{"id":6592,"date":"2014-11-26T15:00:01","date_gmt":"2014-11-26T14:00:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6592"},"modified":"2014-11-26T11:36:58","modified_gmt":"2014-11-26T10:36:58","slug":"ceshte-depresioni-dimeror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/ceshte-depresioni-dimeror\/","title":{"rendered":"\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb depresioni dim\u00ebror?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, doktor Demiri! Jam nj\u00eb zonj\u00eb nga Berati, 48 vje\u00e7e, q\u00eb kam nj\u00eb hall t\u00eb madh. Sa her\u00eb vjen dimri, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb telef m\u00ebrzitja e ankthi. I kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha kontrollet e  zemr\u00ebs dhe mjeku m\u00eb tha: \u201cT\u00eb gjitha i ke n\u00eb rregull p\u00ebr mosh\u00ebn q\u00eb ke, madje i ke si nj\u00eb 28 vje\u00e7are, por vuan nga depresioni stinor apo dim\u00ebror\u201d. Meq\u00eb i lexoj p\u00ebrgjigjet tuaja, dua t\u2019ju pyes: \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ky depresioni dim\u00ebror? Si kalohet ai? \u00c7\u2019duhet t\u00eb b\u00ebj?<br \/>\nDr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: &#8211; E nderuara 48 vje\u00e7are! Ky lloj depresioni, q\u00eb ta nxin jet\u00ebn sa her\u00eb kalon vjeshta dhe vjen dimri, quhet depresion stinor. M\u00eb e mira do t\u00eb ishte q\u00eb ta quajm\u00eb shqet\u00ebsim stinor e q\u00eb njihet me emrin SAD (Seasonal Affective Disorder). Arsyeja e k\u00ebtij shqet\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb fakti se dit\u00ebt shkurtohen dhe sasia e drit\u00ebs pak\u00ebsohet. P\u00ebr ta kuptuar sa m\u00eb mir\u00eb, le t\u00eb mendojm\u00eb se pse disa kafsh\u00eb i kap letargjia ose gjumi dim\u00ebror. Ky lloj shqet\u00ebsimi futet te depresionet normale, pasi nuk ka lidhje me ndonj\u00eb s\u00ebmundje. Kur isha p\u00ebr specializim n\u00eb Lond\u00ebr, m\u00ebsova se atje, gjat\u00eb dimrit, shtohej m\u00eb shum\u00eb puna e psikolog\u00ebve, pasi psikologu b\u00ebn q\u00eb ti ta njoh\u00ebsh problemin e ta pranosh at\u00eb jo si ndonj\u00eb problem, por si nj\u00eb sfid\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00eb fjala pranim, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne t\u00eb bashk\u00ebjetojm\u00eb sa m\u00eb paq\u00ebsisht me fenomenin, pasi as ti nuk mund t\u00eb \u201crib\u00ebhesh\u201d, q\u00eb t\u00eb mos jesh aq e ndjeshme ndaj munges\u00ebs s\u00eb diellit e t\u00eb drit\u00ebs dhe as stin\u00ebt nuk i nd\u00ebrrojm\u00eb dot. Imagjinoni p\u00ebr shembull Alask\u00ebn, ku \u00ebsht\u00eb 6 muaj nat\u00eb e 6 muaj dit\u00eb me pak diell.<br \/>\nPavar\u00ebsisht sikleteve t\u00eb dukshme n\u00eb pun\u00eb ose n\u00eb familje, ju duhet t\u00eb g\u00ebzoheni q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj mosp\u00ebrshtatjeje, pra, nuk \u00ebsht\u00eb as s\u00ebmundje dhe as nuk mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb s\u00ebmundje. Ky \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb lajm i mir\u00eb, pasi ka prej atyre q\u00eb edhe pse e kan\u00eb kuptuar sekjo gjendje i kap \u00e7do vit pik\u00ebrisht n\u00eb dim\u00ebr, nuk u ka vajtur mendja se ajo ka lidhje me stin\u00ebn dhe me munges\u00ebn e diellit. K\u00ebta klient\u00eb, p\u00ebrfitojn\u00eb dobi t\u00eb madhe nga nj\u00eb kur\u00eb bimore me veti p\u00ebrshtatshm\u00ebrie, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb ginsengu, qum\u00ebshti i blet\u00ebs, bashk\u00eb me 3-4 element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb 100 % natyral\u00eb. Kura e rekomanduar nuk parashikon ginseng me tableta ose ginseng siberian dhe as qum\u00ebsht blete t\u00eb prodhuar artizanalisht. P\u00ebrve\u00e7 kur\u00ebs 100 % bimore, parashikon edhe p\u00ebrdorimin e llampave diellore, si edhe nj\u00eb ushqyerje t\u00eb p\u00ebrshtatshme, pasi ai q\u00eb vuan nga ky lloj depresioni, ka gjithmon\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sheqerna dhe vitamina. