{"id":6788,"date":"2014-12-03T17:00:06","date_gmt":"2014-12-03T16:00:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6788"},"modified":"2014-12-03T12:17:20","modified_gmt":"2014-12-03T11:17:20","slug":"kam-gjashte-muaj-qe-nuk-fle","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/12\/kam-gjashte-muaj-qe-nuk-fle\/","title":{"rendered":"Kam gjasht\u00eb muaj q\u00eb nuk fle&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Jam Dorina 30 vje\u00e7e, q\u00eb kam probleme me gjumin. Nuk m\u00eb z\u00eb fare as n\u00eb drek\u00eb, as n\u00eb dark\u00eb. Kam gjasht\u00eb muaj q\u00eb nuk fle dhe kjo nuk m\u00eb duket normale. Nga vjen ky \u00e7rregullim? Mjeku i rrethit tim m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb si mjekim 5 pika haloperidol n\u00eb dark\u00eb dhe flonital. Po ju si psikolog, \u00e7far\u00eb m\u00eb rekomandoni? Pres p\u00ebrgjigje sa m\u00eb par\u00eb nga ju n\u00eb gazet\u00eb. Si ju duket ky \u00e7rregullim, mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet me mjekimin tuaj bimor apo p\u00ebrkeq\u00ebsohet dhe shoq\u00ebrohet me r\u00ebnie flok\u00ebsh, humbje ekuilibri dhe r\u00ebnie n\u00eb pesh\u00eb? Pres p\u00ebrgjigje sa m\u00eb par\u00eb nga ju n\u00eb gazet\u00eb sepse jam n\u00eb hall. Me respekt Dorina.<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; N\u00ebse nj\u00eb njeri nuk \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb, kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn dhe mir\u00ebqenien e tij, deri edhe te gjumi. Nuk ka as gjum\u00eb pa e qet\u00ebsuar shpirtin, ose shpirti i ngjan nj\u00eb rajoni me male, gremina e pyje, kurse ajo q\u00eb quhet paqe shpirt\u00ebrore i ngjan res\u00eb s\u00eb bardh\u00eb e cila i mbulon ato me bardh\u00ebsin\u00eb e but\u00ebsin\u00eb e saj derisa t\u00eb v\u00eb n\u00eb gjum\u00eb. N\u00eb \u00e7do 10 klient\u00eb me pagjum\u00ebsi, 7-8 prej tyre, i b\u00ebj q\u00eb t\u00eb flen\u00eb si qengja duke u m\u00ebsuar teknikat e inhibilimit dhe t\u00eb autosugjestionit e cila i ngjan asaj \u201cres\u00eb s\u00eb bardh\u00eb\u201d q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, nj\u00eblloj sikur e futim n\u00eb gjendje \u201ctranci\u201d me an\u00eb t\u00eb hipnoterapis\u00eb, vet\u00ebm se k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn vet\u00eb klienti me veten, pa qen\u00eb ne t\u00eb pranish\u00ebm, por vet\u00ebm duke e informuar me 2-3 seanca. Duke m\u00ebsuar, njeriu kthehet nga viktim\u00eb n\u00eb \u201cshkenc\u00ebtar\u201d, menaxhues i pagjum\u00ebsis\u00eb. M\u00eb vijn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme, por ca m\u00eb shum\u00eb t\u00eb moshave t\u00eb reja t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha analizat dhe u kan\u00eb dalur shk\u00eblqyer e megjithat\u00eb, kan\u00eb pagjum\u00ebsi ose dhimbje koke. Q\u00eb n\u00eb seancan e par\u00eb un\u00eb arrij t\u00eb dalloj se shkaku i pagjum\u00ebsis\u00eb apo dhimbjeve t\u00eb kok\u00ebs s\u00eb tyre jan\u00eb stresi dhe ankthi q\u00eb ata kan\u00eb. Nuk jan\u00eb pra s\u00ebmundjet n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs p\u00ebr pagjum\u00ebsin\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve megjithat\u00eb flen\u00eb gjum\u00eb, por jan\u00eb shkaqet kryesisht psikologjike, \u201crrethi vicioz\u201d n\u00eb t\u00eb cilin ato jan\u00eb futur. Rrethi vicioz \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term q\u00eb ne psikolog\u00ebt e p\u00ebrdorim shpesh dhe njer\u00ebzit nuk e kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sepse nuk e njohin dhe vijn\u00eb te ne vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ndjehen brenda tij.<br \/>\nE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb p\u00ebr ta kuptuar gjendjen, pasi shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb na thon\u00eb se nuk i z\u00eb gjumi edhe pse s\u2019kan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndonj\u00eb hall apo problem t\u00eb madh. Gjumi i lodhsh\u00ebm apo pagjum\u00ebsia mund t\u00eb mos ken\u00eb lidhje me sh\u00ebndetin, por \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se ato kan\u00eb gjithmon\u00eb lidhje me trurin, me mendjen. Futjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth vicioz e ndihmon shpesh edhe e pavet\u00ebdijshmja, pasi njer\u00ebzit nuk e din\u00eb se, pasi kan\u00eb kaluar ndonj\u00eb traum\u00eb, v\u00ebrtet duket sikur e kan\u00eb harruar at\u00eb ose sikur nuk e kujtojn\u00eb me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur, porse mendja e tyre e n\u00ebnvet\u00ebdijshme ua sjell n\u00eb kujtes\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur pa e kuptuar se \u00e7\u2019po ndodh&#8230; Pasi b\u00ebj testet p\u00ebrkat\u00ebse dhe del se pagjum\u00ebsia nuk ka lidhje me ndonj\u00eb s\u00ebmundje, por me m\u00ebnyrat e t\u00eb menduarit, m\u00eb sakt\u00eb, me stresin dhe ankthin e klientit, ka ndodhur q\u00eb klienti hidhet e thot\u00eb: \u201cO doktor, un\u00eb nuk kam ndonj\u00eb hall, madje jam aq mir\u00eb edhe ekonomikisht, s\u2019m\u00eb mungon asgj\u00eb, pastaj un\u00eb njoh njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb stresuar se un\u00eb dhe nuk kan\u00eb pagjum\u00ebsi apo dhimbje koke!