{"id":6867,"date":"2014-12-06T19:33:03","date_gmt":"2014-12-06T18:33:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6867"},"modified":"2014-12-06T19:33:03","modified_gmt":"2014-12-06T18:33:03","slug":"10-ushqimet-qe-minojne-shendetin-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/10-ushqimet-qe-minojne-shendetin-tone\/","title":{"rendered":"10 Ushqimet q\u00eb minojn\u00eb sh\u00ebndetin ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Jua themi vazhdimisht dhe po e p\u00ebrs\u00ebrisim prap\u00eb: B\u00ebni m\u00eb shum\u00eb kujdes se \u00e7far\u00eb hani! N\u00eb treg shtohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ushqimet me shum\u00eb sheqer, krip\u00eb, konservant\u00eb dhe ngjyros\u00ebs dhe, mos harroni se k\u00ebto ushqime jo vet\u00ebm na sh\u00ebndoshin, por i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm edhe sh\u00ebndetit. Sigurisht, t\u00eb mos jemi drastik\u00eb! Nuk t\u00eb b\u00ebn keq t\u00eb hash nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kaq koh\u00eb n\u00eb nj\u00eb fastfood, kur zakonisht ha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme. Ne e kemi fjal\u00ebn q\u00eb k\u00ebto t\u00eb mos kthehen n\u00eb ushqimet tuaja t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Ushqimet e parap\u00ebrgatitura, picat e ngrira ose edhe disa drith\u00ebra josh\u00ebse, ushqimi pra i gatuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb industriale, nuk i b\u00ebn mir\u00eb askujt. Ato nuk p\u00ebrmbajn\u00eb aq sa duhet vitamina, krip\u00ebra minerale, ose fibra, por t\u00eb ngopin p\u00ebr momentin, p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb sheqerit dhe yndyrnave. Megjithat\u00eb, trupi yn\u00eb i asimilon k\u00ebto shum\u00eb shpejt, duke i kthyer sheqernat e yndyrnat n\u00eb dhjam\u00ebra dhe duke k\u00ebrkuar t\u00eb haj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.<br \/>\nProblemi kryesor i ushqimeve t\u00eb k\u00ebqija jan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e tyre. Shembulli m\u00eb i vonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai i \u201cnuggets\u201d, q\u00eb shiten n\u00ebp\u00ebr fastofoode. Ne kujtonim se ishin me mish pule (si\u00e7 reklamohet!) dhe ua jepnim f\u00ebmij\u00ebve, por n\u00eb fakt, ato kan\u00eb brenda edhe kocka t\u00eb grira, mish dhe tendina (pa folur p\u00ebr mb\u00ebshtjelljen me th\u00ebrrime buke q\u00eb thith aq vaj gjat\u00eb skuqjes!). P\u00ebr sh\u00ebndetin dhe kureshtin\u00eb tuaj, ne kemi p\u00ebrzgjedhur 10 ushqimet m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb ekzistojn\u00eb. Tani, ju takon juve t\u2019i eliminoni gradualisht nga dieta juaj!<\/p>\n<p>1. Gjell\u00ebt e parap\u00ebrgatitura industrialisht<br \/>\nGjell\u00ebt e gatuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb industriale nuk i sjellin element\u00ebt e nevojsh\u00ebm trupit ton\u00eb, si p\u00ebr shembull vitaminat dhe krip\u00ebrat minerale. Bile, me to ndodhin shpesh skandale sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb na shtyjn\u00eb t\u00eb dyshojm\u00eb n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb tyre. I fundit ishte ai me mishin e kalit q\u00eb u gjet n\u00eb lazanjat e parap\u00ebrgatitura. K\u00ebtyre ushqimeve pak cil\u00ebsore u shtohen edhe konservant\u00eb dhe aditiv\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cilat tre, t\u00eb gjykuara si t\u00eb rrezikshme p\u00ebr sh\u00ebndetin: Sheqernat e shtuara, acidet yndyrore trans hidrogjenike dhe glutamati i natriumit (t\u00eb shkruara me emrin GMS ose MSG), q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb theksuar shijen. Duke filluar q\u00eb nga ngjyros\u00ebsit artificial\u00eb, q\u00eb duhen evituar aditiv\u00ebt (p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e shtuar) fillojn\u00eb me nj\u00eb E. Nganj\u00ebher\u00eb, ato shkruhen me emrin e tyre p\u00ebr t\u00eb mos trembur konsumatorin. Pasojat: Diabeti, obeziteti, plakja e parakohshme, problemet kardiake&#8230; T\u00eb vazhdojm\u00eb?