{"id":6504,"date":"2014-11-22T20:04:13","date_gmt":"2014-11-22T19:04:13","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6504"},"modified":"2014-11-22T20:04:13","modified_gmt":"2014-11-22T19:04:13","slug":"cfare-tha-enver-hoxha-kur-vizitoi-bunkerin-antiberthamor-ja-ckujtonte-per-kete-veli-llakaj-ish-shef-i-shtabit-te-pergjithshem-te-ushtrise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/cfare-tha-enver-hoxha-kur-vizitoi-bunkerin-antiberthamor-ja-ckujtonte-per-kete-veli-llakaj-ish-shef-i-shtabit-te-pergjithshem-te-ushtrise\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb\u00a0tha Enver Hoxha kur vizitoi bunkerin antib\u00ebrthamor? Ja, \u00e7\u2019kujtonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Veli Llakaj, ish-shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb."},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb festimeve t\u00eb 70 vjetorit t\u00eb \u00c7lirimit, Ministria e Mbrojtjes hap p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr publikun bunkerin antib\u00ebrthamor n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, i nd\u00ebrtuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist, \u201cnj\u00eb pallat i ky\u00e7ur n\u00eb zemr\u00ebn e nj\u00eb kodre me plot \u00e7udira t\u00eb vjetra e surpriza t\u00eb reja\u201d, si\u00e7 thot\u00eb Edi Rama n\u00eb lajm\u00ebrimin e Kryeministris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet. Por, \u00e7far\u00eb ka brenda ky bunker pes\u00ebkat\u00ebsh i nd\u00ebrtuar n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte ball\u00eb edhe nj\u00eb lufte b\u00ebrthamore q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshinte Shqip\u00ebrin\u00eb? Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim gjigand me 5 kate n\u00ebntok\u00eb, i nd\u00ebrtuar gjat\u00eb viteve &#8217;70. Jan\u00eb 501 dhoma n\u00ebn tok\u00eb ku n\u00eb rast lufte strehohej byroja politike dhe Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ka apartamente, zyra, madje edhe salla t\u00eb m\u00ebdha ku do t\u00eb mblidhej n\u00eb rast lufte shtabi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe kuvendi popullor.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebr t\u2019ju njohur m\u00eb mir\u00eb me k\u00ebt\u00eb kuriozitet dhe me koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar ai, ne menduam t\u00eb ribotojm\u00eb sot pjes\u00eb nga libri me kujtime i ish-shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb Veli Llakaj, me autor Kujtim Bori\u00e7i, ku flitet pik\u00ebrisht p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij vendstrehimi&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Pas prishjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb vendit ton\u00eb me Bashkimin Sovjetik, me interesimin dhe porosin\u00eb direkte t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura, sipas dokumenteve lufatarake t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, u vendos q\u00eb vendkomanda e komand\u00ebs dhe Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb rajonin e B\u00ebrzhit\u00ebs t\u00eb kalonte n\u00eb vendkomand\u00eb rezerv\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtohej vendkomanda e re n\u00eb rajonin e Linz\u00ebs. Nd\u00ebrtimi i vendkomand\u00ebs s\u00eb re, e gjitha n\u00ebntok\u00ebsore, u b\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me konceptet e reja t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb mbrojtjes n\u00eb forcat tona. Ai ishte nj\u00eb objekt shum\u00ebfunksional dhe ndoshta unikal n\u00eb Ballkan e m\u00eb gjer\u00eb. Barra kryesore e k\u00ebsaj detyre t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme i binte Veli Llakajt, shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<br \/>\nAi, por edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt kujtojn\u00eb se vendkomanda e re ishte nj\u00eb pun\u00eb voluminoze, por mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi tep\u00ebr e ve\u00e7ant\u00eb. Vendstrehimi i luft\u00ebs q\u00eb u nd\u00ebrtua n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, nga e cila n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb pritshme do t\u00eb