{"id":6468,"date":"2014-11-20T22:03:28","date_gmt":"2014-11-20T21:03:28","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6468"},"modified":"2014-11-20T22:03:28","modified_gmt":"2014-11-20T21:03:28","slug":"behar-mera-nxehem-por-nuk-ma-merr-njeri-seriozisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/behar-mera-nxehem-por-nuk-ma-merr-njeri-seriozisht\/","title":{"rendered":"Behar Mera: Nxehem, por nuk ma merr njeri seriozisht&#8230;."},"content":{"rendered":"<p><strong>Duket sikur vitet nuk b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr Behar Mer\u00ebn. \u00cbsht\u00eb po ai q\u00eb un\u00eb e mbaj mend q\u00ebkur isha f\u00ebmij\u00eb. Asnj\u00eb rrudh\u00eb nuk i shtohet, asnj\u00eb cep buz\u00ebqeshjeje nuk i hiqet. \u201cSekreti?! Rrethohem nga njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb japin energji pozitive e q\u00eb\u00a0m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lumtur\u201d, shprehet Behari. Por aktori i qeshur i humorit, nuk e mban vet\u00ebm p\u00ebr vete humorin, ai e ndan me gjith\u00eb familjet shqiptare, \u00e7do t\u00eb shtun\u00eb, n\u00eb spektaklin e humorit n\u00eb Vizion Plus, \u201cAl Pazar\u201d. Roli i policit e ka p\u00ebrndjekur Beharin gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij artistike dhe pik\u00ebrisht Filiz P\u00ebrleshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr personazhet m\u00eb t\u00eb dashur n\u00eb \u201cAl Pazar\u201d. Dhe p\u00ebr polic\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Behari tregon shum\u00eb ngjarje t\u00eb v\u00ebrteta dhe barcaleta (q\u00eb p\u00ebr polic\u00ebt nuk mungojn\u00eb kurr\u00eb). Ana tjet\u00ebr e Beharit, \u00ebsht\u00eb prindi dhe bashk\u00ebshorti dhe kur e pyet p\u00ebr gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb i ka ndodhur vitet e fundit, ai p\u00ebrgjigjet: \u201cHarmonia n\u00eb\u00a0familje, vajzat q\u00eb rriten dhe realizohen n\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb kan\u00eb. A ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur\u00a0se kjo?!\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Enkeleda Kurcani: &#8211; Behar, nj\u00eb tjet\u00ebr sezon n\u00eb \u201cAl Pazar\u201d. E ke nis me bismilah?<br \/>\nBehar Mera: &#8211; Kam hy me k\u00ebmb\u00ebn\u00a0e djatht\u00eb n\u00eb zyr\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb. I kam bo adetet tamam.<br \/>\n&#8211; \u00c7do sezon ka sh\u00ebnuar ikje-ardhje t\u00eb aktor\u00ebve. Ti, e ke pasur ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb dyshim t\u00eb till\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk kam menduar t\u00eb l\u00ebviz. Me k\u00ebnaq\u00ebsi do\u00a0vazhdoj t\u00eb jem pjes\u00eb e k\u00ebtij shou.<br \/>\n&#8211; Po ti, edhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grua, si shum\u00eb koh\u00eb b\u00ebre! Shenj\u00eb e mir\u00eb apo e keqe kjo?<br \/>\n&#8211; S`kam ku shkoj, m`i ka fut k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb nj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb. (Qesh) Patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb; bashk\u00ebshortja \u00ebsht\u00eb fat n\u00eb jet\u00eb!<br \/>\n&#8211; Cili prej roleve n\u00eb \u201cAl pazar\u201d t\u00eb p\u00ebrshtatet m\u00eb s\u00eb miri?<br \/>\n&#8211; Roli i Filiz P\u00ebrleshit ka ngjitur si\u00a0me zamk\u00eb tek un\u00eb, zor se do ndahem prej tij. Mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i dashur p\u00ebr publikun.<br \/>\n&#8211; Roli i policit nuk t`u nda gjith\u00eb jet\u00ebn. \u00c7\u2019t\u00eb lidh aq shum\u00eb me ta?