{"id":6693,"date":"2014-11-30T13:00:57","date_gmt":"2014-11-30T12:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6693"},"modified":"2014-11-30T00:27:19","modified_gmt":"2014-11-29T23:27:19","slug":"mateus-frroku-ndodhi-rastesisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/mateus-frroku-ndodhi-rastesisht\/","title":{"rendered":"Mateus Frroku: Ndodhi rast\u00ebsisht\u2026"},"content":{"rendered":"<p>\u201cI do music\u00a0through the art of thinking vvith sounds\u201d (un\u00eb b\u00ebj muzik\u00eb, p\u00ebrmes artit t\u00eb t\u00eb menduarit me tinguj&#8230;) E \u00e7`profesion mund t\u00eb kishte tjet\u00ebr bart\u00ebsi i k\u00ebtij tatuazhi, ve\u00e7se muzikant?! Krahu i majt\u00eb i Mateus Frrokut, ka t\u00eb \u201cgdhendur\u201d n\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb filozofi\u2026 Teksa fliste Mateusi, i vura re tatuazhin dhe, menj\u00ebher\u00eb, ai filloi t\u00eb shpjegonte minihistorikun e tatus\u00eb. \u201cE kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur kisha k\u00ebt\u00eb tatuazh n\u00eb krah dhe ua tregoja t\u00eb gjith\u00ebve. Kur u zgjova, pash\u00eb q\u00eb tatuazhi nuk ishte, k\u00ebshtu q\u00eb shkova ta b\u00ebj.\u201d<\/p>\n<p>Ja, pra, Mateusi e \u00e7oi n\u00eb vend profecin\u00eb dhe pas k\u00ebsaj profecie, erdhi momenti q\u00eb ai, t\u00eb mendoj\u00eb me tinguj dhe t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr publikun shqiptar nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb tij\u00ebn, \u201cN\u00eb buz\u00ebt e tua\u201d. Sa mir\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ka muzikant\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb me tinguj dhe b\u00ebjn\u00eb, at\u00eb q\u00eb na mungon aq shum\u00eb, muzik\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Enkeleda Kurcani: &#8211; Mateus, pse klipi yt i par\u00eb \u201cN\u00eb buz\u00ebt e tua\u201d erdhi von\u00eb, kur eksperiencat e tua me muzik\u00ebn jan\u00eb t\u00eb hershme?<br \/>\n&#8211; N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, von\u00eb \u00ebsht\u00eb kur mendon koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb jam lan\u00e7uar, por un\u00eb mendoj se ky ka qen\u00eb moment i duhur. Nj\u00eb muzikant duhet t\u00eb jet\u00eb deri diku i formuar profesionalisht, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet me nj\u00eb videoklip. Tashm\u00eb, pas pjes\u00ebmarrjeve t\u00eb mia n\u00ebp\u00ebr disa festivale, ky ishte momenti im i duhur.<br \/>\n&#8211; Si erdhi \u201cN\u00eb buz\u00ebt e tua\u201d?<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga ka ardhur fare natyrsh\u00ebm n\u00eb studion e mikut tim, Elgit Doda. Krejt rast\u00ebsisht, n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme kur punonim n\u00eb studio, ai kapi nj\u00eb motiv n\u00eb piano (q\u00eb \u00ebsht\u00eb refreni i k\u00ebng\u00ebs). Q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment m\u00eb p\u00eblqeu dhe i thash\u00eb q\u00eb ta regjistronte. Pik\u00ebrisht aty lindi ideja p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb re. Nuk isha n\u00eb studio p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ndodhi rast\u00ebsisht.<br \/>\n&#8211; Dhe m\u00eb pas, sa koh\u00eb ju \u00ebsht\u00eb dashur p\u00ebr ta sjell\u00eb te publiku?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb projekt q\u00eb ka nisur q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti dhe, p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve, u gjet tani momenti i duhur p\u00ebr t\u2019u lan\u00e7uar. Ishim t\u00eb sigurt\u00eb q\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb mir\u00eb pasi pat\u00ebm koh\u00eb t\u00eb punonim me t\u00eb, nd\u00ebrsa teksti m\u00eb ka ardhur krejt natyrsh\u00ebm, e kam shkruar vet\u00eb. