{"id":6882,"date":"2014-12-06T18:33:17","date_gmt":"2014-12-06T17:33:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6882"},"modified":"2014-12-06T18:52:01","modified_gmt":"2014-12-06T17:52:01","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo\/","title":{"rendered":"CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE?  Nga ARTAN KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><strong>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>EDI RAMA<\/strong><br \/>\nP\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm t\u00eb intervistonim kryeministrin ton\u00eb, Edi Ram\u00ebn, por nuk mund\u00ebm\u2026 Desh\u00ebm ta takonim se na b\u00ebri p\u00ebrshtypja deklarata e tij se, q\u00eb tani e tutje, do t\u00eb d\u00ebnohen me burg edhe ata pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs q\u00eb marrin n\u00eb pun\u00eb njer\u00ebz t\u00eb pasiguruar. U shtua pra, edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shkuar prapa hekurave: burgu p\u00ebr mospages\u00ebn e Sigurimeve Shoq\u00ebrore! Se, deri tani kishim: Burg p\u00ebr shkeljet e rregullave t\u00eb qarkullimit, burg p\u00ebr vjedhjen e energjis\u00eb, burg madje edhe p\u00ebr fukarenjt\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb energjin\u00eb&#8230;<br \/>\nE kuptojm\u00eb se kryeminsitri yn\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb shtetin dhe shteti nuk mund t\u00eb vendoset pa treguar forc\u00ebn e tij n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, por ne desh\u00ebm t\u00eb pyesnim zotin Rama: A e di ai se shteti ka edhe detyr\u00eb, jo vet\u00ebm t\u00eb detyroj\u00eb popullin t\u00eb zbatoj\u00eb ligjet, por edhe t\u00eb ndihmoj\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ecin n\u00eb nj\u00eb hap me t\u00eb tjer\u00ebt? A e di ai se shteti ka detyr\u00eb edhe \u201ct\u00eb mbaj\u00eb me buk\u00eb\u201d ata q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi e para t\u00eb strehohen, ushqehen dhe paguajn\u00eb energjin\u00eb, apo ujin?! Edhe kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e shtetit, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe burgosja e atyre q\u00eb nuk paguajn\u00eb energjin\u00eb! Pse nuk e zbaton zoti Rama k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb shtetit para se t\u00eb tregoj\u00eb forc\u00ebn e tij edhe me jetim\u00ebt dhe pleqt\u00eb?! A e di zoti Rama se sa \u00ebsht\u00eb asistenca sociale? Po pensionet? A t\u00eb del me aq para sa marrin pleqt\u00eb e t\u00eb papun\u00ebt edhe t\u00eb blesh buk\u00eb e ila\u00e7e, edhe t\u00eb paguash dritat e ujin? A nuk duhet q\u00eb ai, p\u00ebrpara se t\u00eb hap\u00eb \u201cdyert\u201d e burgjeve, t\u00eb hap\u00eb \u201cdyert\u201d e shtetit p\u00ebr k\u00ebto kategori njer\u00ebzish&#8230;<\/p>\n<p><strong>LULZIM BASHA<\/strong><br \/>\nDisa pyetje p\u00ebr energjin\u00eb desh\u00ebm t\u2019i b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha. Ndoq\u00ebm me shum\u00eb v\u00ebmendje fjal\u00ebn e tij, tek fliste p\u00ebr \u201cgjendjen e d\u00ebshp\u00ebruar ku jan\u00eb sot mij\u00ebra familje e qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb faturave abuzive dhe malit abuziv me kamat\u00ebvonesa abuzive p\u00ebr shkak t\u00eb faturave abuzive\u201d, si\u00e7 tha ai. Ai i mori n\u00eb mbrojtje k\u00ebta njer\u00ebz, i \u201ck\u00ebshilloi\u201d apo \u201curdh\u00ebroi\u201d t\u00eb mos paguajn\u00eb, por nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019kan\u00eb paguar, jo p\u00ebr shkak t\u00eb abuzimeve t\u00eb CEZ, por thjesht, sepse nuk kan\u00eb dashur t\u00eb paguajn\u00eb, sepse kan\u00eb vjedhur, th\u00ebn\u00eb m\u00eb tro\u00e7. Po ata, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb, zoti Basha? Nuk duhet t\u00eb paguajn\u00eb as ata?<br \/>\nPastaj, a e dini ju, zoti Basha, se t\u00eb kujt kohe jan\u00eb k\u00ebto \u201cfatura abuzive\u201d. Mos i takojn\u00eb ato koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes se PD-s\u00eb, kur \u00e7mimi i energjis\u00eb u rrit nga 4.5 n\u00eb 7.7 lek\u00eb e deri n\u00eb 13.5 lek\u00eb p\u00ebr bizneset?! A e dini ju se borxhet e CEZ nga faturat e papaguara deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2013, shkonin n\u00eb 600 milion\u00eb euro?! Tani q\u00eb i mori vesh k\u00ebto, \u00e7\u2019mund t\u00eb na thot\u00eb ai: Duhet paguar, apo nuk duhet paguar&#8230;?