{"id":6476,"date":"2014-11-21T15:00:23","date_gmt":"2014-11-21T14:00:23","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6476"},"modified":"2014-11-21T12:45:24","modified_gmt":"2014-11-21T11:45:24","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-17","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-17\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrrave tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>H\u00ebngra fiq t\u00eb krimbur<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb kuptimi ka ngr\u00ebnia e fiqve n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, edhe pse ishin t\u00eb krimbur? Deni.<br \/>\n&#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht, ngr\u00ebnia e fiqve ka nj\u00eb kuptim pozitiv, q\u00eb tregon nj\u00eb kthes\u00eb p\u00ebr mir\u00eb t\u00eb ngjarjeve q\u00eb ju presin, ama ngr\u00ebnia e fiqve t\u00eb krimbur, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb keni akoma pengesa dhe probleme t\u00eb vogla t\u00eb cilat duhet t\u2019i kap\u00ebrceni. Gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n<p>Shoqja dhe qeni<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur mikja ime kishte ardhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe tregohej shum\u00eb e dashur, e p\u00ebrzem\u00ebrt dhe e qeshur me t\u00eb gjith\u00eb, por sidomos me mua. Nd\u00ebrkoh\u00eb, qeni kishte g\u00ebrmuar dheun e nj\u00eb dhome e betonin e korridorit dhe nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb e nj\u00eb triko ishin hedhur te dera. Babai tha: \u201cPse i keni hedhur?\u201d. Si shpjegohet kjo \u00ebnd\u00ebrr, ju lutem?<br \/>\n&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, duhet t\u00eb keni kujdes nga njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb hapeni. Shoqja e dashur dhe e p\u00ebrzem\u00ebrt jeni po ju, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se konfidenc\u00ebn, k\u00ebto koh\u00eb, duhet ta ruani vet\u00ebm me veten tuaj sepse mund t\u00eb l\u00ebndoheni leht\u00eb nga \u00e7ilt\u00ebrsia q\u00eb ju karakterizon. Qeni q\u00eb ka g\u00ebrryer n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, parashikon nj\u00eb siklet sht\u00ebpie, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtar. Edhe k\u00ebmisha e hedhur, edhe trikoja, parashikojn\u00eb sikletin q\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00eb shpejt. <\/p>\n<p>Macja e vog\u00ebl<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kam par\u00eb sikur po m\u00eb ndiqte nj\u00eb mace e vog\u00ebl, si kotele. Un\u00eb e largoja, por ajo vinte dhe dukej sikur m\u00eb k\u00ebrkonte ngroht\u00ebsi, p\u00ebrk\u00ebdhelje. Sa her\u00eb q\u00eb e shtyja tutje, ajo m\u00eb g\u00ebrricte leht\u00eb, si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cT\u00eb lutem, m\u00eb q\u00ebndro af\u00ebr\u201d. A ka ndonj\u00eb kuptim kjo \u00ebnd\u00ebrr, sepse nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb e shoh? Faleminderit.<br \/>\n&#8211; Macja n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr ka shum\u00eb kuptime, por n\u00eb rastin konkret, tregon sensualitetin tuaj n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe nj\u00eb person q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb afrohet me ju, por q\u00eb duhet ta keni kujdes. V\u00ebrtet ai ose ajo shfaq nevoj\u00eb p\u00ebr dashuri, afeksion, etj., por ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon, mund t\u00eb jet\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr ego, sa p\u00ebr t\u2019ju fituar. Me pak fjal\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb momenti t\u2019i p\u00ebrkushtoheni askujt tani. <\/p>\n<p>I hoqa s\u00ebmundjen e keqe<br \/>\n&#8211; \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shoh\u00ebsh n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr motr\u00ebn sikur kishte s\u00ebmundje t\u00eb keqe? M\u00eb than\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej operacion dhe un\u00eb i thash\u00eb: \u201cDo vij n\u00eb sall\u00eb!