{"id":6488,"date":"2014-11-22T13:15:17","date_gmt":"2014-11-22T12:15:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6488"},"modified":"2014-11-22T13:15:17","modified_gmt":"2014-11-22T12:15:17","slug":"ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-12","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/ata-qe-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-12\/","title":{"rendered":"ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE  Nga ARTAN KRISTO"},"content":{"rendered":"<p><strong>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>EDI RAMA DHE SALI BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri Enver Hoxha, edhe pse jo m\u00eb nd\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt, u b\u00eb \u201cmoll\u00eb sherri\u201d mes PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Shkak ishin fotografit\u00eb e tij pas kurrizit t\u00eb Edi Ram\u00ebs n\u00eb ceremonin\u00eb e p\u00ebrkujtimit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Tiran\u00ebs. Sali Berisha, kur pa ato fotografi, akuzoi Ram\u00ebn se po rehabiliton diktatorin, nd\u00ebrsa Rama, u justifikua se ato fotografi i kishin futur \u201ct\u00eb paftuarit q\u00eb kishin ardhur si diversant\u00eb n\u00eb aktivitet, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ngritur fotografit\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs\u201d. Madje ai shprehu keqardhje p\u00ebr ata q\u00eb i quajti \u201ct\u00eb fandaksurit q\u00eb kapen pas fotografive t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb politike me ne\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb nuk kuptojm\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, desh\u00ebm t\u2019i pyesnim n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dy, p\u00ebrball\u00eb njeri-tjetrit, edhe zotin Rama, edhe zotin Berisha: N\u00ebse jan\u00eb kund\u00ebr Enverit q\u00eb t\u00eb dy, n\u00ebse e pranojn\u00eb q\u00eb ai ka qen\u00eb diktator, pse nuk marrin iniciativ\u00ebn t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb ndalohet shfaqja e diktatorit n\u00eb publik, si dhe propaganda p\u00ebr t\u00eb (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Itali p\u00ebr Hitlerin e Musolinin), duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb k\u00ebsaj pune dhe sulmeve p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin? Pse nuk e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb zoti Berisha kur ishte n\u00eb pushtet? Mos vall\u00eb e pengoi fakti se me Enverin e lidhte e kaluara e tij dhe shoq\u00ebria me djalin e tij?! Po Edi Rama vall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye nuk b\u00ebn k\u00ebt\u00eb?! Apo ka frik\u00eb se mos i ikin votat e \u201cflok\u00ebbardh\u00ebve\u201d?! Mos \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb q\u00eb, q\u00eb t\u00eb dy, ta mbyllin goj\u00ebn e t\u00eb mos flasin m\u00eb p\u00ebr Enverin?! Le t\u2019ia l\u00ebn\u00eb Arvizus\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>SPARTAK NGJELA<\/strong><br \/>\nAs avokat Ngjela nuk ndenji dot k\u00ebt\u00eb jav\u00eb jasht\u00eb debatit p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn. Ai shkroi n\u00eb Facebook se \u201cfundin e tij me turp, pa varr dhe si i p\u00ebrbuzur dhe i flakur si mbeturin\u00eb nga historia p\u00ebrgjithmon\u00eb, Enver Hoxha e ka pas\u00eb krijuar vet\u00eb, kur veproi me eg\u00ebrsi antihumane q\u00eb t\u00eb mbytte me gjak shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, kur me gjakftoht\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb krimineli nekrofil, vrau t\u00eb gjith\u00eb intelektin e kombit dhe, bashk\u00eb me ta, edhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij\u201d.<br \/>\nJemi dakord me avokat Ngjel\u00ebn deri k\u00ebtu, por lexoni se \u00e7\u2018shkruan m\u00eb posht\u00eb ai: \u201cA e dini ju zot\u00ebrinj se personi q\u00eb del n\u00eb publik me fotografin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs, d\u00ebnohet penalisht sot n\u00eb Shqip\u00ebri?! Ku \u00ebsht\u00eb policia shqiptare, pse i lejon? Pse s\u2019flet pilivesa Tahiri?!