<\/p>\n<p>2. Nuggets<br \/>\nJan\u00eb t\u00eb shijshme dhe u p\u00eblqejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve&#8230; Duket sikur ha mish pule, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mish jo me shum\u00eb yndyr\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, mendon se eviton ushqimet e tjera m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb propozohen n\u00eb fastfood. Megjithat\u00eb, nuggets kan\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tyre kryesisht mbeturina pule (vet\u00ebm gjysma e tyre) q\u00eb grihen p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb lloj brumi. K\u00ebsaj i shtohet edhe skuqja n\u00eb nj\u00eb vaj t\u00eb p\u00ebrdorur dhe rip\u00ebrdorur shum\u00eb her\u00eb, me cil\u00ebsi t\u00eb keqe (dihet q\u00eb vajrat p\u00ebrmbajn\u00eb pesticide, sidomos ato industriale). Mbi t\u00eb gjitha, ato vishen edhe me th\u00ebrrime, q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me th\u00ebrrimet e buk\u00ebs. Po sikur t\u2019i b\u00ebnit vet\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, me mish pule biologjik?<\/p>\n<p>3. Picat industriale<br \/>\nPicat sht\u00ebpiake nuk figurojn\u00eb n\u00eb list\u00ebn ton\u00eb, nd\u00ebrsa ato industriale, t\u00eb ngrira, po. Ato p\u00ebrmbajn\u00eb sheqerna t\u00eb shtuara (n\u00eb brum\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn salc\u00eb domateje), vaj palme dhe krip\u00eb, pra, nuk jan\u00eb shum\u00eb natyrale. Proshuta e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb keqe (shpesh, proshut\u00eb shpatulle e ngopur me glutamat), perime q\u00eb nuk kan\u00eb njohur asnj\u00eb th\u00ebrrime dheu&#8230; Edhe djathi, shpesh, z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb \u201cdjath\u00eb\u201d pa qum\u00ebsht, t\u00eb prodhuar me ndihm\u00ebn e lygomme ACH Optimum.<\/p>\n<p>4. Drith\u00ebrat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt<br \/>\nUa japim f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb \u00e7do m\u00ebngjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drith\u00ebrat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrb\u00ebhen kryesisht nga sheqerna (t\u00eb k\u00ebqija), drith\u00ebra OMGJ dhe ngjyros\u00ebs. Megjith\u00ebse n\u00eb kutit\u00eb e tyre premtohet shum\u00eb, duhet ditur se \u00ebsht\u00eb shpesh qum\u00ebshti me t\u00eb cilin shoq\u00ebrohen k\u00ebto drith\u00ebra, ai q\u00eb sjell ushqimin kryesor. Evitoni sidomos drith\u00ebrat me ngjyra dhe shije (frutash). Po sikur t\u2019i m\u00ebsonim f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vler\u00ebsonin buk\u00ebn e zez\u00eb me qum\u00ebsht dhe pak mjalt\u00eb, ose buk\u00eb t\u00eb thekur me gjalp\u00eb e re\u00e7el?<\/p>\n<p>5. Salcat e ushqimit t\u00eb shpejt\u00eb<br \/>\nJan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb ata q\u00eb i han\u00eb patatet e skuqura pa salc\u00eb n\u00eb fast-food. K\u00ebshtu, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i han\u00eb t\u00eb thata, zgjedhim majonez\u00ebn \u201ce mir\u00eb\u201d kimike, ose mustard\u00ebn industriale. Pa harruar p\u00ebrzierjen e salcave me emra amerikane t\u00eb \u00e7do lloji, ose salcat q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr sallat\u00ebrat&#8230; Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk i shp\u00ebton radarit ton\u00eb t\u00eb ushqimeve t\u00eb k\u00ebqija. K\u00ebto salca jan\u00eb t\u00eb mbushura me sheqerna, t\u00eb emulsionuara, me vaj palme dhe na b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb keq sesa mir\u00eb. Vet\u00ebm ke\u00e7api i shp\u00ebton klasifikimit ton\u00eb. P\u00ebr \u00e7udi, ai \u00ebsht\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm, pasi p\u00ebrmban vet\u00ebm domate e sheqer. Nj\u00eb fillim i mir\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>6. Mishi i sufllaqeve<br \/>\nQebapi, ky sandui\u00e7 i Lindjes s\u00eb Mesme, tradicionalisht p\u00ebrb\u00ebhet nga mishi i dashit, apo qengjit, domateve, sallat\u00ebs, nj\u00eb salce t\u00eb bardh\u00eb me er\u00ebza, t\u00eb futura n\u00eb nj\u00eb pite. N\u00ebse do t\u00eb na garantohej nj\u00eb mish cil\u00ebsor dhe jo me shum\u00eb yndyr\u00eb, nj\u00eb salc\u00eb e thjesht\u00eb e b\u00ebr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me domate dhe sallat\u00eb e fresk\u00ebt me shumic\u00eb, ai nuk do t\u00eb figuronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb. Megjithat\u00eb, mishi i doner-qebapit dhe sufllaqeve q\u00eb shihni t\u00eb rrotullohet n\u00eb shkopin karakteristik, nuk ka asgj\u00eb nga k\u00ebto. Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga mish i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb keqe mbushur me dhjam\u00ebra, tendina, etj. Sandui\u00e7i mund t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb deri n\u00eb 1000 kalori, nj\u00eb bomb\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kalorike p\u00ebr organizmin.<\/p>\n<p>7. Donuts<br \/>\nMos b\u00ebni si t\u00eb \u00e7uditur tani! Donutset, nj\u00eb lloj petullash amerikane, jan\u00eb shum\u00eb kalorike. Me prodhimin e tyre 100% industrial, ato e meritojn\u00eb plot\u00ebsisht vendin n\u00eb list\u00ebn ton\u00eb t\u00eb 10 ushqimeve m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Ato jan\u00eb t\u00eb mbushura me yndyrna transhidrogjenike (t\u00eb tipit t\u00eb margarin\u00ebs) e sheqerit shum\u00eb t\u00eb rafinuar dhe u p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb llup\u00ebsve, por m\u00eb pak, trupit t\u00eb tyre. Me nj\u00eb donut jo vet\u00ebm q\u00eb g\u00eblltit 450 kalori nj\u00ebher\u00ebsh, por ato kan\u00eb edhe nj\u00eb indeks glicemik (t\u00eb sheqerit) e nj\u00eb nivel yndyrnash t\u00eb k\u00ebqija shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe shum\u00eb pak p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs me vler\u00eb.<\/p>\n<p>8. Bonbonet me xhelatin\u00eb<br \/>\nQofshin ato n\u00eb form\u00eb kafsh\u00ebsh, shtrumf\u00ebsh apo bishtajash, kalamajt\u00eb i p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb dhe ne, gjithashtu. Por, mos u g\u00ebnjeni! K\u00ebto bombone xheli jan\u00eb t\u00eb mbushura me ngjyros\u00ebs, xhelatin\u00eb (shpesh, t\u00eb derrit), aditiv\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm dhe, n\u00ebse abuzojm\u00eb me to, mund ta d\u00ebmtojm\u00eb seriozisht metabolizmin ton\u00eb. Pra, mund t\u2019i konsumoni, por me mas\u00eb, megjith\u00ebse mund\u00ebsisht, duhet t\u2019i evitoni. Po sikur t\u2019i m\u00ebsonim f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mos i konsumojn\u00eb?<\/p>\n<p>9. Krekersat e aperitivit<br \/>\nMini-pica, krekersa t\u00eb vegj\u00ebl shum\u00eb t\u00eb kripur dhe\/ose me sheqer t\u00eb shtuar, ose me aroma arfiticale djathi, proshute, etj. Ato p\u00ebrmbajn\u00eb nj\u00eb sasi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb krip\u00ebs dhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb shtes\u00eb q\u00eb shkaktojn\u00eb, me kalimin e koh\u00ebs, hipertension. P\u00ebr aperitiv, m\u00eb mir\u00eb preferoni ato q\u00eb b\u00ebni n\u00eb sht\u00ebpi, aq m\u00eb mir\u00eb n\u00ebse jan\u00eb perime (karota, kastraveca), proshut\u00eb pule, ullinj, etj.<\/p>\n<p>10. Patatinat<br \/>\nNuk mund t\u00eb mungonin n\u00eb list\u00ebn ton\u00eb edhe patatinat e \u00e7do lloji (q\u00eb vet\u00ebm patate nuk jan\u00eb), nga ato t\u00eb thjeshtat, na\u00e7ot, baking rollsat (q\u00eb vet\u00ebm buk\u00eb nuk jan\u00eb) t\u00eb cilat i kan\u00eb aq qejf f\u00ebmij\u00ebt. Ato p\u00ebrmbajn\u00eb me shumic\u00eb krip\u00eb, aditiv\u00eb, ngjyros\u00ebs, yndyrna t\u00eb k\u00ebqija, me nj\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00eb gjitha ushqimet q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb keq. Kufizojini n\u00eb maksimum sidomos p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, organizmi i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb formim e sip\u00ebr dhe nuk b\u00ebn t\u00eb d\u00ebmtohet nga ushqime t\u00eb tilla.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jua themi vazhdimisht dhe po e p\u00ebrs\u00ebrisim prap\u00eb: B\u00ebni m\u00eb shum\u00eb kujdes se \u00e7far\u00eb hani! N\u00eb treg shtohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ushqimet me shum\u00eb sheqer, krip\u00eb, konservant\u00eb dhe ngjyros\u00ebs dhe, mos harroni se k\u00ebto ushqime jo vet\u00ebm na sh\u00ebndoshin, por i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm edhe sh\u00ebndetit. Sigurisht, t\u00eb mos jemi drastik\u00eb! Nuk t\u00eb b\u00ebn keq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[559,153],"class_list":["post-6867","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-shendet","tag-dieta","tag-shendet-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6867"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6867\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}