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, antidepresionet kimikate nuk jan\u00eb t\u00eb rekomanduara, pasi ky ndryshim i humorit nuk ka lidhje me patologji t\u00eb brendshme t\u00eb organizmit. P\u00ebr hatrin tuaj, zonja nga Berati, sepse ndoshta nuk keni mund\u00ebsi t\u00eb vini p\u00ebr ndonj\u00eb seanc\u00eb, po jap n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje edhe disa shpjegime t\u00eb tjera q\u00eb ju dhe gjith\u00eb lexuesit q\u00eb jan\u00eb larg, ta p\u00ebrballojn\u00eb sa m\u00eb leht\u00eb dhe me energji nd\u00ebrrimin e stin\u00ebs, ardhjen e dimrit. Q\u00eb tani n\u00eb vjesht\u00eb, shihet se natyra po vishet me ngjyra t\u00eb reja, me ndryshime q\u00eb kan\u00eb ndikim edhe tek organizmi yn\u00eb, t\u00eb cilit i duhet t\u00eb rimarr\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb ritmet q\u00eb k\u00ebrkon nd\u00ebrrimi i stin\u00ebs, ardhja e dimrit.<br \/>\n&#8211; Mir\u00ebpo njer\u00ebzit nuk jan\u00eb \u201cgatuar\u201d t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj. Disa kan\u00eb veti m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebrshtatshm\u00ebrie, disa jo. Disa m\u00eb t\u00eb fort\u00ebt e m\u00eb t\u00eb st\u00ebrviturit, p\u00ebrballojn\u00eb edhe ngjitjet n\u00eb Himalaja, disa t\u00eb tjer\u00eb, nuk guxojn\u00eb as t\u2019i mendojn\u00eb k\u00ebto \u201c\u00e7mendurira\u201d. Me ardhjen e dimrit, dit\u00ebt b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebra, temperaturat ulen deri n\u00eb bor\u00eb e ngrica dhe k\u00ebto na ndodhin menj\u00ebher\u00eb pas pushimeve t\u00eb vrullshme e vap\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs. Dhe, ashtu si\u00e7 bien gjethet e zhvishen pem\u00ebt, edhe te njeriu v\u00ebrehen lodhje, m\u00ebrzitje, pafuqi e deri edhe r\u00ebnie flok\u00ebsh. P\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar k\u00ebto, kafsh\u00ebt, si ariu etj. kan\u00eb gjumin dim\u00ebror, kurse p\u00ebr njeriun, p\u00ebrve\u00e7 gjumit, po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe ushqimi e veprimtaria fizike (Ah, kur i kujtoj ato dit\u00ebt e gjuetis\u00eb me miqt\u00eb e mi t\u00eb rinis\u00eb n\u00eb malet p\u00ebrrallore t\u00eb Dibr\u00ebs, mbuluar me d\u00ebbor\u00eb, ushqimin q\u00eb e hanim me aq oreks, por jo alkoolin, se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmashtrues\u201d i d\u00ebmsh\u00ebm!). Gjat\u00eb depresionit dim\u00ebror, p\u00ebrve\u00e7 lodhjes fizike, lodhja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb ajo psikologjike, ndaj duhen nd\u00ebrtuar orare t\u00eb rregullta t\u00eb ritmit gjum\u00eb-jo gjum\u00eb, t\u00eb cilat na jan\u00eb prishur gjat\u00eb ver\u00ebs, duhet t\u00eb ndezim oxhakun e ta shohim zjarrin me at\u00eb ndezjen q\u00eb ndri\u00e7on, p\u00ebrve\u00e7 ndri\u00e7imit t\u00eb plot\u00eb me llampa speciale. Edhe p\u00ebr veprimtarit\u00eb e pun\u00ebs dhe t\u00eb ngr\u00ebnies, duhet t\u00eb kemi orare t\u00eb rregullta, si dhe aktivitet t\u00eb rregullt fizik, deri edhe n\u00ebp\u00ebrmjet loj\u00ebrave. T\u00eb mos rrim\u00eb n\u00eb ambiente t\u00eb tymosura, aq m\u00eb keq nga duhani dhe t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb n\u00eb maksimum at\u00eb pak diell q\u00eb del n\u00eb dim\u00ebr, kudo q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Sidoqoft\u00eb, ushqimi mbetet mjeti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e organizmit ton\u00eb, ndaj me sa duket, vet\u00eb Krijuesi i ka marr\u00eb masat q\u00eb n\u00eb dim\u00ebr t\u00eb kemi drith\u00ebra ose perime, si patate, fasule, arra, lajthi, sheg\u00eb, hurma