{"id":6820,"date":"2014-12-04T21:00:16","date_gmt":"2014-12-04T20:00:16","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6820"},"modified":"2014-12-04T19:00:51","modified_gmt":"2014-12-04T18:00:51","slug":"defrim-methasani-me-shkon-vetem-kostumi-i-sportit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/defrim-methasani-me-shkon-vetem-kostumi-i-sportit\/","title":{"rendered":"D\u00ebfrim Met\u2019hasani: M\u00eb shkon, vet\u00ebm kostumi i sportit!"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebfrim, takohemi bashk\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb n\u00eb 50 vjetorin t\u00ebnd&#8230; urime! Sa nga k\u00ebto vite i ke kaluar pas mikrofonit sportiv?<\/p>\n<p>&#8211; S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb ku nisin edhe hapat e mi gjat\u00eb viteve t\u00eb para n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb numrat e par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs, me mikun tim t\u00eb kahersh\u00ebm, Artan Kristo. Kur mendoj ndonj\u00ebher\u00eb 20 vitet n\u00eb RTSH, m\u00eb duket sikur e gjith\u00eb jeta ka qen\u00eb pik\u00ebrisht me mikrofonin e radios dhe ekranit, q\u00eb m\u00eb dha mund\u00ebsin\u00eb ideale p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb jo vet\u00ebm D\u00ebfrimi i familjes, fisit, apo shoq\u00ebris\u00eb, por edhe i shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, brenda e jasht\u00eb vendit.<br \/>\n&#8211; Fakti q\u00eb ke mbaruar Akademin\u00eb e Sporteve, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendoj se nuk i ke hyr\u00eb rast\u00ebsisht gazetaris\u00eb sportive&#8230;<br \/>\n&#8211; Jo, gazetaria sportive nuk erdhi rast\u00ebsisht. Kam qen\u00eb tejet i dh\u00ebn\u00eb pas sportit ve\u00e7mas, n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, n\u00eb Peshkopi. Nisa t\u00eb luaja futboll, basketboll dhe atletik\u00eb me skuadr\u00ebn e Korabit, por kuptova q\u00eb nuk isha nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt dhe duhej nj\u00eb shteg tjet\u00ebr brenda sportit, q\u00eb t\u00eb tregoja m\u00eb mir\u00eb veten. Nisa t\u00eb imitoja komentator\u00ebt e njohur t\u00eb asaj kohe, Ismet Bellov\u00ebn, Ahmet Shqarrin, Vladimir Grillon e t\u00eb tjer\u00eb dhe aty u ndjeva komod. N\u00eb vitin 1982, nisa t\u00eb shkruaja vet\u00ebm p\u00ebr sportin n\u00eb gazet\u00ebn lokale \u201cUshtima e Maleve\u201d. B\u00ebja komentet e ndeshjeve n\u00eb futboll, volejboll, mundje e shum\u00eb veprimtari q\u00eb kishte qyteti dhe rrethi i Dibr\u00ebs. Nga ky vit, nisi edhe bashk\u00ebpunimi me gazet\u00ebn \u201cSporti Shqiptar\u201d, \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d dhe \u201cBashkimi\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; Po t\u00eb kishe patur mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhje, do t\u00eb kishe dashur t\u00eb kishe qen\u00eb i njohur si sportist, apo si gazetar sportiv?<br \/>\n&#8211; Them se m\u00eb mir\u00eb gazetar sportiv, sepse karriera e nj\u00eb sportisti zgjat maksimumi 20 vjet, nd\u00ebrsa e nj\u00eb gazetari, derisa del n\u00eb pension. Tani q\u00eb shoh vlerat e k\u00ebtij profesioni, mendoj se gazetaria sportive \u00ebsht\u00eb detyrim, por edhe privilegj. T\u00eb tjer\u00ebt paguajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb event sportiv, nd\u00ebrsa ne paguhemi p\u00ebr ta promovuar dhe p\u00ebr ta ndjekur.