\u201d. Doktor\u00ebt m\u00eb thonin \u201cnuk lejohet\u201d, por un\u00eb u thoja q\u00eb do shkoja. Pash\u00eb t\u00eb gjith\u00eb operacionin, sikur e hap\u00ebn motr\u00ebn. Un\u00eb zgjata dor\u00ebn, e hoqa at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trupit q\u00eb ishte me s\u00ebmundje t\u00eb keqe dhe e hodha tutje. Ashtu, e sikletosur, u zgjova nga gjumi. Ju lutem, m\u00eb thoni, \u00e7far\u00eb kuptimi ka?<br \/>\n&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr ju dhe motr\u00ebn. N\u00ebse motra juaj po kalon nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb ju ta ndihmoni. Ndoshta ju nuk e dini se ajo po vuan, jo nga ndonj\u00eb s\u00ebmundje, por shpirt\u00ebrisht, ama duhet t\u00eb ngulni k\u00ebmb\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptoni se \u00e7far\u00eb ka ajo realisht. Me ndihm\u00ebn tuaj, ajo do ta kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe prania juaj do t\u2019i jap\u00eb forc\u00eb. Pra, heqja e s\u00ebmundjes s\u00eb keqe q\u00eb keni par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, do t\u00eb thot\u00eb, largimi i s\u00eb keqes nga motra juaj. <\/p>\n<p>Bleva shum\u00eb krip\u00eb<br \/>\n&#8211; Para dy net\u00ebsh, pash\u00eb sikur isha n\u00eb nj\u00eb dyqan dhe i thash\u00eb shit\u00ebses: \u201cDua 10 kilogram\u00eb krip\u00eb\u201d. Ajo m\u00eb tha: \u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb e do gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb krip\u00eb?\u201d. Un\u00eb i thash\u00eb: \u201cDo t\u2019i shp\u00ebrndaj n\u00eb qiell dhe n\u00eb tok\u00eb, q\u00eb t\u00eb m\u00eb realizohen d\u00ebshirat\u201d. Ajo u habit, kurse un\u00eb mora krip\u00ebn dhe u largova. M\u00eb pas, pash\u00eb sikur yjet m\u00eb ndri\u00e7onin vet\u00ebm mua. Dua nj\u00eb shpjegim.<br \/>\n&#8211; Kripa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb simbol i mir\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht dhe n\u00eb rastin konkret, tregon q\u00eb ju do t\u00eb gjall\u00ebroheni akoma m\u00eb shum\u00eb, ngaq\u00eb e ndjeni se fati \u00ebsht\u00eb me ju. Jeni person bujar e dashamir\u00ebs dhe e gjith\u00eb kjo do t\u00eb kthehet n\u00eb formen e mir\u00ebsis\u00eb te ju. Ju besoni shum\u00eb n\u00eb vetvete dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj force q\u00eb ju shtyn t\u00eb keni sukses n\u00eb jet\u00eb. K\u00ebt\u00eb e v\u00ebrteton ndri\u00e7imi i yjeve vet\u00ebm te  ju. Do t\u00eb keni sukses n\u00eb \u00e7do drejtim. <\/p>\n<p>M\u2019u thyen filxhan\u00ebt<br \/>\n&#8211; E kam par\u00eb veten n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr duke lar\u00eb en\u00ebt e kuzhin\u00ebs. M\u00eb pas po laja disa filxhan\u00eb q\u00eb i kam n\u00eb sht\u00ebpi, por mbi t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shkruar vet\u00ebm fjal\u00eb dashurie. I thash\u00eb v\u00ebllait: \u201cK\u00ebta duhet t\u2019i laj me kujdes, sepse i kam shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr\u201d. Sapo i mora n\u00eb dor\u00eb filxhan\u00ebt, m\u2019u thyen dhe filloi t\u00eb m\u00eb rrihte zemra nga d\u00ebshp\u00ebrimi kaq shum\u00eb, saq\u00eb u zgjova nga gjumi gjith\u00eb siklet. Pres nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Faleminderit. Ela.