{"id":6702,"date":"2014-11-30T16:00:00","date_gmt":"2014-11-30T15:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6702"},"modified":"2014-11-30T00:46:37","modified_gmt":"2014-11-29T23:46:37","slug":"prof-dr-kastriot-islami-pse-duhet-te-bejne-politikanet-testin-e-droges","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/prof-dr-kastriot-islami-pse-duhet-te-bejne-politikanet-testin-e-droges\/","title":{"rendered":"Prof. Dr. Kastriot Islami: Pse duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb politikan\u00ebt testin e drog\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; N\u00eb nj\u00eb status n\u00eb Facebook, nisur nga p\u00ebrmendja e fjal\u00ebs \u201coverdoz\u00eb\u201d nga Kryeministri Edi Rama, ju b\u00ebt\u00eb thirrje p\u00ebrs\u00ebri se t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen testit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs dhe ata q\u00eb dalin pozitiv, duhet t\u00eb largohen. Jeni i bindur se Edi Rama merr drog\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Nuk m\u00eb ka habitur aspak fakti q\u00eb Rama ka p\u00ebrdorur termin \u201coverdoz\u00eb\u201d n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb gabuar, duke dh\u00ebn\u00eb shkas q\u00eb t\u2019i \u201clexohet\u201d subkoshienca. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb Rama ka qen\u00eb i akuzuar si p\u00ebrdorues droge nga nj\u00eb ish-deputet i LSI-s\u00eb, aktualisht mik i tij dhe me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb \u00ebsht\u00eb rimarr\u00eb aleati i tij kryesor Ilir Meta (shih videon n\u00eb Youtube n\u00eb adres\u00ebn http:\/\/www.youtube.com\/watch?v=WLsrXNxYY_8). Kjo akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb artikuluar n\u00eb median e shkruar dhe \u00ebsht\u00eb deklaruar disa her\u00eb n\u00eb Parlament (mjafton t\u00eb konsultohen proces-verbalet e Kuvendit), por un\u00eb nuk jam nisur nga k\u00ebto premisa, sepse nuk m\u00eb interesojn\u00eb emrat konkret\u00eb, nuk merrem me akuza personale, por analizoj dukurit\u00eb dhe mbaj q\u00ebndrime p\u00ebr veprimtarin\u00eb e institucioneve publike dhe drejtuesit e tyre. K\u00ebrkesa ime \u201cp\u00ebr testin e drog\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb\u201d bazohet n\u00eb gjykimin e thjesht\u00eb se, e para, duhet minimalisht transparenc\u00eb p\u00ebr publikun n\u00ebse \u201cpolitikan\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb\u201d jan\u00eb apo jo p\u00ebrdorues t\u00eb drog\u00ebs (p\u00ebrderisa nj\u00eb veprim i till\u00eb konsiderohet i paligjsh\u00ebm) dhe e dyta, se nuk mund t\u00eb kryhet lufta kund\u00ebr trafiqeve t\u00eb drog\u00ebs apo p\u00ebrdoruesve t\u00eb saj n\u00ebse kryeministri, kryetari i kuvendit, ministrat, deputet\u00ebt, prokuror\u00ebt, gjykat\u00ebsit, drejtor\u00ebt q\u00eb merren n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr drog\u00ebs, nuk jan\u00eb pa asnj\u00eb gjurm\u00eb droge n\u00eb gjakun e tyre, ose t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00ebn p\u00ebrball\u00eb publikut n\u00ebse dikur, apo n\u00eb momentin e kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrdorur l\u00ebnd\u00eb narkotike t\u00eb palejuara nga ligji. Ky \u00ebsht\u00eb legjislacioni yn\u00eb dhe publiku do t\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb dinte n\u00ebse politikan\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb q\u00eb paguhen nga taksat e tyre, jo vet\u00ebm jan\u00eb, apo nuk jan\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb drog\u00ebs, por n\u00ebse ata jan\u00eb zbatuesit e ligjit&#8230;<br \/>\n&#8211; Mos jeni pak konservator? Se, edhe po mori drog\u00eb, nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebjn\u00eb n\u00eb bot\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb njohur&#8230; Edhe Obama e ka pranuar se kur ka qen\u00eb i ri, ka marr\u00eb drog\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; S\u00eb pari, un\u00eb b\u00ebj fjal\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit dhe ligji shqiptar nuk lejon p\u00ebrdorimin e drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri; pra, nuk jemi n\u00eb faz\u00ebn e debatit n\u00ebse duhet lejuar, apo jo p\u00ebrdorimi i drog\u00ebs. S\u00eb dyti, n\u00ebse ky debat do t\u00eb hapej, un\u00eb do t\u00eb isha kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs&#8230;<br \/>\n&#8211; Mos ka kaluar koha e \u201cpast\u00ebrtis\u00eb\u201d s\u00eb politikan\u00ebve? M\u00eb p\u00ebrpara, p\u00ebr shembull, thuhej q\u00eb ata duhet t\u00eb ken\u00eb figur\u00eb morale t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb jen\u00eb korrekt\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm, familjar\u00eb t\u00eb mir\u00eb etj. Por procesi Klinton-Levinski mendoj se e hodhi posht\u00eb k\u00ebt\u00eb klishe. Mos duhet ta shohim edhe ne k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri pak m\u00eb ndryshe k\u00ebt\u00eb problem? Edhe politikan\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz m\u00ebkatar\u00eb, si t\u00eb gjith\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Nuk m\u00eb rezulton se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e tejkaluar&#8230; N\u00eb kultur\u00ebn politike anglo-saksone \u201cmorali individual\u201d \u00ebsht\u00eb komponent i \u201cmoralit politik\u201d dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, q\u00ebndrimi publik mbetet i ashp\u00ebr p\u00ebr \u00e7do defekt moral t\u00eb politikan\u00ebve. Sa ndikon kjo n\u00eb mb\u00ebshtetjen elektorale \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sakt\u00eb; n\u00eb SHBA dhe Angli, ndikimi vazhdon t\u00eb mbetet negativ. N\u00eb kultur\u00ebn politike latine, jeta private ka qen\u00eb e ndar\u00eb nga jeta politike; por gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, edhe n\u00eb vendet latine po futet kultura anglo-saksone&#8230; N\u00eb SHBA, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, u b\u00eb debat shum\u00eb i madh q\u00eb p\u00ebr pak p\u00ebrfundoi me \u201ck\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje\u201d t\u00eb Presidentit Klinton. Po e nj\u00ebjta zhurm\u00eb u b\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, para pak koh\u00ebsh, me presidentin Holand\u00eb dhe nuk u trajtua si di\u00e7ka pozitive apo e zakonshme veprimi q\u00eb b\u00ebri. Po k\u00ebshtu, \u201cskandali\u201d i DSK (Domenik Straus Kahn), ish-drejtorit t\u00eb FMN-s\u00eb dhe kandidat favorit p\u00ebr president n\u00eb Franc\u00eb, i kushtoi atij t\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebn politike. P\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb transparenc\u00ebs, k\u00ebto dukuri q\u00eb kan\u00eb ndodhur edhe m\u00eb par\u00eb, tani evidentohen m\u00eb shpesh dhe natyrisht, b\u00ebhen pjes\u00eb e debatit publik. Pra, nuk kalojn\u00eb pa u v\u00ebn\u00eb re dhe nuk m\u00eb rezulton se \u201cka kaluar koha\u201d e nd\u00ebrlidhjes s\u00eb moralit individual me moralin politik, apo t\u00eb jet\u00ebs private me jet\u00ebn politike&#8230; Ky mbetet nj\u00eb debat i hapur edhe n\u00eb vendet moderne&#8230; Amoraliteti individual nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e moralit politik n\u00eb vendet per\u00ebndimore demokratike. Ndoshta n\u00eb vendet e regjimeve korruptive dhe me komplekse inferioriteti ndaj modernizmit, kjo ndodh&#8230;<br \/>\n&#8211; Jeni t\u00eb sigurt\u00eb se n\u00eb parlament ka edhe trafikant\u00eb droge?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb k\u00ebsaj pyetjeje i p\u00ebrket prokuroris\u00eb, un\u00eb nuk jam as prokuror dhe as gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb merrem me emrat konkret\u00eb. Un\u00eb v\u00ebrej se n\u00eb Kuvend ka gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb individ\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me politik\u00ebn, q\u00eb partit\u00eb politike dhe media artikulojn\u00eb se ka individ\u00eb me \u201crekorde kriminale\u201d&#8230; K\u00ebto artikulime rezonojn\u00eb me analiz\u00ebn time racionale&#8230; I besoj, por ato duhen provuar dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebn prokuroria dhe drejt\u00ebsia. Indikacionet jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb pyetja juaj ka shum\u00eb gjasa t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje pohuese nga organet e specializuara dhe p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese kjo situat\u00eb, p\u00ebrderisa kam vendosur t\u00eb jetoj dhe t\u00eb jap kontributin tim modest n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;<br \/>\n&#8211; E z\u00ebm\u00eb se do t\u00eb vendoset t\u00eb b\u00ebhet testi i drog\u00ebs. Kur k\u00ebtu manipulohen zgjedhjet, kush t\u00eb siguron se nuk do t\u00eb manipulohet nj\u00eb test droge?