<br \/>\n&#8211; Emri yt \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me sportin&#8230; Pyes veten n\u00ebse do t\u00eb kishe dashur t\u00eb kishte qen\u00eb ndryshe&#8230;<br \/>\n&#8211; Gjithnj\u00eb i them Zotit: \u201cFaleminderit q\u00eb ma krijove k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi\u201d. Sinqerisht, kam njohur shum\u00eb njer\u00ebz dhe kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb miq. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb profesion i bukur, q\u00eb l\u00eb gjurm\u00eb dhe t\u00eb pasuron bot\u00ebn emocionale. Ndjehem me fat q\u00eb zgjodha k\u00ebt\u00eb mision sa profesional, aq edhe fisnik e shpirt\u00ebror. Un\u00eb jam edhe njeri sportiv dhe mendoj q\u00eb s\u2019m\u00eb shkon asnj\u00eb \u201ckostum\u201d tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 atij t\u00eb sportit, si gazetar\u2026<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb ka mbajtur kaq gjat\u00eb t\u00eb lidhur pas RTSH-s\u00eb, besnik\u00ebria apo mungesa e nj\u00eb oferte m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga televizionet e tjera?<br \/>\n&#8211; M\u00eb ka mbajtur emri i k\u00ebtij institucioni, besnik\u00ebria ndaj tij, por edhe t\u00eb qenit shkoll\u00eb e gazetaris\u00eb dhe e krijimtaris\u00eb. Natyrisht, oferta kam patur, madje tre vjet kam punuar n\u00eb Telesport, jo si nj\u00eb braktisje e imja, por si nj\u00eb ndrydhje dhe shtypje q\u00eb iu b\u00eb sportit nga drejtuesit e asaj kohe. N\u00eb vitin 2004, me dhimbje i kam zbritur shkall\u00ebt e k\u00ebtij televizioni, p\u00ebr t\u2019u kthyer m\u00eb 2007, kur drejtuesit e rinj m\u00eb riftuan t\u00eb jepja kontributin tim, duke rikthyer edhe nj\u00ebher\u00eb redaksin\u00eb q\u00eb ishte, Vladimir Grillon dhe mua. Bashk\u00eb me ne, ishte edhe moderatorja Enkeleida Zeko. Me TVSH-n\u00eb jam shum\u00eb i lidhur, nga dita e kronik\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb shtator 1993 e deri m\u00eb sot, kur kan\u00eb kaluar 20 vjet\u2026<br \/>\n&#8211; Ve\u00e7 t\u00eb tjerash, ti do t\u00eb mbahesh mend edhe si personi q\u00eb solli i pari n\u00eb Shqip\u00ebri jehon\u00ebn e suksesit t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Keta. \u00c7far\u00eb t\u00eb lidhi fillimisht me ta?<br \/>\n&#8211; T\u00eb fal\u00ebnderoj sinqerisht p\u00ebr pyetjen q\u00eb m\u00eb b\u00ebre. E konsideroj fat njohjen me v\u00ebllez\u00ebrit dhe familjen Keta. Mendoj q\u00eb ata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rast unikal, si njer\u00ebz, si sportist\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha, si vler\u00eb njer\u00ebzore. T\u00eb parin kam njohur Ismailin, m\u00eb shum\u00eb se 11 vjet m\u00eb par\u00eb. Sapo ishte shpallur n\u00ebnkampion bote e Kampion i Gjermanis\u00eb dhe b\u00ebra kronik\u00ebn e par\u00eb n\u00eb TVSH, q\u00eb u prit mjaft mir\u00eb. M\u00eb pas vajta n\u00eb vendlindje, n\u00eb Bulqiz\u00eb, ku njoha nga af\u00ebr thjesht\u00ebsin\u00eb e shpirtin e atyre njer\u00ebzve bujar\u00eb dhe t\u00eb guximsh\u00ebm. Pastaj vitet rrodh\u00ebn e bashk\u00eb me sukseset e Ismailit dhe v\u00ebllait tjet\u00ebr, Gjetanit, si kampion\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Gjermani e n\u00eb bot\u00eb, edhe miq\u00ebsia e familjes sime me ta. Tashm\u00eb, rasti i mbes\u00ebs sime Ambra Meda, e cila vuan nga tumorri dhe ndodhet e shtruar n\u00eb Gjermani, ku k\u00ebta njer\u00ebz po b\u00ebjn\u00eb maksimumin p\u00ebr jet\u00ebn e saj, i vuri \u201cvul\u00ebn\u201d nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje m\u00eb shum\u00eb se shoq\u00ebrore, mendoj, v\u00ebllaz\u00ebrore. Ata