{"id":6479,"date":"2014-11-21T18:00:14","date_gmt":"2014-11-21T17:00:14","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6479"},"modified":"2014-11-21T12:53:10","modified_gmt":"2014-11-21T11:53:10","slug":"babai-ka-probleme-me-prostaten-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/babai-ka-probleme-me-prostaten-2\/","title":{"rendered":"Babai ka probleme me prostat\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; Dr. Evi, babai im ka probleme me prostat\u00ebn. I kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e ka mir\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb analizat dhe ka mund\u00ebsi t\u00eb shkoj\u00eb edhe drejt operacionit. Un\u00eb doja nj\u00eb informacion paraprakisht nga ju rreth prostat\u00ebs, sepse kam frik\u00eb ta \u00e7oj n\u00eb operacion. Ai \u00ebsht\u00eb 62 vje\u00e7&#8230;<br \/>\nDr. Evi Dani, seksolog-androlog: &#8211; Kam folur shpesh rreth k\u00ebsaj teme dhe ju nuk duhet t\u00eb prisni sa t\u00eb merrni p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj letre me gazet\u00eb, pa shkuar m\u00eb par\u00eb q\u00eb ta vizitoni babain tuaj. N\u00eb lidhje me at\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00eb k\u00ebrkoni ju, po ju them q\u00eb organet riprodhuese t\u00eb mashkullit p\u00ebrb\u00ebhen nga testet, penisi, vezika seminale dhe prostata. Prostata \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjend\u00ebrr q\u00eb ndodhet direkt n\u00ebn vezik\u00ebn urinare e q\u00eb ka si funksion kryesor, formimin e l\u00ebngut spermatik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjend\u00ebrr q\u00eb shum\u00eb vet\u00eb nuk e dallojn\u00eb, sepse ajo nuk duket, nuk preket me dor\u00eb, por as nuk shikohet. Ka nj\u00eb volum af\u00ebrsisht 30 ml. dhe ka, pak a shum\u00eb, form\u00ebn e nj\u00eb g\u00ebshtenje. Kjo gjend\u00ebrr mund t\u00eb d\u00ebmtohet dhe t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb patologji t\u00eb ndryshme, por ato m\u00eb t\u00eb shpeshtat jan\u00eb infeksioni e kanceri i prostat\u00ebs dhe ajo q\u00eb quhet hipertrofi beninje e prostat\u00ebs. N\u00eb shqip, do t\u00eb thot\u00eb, zmadhimi i mir\u00eb i prostat\u00ebs. Do ta quajm\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr arsye se kemi edhe zmadhim t\u00eb keq t\u00eb saj, n\u00eb rastet e kancerit t\u00eb prostat\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Hipertrofia beninje e prostat\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patologji e hasur shpesh n\u00eb moshat 40 vje\u00e7are. Me rritjen e mosh\u00ebs, rritet edhe mund\u00ebsia p\u00ebr zmadhimin e saj, zmadhim q\u00eb vjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur dhe pacienti nuk ndjen absolutisht asnj\u00eb dhimbje. Zmadhimi i prostat\u00ebs ndahet nga ana klinike n\u00eb tre grad\u00eb: Faza e par\u00eb e hipertrofis\u00eb s\u00eb prostat\u00ebs \u00ebsht\u00eb ulja e currilit t\u00eb urin\u00ebs. Mashkulli, ndoshta edhe pa e kuptuar, urinon diku aty af\u00ebr, derisa arrin n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruhet nga nj\u00eb shprehje kuptimplot\u00eb: \u201cSimptoma e lagies s\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve\u201d. Faza e dyt\u00eb, e cila vjen sigurisht gradualisht, \u00ebsht\u00eb kur pacienti fillon ta shtoj\u00eb urinimin nat\u00ebn. Ai shkon shpesh n\u00eb banj\u00eb t\u00eb urinoj\u00eb, por nuk e zbraz t\u00ebr\u00ebsisht qesen e urin\u00ebs. N\u00eb t\u00eb ngelet gjithmon\u00eb nj\u00eb sasi e konsiderueshme urine, mbi 100 cc. