{"id":6588,"date":"2014-11-26T11:30:41","date_gmt":"2014-11-26T10:30:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6588"},"modified":"2014-11-26T11:30:41","modified_gmt":"2014-11-26T10:30:41","slug":"jam-denuar-per-shitje-droge-mund-te-pezullohet-denimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/jam-denuar-per-shitje-droge-mund-te-pezullohet-denimi\/","title":{"rendered":"Jam d\u00ebnuar p\u00ebr shitje droge. Mund t\u00eb pezullohet d\u00ebnimi?"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Jam nj\u00eb djal\u00eb i izoluar n\u00eb Institutin e Ekzekutimeve te Vendimeve Penale 302, n\u00eb Tiran\u00eb. Me profesion jam berber, 30 vje\u00e7, i martuar e me dy f\u00ebmij\u00eb. Pas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve u ndodha n\u00eb gjendje t\u00eb keqe ekonomike; puna nuk po m\u00eb ecte e kisha marr\u00eb para borxh p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb berberhane, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pajisjet dhe p\u00ebr t\u00eb paguar qiran\u00eb. Pronari i ambientit m\u00eb mbajti pajisjet, duke m\u00eb bllokuar der\u00ebn, pasi kisha 3 muaj pa i paguar qiran\u00eb. Pas k\u00ebtij momenti, u b\u00ebra shum\u00eb pesimist p\u00ebr jet\u00ebn dhe fillova t\u00eb pija hashash. N\u00eb fillim ma ofroi nj\u00eb shok p\u00ebr t\u00eb hequr stresin dhe m\u00eb von\u00eb krijova var\u00ebsi. U shkat\u00ebrrova si njeri, u katandisa pa lek\u00eb dhe mora rrug\u00eb t\u00eb keqe, duke shitur l\u00ebnd\u00eb narkotike n\u00eb doza shum\u00eb t\u00eb vogla, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike p\u00ebr vete. Nuk kisha as dy jav\u00eb q\u00eb e kisha nisur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, kur nj\u00eb shokun tim q\u00eb i dhash\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike, e kishte kapur policia duke pir\u00eb. Ai tregoi se ia kisha tregtuar un\u00eb dhe u dha kontaktet e mia. Un\u00eb isha me nj\u00eb moto\u00e7iklet\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, polici m\u00eb mori n\u00eb telefon duke m\u2019u prezantuar si mik i shokut tim, q\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb cigare hashash. Takimin e lam\u00eb tek ish-stacioni i fundit i Tiran\u00ebs s\u00eb Re. N\u00eb momentin q\u00eb u prezantuam, ata m\u00eb arrestuan duke m\u00eb kapur 200 gram\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike t\u00eb llojit kanabis. U ndjeva shum\u00eb keq nga kjo pabesi e shokut tim, t\u00eb cilit ia dhash\u00eb cigaren pa pages\u00eb. N\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, avokati k\u00ebrkoi gjykim t\u00eb shkurtuar n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb, nd\u00ebrsa prokurori k\u00ebrkoi 7 vite p\u00ebr vepr\u00ebn penale. Avokati e kund\u00ebrshtoi, pasi un\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe kisha treguar pendim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e kryer. Jam me dy f\u00ebmij\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebto kushte, k\u00ebrkoj d\u00ebnimin me minimumin e k\u00ebsaj dispozite, 5 vjet, n\u00eb aplikim t\u00eb dispozit\u00ebs p\u00ebr gjykimin e shkurtuar, t\u00eb d\u00ebnohesha me 3.4 vjet dhe pjesa e mbetur t\u00eb pezullohej me sh\u00ebrbim prove. Gjykata pranoi pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e avokatit, duke vendosur 3.4 vjet, por nuk e pezulloi vendimin. Avokati e ka hedhur n\u00eb Apel p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pezullimin, nd\u00ebrsa prokurori e ka apeluar pasi k\u00ebrkon d\u00ebnimin me 7 vjet. Sa mund\u00ebsi kam p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pezullimin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit? A ndikon ankimi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb prokurori i \u00e7\u00ebshtjes?<br \/>\nAv. Drn. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: info@durajla\u00eb.com, cel. 0692737706 &#038; ++35544532512: &#8211; I nderuar zot\u00ebri! M\u00eb vjen shum\u00eb keq p\u00ebr problemin q\u00eb po kaloni, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar fakti q\u00eb ju keni treguar pendim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn e kryer. Avokati juaj ka vepruar shum\u00eb mir\u00eb, duke k\u00ebrkuar gjykimin e shkurtuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb zgjidhet n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet, pasi ju jeni kapur n\u00eb flagranc\u00eb dhe nuk keni patur mund\u00ebsi t\u00eb vazhdonit gjykim t\u00eb zakonsh\u00ebm, ku t\u00eb th\u00ebrrisni d\u00ebshmitar\u00eb, prova t\u00eb reja dhe t\u00eb kryeni veprime t\u00eb tjera procedurale t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale. K\u00ebrkesa e avokatit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar pezullimin e ekzekutimit t\u00eb vendimit