{"id":6460,"date":"2014-11-20T19:20:35","date_gmt":"2014-11-20T18:20:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=6460"},"modified":"2014-11-20T19:22:42","modified_gmt":"2014-11-20T18:22:42","slug":"kida-une-dhe-majli-ne-nje-skene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/11\/kida-une-dhe-majli-ne-nje-skene\/","title":{"rendered":"Kida: Un\u00eb dhe Majli n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Mjaftoi k\u00ebnga \u201cRikthejm na\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Mc Kresh\u00ebn, q\u00eb e gjith\u00eb v\u00ebmendja t\u00eb kthehet te k\u00ebng\u00ebtarja simpatike dhe mjaft e talentuar, Kida. Erdhi pa zhurm\u00eb dhe pati nj\u00eb impakt goxha t\u00eb madh n\u00eb publik. Me stilin q\u00eb e karakterizon si n\u00eb luk, ashtu edhe n\u00eb muzik\u00eb, jemi t\u00eb sigurt\u00eb se Kida \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur\u2026 n\u00eb at\u00eb drejt suksesit n\u00eb ngjitje. Vajza q\u00eb mban emrin e nj\u00eb luleje na tregon se ashtu si nj\u00eb lule, po e \u201cujit\u201d suksesin e saj \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Kida na tregon edhe mjaft gj\u00ebra interesante p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt, familjen dhe veten\u2026<\/p>\n<p>Mia. B: &#8211; Orhidea, e di q\u00eb ke em\u00ebr shum\u00eb t\u00eb bukur? Kush ta ka v\u00ebn\u00eb?<br \/>\nKida: &#8211; Faleminderit! (Buz\u00ebqesh) Emrin Orhidea ma kan\u00eb v\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit.<br \/>\n&#8211; K\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebnga &#8220;Rikthejm na&#8221; n\u00eb bashk\u00ebpunim me Mc Kresh\u00ebn \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb hit, madje motra ime e vog\u00ebl, me k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb m\u00eb zgjon \u00e7do m\u00ebngjes&#8230; \u00c7far\u00eb mendon se e b\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim?<br \/>\n&#8211; (Qesh) Vet\u00eb muzika e Zzapit dhe Chrissit, i gjith\u00eb stafi; teksti nga Bim bima. Po ashtu, kryesori q\u00eb mund\u00ebsoi bashk\u00ebpunimin, menaxheri dhe Mc Kresha, me pjes\u00ebmarrjen e tij.<br \/>\n&#8211; Duke par\u00eb suksesin q\u00eb kishit, keni menduar ta p\u00ebrs\u00ebrisni bashk\u00ebpunimin?<br \/>\n&#8211; Bashk\u00ebpunimet nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur. Pas k\u00ebtij suksesi t\u00eb madh, mendoj se ka me pas prap\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Duket se ke gjetur rehat dhe gjuh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt me Dj Chriss dhe Zzap, pasi ua beson atyre k\u00ebng\u00ebt e tua. Ruajtja e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji suksesi?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e kam nj\u00eb kontrat\u00eb me Zzapin e Chrissin dhe me fillimin e karrier\u00ebs ua kam besuar atyre pun\u00ebn. Sukseset e k\u00ebng\u00ebve m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb vazhdoj me ta. Mes nesh ekziston nj\u00eb lidhje shoq\u00ebrore e madhe dhe q\u00eb t\u00eb tre, i konsideroj si tre v\u00ebllez\u00ebrit e mi; Zzapi, Chrisi dhe menaxheri.<br \/>\n&#8211; Si e sheh veten t\u00eb pozicionuar mes k\u00ebng\u00ebtareve t\u00eb angazhuara t\u00eb momentit?<br \/>\n&#8211; P\u00ebr momentin, po shikoj vet\u00ebm pun\u00ebn time, kurse k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb u uroj shum\u00eb sukses. Nuk kam asgj\u00eb kund\u00ebr apo ndonj\u00eb inat me ask\u00ebnd, jam mir\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb po punoj vet\u00ebm p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn time.