\u201d. At\u00ebhere m\u00eb duhet t\u2019i shpjegoj klientit se pagjum\u00ebsia apo dhimbjet kok\u00ebs, n\u00eb k\u00ebto raste jan\u00eb m\u00ebnyra se si trupi e truri yt u p\u00ebrgjigjet frik\u00ebrave, ankthit apo ngarkesave t\u00eb brendshme, jan\u00eb si t\u00eb thuash, nj\u00eb munges\u00eb e paqes s\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore.<br \/>\n&#8211; Njer\u00ebzit p\u00ebrgjigjen n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme ndaj ngacmimeve t\u00eb jashtme, p\u00ebr shembull, dikush skuqet kur ka ankth e frik\u00eb, dikush zverdhet, dikush djersitet shum\u00eb, dikujt i \u201cdjeg\u201d stomaku e k\u00ebshtu me radh\u00eb, kurse n\u00eb rastin tuaj, reagimi \u00ebsht\u00eb me pagjum\u00ebsi ose dhimbje koke. V\u00ebrtet klienti thot\u00eb se s\u2019ka ndonj\u00eb hall, porse n\u00eb fakt ai nuk e di se \u201challi\u201d i tij i madh jan\u00eb k\u00ebto mendime t\u00eb tilla si \u201cPse kjo pagjum\u00ebsi?! A mos kam ndonj\u00eb s\u00ebmundje? Kjo gjendje po ma shkat\u00ebrron jet\u00ebn&#8230; Asgj\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj&#8230; Po k\u00ebto k\u00ebputje apo dhimbje koke, \u00e7\u2018jan\u00eb? A mos kam ndonj\u00eb tumor n\u00eb kok\u00eb? Ja, p\u00ebrs\u00ebri s\u2019po m\u00eb z\u00eb gjumi&#8230;\u201d, etj. etj. Ja, pra, ky \u00ebsht\u00eb \u201crrethi\u201d vicioz ku problemi i pagjum\u00ebsis\u00eb me mendimet aq t\u00eb frikshme me \u201cPo sikur\u201d e \u201cpse\u201d, nuk e l\u00ebn\u00eb vatr\u00ebn e \u201calarmit\u201d q\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb. Njer\u00ebzit kan\u00eb d\u00ebgjuar lloj-lloj supozimesh t\u00eb gabuara n\u00eb lidhje me pagjum\u00ebsin\u00eb, aq sa nj\u00eb klienti i imi besonte se do t\u2019i d\u00ebmtohej truri ose do t\u00eb \u00e7mendej. Ai u qet\u00ebsua shum\u00eb kur un\u00eb i thash\u00eb se mjafton nj\u00eb dremitje q\u00eb njeriu ta marr\u00eb \u201cminimumin e nevojsh\u00ebm\u201d pas t\u00eb cilit ndjehet i leht\u00ebsuar dhe i \u00e7lodhur. As n\u00eb Holokaust nuk jan\u00eb \u00e7mendur njer\u00ebzit nga pagjum\u00ebsia apo tmerret sepse njeriu nuk \u00ebsht\u00eb aq i brisht\u00eb sa t\u00eb mund t\u00eb vras\u00eb pagjum\u00ebsia kur ai s\u2019ka asnj\u00eb s\u00ebmundje, aq m\u00eb tep\u00ebr kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb flej\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb apo dy or\u00eb. Pastaj, problemi i gjumit \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht individual se ka plot raste si p\u00ebr shembull, Napoleoni i cili ngopej vet\u00ebm me 4 or\u00eb gjum\u00eb. Jam dakord q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren edhe qet\u00ebsuesit e vegj\u00ebl t\u00eb tipit \u201cvalium\u201d, por vet\u00ebm me doza t\u00eb vogla dhe p\u00ebr pak koh\u00eb, pasi ato krijojn\u00eb var\u00ebsi, gjendje tolerance dhe kan\u00eb efekte an\u00ebsore, kurse haloperidoli q\u00eb ti pi etj. futen tek \u201cartileria e r\u00ebnd\u00eb\u201d e barnave kur nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me s\u00ebmundje, por me probleme t\u00eb ankthit. M\u00eb e mira do t\u00eb ishte terapia e \u00ebmb\u00ebl, me psikoterapi dhe ila\u00e7e 100 % bimore, pa kosto apo efekte an\u00ebsore. N\u00eb mbi 80 % t\u00eb rasteve, rezultatet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyera, por as ila\u00e7et bimore nuk jepen nga psikologu fitoterapist pa u diagnostikuar e pa i ditur shkaqet e pagjum\u00ebsis\u00eb. Besoj se u kuptuam. Shkaqet do t\u2019i m\u00ebsoni si duhet q\u00eb n\u00eb sesionin e par\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam Dorina 30 vje\u00e7e, q\u00eb kam probleme me gjumin. Nuk m\u00eb z\u00eb fare as n\u00eb drek\u00eb, as n\u00eb dark\u00eb. Kam gjasht\u00eb muaj q\u00eb nuk fle dhe kjo nuk m\u00eb duket normale. Nga vjen ky \u00e7rregullim? Mjeku i rrethit tim m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb si mjekim 5 pika haloperidol n\u00eb dark\u00eb dhe flonital. Po ju si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[],"class_list":["post-6788","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6788","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6788\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}