drejtonte situat\u00ebn Enver Hoxha dhe Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb, ishte nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u2019u rezistuar goditjeve direkte me bombardime ajrore, deri dhe atomike, me aft\u00ebsi mbrojt\u00ebse nga goditja direkte, nga vala godit\u00ebse, rrezatimi termodinamik, radiacioni p\u00ebrkues dhe efektet e d\u00ebmtimit t\u00eb arm\u00ebve kimike e bakteriologjike. Ai ishte i pajisur me dyer t\u00eb blinduara disarradh\u00ebse, me pajisje ventiluese, agregat\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr ndri\u00e7im e ngrohje, pajisje mat\u00ebse e kontrolluese t\u00eb lag\u00ebshtis\u00eb. N\u00eb brend\u00ebsi, n\u00eb tunele, kishte dhoma t\u00eb shumta fjetjeje, dushe, nyje funksionale hidrosanitare, sall\u00eb kinemaje e mbledhjesh me nj\u00eb kapacitet 500 veta, kafene, ambiente \u00e7lodh\u00ebse, salla e mjedise t\u00eb bollshme p\u00ebr efektivat komanduese e t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb t\u00eb gjitha arm\u00ebve, rezerva logjistike e ushqimi etj.<br \/>\nPas p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve n\u00eb \u201cqytetin\u201d e n\u00ebndhesh\u00ebm t\u00eb luft\u00ebs, Enver Hoxha, i cili ishte urdh\u00ebruesi e nga m\u00eb t\u00eb interesuarit p\u00ebr realizimin e projektit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb sa m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e n\u00eb parametrat cil\u00ebsore, kishte konfirmuar vizit\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb e verifikuar nga af\u00ebr shkall\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb mbrojtjes s\u00eb vendit n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb improvizuar lufte.<br \/>\n\u201cPara se n\u00eb vendkomand\u00eb t\u00eb vinin Enver Hoxha, Mehmet Shehu (Kryeminist\u00ebr e Minist\u00ebr i Mbrojtjes, nj\u00ebkoh\u00ebsisht) dhe Veli Llakaj, si shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr rreth nj\u00eb muaj kontrolle t\u00eb befasishme n\u00eb vendkomand\u00eb, n\u00eb qendrat e nd\u00ebrlidhjes, duke verifikuar direkt nivelin e gatishm\u00ebris\u00eb me t\u00eb gjitha komandat e korpuseve e drejtorit\u00eb n\u00eb ministri\u201d, kujton Llakaj.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 qershor 1978, Enveri n\u00eb vendkomand\u00ebn e re n\u00eb Linz\u00eb<br \/>\nVendkomanda e shtabit t\u00eb komand\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb n\u00eb kompleks ishte nj\u00eb \u201cqytez\u00eb\u201d e n\u00ebndheshme, prej nj\u00eb muaji, n\u00ebn drejtimin dhe kontrollin e Veli Llakajt, shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb, jo vet\u00ebm i ishte n\u00ebnshtruar nj\u00eb kontrolli sistematik p\u00ebr nivelin e gatishm\u00ebris\u00eb luftarake n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt, por ishte pajisur e kompletuar me t\u00eb gjith\u00eb logjistik\u00ebn e nevojshme, n\u00eb pritje t\u00eb ardhjes p\u00ebr inspektim t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Mehmetit e drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\n\u201cP\u00ebr vet\u00eb situat\u00ebn, problemet q\u00eb po kalonte ushtria e vendi, mbrojtja e atdheut u vler\u00ebsua si detyr\u00eb mbi detyrat, ndaj inspektimi i Komandantit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb mjediset ku do t\u00eb drejtohej nj\u00eb luft\u00eb e mundshme ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, ishte nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe jo vet\u00ebm p\u00ebr shefin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb, titullar\u00ebt e Forcave t\u00eb Armatosura, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishte marr\u00eb me projektimin dhe realizimin e element\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb plan\u00ebzimit luftarak\u201d, shkruan n\u00eb ditarin e tij, Veli Llakaj.