<br \/>\n&#8211; T\u00eb vije kaq pa zhurm\u00eb dhe t\u00eb kishe k\u00ebt\u00eb impakt n\u00eb publik, ishte surpriz\u00eb p\u00ebr ty apo gjith\u00e7ka qe e pritshme, rezultat i nj\u00eb strategjie t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb marketingu?<br \/>\n&#8211; Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kam \u00ebnd\u00ebrruar q\u00ebkur isha f\u00ebmij\u00eb. Ai q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb suksesin ka qen\u00eb menaxheri im. I jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrkujdesjen e tij n\u00eb \u00e7do hap timin.<br \/>\n&#8211; Karrier\u00ebn e cil\u00ebs prej kolegeve e konsideron nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb bukur?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mendoj se do t\u00eb shkoj shum\u00eb m\u00eb larg dhe n\u00ebse po flasim p\u00ebr jasht\u00eb, normalisht q\u00eb e kisha d\u00ebshiru suksesin e Rita Or\u00ebs.<br \/>\n&#8211; \u2026dhe nj\u00ebra nga k\u00ebng\u00ebtaret q\u00eb t\u00eb ka mb\u00ebshtetur edhe publikisht, duke patur shum\u00eb besim n\u00eb talentin t\u00ebnd, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Rita, madje edhe t\u00eb kan\u00eb krahasuar me t\u00eb. Cilat do ishin fjal\u00ebt q\u00eb do t\u2019i thoje asaj n\u00eb k\u00ebto momente?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam pasur rast t\u00eb bisedoj dhe t\u00eb takohem me Rit\u00ebn. \u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, me nj\u00eb talent t\u00eb madh. P\u00ebr momentin, nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u2019i kisha th\u00ebn\u00eb, por besoj se t\u00eb gjitha fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; E sheh t\u00eb af\u00ebrm nj\u00eb duet mes jush?<br \/>\n&#8211; Pse jo? Un\u00eb kam vet\u00ebbesim dhe n\u00ebse mundohem n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, mund ta b\u00ebj. Normal, me mb\u00ebshtetjen e grupit tim t\u00eb madh&#8230;<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb an\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb k\u00ebt\u00eb biznes? Cilat jan\u00eb letrat me vler\u00eb dhe cili do ishte ose \u00ebsht\u00eb Asi n\u00ebn m\u00ebng\u00eb?<br \/>\n&#8211; Mund t\u00eb them se Asi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb kam patur fat t\u00eb takoj ekipin q\u00eb kam mbi kok\u00eb, me n\u00eb krye menaxherin tim dhe marr\u00ebveshja q\u00eb kam pas fatin ta n\u00ebnshkruaj, \u00ebsht\u00eb dokumenti me vler\u00eb.<br \/>\n&#8211; Fundjav\u00ebn e kaluar ishe e ftuar n\u00eb nj\u00ebrin nga klabet n\u00eb Tiran\u00eb. M&#8217;i p\u00ebrshkruaj vet\u00ebm me tri fjal\u00eb koncertet e tua k\u00ebtu&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, kam qen\u00eb n\u00eb Dream City ku ia kam kalu shum\u00eb mir\u00eb. (Buz\u00ebqesh) Tirana dhe Shqip\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb. Shkoj me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn time n\u00eb koncerte, pa marr\u00eb parasysh se ku jam dhe ku i kam fansat e mi. Fansat m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihem shum\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb japin nj\u00eb energji t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\n&#8211; N\u00eb nj\u00ebrin nga postimet e tua, thua: Duhet vet\u00ebm t\u00eb punosh fort dhe t\u00eb b\u00ebsh qejf. Si e gjen koh\u00ebn t&#8217;i b\u00ebsh t\u00eb dyja?