<br \/>\n&#8211; E dashur Ela, larja e en\u00ebve t\u00eb kuzhin\u00ebs tregon larje hesapesh nga e kaluara juaj. Do t\u00eb keni nj\u00eb shk\u00ebputje nga e kaluara dhe do t\u00eb ndiheni keq p\u00ebr momentin. Thyerja e filxhan\u00ebve tregon fundin e papritur t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje q\u00eb e keni shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr. Do t\u00eb ndiheni keq, ama p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr do t\u00eb kuptoni se ajo ishte n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn tuaj. K\u00ebt\u00eb e tregon fakti se ju nuk na thoni q\u00eb u l\u00ebnduat nga filxhan\u00ebt e thyer. Thjesht, jeni d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr thyerjen e tyre, por jo sepse jeni l\u00ebnduar apo ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Edhe larja e en\u00ebve, q\u00eb tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, parashikon pastrim dhe rifillim. <\/p>\n<p>Monedha dhe unaza<br \/>\n&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur p\u00ebrball\u00eb kisha dy tavolina. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn ndodhej nj\u00eb nj\u00eb mij\u00eb lek\u00ebsh prej hekuri, i vendosur n\u00eb form\u00eb k\u00ebndi dhe n\u00eb tavolin\u00ebn tjet\u00ebr ndodhej nj\u00eb unaz\u00eb floriri q\u00eb vende-vende ishte e vjet\u00ebruar dhe vende-vende, shk\u00eblqente. Mes dy tavolinave un\u00eb shkova mora unaz\u00ebn dhe e vendosa n\u00eb xhep. Aty m\u00eb doli nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe un\u00eb i thash\u00eb: \u201cN\u00ebse e d\u00ebshiron, e kam un\u00eb\u201d dhe aty, u zgjova. Faleminderit. Nj\u00eb zot\u00ebri.<br \/>\n&#8211; \u00cbndrra ka lidhje me jet\u00ebn tuaj private dhe se si e mendoni jet\u00ebn tuaj n\u00eb lidhje me gjith\u00e7ka q\u00eb ju rrethon. Po t\u00eb kishit marr\u00eb monedh\u00ebn, do t\u00eb kishit marr\u00eb ndonj\u00eb lajm, jo me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, por q\u00eb do t\u2019ju habiste disi. Unaza, t\u00eb cil\u00ebn e keni futur n\u00eb xhep, tregon q\u00eb ju jeni para nj\u00eb vendimi, por dyshoni n\u00eb hapin q\u00eb do t\u00eb hidhni. F\u00ebmija tregon nj\u00eb person p\u00ebrball\u00eb jush q\u00eb duket shum\u00eb i\/e ndjesh\u00ebm. Jeni gati t\u2019i jepni gjith\u00e7ka, ama s\u2019e shprehni dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron pengesa. Mesazhi i \u00ebndrr\u00ebs suaj \u00ebsht\u00eb q\u00eb ju t\u00eb shpreheni dhe t\u00eb thoni \u00e7far\u00eb mendoni n\u00eb lidhje me gjith\u00e7ka, si me jet\u00ebn private, ashtu edhe me at\u00eb t\u00eb rrethit shoq\u00ebror. Vendimet nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb, n\u00ebse jeni totalisht t\u00eb vendosur brenda vetes. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>H\u00ebngra fiq t\u00eb krimbur &#8211; \u00c7far\u00eb kuptimi ka ngr\u00ebnia e fiqve n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, edhe pse ishin t\u00eb krimbur? Deni. &#8211; P\u00ebrgjith\u00ebsisht, ngr\u00ebnia e fiqve ka nj\u00eb kuptim pozitiv, q\u00eb tregon nj\u00eb kthes\u00eb p\u00ebr mir\u00eb t\u00eb ngjarjeve q\u00eb ju presin, ama ngr\u00ebnia e fiqve t\u00eb krimbur, do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb keni akoma pengesa dhe probleme t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91],"tags":[],"class_list":["post-6476","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6476"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6476\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}