dhe plot fruta t\u00eb tjera t\u00eb pasura me vitamina dhe minerale. Ushqimet e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb mjaft t\u00eb pasura me hekur, kalium, magnez dhe vitamina t\u00eb grupit B., n\u00eb ve\u00e7anti B12, B6, B2, B9, t\u00eb cilat i gjejm\u00eb edhe te Neurobexi e q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb uljen e ndjesis\u00eb s\u00eb lodhjes e dob\u00ebsis\u00eb, duke na ndihmuar edhe p\u00ebr ngritjen shpirt\u00ebrore e psikologjike. Hekuri, gjithashtu, ndihmon p\u00ebr t\u00eb zbutur lodhjen, kurse kaliumi rregullon tensionin e gjakut dhe t\u00eb gjith\u00eb ekuilibrat. K\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb: Sa m\u00eb shum\u00eb fruta e perime t\u00eb stin\u00ebs, mund\u00ebsisht, t\u00eb gjalla. Po ashtu, portokallet, limonat, panxhari, karotat, bananet, spinaqi, preshi, rr\u00ebnj\u00ebt e soj\u00ebs etj., si dhe frutat e thata q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb sheqer, kan\u00eb dobi t\u00eb madhe p\u00ebrshtatshm\u00ebrie e antidepresive. Duhet t\u00eb pim\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 2 litra uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb, si dhe produktet e qum\u00ebshtit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull, kosi. Mos u trembni n\u00ebse ju bien flok\u00ebt, pasi kjo \u00ebsht\u00eb natyrale n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Ndodh ashtu si pema q\u00eb humb gjethet, por q\u00eb i dalin p\u00ebrs\u00ebri. Edhe orizi, drith\u00ebrat dhe vez\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dobishme sepse, p\u00ebrve\u00e7 vitaminave t\u00eb grupit B, p\u00ebrmbajn\u00eb edhe vitamin\u00eb H, q\u00eb quhet biotin\u00eb, q\u00eb gjendet edhe te frutat e fresk\u00ebta dhe sjell squfurin aq t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr forcimin e qelizave t\u00eb flokut. Edhe \u00e7aji jeshil \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm. Po ashtu, mjalti dhe sheqeri i kallamit. T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb ne tham\u00eb, jan\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, pasi kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak, t\u00eb gjith\u00eb e ndjejn\u00eb munges\u00ebn e diellit, kurse p\u00ebr ju zonj\u00eb, si\u00e7 tham\u00eb, duhen edhe kurat natyrale dhe n\u00ebse gjendja shoq\u00ebrohet edhe me ftohje apo grip\u00ebra, nevojiten lulet e shafranit apo shurupi i nxjerr\u00eb nga Ekina\u00e7ea, t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrdorura sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb specialistit fitoterapist ose psikolog. Me kaq, besoj se u sqaruam. Ju uroj nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm, me festat e bukura q\u00eb ka ai!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, doktor Demiri! Jam nj\u00eb zonj\u00eb nga Berati, 48 vje\u00e7e, q\u00eb kam nj\u00eb hall t\u00eb madh. Sa her\u00eb vjen dimri, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb telef m\u00ebrzitja e ankthi. I kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha kontrollet e zemr\u00ebs dhe mjeku m\u00eb tha: \u201cT\u00eb gjitha i ke n\u00eb rregull p\u00ebr mosh\u00ebn q\u00eb ke, madje i ke si nj\u00eb 28 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86],"tags":[588],"class_list":["post-6592","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","tag-depresion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6592","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6592"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6592\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6592"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6592"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6592"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}