<br \/>\n&#8211; \u00c7`m\u00eb lidh!? Polici\u00a0\u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i par\u00eb i shtetit q\u00eb ndeshet m\u00eb shpesh me\u00a0popullin! Kontakti dhe situatat e p\u00ebrditshme polic-qytetar i shnd\u00ebrrojn\u00eb ata si protagonist\u00eb n\u00eb shou t\u00eb ndrysh\u00ebm. S`duhet l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur q\u00eb jan\u00eb figura t\u00eb nderuara dhe respektuara.\u00a0Me\u00a0polic\u00ebt kam marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira, k\u00ebnaqem kur ata m\u00eb quajn\u00eb koleg.<br \/>\n&#8211; Tani q\u00eb ke hedhur mir\u00eb rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb \u201cAl Pazar\u201d, ke pasur koh\u00eb t\u2019u kushtohesh koncerteve brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u201cAl Pazari\u201d s`ka qen\u00eb penges\u00eb p\u00ebr obligimet e tjera artistike.<br \/>\n&#8211; Duket sikur ke hequr dor\u00eb edhe nga ushqimi, k\u00ebto koh\u00eb&#8230; Apo \u00ebsht\u00eb thjesht efekti i kamerave q\u00eb ngjan pak m\u00eb elegant?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, kam humbur ca kilogram\u00eb! Doja s`doja, u b\u00ebra edhe un\u00eb pjes\u00eb e dietave, p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim sh\u00ebndet\u00ebsor.<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb \u00e7do spektak\u00ebl ka streset dhe emocionet e veta. \u00c7far\u00eb b\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas tij?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrpiqem t\u00eb \u00e7lodhem, pasi gjat\u00eb spektaklit harxhoj energji. Ndodh t\u00eb ulem edhe me miqt\u00eb e mi e, n\u00ebn shijen e nj\u00eb birre t\u00eb ftoht\u00eb, flasim p\u00ebr puntat\u00ebn q\u00eb mbyll\u00ebm me sukses.<br \/>\n&#8211; N\u00eb \u201cAl Pazar\u201d, pjesa m\u00eb e madhe e stafit jan\u00eb t\u00eb rinj. Si \u00ebsht\u00eb t\u00eb punosh me ta, m\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb; apo m\u00eb shum\u00eb e bukur?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb bukur&#8230; T\u00eb rinjt\u00eb m\u00eb\u00a0japin energji, kurse un\u00eb u jap nga p\u00ebrvoja ime.<br \/>\n&#8211; Ti dhe Iva jeni pjesa VIP e familjes Behar. Po pjesa tjet\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Ne jemi VIP jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Ama, pjesa tjet\u00ebr (bashk\u00ebshortja) \u00ebsht\u00eb VIP p\u00ebrmbi VIP-a brenda saj. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Je babai i dy vajzave t\u00eb bukura. S`ke menduar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7un gjith\u00eb k\u00ebto vite?<br \/>\n&#8211; Vajzat m\u00eb dhurojne k\u00ebnaq\u00ebsi, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb mjaft t\u00eb lumtur dhe krenar, k\u00ebshtu q\u00eb nuk e kam ndjer\u00eb\u00a0munges\u00ebn e djalit.<br \/>\n&#8211; E ke marr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs, at\u00eb t\u00eb t\u00eb qenit gjysh?<br \/>\n&#8211; Jo, akoma. Shpresoj n\u00eb 2015-n do jem gjyshi Filiz.<br \/>\n&#8211; Si ka mund\u00ebsi Behar q\u00eb ke shp\u00ebtuar pa hapur nj\u00eb biznes t\u00ebndin, apo e ke dhe un\u00eb nuk kam hetuar si\u00e7 duhet?<br \/>\n&#8211; Jo, deri m\u00eb sot, nuk kam, por shpejt do kemi t\u00eb reja n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb&#8230; t\u00eb biznesit, gjithmon\u00eb.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse paraditet jan\u00eb t\u00eb z\u00ebna me pun\u00eb, po mbasditet, me \u00e7far\u00eb jan\u00eb t\u00eb z\u00ebna?<br \/>\n&#8211; Me familjen dhe shoq\u00ebrin\u00eb. Nuk duhen l\u00ebn\u00eb pas dore&#8230;<br \/>\n&#8211; Lidhjet me Dibr\u00ebn vazhdon t`i kesh?<br \/>\n&#8211; Ooooo shum\u00eb. Nuk shk\u00ebputem dot nga vendi im i lindjes. E adhuroj Dibr\u00ebn! I dua shum\u00eb\u00a0dibran\u00ebt!