{"id":6645,"date":"2014-11-28T18:49:09","date_gmt":"2014-11-28T17:49:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6645"},"modified":"2014-11-28T18:49:09","modified_gmt":"2014-11-28T17:49:09","slug":"spartak-ngjela-a-do-te-hapen-vertet-dosjet-e-agjenteve-te-sigurimit-te-shtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/spartak-ngjela-a-do-te-hapen-vertet-dosjet-e-agjenteve-te-sigurimit-te-shtetit\/","title":{"rendered":"Spartak Ngjela: A do t\u00eb hapen v\u00ebrtet dosjet e agjent\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit?"},"content":{"rendered":"<p>Kjo \u00e7shtje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ngat\u00ebrruar, sepse, si rregull, n\u00eb rast se bashk\u00eb me p\u00ebrmbysjen q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb diktature, nuk nd\u00ebshkoh\u00ebn me sistem t\u00eb gjith\u00eb aktivist\u00ebt legal\u00eb t\u00eb policis\u00eb sekret\u00eb; \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb ekspozohen edhe agjent\u00ebt ilegal\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj policie. N\u00eb Shqip\u00ebri kjo nuk ndodhi. Nj\u00eb regjim totalitar, komunist apo nazist, nuk mund ta imagjinosh dot pa nj\u00eb polici sekrete q\u00eb ka gjith\u00e7ka n\u00eb dor\u00eb dhe q\u00eb drejtohet direkt nga diktatori. K\u00ebshtu ka qen\u00eb edhe Sigurimi i Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai n\u00eb fakt ka qen\u00eb vet\u00eb Enver Hoxha, pavar\u00ebsisht nga ministrat q\u00eb e kan\u00eb drejtuar sipas arsyeve politike q\u00eb Hoxha b\u00ebnte p\u00ebr garantimin e pushtetit t\u00eb tij. I gjith\u00eb amoraliteti, terrori, banditizmi dhe krimi shtet\u00ebror, q\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb regjimin hoxhist n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe kudo n\u00ebp\u00ebr shtetet totalitare: n\u00eb Mosk\u00eb apo n\u00eb Berlin; jan\u00eb ekzekutuar nga policit\u00eb sekrete respektive, sipas urdh\u00ebrit t\u00eb diktatorit. Hoxha n\u00eb Shqip\u00ebri, b\u00ebnte analizat e tij p\u00ebr &#8220;armiqt\u00eb&#8221;, pastaj k\u00ebto duhej t&#8217;i v\u00ebrtetonte Sigurimi i Shtetit. Po agjent\u00ebt e fsheht\u00eb t\u00eb tij \u00e7far\u00eb b\u00ebnin? Ata p\u00ebrgjonin realisht dhe nuk kishin lidhje me Enver Hoxh\u00ebn. Ata i drejtonte sigurimi q\u00eb p\u00ebrgjonte me an\u00eb te tyre, provokonte k\u00eb d\u00ebshironte dhe, nj\u00ebher\u00ebsh, mbante me ta frym\u00ebn e terrorit shtet\u00ebror n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ta shohesh n\u00eb nj\u00eb priz\u00ebm strikt moral, k\u00ebta agjent\u00eb jan\u00eb pasoje e gjendjes; por, me dashje apo pa d\u00ebshir\u00eb, ata kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb terrorin shtet\u00ebror n\u00eb 45 vjet n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00eb k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00ebse shoq\u00ebria duhej v\u00ebrtet q\u00eb t\u00eb ndryshonte jet\u00eb, duhej q\u00eb, q\u00eb n\u00eb hapat e para t\u00eb p\u00ebrmbysjes s\u00eb komunizmit dhe hoxhizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb publike emrat e agjentur\u00ebs s\u00eb Sigurimit shqiptar. Por kjo nuk u b\u00eb asnj\u00ebhere n\u00eb k\u00ebta 22 vjet. Dhe pyetja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjeshte: Pse?<br \/>\nPor p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb shume e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr tu d\u00ebgjuar. Sepse, ata i mbajti t\u00eb pazbuluar regjimi q\u00eb erdhi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1992. Ishte lid\u00ebrshipi i Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb kurr\u00eb nuk e lejoi hapjen e dosjeve t\u00eb ish agjent\u00ebve t\u00eb Sigurimit. Dhe promotori i k\u00ebsaj ndalese ka q\u00ebn\u00eb Sali Berisha, sepse n\u00eb lid\u00ebrshipin e Partis\u00eb Demokratike, 75 p\u00ebrqind e lider\u00ebve ishin ish agjent\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. Dhe pyetja q\u00eb b\u00ebhet normalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb pa dyshim kjo: si ka mkund\u00ebsi? Po, ka mund\u00ebsi, por ajo \u00ebshte poltike.<br \/>\nRamiz Alia \u00ebsht\u00eb krijuesi i poltik\u00ebs &#8220;me agjent\u00eb t\u00eb Sigurimit&#8221;. Ai nuk mendonte se mund t\u00eb rr\u00ebzohej ndonj\u00ebher\u00eb nga pushteti, por, n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, k\u00ebrkonte koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb veten. I duhej pluralizmi p\u00ebr t\u00eb gjetur para n\u00eb Per\u00ebndim, dhe, nj\u00ebher\u00ebsh, i duhej se pluralizmi politik u b\u00eb frym\u00eb e koh\u00ebs. At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebri? Meq\u00eb realisht ishte drejtuesi i gjendjes, dhe, m\u00eb q\u00eb i duhej nj\u00eb opozit\u00eb, mendoi q\u00eb at\u00eb ta krijointe me njer\u00ebz t\u00eb kapur nga Sigurimi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me ta ta kontrollonte realisht opozit\u00ebn e re shqiptare. Dhe ashtu b\u00ebri, nxiti k\u00ebta agjent\u00eb q\u00eb t\u00eb rreshtoheshin q\u00eb n\u00eb fillim