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb shkruaj nj\u00eb tekst k\u00ebnge, por kur d\u00ebgjoja melodin\u00eb e k\u00ebng\u00ebs, ndjeja q\u00eb ajo melodi kishte nj\u00eb melankoliz\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkonte pik\u00ebrisht at\u00eb tekst. Nuk jam nisur nga ndjesit\u00eb e mia personale, por thjesht kam v\u00ebn\u00eb veten n\u00eb pozicionin e nj\u00eb djali t\u00eb vetmuar q\u00eb; kudo ku ndodhet, kudo ku shkon, \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje q\u00eb b\u00ebn, e ndjen pranin\u00eb e vajz\u00ebs q\u00eb nuk e ka m\u00eb\u2026 Gjat\u00eb pun\u00ebs me tekstin, rikujtoja ndjesit\u00eb e mia n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, si ndihesha sa her\u00eb nd\u00ebrprisja nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie\u2026<br \/>\n&#8211; Pse, sa marr\u00ebdh\u00ebnie ke nd\u00ebrprer\u00eb ti?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebmarrjes shum\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb spektakle komb\u00ebtare televizive, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb njohur, i kam filluar marr\u00ebdh\u00ebniet intime shum\u00eb her\u00ebt\u2026<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb ajo bukuroshja q\u00eb p\u00ebrqafon n\u00eb klip?<br \/>\n&#8211; Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktore shkodrane, mikesh\u00eb e imja, t\u00eb cil\u00ebn e fal\u00ebnderoj q\u00eb pranoi t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e projektit.<br \/>\n&#8211; I gjith\u00eb klipi \u00ebsht\u00eb xhiruar n\u00eb Shkod\u00ebr. P\u00ebrse?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk e kam par\u00eb Shkodr\u00ebn si nj\u00eb qytet me t\u00eb cilin m\u00eb lidh familja. Gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb mia t\u00eb shpeshta n\u00eb Shkod\u00ebr koh\u00ebt e fundit, po m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb. Shum\u00eb rrugica apo lagje t\u00eb rikonstruktuara, xhiroja e Shkodr\u00ebs&#8230; Kur ndodhesha aty, \u00e7do gj\u00eb m\u00eb lidhej me k\u00ebng\u00ebn. I q\u00ebndrova besnik imagjinat\u00ebs sime e vendosa q\u00eb klipin ta xhiroja n\u00eb Shkod\u00ebr. Dhe, mendoj se ka dal\u00eb nj\u00eb videoklip ndryshe; t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt jan\u00eb sintetizuar bukur me k\u00ebng\u00ebn.\u00a0Gj\u00ebrat u b\u00ebn\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb thjeshta dhe u konkretizuan m\u00eb shum\u00eb, fal\u00eb edhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb Diskografike Supersonic, e cila mori ekskluzivitetin e k\u00ebtij projekti, \u00e7ka m\u00eb b\u00ebri t\u00eb shkoja n\u00eb Shkod\u00ebr si zotni. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Duket sikur k\u00ebng\u00ebt e tua kan\u00eb lidhje m\u00eb shum\u00eb me dashurin\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb gjitha ashtu i kam un\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb kor\u00e7ar\u00ebt, me \u201cdh\u00ebmbka\u201d\u2026 (Qesh)<br \/>\n&#8211; Je djali i nj\u00eb babai shkodran dhe i nj\u00eb n\u00ebne kor\u00e7are. Do ta ndjek\u00ebsh edhe ti tradit\u00ebn e krushqive Shkod\u00ebr-Kor\u00e7\u00eb?<br \/>\n&#8211; Jo, jo, do rri k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb!<br \/>\n&#8211; Ah, dometh\u00ebn\u00eb, qenka nga Tirana fatlumja?<br \/>\n&#8211; Po. Un\u00eb do kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ishte shkodrane, po fati deshi t\u00eb b\u00ebhesha dh\u00ebnd\u00ebrr Tirane. Nuk jam fare pishman n\u00eb fakt, sepse prej koh\u00ebsh kam filluar t`i m\u00ebsoj t\u00eb dashur\u00ebs sime dialektin shkodran (Qesh). P\u00ebr at\u00eb kor\u00e7ar nuk ka nevoj\u00eb se ka mamam\u00eb nga Kor\u00e7a.<br \/>\n&#8211; Me femrat, ke pasur m\u00eb shum\u00eb sukses me shkodranishten apo me kor\u00e7ar\u00e7en?<br \/>\n&#8211; H\u00ebm, ku e di un\u00eb\u2026 Ndjej q\u00eb jam m\u00eb i lezetsh\u00ebm kur flas dialektin shkodran.<br \/>\n&#8211; Si nj\u00ebri qytet, si tjetri, shquhen p\u00ebr kultur\u00eb e humor. Pjes\u00ebn e kultur\u00ebs ti e mbulon shum\u00eb mir\u00eb. Po at\u00eb t\u00eb humorit?