{"id":6654,"date":"2014-11-29T14:30:06","date_gmt":"2014-11-29T13:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6654"},"modified":"2014-11-29T14:24:43","modified_gmt":"2014-11-29T13:24:43","slug":"bujar-nishani-parlamenti-i-pd-se-risi-ne-politiken-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/bujar-nishani-parlamenti-i-pd-se-risi-ne-politiken-shqiptare\/","title":{"rendered":"Bujar Nishani: Parlamenti i PD-s\u00eb, risi n\u00eb politik\u00ebn shqiptare!"},"content":{"rendered":"<p>Shk\u00eblqesin\u00eb e tij, zotin Bujar Nishani, e takuam n\u00eb tarrac\u00ebn e presidenc\u00ebs, duke sh\u00ebtitur me nj\u00eb pal\u00eb dylbi ushtarake t\u00eb varura n\u00eb qaf\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Kaso Kosa: &#8211; Zoti President, me vjen mir\u00eb q\u00eb paskeni pak koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, sepse kemi koh\u00eb pa ju intervistuar dhe jemi bash n\u00eb kulmin e festave t\u00eb n\u00ebntorit.<br \/>\nBujar Nishani: &#8211; N\u00eb fakt, nuk po sh\u00ebtis, Kaso, se nuk e kam koh\u00ebn t\u00eb tep\u00ebrt, por po shikoj t\u00eb gjej pozicionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrojtuar q\u00eb k\u00ebtu kryeministrin\u00eb, se t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb ngeli merak q\u00eb nuk pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vrojtoja mitingun madh\u00ebshtor t\u00eb PD-s\u00eb dit\u00ebn e shtun\u00eb pasi nuk kisha dylbi. Tani q\u00eb i sigurova, do t\u00eb vrojtoj q\u00eb k\u00ebtej mitingjet q\u00eb do t\u00eb organizoj\u00eb partia ime.<br \/>\n&#8211; Opozita deklaroi se mitingu i s\u00eb shtun\u00ebs ishte ekonomik dhe kryesisht p\u00ebr masat shtr\u00ebnguese ndaj abuzimeve me energjin\u00eb elektrike. Edhe ju jeni pro atyre q\u00eb nuk paguajn\u00eb energjin\u00eb?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim, jam pro tyre sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit, hidrocentralet jan\u00eb djers\u00eb e popullit dhe energjia merret falas nga lumenjt\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb popullit. \u00c7\u2019e gjeti shtetin se nuk kan\u00eb paguar p\u00ebr 24 vjet t\u00eb gjitha rrethet e Veriut energjin\u00eb elektrike? Asgj\u00eb. P\u00ebrkundrazi, mir\u00ebqenia u rrit m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb t\u00eb gjitha vendet evropiane, pik\u00ebrisht n\u00eb vitet kur partia ime nuk nd\u00ebshkonte ata q\u00eb nuk paguanin. E pat\u00eb se sa pjes\u00ebmarrje madh\u00ebshtore kishte jav\u00ebn e kaluar nga qytetar\u00ebt e pak\u00ebnaqur?<br \/>\n&#8211; Ju ngeli peng q\u00eb nuk pat\u00ebt mund\u00ebsin\u00eb ta shihnit nga af\u00ebr mitingun e partis\u00eb suaj?<br \/>\n&#8211; Pa dyshim, sepse ishte miting madh\u00ebshtor dhe mbi t\u00eb gjitha, fjalimi i Lulzim Bash\u00ebs ishte programatik p\u00ebr qeverisjen e ardhshme demokratike. Doja t\u00eb veja at\u00eb dit\u00eb n\u00eb miting, t\u00eb p\u00ebrzihesha me turm\u00ebn e revoltuar, t\u00eb d\u00ebgjoja nga af\u00ebr z\u00ebrin e mas\u00ebs, por nuk m\u00eb la Doktori. \u201cJari, ti nuk duhet t\u00eb vish n\u00eb mitingun ton\u00eb se aq duan ata t\u00eb Rilindjes dhe do fillojn\u00eb nga akuzat kund\u00ebr teje\u201d, m\u00eb tha me dashamir\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Gerti Bogdani, pardje, paralajm\u00ebroi zotin Rama se n\u00ebse deri t\u00eb enjten nuk do t\u00ebrhiqej nga reformat, do t\u00eb rr\u00ebzonin qeverin\u00eb, por nuk pam\u00eb as miting e as rr\u00ebzim qeverie!<br \/>\n&#8211; L\u00ebri mor k\u00ebta \u00e7iliminjt\u00eb! Ai do t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar Doktorin q\u00eb ka folur me vete, sepse k\u00ebto dit\u00eb, pas hapjes s\u00eb bunkerit t\u00eb Enverit, i \u00ebsht\u00eb shfaqur kjo simptom\u00eb shqet\u00ebsuese dhe Gerti, me zell kalamani, e b\u00ebri publike.