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb pritur Enver Hoxh\u00ebn, vazhdon m\u00eb tej n\u00eb ditarin e tij sekret Llakaj, dhe ata q\u00eb e shoq\u00ebronin n\u00eb k\u00ebt\u00eb inspektim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, u nd\u00ebrtua edhe nj\u00eb tend\u00eb e bukur n\u00eb nj\u00eb vend piktoresk jasht\u00eb hyrjes s\u00eb tunelit t\u00eb n\u00ebndhesh\u00ebm. M\u00eb 24 qershor 1978, n\u00eb or\u00ebn 10.00, mb\u00ebrrit\u00ebn Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Car\u00e7ani, Kadri Hazbiu etj. Ata u prit\u00ebn nga shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb, nga sekretari i Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Ministris\u00eb Mbrojtjes, Ali Vukatana, si dhe titullar\u00ebt e drejtorive n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes. Fillimisht, Komandanti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Enver Hoxha dhe drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, t\u00eb shoq\u00ebruar nga prit\u00ebsit, u vendos\u00ebn n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e p\u00ebrgatitur n\u00eb hyrje t\u00eb \u201cqytez\u00ebs\u201d s\u00eb n\u00ebndheshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim&#8230; P\u00ebr vet\u00eb situat\u00ebn q\u00eb po kalonte vendi, edhe ushtria shqiptare n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, inspektimi i vendkomand\u00ebs s\u00eb re t\u00eb luft\u00ebs nga Enver Hoxha, ishte jo vet\u00ebm nj\u00eb vler\u00ebsim dhe impenjim direkt i tij si Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura p\u00ebr sigurimin e nj\u00eb drejtimi rezultativ t\u00eb operacioneve luftarake ndaj nj\u00eb agresioni t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe nj\u00eb \u201ckolaudim\u201d p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<br \/>\nEfektivat e vendkomand\u00ebs s\u00eb re t\u00eb komand\u00ebs e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb gadishm\u00ebri nr. 1, ku p\u00ebrgjegj\u00ebsia maksimale p\u00ebr detyr\u00ebn luftarake nuk mund t\u00eb ndahej nga g\u00ebzimi e privilegji q\u00eb oficer\u00ebt madhor\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb deri te centralistet e thjeshta q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonin nd\u00ebrlidhjen e Enverit me abonent\u00eb. N\u00eb tend\u00ebn e p\u00ebrgatitur, sipas Shametajt, Enver Hoxh\u00ebs iu raportua, nga titullar\u00eb t\u00eb ministris\u00eb e drejtor\u00eb t\u00eb drejtorive, situata e gatishm\u00ebris\u00eb luftarake n\u00eb nj\u00ebsi e reparte, gatishm\u00ebria e arm\u00ebve e sh\u00ebrbimeve, gjendja dhe pajisja e vendkomand\u00ebs s\u00eb re si dhe shkalla e drejtimit e komandimit n\u00eb situata t\u00eb nj\u00eb lufte t\u00eb mundshme ndaj vendit. I pari q\u00eb i raportoi Enverit, ishte Veli Llakaj, shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb dhe njeriu kryesor q\u00eb p\u00ebrgjigej para Komandantit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt luftarak\u00eb t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb struktruave mbrojt\u00ebse. \u201cMe nj\u00eb raportim t\u00eb sakt\u00eb deri edhe n\u00eb detaje, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgatitjes profesionale, por dhe p\u00ebr faktin se e njihja n\u00eb detaje vendkomand\u00ebn e re dhe shkall\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha element\u00ebt e saj, i raportova Enverit duke folur shkurt e qart\u00eb. Pash\u00eb q\u00eb m\u00eb ndiqte me v\u00ebm\u00ebndje pa m\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. Shprehu k\u00ebnaq\u00ebsi, gj\u00eb e cila sikur na dha krah\u00eb mua dhe atyre q\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebt\u00eb inspektim. Pas meje raportuan dhe drejtor\u00ebt\u201d, vazhdon Llakaj.<br \/>\nMe shprehjen e Enverit, drejtuar Mehmetit: \u201cT\u00eb shikojm\u00eb konkretisht, si jemi gati p\u00ebr luft\u00eb\u201d, u mbyll\u00ebn raportimet. \u201cEnveri, Mehmeti dhe drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb, d\u00ebgjuan me v\u00ebmendje raportimet, por fillimisht nuk shpreh\u00ebn vler\u00ebsime, me sa duket, i lan\u00eb p\u00ebr n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb inspektimit konkret n\u00eb qytez\u00ebn e n\u00ebndheshme&#8230;<br \/>\nPas raportimeve t\u00eb ushtarak\u00ebve madhor\u00eb, Enver Hoxha, Mehmeti e shoq\u00ebruesit e tjer\u00eb e nis\u00ebn fillimisht inspektimin nga zyra dhe mjediset e n\u00ebndheshme t\u00eb shefit t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej n\u00ebp\u00ebr objektet e n\u00ebndheshme.