jan\u00eb fat p\u00ebr mua, familjen time, por edhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo n\u00eb bot\u00eb, sepse t\u00eb mirat e tyre nuk kan\u00eb t\u00eb mbaruar. M\u00eb 7 dhjetor, Ismaili ka nj\u00eb ndeshje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur titullin Kampion Bote dhe t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat q\u00eb kish planifikuar p\u00ebr Ambr\u00ebn, do t\u2019i kaloj\u00eb p\u00ebr vajz\u00ebn balerin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb paralizuar, Sigi Gjini, meq\u00eb p\u00ebr Ambr\u00ebn mendoi shteti gjerman dhe ia paguan t\u00eb gjitha shpenzimet. E pra, a nuk kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mburrem un\u00eb dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebt me t\u00eb till\u00eb njer\u00ebz kampion\u00eb n\u00eb sport dhe n\u00eb jet\u00eb?!<br \/>\n&#8211; Ndihesh m\u00eb mir\u00eb duke punuar n\u00eb gazetarin\u00eb e shkruar, n\u00eb at\u00eb radiofonike apo n\u00eb televizion?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr mua, televizioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb ep\u00ebrsi. Ai \u00ebsht\u00eb edhe imazh e kur mendon imazhin, duhet t\u00eb mendohesh m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mbetet. Mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb televizion ke p\u00ebrballjen me njer\u00ebzit, ke figur\u00ebn q\u00eb s\u2019duhet ta zbeh\u00ebsh asnj\u00ebher\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Nga dokumentar\u00ebt q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, cilin ke m\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Dokumentar\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb gjini shum\u00eb e bukur televizive q\u00eb un\u00eb i kam patur p\u00ebr zem\u00ebr q\u00eb n\u00eb fillimet e mia n\u00eb televizion, krahas lajmit, kronik\u00ebs, telereportazhit apo komentit e bised\u00ebs n\u00eb studio. Kam realizuar shum\u00eb figura t\u00eb spikatura n\u00eb vite, q\u00eb me Xhavit Demnerin, por kulmi mendoj p\u00ebrb\u00ebn figur\u00ebn e madhe dhe \u201cNderin e Kombit\u201d, Panajot Pano, q\u00eb me pun\u00ebn time dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb sjell televizioni, mbeti i p\u00ebrjet\u00ebsuar edhe p\u00ebr brezat q\u00eb vijn\u00eb, si nj\u00eb \u201cmbret\u201d n\u00eb futbollin shqiptar.<br \/>\n&#8211; Po nga aktivitetet e organizuara prej teje?<br \/>\n&#8211; N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite jam p\u00ebrpjekur t\u00eb mos mbetem vet\u00ebm n\u00eb korniz\u00ebn e gazetarit sportiv. Organizimi i veprimtarive me komunitetin e gazetar\u00ebve sportiv\u00eb kan\u00eb qen\u00eb ideja dhe d\u00ebshira ime e kahershme. Kupat e ndryshme dedikuar figurave t\u00eb spikatura t\u00eb sportit si Frederik Fico, Panajot Pano, Medin Zhega, Fatbardh Deliallisi, Ymer Striniqi, por edhe t\u00eb mjaft emrave t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe si ur\u00eb miq\u00ebsie mes gazetar\u00ebve dhe njer\u00ebzve t\u00eb sportit e jasht\u00eb tij. Prej dy vitesh, kemi nd\u00ebrtuar urat e lidhjes me gazetar\u00ebt sportiv\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb, por prej vitesh kemi konsoliduar raportet mjaft t\u00eb mira me gazetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs, q\u00eb dua t\u2019i p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebrmes k\u00ebsaj interviste, si: Gasp\u00ebr Marku, Gjergj Kola, Admir Uru\u00e7i, Mejdan Zhivani, Anton