<br \/>\n&#8211; Me momente, e kam. M\u00eb kap ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb dell humori, m\u00eb p\u00eblqen edhe vetja n\u00eb ato momente. Tani, p\u00ebr momentin nuk e kam\u2026 (Qesh) Ndjej q\u00eb, kur jam n\u00eb Shkod\u00ebr jam m\u00eb gallat\u00eb, nd\u00ebrsa kur jam n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr m\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur ata.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr t`u diplomuar, zgjodhe aktrimin\u2026<br \/>\n&#8211; Aktrimin e kam zgjedhur kur isha 18 vje\u00e7. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mendoja q\u00eb t\u00eb studiuarit p\u00ebr aktrim \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00eb at\u00eb mosh\u00eb mendon vet\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebrat e bukura dhe un\u00eb e mendoja shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, nuk mendoja p\u00ebr tregun e pun\u00ebs. Jo se nuk m\u00eb p\u00eblqen ideja q\u00eb mbarova aktrim, por nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb sa mendoja. Ndihem mjaft mir\u00eb q\u00eb kam mbaruar studimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deg\u00eb, m\u00eb ka formuar shum\u00eb edhe mua\u2026 M\u00eb mir\u00eb q\u00eb zgjodha nj\u00eb deg\u00eb arti sesa di\u00e7ka tjet\u00ebr\u2026<br \/>\n&#8211; Ve\u00e7se si k\u00ebng\u00ebtar, do t\u00eb t\u00eb shohim edhe si aktor n\u00eb sken\u00ebn e teatrit?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht, kam pasur pun\u00eb brenda akademis\u00eb, akoma nuk kam pasur nj\u00eb projekt jasht\u00eb saj. P\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me nj\u00eb vep\u00ebr ose projekt teatral, duhen 2-3 muaj pun\u00eb intensive, koh\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb tani nuk e kam dhe, nuk do kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb pun\u00eb kalimtare. N\u00eb momentin q\u00eb do ta kem nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb shk\u00ebputem nga pun\u00ebt e tjera, q\u00eb t`i p\u00ebrkushtohem teatrit.<br \/>\n&#8211; Koh\u00ebn p\u00ebr teatrin, sigurisht, do ta gjesh. Po koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb pak n\u00eb pesh\u00eb?<br \/>\n&#8211; M\u00eb n\u00eb fund, kam vendosur t`i drejtohem palestr\u00ebs dhe, fatkeq\u00ebsisht, do t\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb kem kujdes me ushqimin\u2026 Jam nj\u00eb llup\u00ebs i friksh\u00ebm! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Edhe pianist, edhe kitarist\u2026 Edhe aktor, edhe k\u00ebng\u00ebtar\u2026 Ti, duhet t\u2019i \u00e7mend\u00ebsh femrat!<br \/>\n&#8211; Tani q\u00eb po e mendoj, t\u00eb gjitha sa p\u00ebrmende m\u00eb sip\u00ebr jan\u00eb t\u00eb bukura, por asnj\u00ebher\u00eb nuk i kam p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb joshur nj\u00eb fem\u00ebr\u2026<br \/>\n&#8211; Dhe pyetja e pashmangshme: Planet e tua t\u00eb af\u00ebrta&#8230;<br \/>\n&#8211; Ndryshimi nga t\u00eb gjith\u00eb vitet e tjera \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb kem nj\u00eb angazhim shum\u00eb t\u00eb madh me muzik\u00ebn live. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, do t\u00eb jem n\u00eb ambiente ku luhet muzike e mir\u00eb live, nga artist\u00eb t\u00eb mir\u00eb big. Ideja q\u00eb do t\u00eb jem bashk\u00eb me Aurela Ga\u00e7en dhe v\u00ebllez\u00ebrit kor\u00e7ar\u00eb, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihem mir\u00eb dhe i vler\u00ebsuar. Paralelisht me k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb shkoj edhe n\u00eb shum\u00eb qytete t\u00eb tjera, personalisht, p\u00ebr t\u00eb luajtur muzik\u00eb live. Gjej rastin t\u00eb fal\u00ebnderoj shum\u00eb njer\u00ebz nga qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ftuar p\u00ebr t\u00eb performuar&#8230;<\/p>\n<p>T\u00cb JESH SHQIPTAR TIRANE\u2026<\/p>\n<p>&#8211; Do ta konsideroje veten trendy apo pak t\u00eb mod\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam shqiptar, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs!<br \/>\n&#8211; Q\u00eb t\u00eb jesh nj\u00eb shqiptar tirane, duhet t\u00eb kesh provuar disa gj\u00ebra\u2026 P\u00ebr shembull, duhet t\u00eb shkosh nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Dardh\u00eb apo Voskopoj\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; N\u00eb Dardh\u00eb un\u00eb shkoj sepse m\u00eb pret Shadija, gruaja fisnike, q\u00eb me lakrorin e saj me dy pet\u00eb, p\u00ebrgatitur n\u00eb sa\u00e7, \u00e7mend gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb konsumojn\u00eb ushqimin, nd\u00ebrsa n\u00eb Voskopoj\u00eb shkoj shpesh p\u00ebr shkak edhe t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb, pasi daja im ka nj\u00eb sht\u00ebpi turistike aty. Ai, na jep mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb relaksohemi edhe t\u00eb plevitosemi\u2026 (Qesh)<br \/>\n&#8211; Duhet t\u00eb shkosh nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Valbon\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e kam par\u00eb Valbon\u00ebn, por nga televizori. Kam nd\u00ebrmend t\u00eb shkoj.<br \/>\n&#8211; Do ta b\u00ebsh se e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, apo se ke qejf vet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mua m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ekspoloroj vendet e bukura q\u00eb ka Shqip\u00ebria; nuk nisem nga fakti se shkojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\n&#8211; Rafting n\u00eb kanionet e Osumit\u2026<br \/>\n&#8211; Nuk e dija k\u00ebt\u00eb trendin e fundit t\u00eb rafting, por do ta provoj shum\u00eb shpejt, me t\u00eb ardhur koha e p\u00ebrshtatshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, i kam v\u00ebn\u00eb lidhjet me organizator\u00ebt&#8230;<br \/>\n&#8211; Duhet t\u2019i kesh b\u00ebr\u00eb nj\u00eb her\u00eb pushimet jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Kam qen\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb ishull n\u00eb Greqi dhe, pa dyshim, si t\u00eb gjith\u00eb, e provova edhe un\u00eb\u00a0nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb Turqi\u2026<br \/>\n&#8211; \u00cbmb\u00eblsir\u00ebn e l\u00ebm\u00eb p\u00ebr n\u00eb fund, por nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsir\u00eb: Duhet t\u00eb kesh ngr\u00ebn\u00eb tav\u00eb krapi dhe qefull tjegulle n\u00eb Shkod\u00ebr!<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb dy specialitetet e mia t\u00eb preferuara, bashkangjitur edhe nj\u00eb zhytje n\u00eb lumin Drin, p\u00ebr t\u00eb cilin e gjej gjithnj\u00eb koh\u00ebn\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cI do music\u00a0through the art of thinking vvith sounds\u201d (un\u00eb b\u00ebj muzik\u00eb, p\u00ebrmes artit t\u00eb t\u00eb menduarit me tinguj&#8230;) E \u00e7`profesion mund t\u00eb kishte tjet\u00ebr bart\u00ebsi i k\u00ebtij tatuazhi, ve\u00e7se muzikant?! Krahu i majt\u00eb i Mateus Frrokut, ka t\u00eb \u201cgdhendur\u201d n\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb filozofi\u2026 Teksa fliste Mateusi, i vura re tatuazhin dhe, menj\u00ebher\u00eb, ai filloi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6694,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[606],"class_list":["post-6693","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike","tag-mateos-frroku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6693","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6693"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6693\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6693"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6693"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6693"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}