<br \/>\n&#8211; Do ta mbaja sekret m\u00ebnyr\u00ebn e kryerjes s\u00eb k\u00ebtij testi dhe do ta zbuloja vet\u00ebm n\u00ebse ky test do t\u00eb pranohej t\u00eb kryhej p\u00ebrmes nj\u00eb ligji t\u00eb miratuar nga Kuvendi. M\u00ebnyra q\u00eb do t\u00eb propozoja, garanton q\u00eb testi t\u00eb kryhet pa pasur asnj\u00eb mund\u00ebsi manipulimi, madje t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebrdoruesin edhe kur ky veprim mund t\u00eb jet\u00eb kryer shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, pra, askush nuk do t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb maskohej&#8230; Ekziston teknologjia p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb test pa asnj\u00eb mund\u00ebsi manipulimi, n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb vullnet q\u00eb kuvendi t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb testuar t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb.<br \/>\n&#8211; E z\u00ebm\u00eb se testi nuk u manipulua dhe u larguan nga politika e parlamenti p\u00ebrdoruesit e drog\u00ebs. U rregullua Shqip\u00ebria pas k\u00ebsaj? Mendoj se kemi nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb teste: Duhet b\u00ebr\u00eb testi i vjedhjes, testi i korrupsionit, testi i hakmarrjes, testi i bab\u00ebzis\u00eb p\u00ebr para etj. Jan\u00eb shum\u00eb, apo jo?<br \/>\n&#8211; Droga, korrupsioni, gjakmarrja\/hakmarrja, bab\u00ebzia p\u00ebr fitim t\u00eb paligjsh\u00ebm e tjer\u00eb, rezultojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura fuqimisht midis tyre; p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, lufta ndaj secil\u00ebs nga k\u00ebto dukuri negative, \u00e7on pashmangshm\u00ebrisht edhe n\u00eb luft\u00ebn ndaj dukurive t\u00eb tjera. Lufta kund\u00ebr trafikut dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, jo thjesht n\u00eb kuptimin formal, meq\u00eb na e k\u00ebrkojn\u00eb ata, ne duhet ta b\u00ebjm\u00eb, por n\u00eb kuptimin e pasojave q\u00eb ka ky trafik n\u00eb qeverisjen e vendit, sidomos kur kap nivelet e larta t\u00eb qeverisjes, n\u00eb kuptimin e parave t\u00eb pis\u00ebta q\u00eb gjenerohen nga ky trafik. N\u00eb kuptimin e nd\u00ebrlidhjes s\u00eb k\u00ebtij trafiku me vrasjet dhe krimet e tjera. N\u00eb kuptimin e nd\u00ebrlidhjes s\u00eb k\u00ebtij trafiku e p\u00ebrdorimi me jet\u00ebn e t\u00eb rinjve. Rasti i fundit i Kostandin Xhuvanit flet qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrlidhje. Ju pyesni p\u00ebr testet e tjera, t\u00eb korrupsionit, hakmarrjes, bab\u00ebzis\u00eb p\u00ebr para&#8230; Po t\u00eb lexoni dhe analizoni me kujdes \u201crastin Xhuvani\u201d (nuk po e marr n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime politike, por thjesht si dukuri) rezulton se t\u00eb kat\u00ebr dukurit\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura midis tyre: trafiku, prodhimi e p\u00ebrdorimi i drog\u00ebs rezultojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura me bab\u00ebzin\u00eb p\u00ebr para (nj\u00eb doz\u00eb drogimi thuhet se kushton 80-100 euro, vler\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00eb i nxjerr t\u00eb ardhurat me pun\u00eb, mund e djers\u00eb), gjakmarrjen (flitet se p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb, ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb midis vras\u00ebsit dhe viktimave t\u00eb futet n\u00eb mes \u201cgjakmarrja\u201d&#8230;) dhe korrupsionin (mjeku u korruptua p\u00ebr t\u00eb krijuar alibin\u00eb se i droguari ishte me probleme mendore), policis\u00eb (policia u korruptua se pasi kaluan 30 dit\u00eb, nuk e k\u00ebrkoi, me alibin\u00eb se kishte kaluar afati i k\u00ebrkimit), prokuroris\u00eb (prokuroria u korruptua me alibin\u00eb se mjeku e solli t\u00eb droguarin me probleme mendore dhe n\u00ebn efektin e alkoolit), ministrit e deri kryeministrit (k\u00ebta, natyrisht, u fut\u00ebn n\u00eb loj\u00eb se n\u00ebna e t\u00eb droguarit ishte deputetja e partis\u00eb s\u00eb tyre)&#8230; e tjer\u00eb e tjer\u00eb. E kuptoni se sa kollaj lidhen t\u00eb k\u00ebqiat midis tyre?!<br \/>\n&#8211; Pse gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzit problematik\u00eb ose t\u00eb inkriminuar po merren me politik\u00eb? \u00cbsht\u00eb ky fenomen vet\u00ebm shqiptar?