{"id":6849,"date":"2014-12-05T19:00:52","date_gmt":"2014-12-05T18:00:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6849"},"modified":"2014-12-05T17:32:24","modified_gmt":"2014-12-05T16:32:24","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-20","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-20\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrrave tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Toka dhe gjelb\u00ebrimi<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb gjith\u00e7ka rreth teje \u00ebsht\u00eb e gjelb\u00ebruar dhe q\u00eb e adhuron tok\u00ebn? Isha ulur mes drur\u00ebve dhe luleve t\u00eb kuqe&#8230;<br \/>\n&#8211; Gjelb\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb dhe pozitive n\u00eb jet\u00ebn e atij apo asaj q\u00eb e shikon. Juve si person ju karakterizon karakteri i fort\u00eb, energjia dhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb jetuar. Jeni person q\u00eb jetoni me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe e dini \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoni n\u00eb jet\u00eb. Keni nj\u00eb lloj sigurie dhe stabiliteti n\u00eb vetveten tuaj q\u00eb shum\u00eb persona jua kan\u00eb zili. Pra, adhurimi i tok\u00ebs, nuk tregon gj\u00eb tjet\u00ebr, por karakterin tuaj t\u00eb vendosur dhe t\u00eb fort\u00eb, q\u00eb adhurohet nga shum\u00eb vet\u00eb. Toka ka shum\u00eb kuptime, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ka pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb q\u00eb ju shkrova m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Merimanga<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr pash\u00eb sikur isha me pushime diku n\u00eb nj\u00eb plazh, kisha detin p\u00ebrpara, por nuk e dija se ku isha. M\u00eb von\u00eb, mami m\u00eb tha se duhet t\u00eb iknim n\u00eb sht\u00ebpi. Kur u nis\u00ebm rrug\u00ebs p\u00ebr t\u2019u futur te sht\u00ebpia jon\u00eb, gjith\u00e7ka m\u2019u duk shum\u00eb e err\u00ebt, e zymt\u00eb dhe p\u00ebrpara kishim dy merimanga, q\u00eb m\u00eb dukej sikur po m\u00eb ndiqnin. Doja t\u00eb hyja n\u00eb sht\u00ebpi, por ato kishin krijuar nj\u00eb rrjet\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe nuk m\u00eb linin t\u00eb dep\u00ebrtoja brenda. Jam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb merak, ndaj dua nj\u00eb shpjegim. Denisa.<br \/>\n&#8211; E dashur Denisa, jeni n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tranzicioni midis asaj \u00e7far\u00eb keni n\u00eb mendje t\u00eb b\u00ebni dhe asaj \u00e7far\u00eb b\u00ebni realisht. Plazhi, shikimi nga deti tregon lidhjen mes asaj \u00e7far\u00eb b\u00ebni dhe asaj \u00e7far\u00eb ndjeni t\u00eb b\u00ebni realisht. Jeni pak konfuze koh\u00ebt e fundit p\u00ebr shkak t\u00eb disa gj\u00ebrave q\u00eb keni kaluar n\u00eb jet\u00eb, ose humori juaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i l\u00ebvizsh\u00ebm n\u00eb saje t\u00eb nj\u00eb situate jo t\u00eb qet\u00eb q\u00eb po kaloni. Edhe sht\u00ebpia q\u00eb keni par\u00eb, jeni po ju. E shikoni gjith\u00e7ka t\u00eb zymt\u00eb p\u00ebr momentin dhe kjo nuk po ju b\u00ebn mir\u00eb si nga ana shpirt\u00ebrore, ashtu edhe fizike. Merimangat e rrjeta e tyre jan\u00eb pengesat dhe ngat\u00ebrresa ku ju jeni futur vet\u00eb, me k\u00ebmb\u00ebt tuaja. Po mundoheni t\u00eb dilni nga ky l\u00ebmsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar, por p\u00ebr momentin, keni v\u00ebshtir\u00ebsi. \u00cbndrra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ju sugjeron t\u00eb mos b\u00ebni asnj\u00eb l\u00ebvizje; l\u00ebreni situat\u00ebn t\u00eb qet\u00ebsohet vet\u00eb dhe m\u00eb pas, reagoni. <\/p>\n<p>Morra<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur je duke krehur flok\u00ebt dhe sheh q\u00eb ke morra? Un\u00eb i krihja dhe ato binin n\u00eb tok\u00eb. V\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e shpifur, por k\u00ebshtu e kam par\u00eb. Mbaj mend q\u00eb i shtypja t\u00eb gjitha dhe i thash\u00eb motr\u00ebs sime: \u201cS\u2019e kam ditur q\u00eb paskam qen\u00eb qelbur fare me morra\u201d. \u201cSi s\u2019e ke ditur, po m\u00eb thoshte, aty i ke pasur gjithmon\u00eb, po shyqyr vendose me i heq!\u201d. \u00c7far\u00eb kuptimi ka kjo \u00ebnd\u00ebrr? Nj\u00eb djal\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00cbndrra juaj ka dy kuptime: S\u00eb pari, morrat p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ankthin, shqet\u00ebsimet e ndjenj\u00ebn e fajit q\u00eb po luftoni t\u2019i largoni nga vetja. E dyta, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb edhe persona apo situata t\u00eb cilave doni t\u2019u largoheni dhe t\u2019i jepni drejtim jet\u00ebs suaj duke u \u00e7liruar prej tyre. At\u00ebhere, duke qen\u00eb se i keni mbytur, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju do t\u2019ia dilni mban\u00eb dhe do t\u00eb \u00e7liroheni nga \u00e7do siklet q\u00eb ju ka z\u00ebn\u00eb koh\u00ebt e fundit. <\/p>\n<p>E s\u00ebmur\u00eb<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shikosh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nj\u00eb person t\u00eb s\u00ebmur\u00eb? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb e kam pasur shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr dhe m\u00eb tha q\u00eb ishte s\u00ebmur\u00eb. Aq keq m\u00eb erdhi sa isha gati t\u2019ia merrja s\u00ebmundjen asaj. Ashtu, i sikletosur, u zgjova nga \u00ebndrra. A ka ndonj\u00eb kuptim?<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb ka nj\u00eb kuptim; do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ndiheni fajtor ndaj k\u00ebsaj vajze, ju bren nd\u00ebrgjegjja p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb ndoshta i keni b\u00ebr\u00eb asaj dhe ajo, ju shfaqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. E mbani mendjen tek ajo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe ndiheni n\u00eb siklet e, po ashtu si n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, do t\u00eb donit ta ndihmonit n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre. At\u00ebhere se p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb dhe pse ju bren nd\u00ebrgjegjja, k\u00ebt\u00eb e dini vet\u00ebm ju. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se po ju e keni n\u00eb dor\u00eb veten q\u00eb t\u00eb \u00e7liroheni nga kjo barr\u00eb. <\/p>\n<p>Martes\u00eb me ish-burrin<br \/>\n&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje astrologes! Pash\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur po martohesha me ish-burrin, nga i cili jam ndar\u00eb prej vitesh. Kisha veshur fustanin e bardh\u00eb dhe po p\u00ebrgatisja buqet\u00ebn e luleve. Do t\u00eb martoheshim n\u00eb kish\u00eb. Ai kishte arritur dhe po m\u00eb priste mua. Un\u00eb arrita me vones\u00eb dhe prifti ishte shum\u00eb i acaruar, por un\u00eb i thash\u00eb duke e justifikuar q\u00eb e kishte sht\u00ebpin\u00eb larg dhe n\u00eb fund, u martuam. Mos \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e keqe kjo?<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e keqe, n\u00eb kuptimin q\u00eb mund ta thoni ju, por n\u00eb fakt, nga \u00ebndrra duket sikur ju nuk jeni shk\u00ebputur totalisht nga ish-i dashuri, ndjeni nostalgji e keni nj\u00ebfar\u00eb shprese q\u00eb ai t\u00eb kthehet te ju. Martesa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo \u00e7far\u00eb \u00ebnd\u00ebrroni, rikthimi i tij. Nga \u00ebndrra, k\u00ebt\u00eb kuptoj. Do t\u00eb donit q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkonte ashtu si\u00e7 e keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vazhdim ju do t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb rikontaktuar me ish-burrin. Ndoshta si fillim ai nuk do t\u00eb pranoj\u00eb, por m\u00eb von\u00eb, do t\u2019ju jap\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi. Gjithsesi, kjo varet nga ju. Duhet t\u00eb tregoheni shum\u00eb e zgjuar dhe e matur n\u00eb hapin q\u00eb do t\u00eb hidhni drejt tij, sepse mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe q\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjeheni nga ai person. <\/p>\n<p>Shita bizhuterit\u00eb<br \/>\n&#8211; Motra m\u00eb ka par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur i shita t\u00eb gjitha bizhuterit\u00eb e mia q\u00eb jan\u00eb floriri. A ka ndonj\u00eb kuptim, kjo?<br \/>\n&#8211; Shpjegimi i nj\u00eb \u00ebndrre t\u00eb till\u00eb i p\u00ebrket motr\u00ebs suaj, por edhe juve. Mund t\u00eb diskutoni p\u00ebr nj\u00eb projekt s\u00eb bashku me motr\u00ebn dhe do t\u2019ju duhet t\u00eb investoni. Si fillim, do t\u2019ju kushtoj\u00eb shum\u00eb ky projekt; do t\u2019ju duhet t\u00eb shisni apo t\u00eb jepni shum\u00eb para, ama bizhuterit\u00eb e florinjta q\u00eb keni par\u00eb, tregojn\u00eb q\u00eb do t\u00eb keni fitim dhe gjendja juaj financiare do t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Toka dhe gjelb\u00ebrimi &#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb gjith\u00e7ka rreth teje \u00ebsht\u00eb e gjelb\u00ebruar dhe q\u00eb e adhuron tok\u00ebn? Isha ulur mes drur\u00ebve dhe luleve t\u00eb kuqe&#8230; &#8211; Gjelb\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb dhe pozitive n\u00eb jet\u00ebn e atij apo asaj q\u00eb e shikon. Juve si person ju [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-6849","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6849","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6849"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6849\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6849"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6849"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6849"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}