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai fillon t\u00eb ket\u00eb edhe shqet\u00ebsime t\u00eb tjera, diegie, infeksione t\u00eb shpeshta urinare, urinim t\u00eb shpesht\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb. K\u00ebshtu, vjen faza e tret\u00eb, kur pacienti bllokohet dhe nuk arrin t\u00eb urinoj\u00eb. Urina e sekretuar nga veshkat mbush qesk\u00ebn e urin\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb \u00e7on n\u00eb bllokimin e kanalit t\u00eb urin\u00ebs dhe barku fillon t\u00eb rritet. Pacienti \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb spital n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente dhe atje, n\u00ebp\u00ebrmjet kateterit, zbrazet urina nga vezika urinare. Si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart, ky proces vjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur, me muaj ose vite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, shkak kryesor \u00ebsht\u00eb rritja e volumit t\u00eb prostat\u00ebs dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, d\u00ebmtimi i sfinkerave t\u00eb vezik\u00ebs urinare. Mjekimi jepet gjithmon\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjendjes dhe stadit t\u00eb s\u00ebmundjes. Fillimisht, pacienti, n\u00eb stadin e par\u00eb, n\u00eb momentin kur fillon t\u00eb kuptoj\u00eb currilin e urin\u00ebs, duhet t\u00eb paraqitet te nj\u00eb mjek urolog, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ekzaminimin dhe nj\u00eb ekografi t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar gjendjen e tij. Mjekimi b\u00ebhet fillimisht me ila\u00e7e nga goja. Tashm\u00eb, k\u00ebto preparate jan\u00eb t\u00eb shumta dhe veprojn\u00eb n\u00eb sfinkerin e urin\u00ebs dhe n\u00eb indin e prostat\u00ebs, duke rregulluar urinimin apo duke vepruar vet\u00eb n\u00eb zmadhimin e saj. N\u00ebp\u00ebrmjet EKO-s, kuptojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb volum mbi 30 mililitra ka filluar. Mjekimi i sot\u00ebm me ila\u00e7et q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart, ka patur sukses n\u00eb at\u00eb koeficient t\u00eb madh meshkujsh q\u00eb kan\u00eb fillimet e hipertrofis\u00eb s\u00eb prostat\u00ebs. Ila\u00e7et jan\u00eb t\u00eb shumta dhe me efekt t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb lart\u00eb. Gjendja komplikohet n\u00eb qoft\u00eb se pacienti nuk do t\u00eb mjekohet pran\u00eb mjekut dhe mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb nd\u00ebrhyrjen kirurgjikale, n\u00eb stadin e tret\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes. Kirurgjia konsiston n\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb prostat\u00eb dhe rregullimin e pasojave q\u00eb sjell vet\u00eb zmadhimi i saj. Po ta marr\u00eb mjekimin q\u00eb n\u00eb stadin e par\u00eb apo t\u00eb dyt\u00eb, pacienti nuk \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb operacion. Operacioni mund t\u00eb jet\u00eb e vetmja rrug\u00eb mjekimi, n\u00eb qoft\u00eb se nuk mjekohet at\u00ebhere kur duhet. Prandaj, shtoj s\u00ebrish, mos vononi, por \u00e7ojeni babain p\u00ebr ekzaminime, sepse prostata mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fillimet e saj dhe n\u00ebse mjekohet si\u00e7 duhet, s\u2019do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb drejt operacionit. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Dr. Evi, babai im ka probleme me prostat\u00ebn. I kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e ka mir\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb analizat dhe ka mund\u00ebsi t\u00eb shkoj\u00eb edhe drejt operacionit. Un\u00eb doja nj\u00eb informacion paraprakisht nga ju rreth prostat\u00ebs, sepse kam frik\u00eb ta \u00e7oj n\u00eb operacion. Ai \u00ebsht\u00eb 62 vje\u00e7&#8230; Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: &#8211; Kam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89],"tags":[],"class_list":["post-6479","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6479","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6479"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6479\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6479"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6479"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6479"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}