<br \/>\nShprehja e Enver Hoxh\u00ebs: \u201cT\u00eb jemi gati n\u00eb \u00e7do \u00e7ast p\u00ebr luft\u00eb\u201d, drejtuar Mehmetit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb raportimeve q\u00eb oficer\u00ebt madhor\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes i b\u00ebn\u00eb para inspektimit praktik t\u00eb vendkomand\u00ebs s\u00eb re t\u00eb luft\u00ebs me 24 qershor 1978, vuri n\u00eb siklet t\u00eb gjith\u00eb kuadrot n\u00eb shoq\u00ebrimin q\u00eb i b\u00ebnin Komandantit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb mjediset e pozicionet luftarake n\u00eb \u201cqytetin\u201d e n\u00ebndhesh\u00ebm t\u00eb Linz\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht kryeshtatmadhorin Veli Llakaj. \u201cKisha d\u00ebgjuar dhe e dija se Enveri e Mehmeti, ndryshe nga drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb asaj kohe, kur vinin p\u00ebr kontrolle, vinin t\u00eb p\u00ebrgatitur, ndaj gjat\u00eb shpjegimeve q\u00eb duhet t\u00eb jepja jo vet\u00ebm un\u00eb, por t\u00eb gjith\u00eb, duhej sakt\u00ebsi e argument&#8230;\u201d, shkruan p\u00ebr at\u00eb moment n\u00eb ditarin e tij sekret Llakaj. Nd\u00ebrsa vet\u00eb Mehmet Shehu, ndon\u00ebse ishte n\u00eb krah t\u00eb Enverit, rrinte si mbi \u201cgjemba\u201d, n\u00eb pritje t\u00eb konstatimeve dhe vler\u00ebsimeve q\u00eb do t\u00eb jepte Enveri p\u00ebr vendkomand\u00ebn qendrore t\u00eb luft\u00ebs e mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebr nivelin e gatishm\u00ebris\u00eb.<br \/>\nDuke l\u00ebvizur disa hapa, Enveri u afrua tek efektiv\u00ebt q\u00eb ishin n\u00eb detyr\u00eb. Afrohet te telegrafistja Diana Mata, e p\u00ebrsh\u00ebndet dhe e pyet: \u201cMe k\u00eb ke lidhje?\u201d. \u201cMe Kor\u00e7\u00ebn!\u201d, p\u00ebrgjigjet Diana. \u201cPo, mir\u00eb, pa na lidh me Kor\u00e7\u00ebn\u201d, urdh\u00ebron Enveri Dian\u00ebn e p\u00ebrqendruar mbi aparatura. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast, Enveri shikoi or\u00ebn p\u00ebr t\u00eb verifikuar koh\u00ebn e lidhjes me abonentin q\u00eb k\u00ebrkoi. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebri edhe Mehmet Shehu, por te ky i fundit un\u00eb vura re edhe nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrqendrimi e merakosjeje, q\u00eb lidhej me suksesin apo mossuksesin e funksionimit t\u00eb nd\u00ebrlidhjes s\u00eb k\u00ebrkuar. Sapo Diana mbaroi thirrjen, korrespondenti nga Kor\u00e7a iu p\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb, pa kaluar asnj\u00eb sekond\u00eb! Enver Hoxh\u00ebs i b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje se nuk fiksoi asnj\u00eb koh\u00eb vones\u00eb e po lexonte i p\u00ebrqendruar p\u00ebrgjigjen e Kor\u00e7\u00ebs. Ishim n\u00eb ankth. Pa nga un\u00eb, m\u00eb pas nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe qeshi. Qesh\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, por un\u00eb jo. As Mehmet Shehu. Enveri mbeti shum\u00eb i k\u00ebnaqur p\u00ebr nivelin e gatishm\u00ebris\u00eb&#8230;\u201d, thuhet n\u00eb vazhdim n\u00eb ditarin e Llakajt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb festimeve t\u00eb 70 vjetorit t\u00eb \u00c7lirimit, Ministria e Mbrojtjes hap p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr publikun bunkerin antib\u00ebrthamor n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, i nd\u00ebrtuar gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb regjimit komunist, \u201cnj\u00eb pallat i ky\u00e7ur n\u00eb zemr\u00ebn e nj\u00eb kodre me plot \u00e7udira t\u00eb vjetra e surpriza t\u00eb reja\u201d, si\u00e7 thot\u00eb Edi Rama n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6505,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[572,556],"class_list":["post-6504","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet","tag-bunkeri","tag-enver-hoxha"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6504"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6504\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6505"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}