<br \/>\n&#8211; S\u00eb pari, un\u00eb tani i jam p\u00ebrkushtuar vet\u00ebm pun\u00ebs sime. M\u00eb pas, pasi i kryej pun\u00ebt dhe jam e lir\u00eb, mund t\u00eb dal dhe t\u00eb b\u00ebj qejf me ekipin apo me shoq\u00ebrin\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb ka pun\u00eb sesa koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr momentin dhe jam m\u00eb se e k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n&#8211; Thjesht duke t\u00eb par\u00eb n\u00eb klipet e tua, ti m\u00eb jep p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb vajze t\u00eb guximshme dhe t\u00eb fort\u00eb. \u00c7\u2019t\u00eb karakterizon tjet\u00ebr? \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb dim\u00eb p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Kida \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e do k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, q\u00eb mundohet t\u00eb jap\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb publikun ta doj\u00eb at\u00eb dhe po ashtu, projektet e punuara nga ekipi im.<br \/>\n&#8211; Telefonat\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, nga kush e ke marr\u00eb s\u00eb fundmi?<br \/>\n&#8211; Kam marr\u00eb shum\u00eb telefonata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por m\u00eb mir\u00eb po ju l\u00eb q\u00eb t\u2019i kuptoni me koh\u00ebn. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Zakonisht, cilat oferta refuzon?<br \/>\n&#8211; Varet se \u00e7far\u00eb ofertash jan\u00eb. Deri tani, nuk ka ndodhur asgj\u00eb e till\u00eb dhe s\u2019kam patur asgj\u00eb e keqe q\u00eb ta refuzoj.<br \/>\n&#8211; Pas disa vitesh n\u00eb sken\u00eb, zakonisht, personazhet e njohura vendosin t\u00eb hapin nj\u00eb biznes t\u00eb tyrin. Cili do ishte biznesi yt?<br \/>\n&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk e di ende\u2026 Mund ta shohim me koh\u00ebn. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb shpejt do t\u00eb publikosh edhe klipin t\u00ebnd t\u00eb fundit&#8230; Di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth tij?<br \/>\n&#8211; Shum\u00eb shpejt do dal\u00eb edhe klipi i ri; ka p\u00ebr t\u2019ju p\u00eblqyer shum\u00eb, besoj. (Buz\u00ebqesh) \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka interesante dhe e dashur p\u00ebr njer\u00ebzit&#8230;<br \/>\n&#8211; Thon\u00eb se jeta e k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb qejf. \u00cbsht\u00eb e till\u00eb dhe jeta jote? Si \u00ebsht\u00eb ajo?<br \/>\n&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb qejf, por gjithashtu e lodhshme. Nuk mund ta b\u00ebj\u00eb \u00e7dokush sepse duhet p\u00ebrkushtim dhe vet\u00ebm pun\u00eb, pun\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb vajze \u00ebsht\u00eb Kida n\u00eb familje?<br \/>\n&#8211; Jam vajz\u00eb e vetme, shum\u00eb e p\u00ebrk\u00ebdhelur nga t\u00eb dy prind\u00ebrit e mi, ia kalojm\u00eb shum\u00eb mir\u00eb bashk\u00eb. Gjithashtu kam nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nga t\u00eb dy.<br \/>\n&#8211; Cil\u00eb pun\u00eb sht\u00ebpie b\u00ebn zakonisht?<br \/>\n&#8211; Nuk b\u00ebj pun\u00eb sht\u00ebpie ose m\u00eb sakt\u00eb, b\u00ebj shum\u00eb rrall\u00eb sepse jemi vet\u00ebm tre vet\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe mami i b\u00ebn t\u00eb gjitha para se t\u00eb vij un\u00eb. Pastaj, ajo nuk m\u00eb lejon t\u00eb prek asgj\u00eb sepse e di q\u00eb jam e lodhur nga puna.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb ishe n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb me Majli Sajrus, \u00e7far\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb ndodhur?<br \/>\n&#8211; Do ta \u00e7onim sken\u00ebn n\u00eb aj\u00ebr. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Pas Mc Kresh\u00ebs, ke menduar q\u00eb bashk\u00ebpunimin e radh\u00ebs ta b\u00ebsh me k\u00ebng\u00ebtar nga Shqip\u00ebria?<br \/>\n&#8211; Do ta kisha b\u00ebr\u00eb me gjith\u00eb qejf, por p\u00ebrsa i p\u00ebrket muzik\u00ebs, Zzapi dhe Chrissi vendosin se me k\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunoj.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse Kida \u00ebsht\u00eb e m\u00ebrzitur, kush apo \u00e7far\u00eb ia kthen menj\u00ebher\u00eb humorin?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihem e qeshur. Shumic\u00ebn e koh\u00ebs jam bashk\u00eb me Zzapin dhe Chrissin, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy m\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur, sidomos Chrissi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb me shum\u00eb humor. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Rituali yt p\u00ebr nisjen mbar\u00eb t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb kafja e m\u00ebngjesit, nj\u00eb m\u00ebngjes i shijsh\u00ebm, nj\u00eb muzik\u00eb e mir\u00eb apo telefonata e dikujt?<br \/>\n&#8211; Zakonisht, zgjohem shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb dhe gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb b\u00ebn ta nis nj\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb mbar\u00eb \u00ebsht\u00eb muzika n\u00eb telefonin tim, t\u00eb cil\u00ebn e d\u00ebgjoj \u00e7do m\u00ebngjes. (Qesh)<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nuk do t\u00eb ishe n\u00eb gjendje ta b\u00ebje?<br \/>\n&#8211; Nuk kam ide\u2026 Ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb s\u2019do t\u2019i b\u00ebja!<br \/>\n&#8211; Je e dashuruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment?<br \/>\n&#8211; Jo s\u2019jam. N\u00eb fakt, po\u2026 me muzik\u00ebn. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Kulmi i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; T\u00eb b\u00ebj shopping dhe t\u00eb b\u00ebj qejf me njer\u00ebzit e mi t\u00eb dashur.<br \/>\n&#8211; Kulmi i dhembjes sipas teje?<br \/>\n&#8211; T\u00eb mos e realizoj di\u00e7ka q\u00eb e dua.<br \/>\n&#8211; Kulmi i neveris\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kur njer\u00ebzit shpikin gj\u00ebra q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb t\u00eb b\u00ebnte ta humbisje kontrollin?<br \/>\n&#8211; Pyetjet e shumta n\u00eb nj\u00eb sekond\u00eb dhe gj\u00ebrat e padrejta.<br \/>\n&#8211; Sipas teje, kur nis jeta e nj\u00eb femre?<br \/>\n&#8211; Kur \u00ebndrra i b\u00ebhet realitet.<br \/>\n&#8211; Kur thua Kida, ke th\u00ebn\u00eb\u2026<br \/>\n&#8211; Muzik\u00eb!<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb planet e tua p\u00ebr nes\u00ebr?<br \/>\n&#8211; Kam shum\u00eb plane p\u00ebr nes\u00ebr, madje do ta kisha angazhu edhe nj\u00eb Kid\u00eb tjet\u00ebr t\u2019i kryej\u00eb gjysm\u00ebn e pun\u00ebve t\u00eb mia. (Qesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mjaftoi k\u00ebnga \u201cRikthejm na\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Mc Kresh\u00ebn, q\u00eb e gjith\u00eb v\u00ebmendja t\u00eb kthehet te k\u00ebng\u00ebtarja simpatike dhe mjaft e talentuar, Kida. Erdhi pa zhurm\u00eb dhe pati nj\u00eb impakt goxha t\u00eb madh n\u00eb publik. Me stilin q\u00eb e karakterizon si n\u00eb luk, ashtu edhe n\u00eb muzik\u00eb, jemi t\u00eb sigurt\u00eb se Kida \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":6461,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[56],"class_list":["post-6460","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike","tag-kida"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6460","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6460"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6460\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6461"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6460"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6460"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6460"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}