<br \/>\n&#8211; Pse \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar Doktori pas hapjes s\u00eb atij bunkeri q\u00eb po b\u00ebhet i famsh\u00ebm? Nuk e dinte q\u00eb kishte nj\u00eb bunker kaq t\u00eb madh, kur vendi yn\u00eb ishte plot e p\u00ebrplot me t\u00eb till\u00eb?<br \/>\n&#8211; Doktori e njeh m\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb bunker, Kaso, sepse ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb st\u00ebrvitje ku u improvizua nj\u00eb sulm b\u00ebrthamor nga imperializmi amerikan dhe socialimperializmi sovjetik dhe ai ishte mjek i Byros\u00eb Politike. Madje, Doktori kishte edhe sall\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb kardiologjis\u00eb. Ma ka th\u00ebn\u00eb me goj\u00ebn e tij se n\u00eb situat\u00eb lufte, at\u00eb e kishin em\u00ebruar kryetar t\u00eb ekipit mjek\u00ebsor p\u00ebr Byron\u00eb dhe ishte shum\u00eb krenar p\u00ebr besimin q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb partia.<br \/>\n&#8211; Mos u revoltua ngaq\u00eb kur zhvillohej mitingu, Rama hapte bunkerin si kund\u00ebrv\u00ebnie ndaj Doktorit?<br \/>\n&#8211; Jo, jo! Edi Rama \u00ebsht\u00eb frikacak. Sa mori vesh dat\u00ebn dhe or\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb mitingut t\u00eb demokrat\u00ebve, vajti dhe u fsheh n\u00eb bunkerin e n\u00ebndhesh\u00ebm. Mori me vete edhe ambasador\u00ebt, q\u00eb sido q\u00eb t\u00eb vinin pun\u00ebt, n\u00ebse i rrezikohej koka, t\u00eb ishte i mbrojtur nga diplomat\u00ebt meq\u00eb kan\u00eb imunitet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtetet miq t\u00eb partis\u00eb son\u00eb. M\u00eb 14 shtator 1998 iku edhe Fatos Nano nga kryeministria, por nuk u fut n\u00eb bunker. Iku nga dalja e fsheht\u00eb, shkoi n\u00eb Maqedoni dhe ia futi nj\u00eb dor\u00eb bixhozi n\u00eb kazino p\u00ebr shtat\u00eb pal\u00eb qejfe, derisa u qet\u00ebsuan uj\u00ebrat. Ky paska qen\u00eb fare frikacak dhe kjo m\u00eb trishton si kryetar shteti; nuk e meritojm\u00eb ne si komb nj\u00eb kryeminist\u00ebr frikacak, se jemi komb trimash. Kur b\u00ebn\u00eb socialist\u00ebt mitingun e 21 janarit, Doktori jo vet\u00ebm q\u00ebndroi n\u00eb zyr\u00ebn e kryeministrit dhe i p\u00ebrsh\u00ebndeste me dor\u00eb demonstruesit, por edhe Lulin e vuri n\u00eb tarrac\u00ebn e godin\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte sehir kallaball\u00ebkun e mbledhur n\u00eb bulevard. Atyre t\u00eb dyve u them trima un\u00eb! Por, nuk ishte fshehja e Ram\u00ebs q\u00eb e ka tronditur Doktorin.<br \/>\n&#8211; At\u00ebhere cili \u00ebsht\u00eb shkaku i \u00e7orientimit t\u00eb zotit Berisha?<br \/>\n&#8211; Me shum\u00eb lig\u00ebsi, Edvin Rama deklaroi q\u00eb nga bunkeri se ka vendosur t\u00eb hapen dosjet e famshme t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit dhe kjo e ka revoltuar aq shum\u00eb Doktorin, sa ka filluar t\u00eb flas\u00eb me vete.<br \/>\n&#8211; Pse, \u00e7\u2019ka Doktori me dosjet? Ai vet\u00eb ka k\u00ebrkuar t\u00eb hapen, sa her\u00eb ka ardhur e ka ikur nga pushteti!<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb i ka k\u00ebrkuar, por ta themi midis nesh, jo se donte v\u00ebrtet t\u00eb hapeshin. E di ti mor djal\u00eb se po t\u00eb hapen ato dosje, do t\u00eb kemi luft\u00eb civile? Vet\u00ebm n\u00eb PD \u00ebsht\u00eb gjysma e kryesis\u00eb dhe gjysma e deputet\u00ebve ish-spiun\u00eb t\u00eb sigurimit t\u00eb shtetit. Vet\u00ebm un\u00eb dhe nja dy t\u00eb tjer\u00eb nga t\u00eb vjetrit nuk kemi qen\u00eb t\u00eb till\u00eb sepse ishim komunist\u00eb dhe komunist\u00ebt nuk lejoheshin si spiun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb. Lejoheshin vet\u00ebm kur i duhej partis\u00eb p\u00ebr detyra t\u00eb larta. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak \u00ebsht\u00eb turbulluar, se \u00ebsht\u00eb i bindur q\u00eb Rama do t\u00eb hakmerret ndaj tij dhe atyre q\u00eb Doktori ka n\u00eb krah.<br \/>\n&#8211; Per inaugurimin e bustit t\u00eb De Rad\u00ebs, \u00e7\u2019mendim keni, zoti President?<br \/>\n&#8211; Ishte gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb zoti Basha n\u00eb kryeqytet n\u00eb k\u00ebta tre vjet\u00ebt e fundit, sepse De Rada ka qen\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar trim i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare q\u00eb jo vet\u00ebm ka hartuar abetaren e par\u00eb shqipe, por me pushk\u00eb n\u00eb dor\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb \u00e7et\u00ebs q\u00eb formoi vet\u00eb, u dha d\u00ebrrm\u00ebn turqve&#8230;<br \/>\n&#8211; M\u00eb falni, zoti President, por abetaren e par\u00eb nuk e ka hartuar De Rada dhe as ka luftuar n\u00eb Shqip\u00ebri sepse&#8230;<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe keni ju t\u00eb rinjt\u00eb e sot\u00ebm, se edhe jeni fare t\u00eb painformuar mbi veprat e njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb k\u00ebtij kombi, edhe nuk doni t\u00eb m\u00ebsoni nga ne t\u00eb vjetrit q\u00eb dim\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Un\u00eb ua kam dh\u00ebn\u00eb leksion student\u00ebve t\u00eb mi kur isha pedagog n\u00eb shkoll\u00ebn ushtarake, se si ka luftuar, \u00e7\u2019taktika ndoqi, \u00e7\u2019kontribut ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, ky rilindas i madh.<br \/>\n\u2013 Si e vler\u00ebsoni q\u00ebndrimin e PD-s\u00eb p\u00ebr mosfutjen n\u00eb parlament?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam qen\u00eb e jam kund\u00ebr dhun\u00ebs q\u00ebkur isha oficer dhe pedagog n\u00eb Shkoll\u00ebn e Bashkuar dhe ky ishte shkaku pse rr\u00ebmbeva arm\u00ebt dhe me nj\u00eb kompani student\u00ebsh, mbrojta bustin e Enver Hoxh\u00ebs. Po k\u00ebshtu, jam edhe kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00eb parlament, ndaj pajtohem me partin\u00eb time q\u00eb nuk pranon t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebsaj dhune mbi shpin\u00ebn e saj.<br \/>\n&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb shkaku q\u00eb PD-s\u00eb mblodhi dhe krijoi parlamentin paralel ne SHQUP?<br \/>\n&#8211; Pik\u00ebrisht ky dhe un\u00eb e p\u00ebrsh\u00ebndeta k\u00ebt\u00eb nism\u00eb interesante. P\u00ebr mendimin tim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb risi e politik\u00ebs shqiptare dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka merit\u00eb vet\u00ebm Doktori, i cili nga ana e vet, p\u00ebrher\u00eb ka qen\u00eb kund\u00ebr \u00e7do lloj dhune dhe e ka demonstruar n\u00eb tet\u00eb vjet\u00ebt e tij n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shk\u00eblqesin\u00eb e tij, zotin Bujar Nishani, e takuam n\u00eb tarrac\u00ebn e presidenc\u00ebs, duke sh\u00ebtitur me nj\u00eb pal\u00eb dylbi ushtarake t\u00eb varura n\u00eb qaf\u00eb&#8230; Kaso Kosa: &#8211; Zoti President, me vjen mir\u00eb q\u00eb paskeni pak koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, sepse kemi koh\u00eb pa ju intervistuar dhe jemi bash n\u00eb kulmin e festave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6655,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,99],"tags":[373,117],"class_list":["post-6654","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","category-kaso-kosa","tag-bujar-nishani","tag-kaso-kosa-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6654","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6654"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6654\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6654"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6654"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6654"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}