<br \/>\n&#8211; M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb b\u00ebni k\u00ebt\u00eb pyetje, sepse p\u00ebrmes saj, ju dhe publiku, me sa duket, pranoni, apo s\u00eb paku keni perceptimin q\u00eb \u201ckuvendi ka njer\u00ebz t\u00eb inkrimimuar dhe problematik\u00eb\u201d&#8230; Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fenomen shqiptar. Sipas Xhon Kerrit, i cili \u00ebsht\u00eb prononcuar n\u00eb Samitin e 8 t\u00eb Siguris\u00eb Globale n\u00eb Mynih, m\u00eb 1 shkurt 2014, rezulton nj\u00eb shqet\u00ebsim gjithnj\u00eb n\u00eb rritje n\u00eb vendet ish-komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore, Lindore dhe t\u00eb Ballkanit, pra, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, por jo vet\u00ebm, sepo konsolidohen regjime t\u00eb oligarkis\u00eb e korrupsionit. Kurse Zhozef Daul, Kryetar i PPE, eurodeputet francez p\u00ebr 15 vjet n\u00eb parlamentin europian, ka deklaruar se \u201cn\u00eb vendet e Ballkanit mbret\u00ebron korrupsioni, oligarkia dhe banditizmi\u201d dhe \u201cn\u00ebse nuk vendoset shteti ligjor, \u00e7\u00ebshtja e revolucionit \u00ebsht\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs; shpresojm\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb luft\u00eb&#8230;\u201d. Rasti m\u00eb tipik \u00ebsht\u00eb Ukrahina, e cila p\u00ebrb\u00ebn modelin e nj\u00eb regjimi oligarkik me t\u00eb gjitha fenomenet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb p\u00ebrfshira. Madje n\u00eb Ukrahin\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar edhe Revolucioni Portokalli i 2004-\u00ebs edhe revolucioni i fundit i 2014-s q\u00eb kishin p\u00ebr synim \u00e7rr\u00ebnjosjen e oligarkis\u00eb, korrupsionit e t\u00eb banditizmit. Rezultati \u00ebsht\u00eb se Ukrahina ka humbur Krimen\u00eb dhe po ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebr shkak t\u00eb vendosjes s\u00eb regjimit t\u00eb oligarkis\u00eb&#8230;<br \/>\nT\u00eb nj\u00ebjtin shqet\u00ebsim, si n\u00eb rastin e Ukrahin\u00ebs, ngrinte senatori amerikan Kris M\u00ebrfi pas vizit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, Podgoric\u00eb, Beograd, Zagreb dhe Prishtin\u00eb&#8230; Pra, ky duket nj\u00eb \u201cvirus\u201d q\u00eb ka kapur vendet ish-komuniste, t\u00eb cilat n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb demokracin\u00eb liberale, kan\u00eb nd\u00ebrtuar regjimet oligarkike. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast tipik q\u00eb ka konceptuar nj\u00eb regjim oligarkik prej 15 vjet\u00ebsh dhe pas 23 qershorit 2013, ky rregjim \u00ebsht\u00eb konsoliduar p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb total pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2015, n\u00ebse vazhdohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb&#8230; Regjimi oligarkik nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb qeverisje e korruptuar, por nj\u00eb regjim i mir\u00eborganizuar i nj\u00eb pakice individ\u00ebsh q\u00eb kontrollojn\u00eb politik\u00ebn, ekonomin\u00eb, median, drejt\u00ebsin\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe q\u00eb mund ta zhvendos\u00eb vendin edhe jasht\u00eb prioriteteve strategjike&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; N\u00eb nj\u00eb status n\u00eb Facebook, nisur nga p\u00ebrmendja e fjal\u00ebs \u201coverdoz\u00eb\u201d nga Kryeministri Edi Rama, ju b\u00ebt\u00eb thirrje p\u00ebrs\u00ebri se t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohen testit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs dhe ata q\u00eb dalin pozitiv, duhet t\u00eb largohen. Jeni i bindur se Edi Rama merr drog\u00eb? &#8211; Nuk m\u00eb ka habitur aspak fakti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6703,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[609,608],"class_list":["post-6702","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-droga","tag-kastriot-islami"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6702","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6702"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6702\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6703"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6702"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6702"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6702"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}