{"id":6858,"date":"2014-12-05T22:00:25","date_gmt":"2014-12-05T21:00:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6858"},"modified":"2014-12-05T19:37:33","modified_gmt":"2014-12-05T18:37:33","slug":"rafaela-michael-nje-braziliane-tjeter-ne-tirane-vajzat-me-shohin-cuditshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/rafaela-michael-nje-braziliane-tjeter-ne-tirane-vajzat-me-shohin-cuditshem\/","title":{"rendered":"Rafaela Michael, nj\u00eb braziliane tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb:\u00a0Vajzat m\u00eb shohin \u00e7uditsh\u00ebm&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kishit njohur deri m\u00eb tani vet\u00ebm nj\u00eb vajz\u00eb braziliane q\u00eb jeton n\u00eb Tiran\u00eb, Andres\u00ebn! Tani, keni mund\u00ebsi t\u00eb njihni edhe nj\u00eb bukuroshe tjet\u00ebr q\u00eb vjen nga ky vend, nj\u00eb vajz\u00eb po aq energjike, e qeshur dhe mjaft e dashur. Ajo quhet Rafaela dhe \u00ebsht\u00eb zhvendosur p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb bashk\u00eb me maman\u00eb e saj. Ishte pik\u00ebrisht klipi i djemve t\u00eb grupit \u201cShqiponjat\u201d q\u00eb na \u201cprezantoi\u201d me t\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ekranit, gj\u00eb q\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb se ju ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb kurioz\u00eb ta njihni nga af\u00ebr bukuroshen diellore, q\u00eb sjell me vete ngroht\u00ebsin\u00eb e vendit t\u00eb saj. Epo, ja ku e keni!<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Rafaela, kur fol\u00ebm bashk\u00eb, po ngisje makin\u00ebn. Ku ndodheshe?<br \/>\n&#8211; Po kthehesha nga puna, sepse punoj n\u00eb Albacall (call center italian), po i afrohesha semaforit dhe\u2026 pash\u00eb mesazhin t\u00ebnd. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Si e kalove dit\u00ebn sot?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb punoj dhe sot m\u00eb eci mjaft mir\u00eb sepse b\u00ebra dy rezervime, shita dy bileta dhe isha e lumtur, por tani kam shum\u00eb ftoht\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Je nga Brazili, por ke zgjedhur t\u00eb jetosh n\u00eb Tiran\u00eb. Pse?<br \/>\n&#8211; Po, jam nga Brazili dhe kam udh\u00ebtuar shum\u00eb q\u00ebkur isha e vog\u00ebl. Kam qen\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, Afrik\u00eb, Singapor, Guajana, Uruguaj, Argjentin\u00eb, Paraguaj, Venezuel\u00eb, Nju Jork, Nju Xhersi, Majami, Las Vegas, Barbados, Kazakistan, Xhamajk\u00eb, Panama dhe Kub\u00eb, pasi prind\u00ebrit e mi jan\u00eb diplomat\u00eb. Tani, jam k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb. Mami im erdhi t\u00eb punonte k\u00ebtu dhe m\u00eb tha t\u00eb vija n\u00eb Tiran\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb. Un\u00eb e pyeta: \u201cTirana? O Zot, ku \u00ebsht\u00eb ky vend? N\u00ebse ti m\u00eb gjen nj\u00eb pun\u00eb atje, at\u00ebher\u00eb do vij\u201d. (Qesh) Ajo buz\u00ebqeshi dhe ma ktheu: \u201cT\u00eb shohim\u201d. Kur erdha n\u00eb Tiran\u00eb, takova vajz\u00ebn q\u00eb pasi m\u00eb pa duke k\u00ebrcyer, i p\u00eblqeva shum\u00eb. Ajo njihte pronarin e Vesa Center dhe ai m\u00eb ftoi t\u00eb m\u00ebsoja aty zumba. I thash\u00eb \u201cPse jo?\u201d. K\u00ebshtu, punova te Vesa Center. Gjithashtu, kam punuar tek Alitalia nga 11.00-16.00 dhe, pas k\u00ebsaj, shkoja n\u00eb zumba te Vesa Center nga 16.00-17.00. M\u00eb pas, m\u00ebsoja n\u00eb palestr\u00ebn \u201cGolden gym\u201d. Ishte shum\u00eb arg\u00ebtuese! (Buz\u00ebqesh) K\u00ebshtu pra, ndodhem n\u00eb Tiran\u00eb sepse mamaja ime e dashur punon n\u00eb Ambasad\u00ebn Braziliane.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb ngjarjesh interesante dhe jo interesante \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar udh\u00ebtimi dhe jetesa jote k\u00ebtu?