p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. M\u00eb lejoni t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb shpjegim juridik lidhur me pezullimin e vendimit p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur: Neni 59 i Kodit Penal p\u00ebrcakton se: \u201cP\u00ebr shkak t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pakt\u00eb t\u00eb personit, mosh\u00ebs, kushteve sh\u00ebndet\u00ebsore apo mendore, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb jetes\u00ebs dhe t\u00eb nevojave, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb lidhen me familjen, shkollimin ose pun\u00ebn, rrethanave t\u00eb kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, si dhe t\u00eb sjelljes pas kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, gjykata, kur jep d\u00ebnim me burg deri n\u00eb pes\u00eb vjet, mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb q\u00eb i d\u00ebnuari t\u00eb mbaj\u00eb kontakte me sh\u00ebrbimin e prov\u00ebs dhe t\u00eb vihet n\u00eb prov\u00eb, duke pezulluar ekzekutimin e d\u00ebnimit, me kusht q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, t\u00eb mos kryej\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale\u201d. Kjo form\u00eb alternative e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit me burgim aplikohet nga gjykata kur plot\u00ebsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative dy kushte:<br \/>\nS\u00eb pari: N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor, gjykata \u00e7mon se i pandehuri duhet t\u00eb d\u00ebnohet jo m\u00eb shum\u00eb se 5 vjet burgim, kusht, i cili n\u00eb rastin konkret plot\u00ebsohet, bazuar n\u00eb Nenin 283\/1 t\u00eb Kodit Penal. Duke aplikuar edhe Nenin 406\/1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebrfundimtar me 3 vjet e 4 muaj burgim.<br \/>\nS\u00eb dyti: Sipas formulimit t\u00eb nenit 59 t\u00eb Kodit Penal rezulton se rrethanat e posa\u00e7me p\u00ebrfshijn\u00eb tre drejtime kryesore: 1. detyrimin e t\u00eb d\u00ebnuarit ndaj pun\u00ebs, arsimit, kualifikimit ose aft\u00ebsimit profesional; 2. p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb thelb\u00ebsore familjare t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit; 3. nevoj\u00ebn e t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr trajtim apo rehabilitim mjek\u00ebsor. P\u00ebr t\u00eb aplikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nenin 59 t\u00eb Kodit Penal, Gjykata e Apelit ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb identifikoj\u00eb rrethan\u00ebn e posa\u00e7me q\u00eb ekziston n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb t\u00eb pandehurit. Sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrdorimi i burgimit si form\u00eb d\u00ebnimi, duhet kufizuar rrept\u00ebsisht, kur mund t\u00eb zbatohen masa t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<br \/>\nSipas K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, burgimi duhet t\u00eb zbatohet si mas\u00eb vet\u00ebm \u201ckur \u00e7do mas\u00eb apo sanksion tjet\u00ebr do t\u00eb ishin t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs\u201d dhe duhet t\u00eb minimizohet p\u00ebrdorimi i masave q\u00eb e privojn\u00eb personin nga liria. Gjykata e Apelit Tiran\u00eb, duhet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se rrethanat e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jeni deklaruar fajtor dhe d\u00ebnuar, tregojn\u00eb p\u00ebr shkall\u00eb rrezikshm\u00ebrie t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb vet\u00eb atij, ashtu edhe t\u00eb k\u00ebsaj vepre. \u00cbsht\u00eb e drejta e gjykat\u00ebs, q\u00eb rast pas rasti, t\u00eb aplikoj\u00eb nenin 59 t\u00eb Kodit Penal; gjykata \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb respektoj\u00eb kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen. Ndaj, i nderuar zot\u00ebri, ju i keni t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrfituar pezullimin e vendimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, ankimi i prokurorit nuk ndikon n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs. Shpresoj q\u00eb ky shpjegim, t\u2019ju ket\u00eb qet\u00ebsuar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Jam nj\u00eb djal\u00eb i izoluar n\u00eb Institutin e Ekzekutimeve te Vendimeve Penale 302, n\u00eb Tiran\u00eb. Me profesion jam berber, 30 vje\u00e7, i martuar e me dy f\u00ebmij\u00eb. Pas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve u ndodha n\u00eb gjendje t\u00eb keqe ekonomike; puna nuk po m\u00eb ecte e kisha marr\u00eb para borxh p\u00ebr t\u00eb hapur nj\u00eb berberhane, p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87],"tags":[],"class_list":["post-6588","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6588\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}