<\/p>\n<p><strong>SALI BERISHA<\/strong><br \/>\n\u201cK\u00ebto jan\u00eb ul\u00ebrima nga nj\u00eb i s\u00ebmur\u00eb psikik i shtruar n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb qet\u00ebson akceset, aurat, fugat e psikoz\u00ebs s\u00eb tij, duke b\u00ebrtitur i disekuilibruar \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, madje edhe pas mesnate; burg, burg, burg e hekura p\u00ebr shqiptar\u00ebt!\u201d. E kuptuat, besoj, nga fjalori profesional, se k\u00ebto rreshta i ka shkruar nj\u00eb mjek dhe pik\u00ebrisht, zoti Berisha. Edhe k\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ai u mor p\u00ebrs\u00ebri me s\u00ebmundjen e Edi Ram\u00ebs, depresionin bipolar, me kartel\u00ebn klinike e ila\u00e7et q\u00eb merrte ai n\u00eb psikiatri etj. etj.<br \/>\nMir\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb politikan shqiptar kjo m\u00ebnyr\u00eb sjelljeje \u00ebsht\u00eb \u201cnormale\u201d, por a \u00ebsht\u00eb normale p\u00ebr nj\u00eb doktor q\u00eb i \u00ebsht\u00eb betuar Hipokratit edhe p\u00ebr sekretin mjek\u00ebsor? A \u00ebsht\u00eb humane kjo gjuh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mjek? Si do t\u00eb ndjehej ai sikur Edi Rama, ose ndonj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn gj\u00eb me t\u00eb duke i p\u00ebrmendur s\u00ebmundjet q\u00eb kishte, apo ka? Esht\u00eb i sigurt\u00eb zoti Berisha se ai nuk ka patur dosje mjek\u00ebsore, apo se dosja e tij \u00ebsht\u00eb zhdukur bashk\u00eb me doktorin e tij? Ja, k\u00ebto desh\u00ebm t\u2019i pyesnim zotit Berisha!<\/p>\n<p><strong>JOZEFINA TOPALLI<\/strong><br \/>\nNa shtyu p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb zonj\u00ebs Jozefina Topalli nj\u00eb satus n\u00eb Facebook i gazetarit Gjergj Zefi. Ja, \u00e7\u2018shkruante ai: \u201cAferdita Haka &#8211; \u00c7oku \u00ebsht\u00eb sot drejtoresha e arsimit n\u00eb qarkun e Shkodr\u00ebs. Af\u00ebrdita \u00ebsht\u00eb e bija e sigurimsit Shyqyri \u00c7oku (lexo At Zef Pllumi, &#8220;Rrno p\u00ebr me tregue&#8221;). Asnj\u00eb nga eksponent\u00ebt e PD-s\u00eb n\u00eb qytet nuk guxon t\u00eb denoncoj\u00eb veprimet e saj t\u00eb paligjshme, pasi i ati \u00ebsht\u00eb akoma gjall\u00eb dhe ua di pseudonimet&#8230;\u201d \u00c7far\u00eb mendon zonja Jozefin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, si shkodrane q\u00eb \u00ebsht\u00eb? A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb? Kaq shum\u00eb spiun\u00eb t\u00eb Sigurimit ka, ose ka patur n\u00eb PD-n\u00eb e Shkodr\u00ebs? Po ajo, e njeh personalisht k\u00ebt\u00eb sigurims t\u00eb dalluar q\u00eb paska punuar kaq mir\u00eb dhe e paska tejkaluar planin e rekrutimeve?<\/p>\n<p><strong>TONI BLER<\/strong><br \/>\nTe enjten erdhi prap\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ish-kryeministri britanik, Toni Bler. Ai u prit n\u00eb Kryeministri nga Edi Rama, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb paparalajm\u00ebruar. Desh\u00ebm ta takonim zotin Bler, q\u00eb t\u00eb davarisnim pak misterin e vizitave t\u00eb tij t\u00eb shpeshta n\u00eb Tiran\u00eb e sidomos, p\u00ebr pages\u00ebn e tij. Thuhet se ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar i qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb prej ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse ai paguhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, apo jo? Dhe, nuk \u00ebsht\u00eb kuriozitet i s\u00ebmur\u00eb ky, apo jo? Ne, thjesht, duam t\u00eb dim\u00eb se ku shkojn\u00eb parat\u00eb e taksave q\u00eb i paguajm\u00eb shtetit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; EDI RAMA P\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm t\u00eb intervistonim kryeministrin ton\u00eb, Edi Ram\u00ebn, por nuk mund\u00ebm\u2026 Desh\u00ebm ta takonim se na b\u00ebri p\u00ebrshtypja deklarata e tij se, q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542],"class_list":["post-6882","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6882"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6882\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}