<br \/>\n&#8211; E di? Pjesa m\u00eb interesante n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kaq t\u00eb dashur dhe pyesin shum\u00eb. (Qesh) Por, kjo m\u00eb p\u00eblqen dhe u p\u00ebrgjigjem gjithmon\u00eb. Kur jam duke ecur n\u00eb rrug\u00eb, ata m\u00eb shohin dhe duket sikur thon\u00eb: \u201cO Zot, kush \u00ebsht\u00eb ajo?\u201d. (Qesh) \u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesante.<br \/>\n&#8211; T\u00eb ka ndodhur ndonj\u00eb situat\u00eb humoristike gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ke qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Situata m\u00eb qesharake q\u00eb m\u00eb ka ndodhur k\u00ebtu ishte k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Po ecja p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi dhe po flisja n\u00eb telefon me t\u00eb dashurin tim. Papritur, nj\u00eb djal\u00eb, q\u00eb nuk e kisha par\u00eb kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, provoi t\u00eb m\u00eb vidhte telefonin. B\u00ebrtita dhe vrapova. N\u00eb fakt, ai u frik\u00ebsua sepse un\u00eb b\u00ebrtita shuum\u00ebfort. (Qesh) Kjo ishte qesharake dhe e frikshme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<br \/>\n&#8211; Tani, pas pjes\u00ebmarrjes n\u00eb klip, je b\u00ebr\u00eb e njohur. \u00c7far\u00eb t\u00eb thon\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb rrug\u00eb?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, un\u00eb kam qen\u00eb e njohur tashm\u00eb sepse jam ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, jam nga Brazili. (Buz\u00ebqesh) T\u00eb gjith\u00eb m\u00eb afrohen dhe m\u00eb pyesin nga jam, por pas pjes\u00ebmarrjes n\u00eb video, mendoj se po\u2026 Jam edhe m\u00eb e njohur tashm\u00eb sepse shum\u00eb persona m\u00eb ndalojn\u00eb dhe m\u00eb pyesin: \u201cA je ti vajza e videos?\u201d. Un\u00eb qesh dhe ua pohoj. (Qesh) Nuk m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb vetja sepse m\u00eb duket e sh\u00ebndosh\u00eb dhe, kur m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jem pjes\u00eb e ndonj\u00eb videoje, u them: \u201cMund t\u00eb humb 3 kg m\u00eb par\u00eb?\u201d, por m\u00eb p\u00ebrgjigjen se nuk kan\u00eb koh\u00eb&#8230; (Qesh)<br \/>\n&#8211; N\u00ebse hyn n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb mbushur me njer\u00ebz, \u00e7far\u00eb ndodh?<br \/>\n&#8211; Mendoj se m\u00eb shohin. T\u00eb thash\u00eb, jam ndryshe k\u00ebtu sepse jam \u201cblack girl\u201d (vajz\u00eb e zez\u00eb) dhe ju k\u00ebtu nuk keni shum\u00eb t\u00eb tilla. (Qesh) Ja, pra, pse t\u00eb thash\u00eb q\u00eb tashm\u00eb jam e njohur k\u00ebtu, apo pse brazilian\u00ebt e afrikan\u00ebt jan\u00eb t\u00eb njohur k\u00ebtu. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Si i njohe \u00e7unat e grupit \u201cShqiponjat\u201d?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fillim, jemi takuar nga miqt\u00eb e miqve.<br \/>\n&#8211; Ata t\u00eb p\u00ebrzgjodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb klip?<br \/>\n&#8211; Djemt\u00eb kishin vendosur t\u00eb xhironin nj\u00eb klip dhe m\u00eb k\u00ebrkuan mua t\u00eb b\u00ebhesha pjes\u00eb e tij. Pranova dhe ia kemi kaluar mjaft bukur gjat\u00eb xhirimeve; ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb e k\u00ebndshme dhe djemt\u00eb, jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb p\u00eblqen n\u00eb Tiran\u00eb?<br \/>\n&#8211; Tirana m\u00eb p\u00eblqen n\u00eb ver\u00eb. Ka vende kaq t\u00eb bukura! O Zot, shum\u00eb e lumtur jam k\u00ebtu. (Qesh)<br \/>\n&#8211; N\u00eb Brazil, koha \u00ebsht\u00eb e ngroht\u00eb. Si e p\u00ebrballon t\u00eb ftohtin n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n&#8211; Po, n\u00eb Brazil moti \u00ebsht\u00eb kryesisht i nxeht\u00eb. Kam qen\u00eb edhe n\u00eb Kazakistan ku \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ftoht\u00eb, e kam provuar&#8230;<br \/>\n&#8211; Sa shpesh e viziton Brazilin?