{"id":6623,"date":"2014-11-27T19:30:52","date_gmt":"2014-11-27T18:30:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6623"},"modified":"2014-11-27T19:22:51","modified_gmt":"2014-11-27T18:22:51","slug":"blendi-salaj-jerida-sakaj-ne-te-dy-jashte-klubit-te-mengjesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/blendi-salaj-jerida-sakaj-ne-te-dy-jashte-klubit-te-mengjesit\/","title":{"rendered":"Blendi Salaj &#038; Jerida Sakaj: Ne t\u00eb dy, jasht\u00eb \u201cKlubit t\u00eb m\u00ebngjesit\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Enkeleda Kurcani: &#8211; Servirni p\u00ebr publikun nj\u00eb m\u00ebngjes interaktiv. Mendoni se kjo ju b\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndjeksh\u00ebm se emisionet e tjera t\u00eb m\u00ebngjeseve? Blendi Salaj &amp; Jerida Sakaj:<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, nuk e mendojm\u00eb vet\u00ebm ne. Nd\u00ebrveprimi me publikun konsiderohet sot di\u00e7ka e domosdoshme p\u00ebr programet radiofonike dhe televizive. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb dixhitale, ku njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00ebsuar jo vet\u00ebm t\u00eb marrin nga media, por edhe t\u00eb japin mbrapsht mendimin apo reagimin e tyre. Kjo, sigurisht, i ngre vler\u00ebn programit.<br \/>\n&#8211; Keni vite tashm\u00eb n\u00eb tregun mediatik shqiptar. Do t\u00eb thot\u00eb se formula juaj \u00ebsht\u00eb e duhura?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb nuk e shpik\u00ebm ne. Quhet formati \u201czoologjik\u201d, q\u00eb n\u00ebnkupton se t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e programit mund t\u00eb d\u00ebgjohen n\u00eb mikrofon dhe jo vet\u00ebm prezantuesit. N\u00eb formatin \u201cZOO\u201d, komunikimi duhet t\u00eb jet\u00eb i natyrsh\u00ebm dhe i v\u00ebrtet\u00eb. Ne nuk shtiremi asnj\u00ebher\u00eb, d\u00ebgjuesit e din\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe e duan k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me ne. Por, edhe ne i duam shum\u00eb.<br \/>\n&#8211; Harroni ndonj\u00ebher\u00eb dhe b\u00ebni ndonj\u00eb gjest t\u00eb pahijsh\u00ebm, duke menduar se jeni duke transmetuar vet\u00ebm n\u00eb radio?<br \/>\n&#8211; Jo. S\u00eb pari, natyra e programeve \u00ebsht\u00eb pozitive dhe nuk na bie shpesh t\u00eb shkojm\u00eb te gjestet e pahijshme, megjithat\u00eb, ne jemi shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se jemi edhe n\u00eb televizion dhe \u00e7do gjest, sido q\u00eb t\u00eb interpretohet, e b\u00ebjm\u00eb me nd\u00ebrgjegje se publiku do ta shoh\u00eb. Pastaj, \u00ebsht\u00eb edhe Lorini, regjisori yn\u00eb, me shprehjet: \u201cKujdes make up-in\u201d, \u201ck\u00ebtu floku nuk t\u00eb rri mir\u00eb\u201d e k\u00ebshtu me radh\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Dhe, meq\u00eb jemi k\u00ebtu, radio apo televizion?<br \/>\n&#8211; Radio. Ne e konsiderojm\u00eb \u201cKlubin e m\u00ebngjesit\u201d nj\u00eb program radiofonik, s\u00eb pari. Televizioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr aq sa na p\u00ebrket neve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, e ndajm\u00eb emisionin n\u00eb miniemisione, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb gjejn\u00eb di\u00e7ka arg\u00ebtuese, edhe n\u00ebse d\u00ebgjojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 10 minuta. E b\u00ebjm\u00eb pasi e dim\u00eb se njer\u00ebzit n\u00eb m\u00ebngjes jan\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dhe e kan\u00eb koh\u00ebn t\u00eb pak\u00ebt e pun\u00ebt, t\u00eb shumta.<br \/>\n&#8211; Nga jasht\u00eb, emisioni duket me shum\u00eb element\u00eb spontan\u00eb&#8230; Na e thoni ju q\u00eb jeni s\u00eb brendshmi, si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ka skenar ky emision?