00ebsisht, jan\u00eb t\u00eb pakta. &#8230;sportin? &#8211; Shikoj vet\u00ebm Komb\u00ebtaren Shqiptare. Asgj\u00eb tjet\u00ebr. &#8230;kuzhin\u00ebn? &#8211; M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ha&#8230; pasi ka mbaruar s\u00eb gatuari Ina. (Qesh) &#8230;fansat? &#8211; Shum\u00eb i mir\u00eb, madje edhe fansa, se si po m\u00eb duket, kur ma thua. \u201cNjer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb\u201d, thuaj m\u00eb mir\u00eb. Ne nuk jemi Amerik\u00eb, ku p\u00ebr njer\u00ebzit ti je i papreksh\u00ebm apo q\u00eb do jet\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ta shoh\u00ebsh e ta prek\u00ebsh nj\u00eb person publik. K\u00ebtu, pak a shum\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb shohin, n\u00eb kafe, me makin\u00eb n\u00eb trafik. Jemi k\u00ebtu p\u00ebrdit\u00eb dhe me njer\u00ebzit e p\u00ebrditsh\u00ebm. &#8230;me blerjet? &#8211; Nuk jam njeri i fiksuar pas blerjes, madje p\u00ebr rrobat e mia mendon Ina; nuk merrem thuajse fare. &#8230;kazinot\u00eb? &#8211; Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time s\u2019kam luajtur. &#8230;k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt? &#8211; Me miq k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar vet\u00eb, jam nj\u00eb katastrof\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. &#8230;kafsh\u00ebt? &#8211; Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera. I dua shum\u00eb! &#8230;fallxhoret? &#8211; Asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Jam njeri q\u00eb besoj n\u00eb Zot. &#8230;\u201c2 XL\u201d? &#8211; S\u2019kam asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, as miq\u00ebsore dhe as armiq\u00ebsore. Rrespekt i nd\u00ebrsjellt\u00eb koleg\u00ebsh<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rita Rrjolli: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, Erion! Si je? Erion Isai: &#8211; Mir\u00eb, faleminderit. Po l\u00eb p\u00ebr disa momente materialet e pun\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb me ju. (Buz\u00ebqesh) &#8211; Sa koh\u00eb ka q\u00eb aktron n\u00eb \u201cPortokalli\u201d? &#8211; Un\u00eb po hyj avash-avash n\u00eb vitin e pest\u00eb, vite t\u00eb cilat, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, nuk po i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[43],"tags":[483],"class_list":["post-6915","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humor","tag-erion-isai"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6915","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6915"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6915\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6915"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6915"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6915"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}