<br \/>\n&#8211; V\u00ebllai dhe motra ime nuk jetojn\u00eb n\u00eb Brazil. Motra ime jeton n\u00eb Guajana, v\u00ebllai n\u00eb Australi, nd\u00ebrsa un\u00eb me mamain k\u00ebtu, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb Brazil kam qen\u00eb n\u00eb vitin 2011.<br \/>\n&#8211; E di q\u00eb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr braziliane jeton n\u00eb Tiran\u00eb, Andresa q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e emisionit \u201cE Diela Shqiptare\u201d? E njeh?<br \/>\n&#8211; Po, e di. Shum\u00eb prej atyre q\u00eb njoh dhe jetojn\u00eb k\u00ebtu, jan\u00eb martuar. Tjetra \u00ebsht\u00eb Andresa, mikja ime.<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb doje apo ke provuar t\u00eb jesh edhe ti pjes\u00eb e k\u00ebtij emisioni?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk flas shqip, \u00ebsht\u00eb kaq e v\u00ebshtir\u00eb! K\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb edhe t\u00eb jem pjes\u00eb e atij emisioni. Megjithat\u00eb, nuk e kam provuar ndonj\u00ebher\u00eb, madje as nuk e kam pyetur ndonj\u00ebher\u00eb, sepse, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj un\u00eb aty n\u00ebse nuk di t\u00eb flas shqip?! Preferoj t\u00eb k\u00ebrcej sepse \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb di ta b\u00ebj shum\u00eb mir\u00eb. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Mendon se pas pjes\u00ebmarrjes n\u00eb klip do t\u00eb t\u00eb jepen mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr n\u00eb televizion?<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb, vet\u00ebm Zoti mund ta dij\u00eb. Ndoshta po, ndoshta jo.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs shqipe, cilat kan\u00eb qen\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e tjera q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrballosh kur erdhe n\u00eb Tiran\u00eb?<br \/>\n&#8211; T\u00eb ngas makin\u00ebn. (Qesh) K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet stresuese, askush nuk e respekton nj\u00eb fem\u00ebr q\u00eb nget makin\u00ebn. Tani sikur po m\u00ebsohem&#8230;<br \/>\n&#8211; Je munduar ta m\u00ebsosh gjuh\u00ebn shqipe?<br \/>\n&#8211; Kuptoj pak, por nuk e flas dot.<br \/>\n&#8211; Brazili dallohet nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr karnavalet, nd\u00ebrsa brazilianet dallohen p\u00ebr t\u00eb pasmet e tyre. E t\u00ebrheq ti v\u00ebmendjen e meshkujve me k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trupit?<br \/>\n&#8211; Ah, po, absolutisht! (Qesh) Nj\u00eb dit\u00eb, teksa po ecja n\u00eb rrug\u00eb, nj\u00eb djal\u00eb po m\u00eb shikonte shum\u00eb dhe po mendoja me veten: \u201cPse po m\u00eb shikon kaq shum\u00eb ky?\u201d. Dhe, nuk do ta besosh, por ai m\u00eb preku parapanic\u00ebn. \u201cJe i \u00e7mendur?\u201d, i thash\u00eb. O Zot, ishte shum\u00eb e sikletshme dhe t\u00eb gjith\u00eb po shikonin.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse un\u00eb do t\u00eb vija n\u00eb Brazil, do t\u00eb m\u00eb paragjykonin si \u201cshqiptare\u201d?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb jo (qesh), por do t\u00eb t\u00eb pyesin \u201cKu ndodhet Shqip\u00ebria?\u201d. M\u00eb pyesin edhe mua shum\u00eb!<br \/>\n&#8211; Po ty, t\u00eb ka ndodhur k\u00ebtu q\u00eb ndonj\u00ebri t\u00eb ka par\u00eb \u201cshtremb\u00ebr\u201d apo t\u00eb ka paragjykuar?