{"id":6673,"date":"2014-11-29T20:30:13","date_gmt":"2014-11-29T19:30:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6673"},"modified":"2014-11-29T15:06:50","modified_gmt":"2014-11-29T14:06:50","slug":"ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-13","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-13\/","title":{"rendered":"ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE  Nga ARTAN KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><strong>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>EDI RAMA<\/strong><br \/>\nNj\u00eb pyetje desh\u00ebm t\u2019i b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeministrit Rama, vet\u00ebm nj\u00eb pyetje: Do t\u00eb rritet apo jo \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike? Se ai ka deklaruar m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb q\u00eb \u00e7mimi nuk do t\u00eb rritet, madje fjal\u00ebt p\u00ebr rritjen e tij i quan \u201crrena SHQUP-i\u201d. Por, nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb buxhetin e ri thuhet se jan\u00eb planifikuar 16 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr 204 mij\u00eb familje q\u00eb do t\u2019u kompensohet rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike (700 lek\u00eb p\u00ebr familje). Po k\u00ebshtu, Enti Rregullator i Energjis\u00eb thot\u00eb se 72% e qytetar\u00ebve kosumojn\u00eb n\u00ebn 300 kvv\/or\u00eb, pra, paguajne me 7.7 leke kilovatin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Berisha deklaron se me heqjen e fash\u00ebs do rritet \u00e7mimi p\u00ebr mbi 90% t\u00eb familjeve shqiptare. Si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Do t\u00eb na e sqaroj\u00eb kur t\u00eb mundet, zoti Rama?<\/p>\n<p><strong>SALI BERISHA<\/strong><br \/>\nNa b\u00ebri kurioz k\u00ebt\u00eb jav\u00eb zoti Berisha m\u00eb deklarat\u00ebn e tij se \u201cn\u00eb grupin parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb ka 19 deputet\u00eb vras\u00ebs, p\u00ebrdhunues, trafikant\u00eb e vjedh\u00ebs\u201d, ndaj nuk mund t\u00eb rrinim pa i k\u00ebrkuar nj\u00eb intervist\u00eb e ta pyesnim se cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebta? Pse nuk i arrestoi ai ata kur ishte n\u00eb pushtet? Pse nuk i thot\u00eb zoti Berisha emrat e tyre, nga frika, apo ngaq\u00eb\u2026 nuk i di? Ju, si do t\u2019u p\u00ebrgjigjeshit k\u00ebtyre pyetjeve, se ne nuk e takuam dot zotin Berisha k\u00ebt\u00eb jav\u00eb?<\/p>\n<p><strong>ERION VELIAJ<\/strong><br \/>\nNuk takuam dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb as Erion Veliajn, Minist\u00ebr i Mir\u00ebqenies Sociale dhe Rinis\u00eb. Zotin Veliaj desh\u00ebm ta pyesnim p\u00ebr nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb ka lindur k\u00ebt\u00eb jav\u00eb mes pensionist\u00ebve q\u00eb presin t\u00eb marrin kompensimin e energjis\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb paraqesin faturat e 6 muajve? K\u00ebt\u00eb pyetje n\u00eb fakt na e shtiu nd\u00ebrmend Xha Llazi i Agim Xhafk\u00ebs, q\u00eb, kur d\u00ebgjoi nga Ministri Veliaj se kompensimin p\u00ebr dritat do ta merrte pasi t\u00eb dor\u0113zonte faturat e gjasht\u00eb muajve, i tha gruas:<br \/>\n&#8211; Na e hodhi qeveria prap\u00eb! Na mashtroi, jo sy p\u00ebr sy, por sy p\u00ebr televizor&#8230;<br \/>\n&#8211; Pse? I mbledhim e ia \u00e7ojm\u00eb, mos u m\u00ebrzit se t\u00eb ngrihet tensioni! \u2013 i tha ajo.<br \/>\n&#8211; \u00c7&#8217;thua moj?! Un\u00eb nuk gjej n\u00eb m\u00ebngjes ku kam protezat e dh\u00ebmb\u00ebve, ti m\u00eb b\u00ebn d\u00ebrr-d\u00ebrr!<\/p>\n<p><strong>LULZIM BASHA<\/strong><br \/>\nPas demonstrat\u00ebs s\u00eb t\u00eb shtun\u00ebs, desh\u00ebm ta takonim edhe zotin Basha, ta p\u00ebrg\u00ebzonim p\u00ebr suksesin e asaj demonstrate, por edhe ta pyesnim p\u00ebr nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb fjalimit t\u00eb tij q\u00eb na b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje. Ai tha se: \u201cQeveria nuk duhet t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb rinj, por t\u00eb publikut\u201d. Nuk mund t\u00eb mos e pyesim zotin Basha se, paska pasur edhe oligark\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt qeveria tani nuk punon m\u00eb?! Mos vall\u00eb edhe prej k\u00ebsaj ai \u00ebsht\u00eb \u201czem\u00ebruar me k\u00ebt\u00eb qeveri\u201d. Se ai, meq\u00eb ka mbaruar p\u00ebr filozofi, duhet ta dij\u00eb se oligark\u00ebt nuk krijohen p\u00ebr nj\u00eb ose dy vjet. Apo jo, zoti Basha?