Zalli, Senad Nikshiqi, Gjon Gjeka e mjaft t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00eb kaq vite pun\u00eb, ka edhe momente emocionesh t\u00eb paharrueshme apo vler\u00ebsimesh&#8230;<br \/>\n&#8211; Ka shum\u00eb, por po ve\u00e7oj vet\u00ebm disa prej tyre, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e gjat\u00eb suksesi dhe emocionesh t\u00eb paharrueshme. Kujtoj ndeshjet e ekipit ton\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb mars 2001 n\u00eb Leverkusen, Gjermani-Shqip\u00ebri, ku kuqezinjt\u00eb tan\u00eb drejtoheshin nga i madhi dhe i ndjeri, Medin Zhega. N\u00eb vitin 2004, n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri-Greqi 2-1, ku grek\u00ebt vinin si kampion\u00eb Europe, t\u00eb shpallur vet\u00ebm dy muaj m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vitin 2004 u vler\u00ebsova me \u00e7mimin \u201cAnton Mazreku\u201d, \u00e7mimi i gazetarit sportiv t\u00eb vitit n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb at\u00eb vit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u organizua n\u00eb Kosov\u00eb. Emocionet ishin tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha, pasi ky \u00e7mim m\u2019u dor\u00ebzua nga emblema e futbollit kosovar, Fadil Vokrri. N\u00eb vitin 2007, n\u00eb TVSH, u organizua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb edhe \u00e7mimi p\u00ebr kronik\u00ebn sportive m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vitit, e cila rezultoi t\u00eb ishte kronika ime. Ishte nj\u00eb sadisfaksion tejet i madh p\u00ebr mua, pas rikthimit n\u00eb TVSH s\u00eb bashku me kolegun Grillo. Ka edhe mbi 15 mir\u00ebnjohje t\u00eb tjera, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Emocione t\u00eb paharrueshme kam p\u00ebrjetuar gjat\u00eb emisioneve \u201cSporti i nj\u00eb qyteti\u201d, q\u00eb na njohu m\u00eb nga af\u00ebr me njer\u00ebzit e sportit, por edhe me gjith\u00e7ka ofronin njer\u00ebzit e thjesht\u00eb dhe figurat e sportit n\u00eb \u201cfrontin\u201d e pun\u00ebs. Ka qen\u00eb e jasht\u00ebzakonshme! K\u00ebto emocione kan\u00eb vazhduar edhe n\u00eb emisionin e disa viteve m\u00eb radh\u00eb, \u201cM\u00ebngjes sportiv\u201d, ku vinin figura t\u00eb ndryshme n\u00eb studio dhe rr\u00ebfenin gjith\u00e7ka nga jeta e tyre sportive, familjare e shoq\u00ebrore, duke mos llogaritur k\u00ebtu dokumentar\u00eb e telereportazhe t\u00eb ndryshme.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr cil\u00ebn skuad\u00ebr t\u00eb futbollit shqiptar b\u00ebn tifo?<br \/>\n&#8211; Kur isha f\u00ebmij\u00eb, kam qen\u00eb tifoz me Dinamon, sepse m\u00eb p\u00eblqente treshja P\u00ebrnaska-Z\u00ebri-Ballgjini, por me nisjen e pun\u00ebs si gazetar, ky pasion u shua dhe kurr\u00eb s\u2019kam b\u00ebr\u00eb tifo p\u00ebr nj\u00eb skuad\u00ebr, por p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn dhe emocionin q\u00eb dhuron nj\u00eb ndeshje futbolli.<br \/>\n&#8211; Po n\u00eb futbollin e huaj?<br \/>\n&#8211; Kam qen\u00eb dhe mbetem fanatik i Milanit, edhe pse n\u00eb jo pak raste m\u00eb zhg\u00ebnjejn\u00eb dhe m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihem keq. Brazili m\u00eb ka p\u00eblqyer p\u00ebr spektaklin q\u00eb b\u00ebn, pse jo, edhe Barcelona. Me Ronaldon kam krijuar nj\u00eb raport personal fal\u00eb profesionit dhe ardhjeve t\u00eb tij n\u00eb Tiran\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb mang\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka sporti yn\u00eb?