<br \/>\n&#8211; E paragjykuar ndoshta po, sepse nga paraqitja dikush mund t\u00eb paragjykohet. Edhe shum\u00eb vajza m\u00eb shohin n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme! Nj\u00eb dit\u00eb, teksa po ecja n\u00eb Bllok, nj\u00eb vajz\u00eb m\u00eb thirri \u201cku**\u00eb\u201d. \u201cPse m\u00eb thirre ashtu? O Zot, ti je e \u00e7mendur\u201d, i thash\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po miq shqiptar\u00eb, ke b\u00ebr\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, kam shum\u00eb miq shqiptar\u00eb; jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashur. I dua.<br \/>\n&#8211; U ke m\u00ebsuar atyre pak nga kultura braziliane?<br \/>\n&#8211; Po, u kam m\u00ebsuar t\u00eb thon\u00eb: \u201cSi je? Mirm\u00ebngjes! Mir\u00ebdita\u201d dhe samba, sigurisht. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Po ndonj\u00eb ushqim brazilian u ke gatuar?<br \/>\n&#8211; Po\u2026 n\u00eb fakt, jo un\u00eb, por mamaja ime. (Qesh) Nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb gatuaj, por i kam marr\u00eb ata t\u00eb han\u00eb feijoada; \u00ebsht\u00eb ushqim tradicional brazilian.<br \/>\n&#8211; Teksa bisedon me ty, v\u00eb re q\u00eb je shum\u00eb e qeshur. Je gjithmon\u00eb k\u00ebshtu?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Po, k\u00ebshtu jam gjithmon\u00eb.<br \/>\n&#8211; Shoku yt i zemr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shqiptar apo nga Brazili?<br \/>\n&#8211; I dashuri im \u00ebsht\u00eb nga Brazili, nga Sao Paolo.<br \/>\n&#8211; Ku jeton ai?<br \/>\n&#8211; 5 minuta larg meje. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Kush t\u00eb mungon m\u00eb tep\u00ebr nga Brazili?<br \/>\n&#8211; M\u00eb mungon daja; e dua shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; E ke t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta gjesh gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me t\u00eb gjith\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, nuk kam v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb komunikim. B\u00ebj shpejt miq. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb pret t\u00eb b\u00ebsh n\u00eb hapin e radh\u00ebs?<br \/>\n&#8211; N\u00eb hapin e radh\u00ebs jam e gatshme t\u00eb b\u00ebj shum\u00eb gj\u00ebra, por i kam l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e Zotit dhe e l\u00eb At\u00eb t\u00eb kujdeset. Pres p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e tjera. (Buz\u00ebqesh) T\u00eb fal\u00ebnderoj edhe ty q\u00eb m\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flisja p\u00ebr veten, jet\u00ebn time k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, kultur\u00ebn ndryshe etj. M\u00eb p\u00eblqen t\u2019i ndaj me t\u00eb tjer\u00ebt k\u00ebto gj\u00ebra. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kishit njohur deri m\u00eb tani vet\u00ebm nj\u00eb vajz\u00eb braziliane q\u00eb jeton n\u00eb Tiran\u00eb, Andres\u00ebn! Tani, keni mund\u00ebsi t\u00eb njihni edhe nj\u00eb bukuroshe tjet\u00ebr q\u00eb vjen nga ky vend, nj\u00eb vajz\u00eb po aq energjike, e qeshur dhe mjaft e dashur. Ajo quhet Rafaela dhe \u00ebsht\u00eb zhvendosur p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Tiran\u00eb bashk\u00eb me maman\u00eb e saj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[415],"tags":[637],"class_list":["post-6858","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-showbiz","tag-rafaela-michael"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6858","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6858"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6858\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6858"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6858"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6858"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}