<br \/>\n&#8211; Programi ka nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb tanim\u00eb ne e kemi p\u00ebrvet\u00ebsuar. \u00c7do segment ka koh\u00ebn e vet dhe ne e kemi nd\u00ebrtuar duke patur nd\u00ebrmend d\u00ebgjuesit e \u00e7far\u00eb ata jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb. Or\u00ebn e par\u00eb e kemi t\u00eb orientuar te historit\u00eb familjare, prind\u00ebrit, f\u00ebmij\u00ebt. Or\u00ebn e dyt\u00eb te student\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb, nd\u00ebrsa or\u00ebn e tret\u00eb, e konsiderojm\u00eb \u201cradio p\u00ebr udh\u00ebtim me makin\u00eb\u201d. Nuk mund t\u2019i tregojm\u00eb t\u00eb gjitha sekretet, por kemi m\u00ebsuar shum\u00eb nga p\u00ebrvoja dhe \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e menduar. Nga ana tjet\u00ebr, asnj\u00eb bised\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb me skenar, ne nuk i diskutojm\u00eb paraprakisht gj\u00ebrat, por ndjekim rregullat dhe gjith\u00e7ka shkon si duhet. Kjo do t\u00eb ishte katastrofike n\u00eb radio.<br \/>\n&#8211; N\u00eb studio, jeni \u00e7ift. Po n\u00eb jet\u00eb, \u00e7\u2019b\u00ebni?<br \/>\n&#8211; N\u00eb jet\u00eb, Blendi \u00ebsht\u00eb \u00e7ift, prind, familjar. Jeri \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb romantike n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb madhe.<br \/>\nBLENDI &amp; JERI N\u00cb M\u00cbNGJES<br \/>\n&#8211; Kush ju zgjon n\u00eb m\u00ebngjes; mamaja, i\/e dashura, gjeli apo alarmi i Iphonit?<br \/>\nBlendi: &#8211; Alarmi i Iphonit.<br \/>\nJeri: &#8211; N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, macka ime, Bebeka. Tanim\u00eb e ka m\u00ebsuar orarin e zgjimit tim dhe nuk gabon. Vjen m\u00eb nxjerr gjumin me shum\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelje.<br \/>\n&#8211; Dh\u00ebmb\u00ebt i lani n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb dark\u00eb, n\u00eb t\u00eb dyja&#8230; apo nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy dit\u00eb?<br \/>\nBlendi: &#8211; Dark\u00eb, m\u00ebngjes.<br \/>\nJeri: &#8211; Varet nga takimet, mund t\u00eb q\u00eblloj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se tre her\u00eb n\u00eb dit\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb vishni pasi ngriheni nga krevati?<br \/>\nBlendi: &#8211; \u00c7orapet, m\u00eb duket.<br \/>\nJeri: &#8211; Zhvishem\u2026 Shkoj direkt n\u00eb dush.<br \/>\n&#8211; Kafe, makiato apo pa\u00e7e dhe pilaf?<br \/>\nBlendi: &#8211; Kafe, pa diskutim. Jo se nuk e dashuroj pa\u00e7en, por nuk \u00ebsht\u00eb praktike p\u00ebr mua n\u00eb at\u00eb or\u00eb.<br \/>\nJeri: &#8211; Kafe, e madhe, pa sheqer.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7far\u00eb e shoq\u00ebroni daljen nga sht\u00ebpia, me nj\u00eb \u201cbismilah\u201d, apo \u201cishallah na ka dal\u00eb rroga sot\u201d?<br \/>\nBlendi: &#8211; Me fikjen e dritave t\u00eb shkall\u00ebs dhe nj\u00eb v\u00ebshtrim nga qielli. Un\u00eb besoj n\u00eb Zot.<br \/>\nJeri: &#8211; N\u00eb cilin vend t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb japin nj\u00eb rrog\u00eb \u00e7do dit\u00eb? T\u00eb lutem, ma thuaj q\u00eb t\u00eb shkoj me vrap!<br \/>\n&#8211; E, meq\u00eb jemi te rroga, nuk mund t`ju pyes se sa \u00ebsht\u00eb, por a ju meriton rroga q\u00eb keni?<br \/>\nBlendi: &#8211; Le t\u00eb themi q\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekonomike. Mediat e vogla, n\u00eb disa raste, jan\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb punuar. Jo vet\u00ebm sepse nuk ke strese t\u00eb kota, si\u00e7 ndodh kur p\u00ebrplasen shum\u00eb karaktere t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb media t\u00eb madhe, por edhe sepse ekonomikisht, mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shp\u00ebrblyese se n\u00eb nj\u00eb media tjet\u00ebr, ku emri \u00ebsht\u00eb i madh, por rroga, mizerje.<br \/>\nJeri: &#8211; Shyqyr q\u00eb nuk ka goj\u00eb t\u00eb flas\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb donit t\u00eb mos e ndeshnit kurr\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb?<br \/>\nBlendi: &#8211; Aksidentet automobilistike. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, kur ne shkojm\u00eb n\u00eb pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb qet\u00eb jasht\u00eb, por k\u00ebto ndodhin ndonj\u00ebher\u00eb dhe nuk ia urojm\u00eb askujt.<br \/>\nJeri: &#8211; Aksidente dhe nj\u00eb trafik t\u00eb tmerrsh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ju p\u00eblqen n\u00eb rutin\u00ebn e m\u00ebngjeseve?<br \/>\nBlendi: &#8211; Q\u00eb zgjohemi para t\u00eb tjer\u00ebve dhe e shijojm\u00eb qytetin me qet\u00ebsin\u00eb e m\u00ebngjesit, rrug\u00ebt pa trafik e pluhur dhe dit\u00ebn e re q\u00eb lind nga pas Dajtit&#8230;<br \/>\nJeri: &#8211; \u00c7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e re, me emocione dhe ngjarje t\u00eb reja, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb nuk ndodh di\u00e7ka nj\u00ebsoj.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb motoja me t\u00eb cil\u00ebn e nisni dit\u00ebn?<br \/>\nBlendi: &#8211; Ashtu si k\u00ebnga e Queen: \u201cAnother One Bites The Dust\u201d.<br \/>\nJeri: &#8211; Jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb dikush tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; A ju ka ndodhur t\u00eb zgjoheni nj\u00eb m\u00ebngjes dhe t\u00eb mos mbani mend t\u00eb mbr\u00ebmshmen?<br \/>\nBlendi: &#8211; Po.<br \/>\nJeri: &#8211; Vet\u00ebm n\u00ebse nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb e p\u00ebrqafoj m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhet alkoolin.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb lajmi m\u00eb i mir\u00eb dhe ai m\u00eb i keq q\u00eb keni transmetuar n\u00eb m\u00ebngjeset tuaja?<br \/>\nBlendi &amp; Jeri: &#8211; Lajmi m\u00eb i mir\u00eb, mospranimi i arm\u00ebve kimike. Lajmi m\u00eb i keq, rr\u00ebzimi i vajzave t\u00eb Univeristetit t\u00eb Elbasanit n\u00eb Himar\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ju ndodh shpesh t\u00eb thoni me vete kur dilni nga studioja?<br \/>\nBlendi: &#8211; Pas tre or\u00ebve intensive duke folur, nuk themi edhe aq shum\u00eb kur dalim nga studioja, por zakonisht, jasht\u00eb studios na pret gjullurdia dhe pjesa tjet\u00ebr e stafit q\u00eb na p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb gjithfar\u00eb bisedash. Jeri: &#8211; Edhe sot, \u00e7do gj\u00eb shkoi shum\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Menj\u00ebher\u00eb pas m\u00ebngjesit n\u00eb televizion, \u00e7far\u00eb ju pret?<br \/>\nBlendi: &#8211; Kemi pushim. Pastaj nisim t\u00eb p\u00ebrgatisim programin e s\u00eb nes\u00ebrmes.<br \/>\nJeri: &#8211; S\u00ebrish pun\u00eb dhe m\u00eb pas, impenjimet normale t\u00eb jet\u00ebs.<br \/>\n&#8211; E, n\u00ebse ju vet\u00eb uleni para televizorit, \u00e7far\u00eb preferoni t\u00eb ndiqni?<br \/>\nBlendi: &#8211; Serialet televizive amerikane \u201cThe Nevvsroom\u201d, \u201cBreaking Bad\u201d, \u201cHouse of Cards\u201d.<br \/>\nJeri: &#8211; Kam nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr filmat shqiptar\u00eb, dokumentar\u00ebt dhe emisionet arg\u00ebtuese.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enkeleda Kurcani: &#8211; Servirni p\u00ebr publikun nj\u00eb m\u00ebngjes interaktiv. Mendoni se kjo ju b\u00ebn m\u00eb t\u00eb ndjeksh\u00ebm se emisionet e tjera t\u00eb m\u00ebngjeseve? Blendi Salaj &amp; Jerida Sakaj: &#8211; N\u00eb fakt, nuk e mendojm\u00eb vet\u00ebm ne. Nd\u00ebrveprimi me publikun konsiderohet sot di\u00e7ka e domosdoshme p\u00ebr programet radiofonike dhe televizive. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb dixhitale, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6624,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[592,593],"class_list":["post-6623","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion","tag-blendiu-salaj","tag-jerida-sakaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6623\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6624"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}