<br \/>\n&#8211; N\u00ebse nj\u00eb shkodran t\u00eb tana i ban; po nj\u00eb dibran, \u00e7far\u00eb b\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Nuk len gjo pa bo&#8230; jep mend, b\u00ebn salep, b\u00ebn\u00a0hallv\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk e heq kurr\u00eb buz\u00ebqeshjen nga syt\u00eb? Na e thuaj sekretin&#8230;<br \/>\n&#8211; Sekreti?! Rrethohem nga njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb japin energji pozitive e q\u00eb\u00a0m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lumtur.<br \/>\n&#8211; A ndodh t\u00eb nxehet Behari n\u00eb pun\u00eb?<br \/>\n&#8211; Natyrisht&#8230; E keqja \u00ebsht\u00eb se s`ma merr asnj\u00eb seriozisht.<br \/>\n&#8211; Facebook-un e nget nga nj\u00eb \u00e7ik\u00eb, apo jo?<br \/>\n&#8211; Rrall\u00eb, shum\u00eb rrall\u00eb.<br \/>\n&#8211; Dhe meq\u00eb jemi te ngarja. Me makin\u00ebn, si i ke marr\u00ebdh\u00ebniet, t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb makinat?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb. Po t\u00eb mundem, i nd\u00ebrroj \u00e7do vit. Makin\u00ebn\u2026 jo gruan! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Cila ka qen\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb t\u00eb ka ndodhur 5 vitet e fundit?<br \/>\n&#8211; Harmonia n\u00eb\u00a0familje, vajzat q\u00eb rriten dhe realizohen n\u00eb k\u00ebrkesat q\u00eb kan\u00eb. A ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bulur\u00a0se kjo?!<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb muzike i p\u00eblqen Behar Mer\u00ebs? Ke nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar t\u00eb preferuar?<br \/>\n&#8211; Muzika e viteve \u201860-\u201870. T\u00eb preferuarit e mi jan\u00eb ABBA, Skorpions dhe Bit\u00eblls.<br \/>\n&#8211; N\u00eb dasmat e fisit, a t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb gjithnj\u00eb q\u00eb t`u tregosh ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur?<br \/>\n&#8211; Natyrisht. Mezi presin t\u00eb futem n\u00eb sall\u00eb. E bukura \u00ebsht\u00eb se fillojn\u00eb me qesh akoma pa e hap un\u00eb goj\u00ebn.<br \/>\n&#8211; E gjith\u00eb Tirana n\u00eb fundjav\u00eb ngrihet e ik\u00ebn diku n\u00eb breg t\u00eb detit. Po ti, \u00e7`b\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Deti ka qen\u00eb dob\u00ebsia ime q\u00eb nga rinia e deri m\u00eb tani. S\u00eb fundmi, si\u00e7 duket, mosha b\u00ebn t\u00eb veten, m\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb klima malore. K\u00ebshtu n\u00eb fundjava nuk p\u00ebrtoj q\u00eb,\u00a0bashk\u00eb me familjen, t\u00eb udh\u00ebtoj or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u00eb vizituar zona t\u00eb ndryshme malore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndihem shum\u00eb i relaksuar dhe mbushem me energji pozitive pas nj\u00eb fundjave n\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb.<\/p>\n<p>POLIC\u00cbT<br \/>\n&#8211; Barcaleta m\u00eb e fundit q\u00eb ke d\u00ebgjuar me polic&#8230;<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb polici i merrej djali me hashash. Nj\u00eb dit\u00eb, djali, me nj\u00eb tuf\u00eb hashashi t\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb me gazet\u00eb, shkon n\u00eb sht\u00ebpi dhe i thot\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs: \u201cKy \u00ebsht\u00eb \u00e7aj, fute posht\u00eb krevatit q\u00eb t\u00eb thahet n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Ky polici shkonte n\u00eb krevat gjith\u00eb qejf se do flinte me gruan, por pa kaluar minuti, e zinte gjumi. Tre net\u00eb rresht ky muhabet. Nj\u00eb dit\u00eb, gjith\u00eb nerva, i drejtohet gruas: \u201cOj gru \u00e7`\u00ebsht\u00eb kjo pun\u00eb?!