<br \/>\n&#8211; Sporti shqiptar vuan prej vitesh p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, fushat dhe terrenet sportive. Ndjehem keq kur shoh ekipe q\u00eb s\u2019kan\u00eb ku st\u00ebrviten, n\u00eb balt\u00eb, shi e pluhur. Sado talente t\u00eb kemi, s\u2019mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb haj\u00ebr n\u00eb futboll, n\u00ebse vazhdojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr fushat ku luhet dhe harrojm\u00eb fushat ku st\u00ebrvitesh. Aty \u00ebsht\u00eb themeli i nj\u00eb sporti t\u00eb till\u00eb. Ka edhe nj\u00eb defekt tjet\u00ebr. Jo t\u00eb gjith\u00eb trajner\u00ebt q\u00eb st\u00ebrvisin ve\u00e7mas f\u00ebmij\u00ebt, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe profesionist\u00eb. Kam par\u00eb edhe berber\u00eb, k\u00ebpucar\u00eb e kuzhinier\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb trajnerin. Kjo m\u00eb duket absurde.<br \/>\n&#8211; A mendon se do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohemi denj\u00ebsisht nga Komb\u00ebtarja jon\u00eb?<br \/>\n&#8211; Pa infrastruktur\u00eb sportive s\u2019mund t\u00eb kemi sport t\u00eb zhvilluar. Jemi i vetmi shtet pa nj\u00eb stadium komb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kushtet e UEFA-s dhe t\u00eb FIFA-s, pra, nuk kemi nj\u00eb \u201csht\u00ebpi\u201d t\u00eb duhur p\u00ebr futbollin. Kur nuk ka ku t\u00eb st\u00ebrvitet fidanishtja, nuk kemi si t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Pa patur k\u00ebta element\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e sportit e n\u00eb ve\u00e7anti, t\u00eb futbollit, nuk mund t\u00eb pretedojm\u00eb ta shohim Komb\u00ebtaren ton\u00eb n\u00eb finalet e nj\u00eb Europiani apo Bot\u00ebrori.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb sporti ku mund t\u00eb krenohemi p\u00ebr sportist\u00ebt q\u00eb kemi?<br \/>\n&#8211; Mendoj se ai q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb ndihemi krenar\u00eb \u00ebsht\u00eb sporti i pesh\u00ebngritjes, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sport individual, pavar\u00ebsisht disa njollave t\u00eb zeza q\u00eb ka pasur p\u00ebr dopingun. \u00cbsht\u00eb sporti q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb medalje n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pavar\u00ebsisht ulje-ngritjeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nga af\u00ebr me D\u00ebfrimin&#8230;<br \/>\n&#8211; Sa lidhje ka kuptimi i emrit, me tipin t\u00ebnd? Je shum\u00eb i dh\u00ebn\u00eb pas d\u00ebfrimit?<br \/>\n&#8211; Emri im erdhi s\u00eb pari nga g\u00ebzimi i f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb qenit djal\u00eb. Babai im mendoi t\u00eb quhesha D\u00ebfrim dhe, pas 49 vjet\u00ebsh, them q\u00eb s\u2019paska gabuar. (Qesh) M\u00eb p\u00eblqen t\u2019i ngjaj emrit, t\u00eb i haresh\u00ebm, entuziast, i g\u00ebzuesh\u00ebm, por mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb sjell g\u00ebzim dhe mir\u00ebsi te t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo m\u00eb mundon q\u00eb nga momenti q\u00eb kam arritur t\u00eb kuptoj jet\u00ebn dhe njer\u00ebzit. Dua t\u00eb b\u00ebj sa m\u00eb shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<br \/>\n&#8211; Je baba i tre vajzave&#8230; E ke peng q\u00eb nuk ke edhe nj\u00eb djal\u00eb apo je ende n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta patur?