n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, e cila do t\u00eb ishte opozita legale e Shqip\u00ebrise &#8220;kund\u00ebr\u201d Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Por, Ramizi nuk e kishte llogaritur mir\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje, sepse populli, si uragan, e p\u00ebrmbysi th\u00ebll\u00eb, me gjith\u00eb Enver Hoxh\u00ebn. Por agjent\u00ebt ama, mbet\u00ebn n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Ata u treguan m\u00eb t\u00eb egrit kund\u00ebr regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse tanim\u00eb nuk kishin frik\u00eb, dhe gjendjen e tyre si agjent\u00eb apo si spiun\u00eb e kujtonin me trishtimin e njeriut t\u00eb posh\u00ebtruar. Dhe ndoshta kishin t\u00eb drejt\u00eb, por kjo ishte e p\u00ebrkoh\u00ebshme, se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb i hodhi Ramizi n\u00eb PD, i kapi Sali Berisha, dhe, at\u00eb q\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte Ramizi me nj\u00eb opozit\u00eb fiktive e t\u00eb kapur, e b\u00ebri Sali Berisha, duke ua mbajtur gjithmon\u00eb si s\u00ebpat\u00eb mbi kok\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb PD, q\u00eb ishin realish ish agjent\u00eb t\u00eb Sigurimit. Prandaj, n\u00ebse Ramizi k\u00ebrkonte t\u00eb krijonte nj\u00eb opozit\u00eb fiktive n\u00eb Shqip\u00ebri me an\u00eb t\u00eb ish agjent\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit; Berisha krijoi nj\u00eb demokraci fiktive n\u00eb Shqip\u00ebri,p\u00ebrs\u00ebri me an\u00eb t\u00eb ish agjent\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit. Natyrisht, kjo \u00ebsht\u00eb poltik\u00eb, por kjo u b\u00eb shkak p\u00ebr krijimin e autokracis\u00eb Berisha, e cila nuk e la kurr\u00eb nj\u00eb zhvillim shqiptar demokratik. Q\u00eb nga viti 1992, t\u00eb gjith\u00eb lid\u00ebr\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb mbajt\u00ebn Saliun n\u00eb pushtet, kan\u00eb qen\u00eb ish agjent\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, madje edhe ata q\u00eb e zgjodh\u00ebn at\u00eb Kryetar t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb shkurtin e vitit 1991, kishin q\u00ebn\u00eb agjent\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Sht\u00ebtit.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb historia banale e ish agjent\u00ebve t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, dhe sigurisht q\u00eb i ngjitet nd\u00ebrkohe edhe deklarat\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Shqiptar p\u00ebr \u201chapjen e dosjeve\u201d. Nuk ka mund\u00ebsi ky kryeminist\u00ebr q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb! Dhe ja provat: i pari q\u00eb i doli kund\u00ebr ishte Ilir Meta. E din ipse? Sepse ka tep\u00ebr gjas\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij dhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e mbajn\u00eb me force, duhet t\u00eb jen\u00eb ish agjent\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit; sepse ndryshe, si mund t\u00eb bashk\u00ebpunonin me nj\u00eb individ q\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb gj\u00eb morale n\u00eb karakter, dhe asnj\u00eb gje logjike n\u00eb intelekt? Por s\u2019\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm perngesa Meta. Rama ka edhe pengesa t\u00eb tjera: ata jan\u00eb \u201cmbrojt\u00ebsit\u201d e tij; dhe pastaj, a e ka n\u00eb interes t\u00eb tij vendosjen e moralitetit ky kryeminist\u00ebr? Un\u00eb mendoj se jo. At\u00ebhere, mendoj gjithashtu q\u00eb ajo ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbetet e till\u00eb e do t\u00eb harrohet. M\u00eb mir\u00eb le t\u00eb presim; sepse nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: n\u00ebse hapen ato dosje fam\u00ebk\u00ebqia, n\u00eb Shqip\u00ebri nis nje er\u00eb e re drejt moralitetit shoq\u00ebror. Por k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb burr\u00eb shteti t\u00eb cilit, m\u00eb shum\u00eb i dhemb moraliteti shoq\u00ebror i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, se sa pushteti personal, qoft\u00eb dhe me hapsat e kasht\u00ebs n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo \u00e7shtje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ngat\u00ebrruar, sepse, si rregull, n\u00eb rast se bashk\u00eb me p\u00ebrmbysjen q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb diktature, nuk nd\u00ebshkoh\u00ebn me sistem t\u00eb gjith\u00eb aktivist\u00ebt legal\u00eb t\u00eb policis\u00eb sekret\u00eb; \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb ekspozohen edhe agjent\u00ebt ilegal\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj policie. N\u00eb Shqip\u00ebri kjo nuk ndodhi. Nj\u00eb regjim totalitar, komunist apo nazist, nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[598],"class_list":["post-6645","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-spartrak-ngjela"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6645","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6645"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6645\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}