\u201d e l\u00ebvizte i shkreti polic andej-k\u00ebtej n\u00ebp\u00ebr dhom\u00eb&#8230; u fut edhe posht\u00eb krevatit. Aty e zuri gjumi nja dy dit\u00eb rresht&#8230; Kur u ngrit, pa &#8220;\u00e7ajin&#8221; magjik posht\u00eb krevatit&#8230;<br \/>\n&#8211; Meq\u00eb jemi te \u201c\u00e7aji magjik\u201d. Do t\u00eb t\u00eb kishte p\u00eblqyer t\u00eb kishe marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aksionin n\u00eb Lazarat, Filiz?<br \/>\n&#8211; Oooo patjet\u00ebr. Dhe ma caktoi zoti Agron si detyr\u00eb p\u00ebr ta ndjekur aksionin n\u00eb Lazarat, por kisha shum\u00eb frik\u00eb prej hashashit se mos m\u00eb kapte gjumi, or ti&#8230; \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t`u \u00e7udit or ti&#8230; Prej hashashit nj\u00eb e prej sultjashit dy, m`u m`kap gjumi, or ti.<br \/>\n&#8211; Behar, kur t\u00eb ka ndaluar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit policia n\u00eb rrug\u00eb?<br \/>\n&#8211; Para nj\u00eb jave. Kisha ndaluar p\u00ebrball\u00eb \u201cTajvanit\u201d me makin\u00eb, po blija nj\u00eb paket\u00eb cigare dhe m`u drejtua: \u201cKoleg, pse ndalove&#8230;. je kundravajtje!\u201d P\u00ebrgjigjja ime ishte: \u201cNdalova thjesht p\u00ebr respekt, e kemi p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin&#8230;\u201d. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Cili ka qen\u00eb dialogu m\u00eb interesant q\u00eb ke pasur me nj\u00eb polic?<br \/>\n&#8211; Kur jam futur nj\u00eb her\u00eb kundravajtje n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb, nj\u00eb polic m`u drejtua: \u201cZoti Behar, je futur gabim, rruga \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkalim\u00ebshe!\u201d dhe un\u00eb iu p\u00ebrgjigja: \u201cPo edhe un\u00eb, nj\u00eb kalim po b\u00ebj!\u201d. Policin e kapi gazi.<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb duken femrat police?<br \/>\n&#8211; I shikoj dhe i vler\u00ebsoj p\u00ebr detyr\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb dhe fisnike q\u00eb kryejn\u00eb.<br \/>\n&#8211; S\u00eb fundmi, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb problem kutia e ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb, jeleku fosforeshent, bombola e gazit&#8230; Po t\u00eb kapi policia, e h\u00ebngre! Ti, i ke k\u00ebto?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fillim i bleva, bile i bleva shum\u00eb lir\u00eb&#8230; Kur m\u00eb than\u00eb q\u00eb s`duhen, i shita me shtrenjt\u00eb se \u00e7&#8217;i bleva.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duket sikur vitet nuk b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr Behar Mer\u00ebn. \u00cbsht\u00eb po ai q\u00eb un\u00eb e mbaj mend q\u00ebkur isha f\u00ebmij\u00eb. Asnj\u00eb rrudh\u00eb nuk i shtohet, asnj\u00eb cep buz\u00ebqeshjeje nuk i hiqet. \u201cSekreti?! Rrethohem nga njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb japin energji pozitive e q\u00eb\u00a0m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lumtur\u201d, shprehet Behari. Por aktori i qeshur i humorit, nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6469,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[43],"tags":[417,569],"class_list":["post-6468","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-humor","tag-al-pazar","tag-behar-mera"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6468","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6468"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6468\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6469"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6468"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6468"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6468"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}