<br \/>\n&#8211; Vajzat q\u00eb kam, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb jet\u00ebn time, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tri vajza; tri dhurata q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndjehem gjithnj\u00eb i ri. Un\u00eb them nj\u00eb shprehje: \u201cJo se s\u2019kam desh t\u00eb kem nj\u00eb djal\u00eb, por kurr\u00eb nuk e vuaj munges\u00ebn e tij\u201d\u2026 Luna, Blerta dhe Rina sjellin aq g\u00ebzim te ne prind\u00ebrit, saq\u00eb harroj shpeshher\u00eb q\u00eb s\u2019kam djal\u00eb.<br \/>\n&#8211; A jan\u00eb ato t\u00eb lidhura me sportin?<br \/>\n&#8211; Shkolla luan rolin e saj dhe ato e ndjekin sportin, por nuk kan\u00eb qen\u00eb protagoniste si sportiste. Vajza e madhe, Lunada, studion n\u00eb Fakultetin Ekonomik n\u00eb Tiran\u00eb dhe hobi i saj jan\u00eb spektaklet. E dyta, Blerta, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjimnazin \u201cQemal Stafa\u201d dhe hobi ka gazetarin\u00eb, nd\u00ebrsa e treta, Rina, \u00ebsht\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e tet\u00eb, n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cKongresi i Manastirit\u201d dhe \u00ebsht\u00eb shpejt t\u00eb thuhet se \u00e7far\u00eb drejtimi do t\u00eb marr\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ke trash\u00ebguar nga origjina jote?<br \/>\n&#8211; Nga fisi, natyrisht, kam trash\u00ebguar cil\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb mira. Met\u2019hasani n\u00eb fshatin Sohodoll t\u00eb Dibr\u00ebs shquhet si nj\u00eb fis me shum\u00eb tradit\u00eb, p\u00ebr men\u00e7uri e burr\u00ebri, p\u00ebr miq e shoq\u00ebri. Natyrisht, ndjehem i lumtur q\u00eb prej atij fisi nuk kam d\u00ebgjuar qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb keqe deri m\u00eb tani dhe shpresoj q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb shekuj t\u00eb tjer\u00eb. Dikur, Idriz Elmazi ose Met\u2019hasani, njihej n\u00eb gjith\u00eb Dibr\u00ebn. M\u00eb von\u00eb, Selim Met\u2019hasani, shum\u00eb trim e m\u00eb pas Hakiku, por edhe emra t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e historis\u00eb.<br \/>\n&#8211; A ke ndonj\u00eb pasion tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb mund ta z\u00ebvend\u00ebsonte sportin, apo ky i fundit \u00ebsht\u00eb profesion?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr mua, t\u00eb dyja jan\u00eb bashk\u00eb, pasioni dhe profesioni. Te gazetari sportiv kam gjetur veten dhe mendoj q\u00eb s\u2019kam b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm zgjidhje, por edhe zgjedhje. Ndjehem me fat q\u00eb kam k\u00ebt\u00eb profesion, ku realizoj edhe pasionin tim p\u00ebr t\u00eb shkruar e folur drejt dhe sakt\u00eb p\u00ebr sportin e njer\u00ebzit e tij. K\u00ebt\u00eb dua ta b\u00ebj gjith\u00eb jet\u00ebn time.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebfrim, takohemi bashk\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb n\u00eb 50 vjetorin t\u00ebnd&#8230; urime! Sa nga k\u00ebto vite i ke kaluar pas mikrofonit sportiv? &#8211; S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb flas\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb ku nisin edhe hapat e mi gjat\u00eb viteve t\u00eb para n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb numrat e par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs, me mikun tim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[630],"class_list":["post-6820","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-sport","tag-defrim-methasani"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6820\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}