<\/p>\n<p><strong>ALFRED PEZA<\/strong><br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb, desh\u00ebm t\u00eb takonim edhe ish-kolegun ton\u00eb, gazetar, sot deputet, Alfred Peza, por nuk mund\u00ebm. Shkak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u b\u00eb ajo \u00e7ka ai kishte shkruar n\u00eb Facebookun e tij se \u201cSot n\u00eb Peqin, realizuam me sukses projektin p\u00ebr dhurimin e 10 lop\u00ebve t\u00eb rrac\u00ebs irlandeze me rendiment 40 litra qum\u00ebsht n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr 10 familjet m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb komunat Karin\u00eb, Gjocaj dhe P\u00ebrparim, nj\u00eb projekt q\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb me t\u00eb tjera familje n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d. Nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa pyetur ish-kolegun ton\u00eb: Kjo \u00ebsht\u00eb vall\u00eb detyra e deputetit: T\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb lop\u00eb e vi\u00e7a? Pse nuk ua l\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb OJQ-ve? Pse vepron nj\u00ebsoj si deputet\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb, ndryshe nga ai, nuk din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se t\u00eb falin para, dele e lop\u00eb? Pastaj, k\u00ebshtu do t\u2019i zgjidh\u00eb ai dhe rilindasit e tjer\u00eb hallet e fshatit, duke dhuruar lop\u00eb p\u00ebr dhjet\u00eb fshatar\u00eb?! Po ata mij\u00ebra fshatar\u00eb q\u00eb nuk mor\u00ebn lop\u00eb, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb? Po lopa do edhe mis\u00ebr, edhe bar t\u00eb haj\u00eb. Do jap\u00eb edhe misrin zoti Peza? Po lopa, do edhe para p\u00ebr t\u2019u mjekuar dhe p\u00ebr vaksina&#8230; Edhe k\u00ebto do t\u2019ua jap\u00eb zoti Peza atyre t\u00eb varf\u00ebrve?!<br \/>\nJemi t\u00eb sigurt\u00eb se ato lop\u00eb mund t\u00eb japin dhe japin me siguri votat e atyre dhjet\u00eb familjeve, por k\u00ebshtu nuk rilindin mij\u00ebra familjet e tjera q\u00eb u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn socialist\u00ebve. Ndaj, m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb fal\u00ebsh 10 lop\u00eb, q\u00eb i ke marr\u00eb si ndihm\u00eb nga jasht\u00eb shtetit, apo nga ndonj\u00eb biznesmen t\u00eb cilit i ke b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb nder, \u201cvrit mendjen\u201d dhe propozo nj\u00eb ligj apo nje lev\u00eb ekonomike p\u00ebr t\u00eb ndihmuar jo 10, por 100 mij\u00eb fshatar\u00eb, apo 1 milion\u00eb shqiptar\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>ADRIATIK LLALLA<\/strong><br \/>\nNuk e dim\u00eb n\u00ebse kryeprokurori yn\u00eb e lexoi lajmin e botuar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se ish-kryeministrit portugez, Sokrates, iu gjet\u00ebn n\u00eb llogarit\u00eb bankare 20 milion\u00eb dollar\u00eb t\u00eb pajustifikuar dhe menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, prokuroria e arrestoi p\u00ebr ta hetuar&#8230; N\u00ebse po, a i shkoi nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri?! K\u00ebtu do ta ket\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, sepse asnj\u00eb politikan nuk i fsheh pasurit\u00eb e tij, por i shfaqin ato me krenari duke u mburrur me vilat n\u00eb Gjirin e Lalzit, me apartamentet n\u00eb Tiran\u00eb, apo me makinat luksoze mbi 100 mij\u00eb euro. Apo nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, zoti Llalla?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; EDI RAMA Nj\u00eb pyetje desh\u00ebm t\u2019i b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb jav\u00eb kryeministrit Rama, vet\u00ebm nj\u00eb pyetje: Do t\u00eb rritet apo jo \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike? Se ai ka deklaruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542],"class_list":["post-6673","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6673\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}