\u201d<br \/>\nU b\u00ebm\u00eb kurioz\u00eb, hap\u00ebm kodin penal shqiptar, faqe m\u00eb faqe, por emrin e Enveri Hoxh\u00ebs nuk e gjet\u00ebm asgj\u00ebkund. Pyet\u00ebm edhe avokat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por edhe ata na than\u00eb t\u00eb n\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb: Nuk ka nen q\u00eb d\u00ebnon Enveri Hoxh\u00ebn n\u00eb kodin ton\u00eb penal. Me an\u00ebn e mesazhit pyet\u00ebm n\u00eb fund edhe zotin Ngjela n\u00eb Facebook, por ai nuk na ktheu p\u00ebrgjigje, ndaj duam ta pyesim publikisht: A i njeh ligjet shqiptare avokati yn\u00eb i shquar, apo flet kot m\u00eb kot duke menduar se ka p\u00ebrpara nj\u00eb turm\u00eb budallenjsh?<\/p>\n<p><strong>SOKOL OLLDASHI<\/strong><br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb u mbush plot nj\u00eb vit nga vdekja e papritur e Sokol Olldashit. Ne desh\u00ebm t\u2019i merrnim nj\u00eb intervist\u00eb politikanit e ish-kolegut ton\u00eb, desh\u00ebm ta pyesnim Sokolin p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb mbetur enigm\u00eb q\u00eb prej nj\u00eb viti: Ta pyesnim \u00e7far\u00eb ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb nat\u00eb me shi te rruga e Elbasanit? Ishte aksident, apo ishte atentat? Mos i kishte shkelur dikujt n\u00eb kallo Sokoli? Mos i interesonte ndokujt vdekja e tij? Por desh\u00ebm ta pyesnim edhe p\u00ebr disa gj\u00ebra q\u00eb mbet\u00ebn enigm\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb q\u00eb u p\u00ebrkujtua vdekja e tij: Pse nuk ishin n\u00eb takimin e organizuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar vdekjen e tij, as Sali Berisha, as Lulzim Basha e as Jozefina Topalli? Ka lidhje kjo, enigma e re, me ato enigmat e vjetra?<\/p>\n<p><strong>LULZIM BASHA<\/strong><br \/>\nDesh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me kryetarin e PD-se, zotin Lulzim Basha n\u00eb prag t\u00eb protest\u00ebs q\u00eb ata do t\u00eb zhvilloj\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn paradite, por nuk mund\u00ebm. Ai ishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb me organizimin e saj&#8230; Jemi dakord dhe na duket me vend organizimi i protest\u00ebs. N\u00eb gjith\u00eb vendet demokratike b\u00ebhen protesta kur popullit i preken t\u00eb drejtat, apo mir\u00ebqenia. Jemi dakord q\u00eb edhe te ne t\u00eb protestohet kund\u00ebr rritjes s\u00eb pagesave studentore, apo kund\u00ebr rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, por nuk mund t\u00eb rrim\u00eb pa e pyetur zotin Basha: Me \u00e7\u2019sy e faqe b\u00ebn ai thirrje p\u00ebr protest\u00eb kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb kur para pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti ishin n\u00eb pushtet? Si mund t\u00eb kalohet p\u00ebr 15 muaj nga \u201czhvillimi n\u00eb rangun e Gjermanis\u00eb\u201d, si\u00e7 thoshte Berisha, n\u00eb \u201cnivelin e vdekjes nga uria\u201d, si\u00e7 thot\u00eb ai? Edhe di\u00e7ka: \u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton zoti Basha me thirrjen p\u00ebr protest\u00eb kund\u00ebr paligjshm\u00ebris\u00eb? A nuk \u00ebsht\u00eb paligjshm\u00ebri nd\u00ebrtimi pa leje, vjedhja e energjis\u00eb, apo ngritja e universiteteve pa kriter? Apo, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ai b\u00ebn protest\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb qeveris\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata&#8230; EDI RAMA DHE SALI BERISHA P\u00ebrs\u00ebri Enver Hoxha, edhe pse jo m\u00eb nd\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt, u b\u00eb \u201cmoll\u00eb sherri\u201d mes PD-s\u00eb dhe PS-s\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Shkak ishin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-6488","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6488"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6488\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}